Transmetohet nga Abdullah Ibën Omeri [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Faluni edhe në shtëpitë tuaja, e mos i shndërroni ata në varreza!”
Transmetohet prej Zejd bin Thabitit [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “O ju njerëz, bëni namaz edhe në shtëpitë tuaja, Namazi më i dashur tek All-llahu është namazi, i cili falët në shtëpi, me përjashtim të namazit farz.”
Tranmsetohet nga Xhabir ibën Abdullahu [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Nëse dikush e falë namazin në xhami, le t’ia lenë një pjesë shtëpisë së tij nga namazi, se me të vërtet All-llahu do t’i jep mirësi për namazin e bërë në shtëpi.” [Muslimi, 778]
Imam Neveviu [Allahu e mëshiroftë] thotë:
“I Dërguari i All-llahut nxiti që të falën në shtëpi namazet vullnetare dhe mos të shndërrohen shtëpitë si varrezat, të cilat janë të shkreta dhe të braktisura nga namazi".
Gjithashtu thotë: “I dërguari i Allahut nxiti që namazet nafile të falen në shtëpi, nga aspekti se është më larg dyfaqësisë, dhe më e mbrojtur prej negacioneve, dhe të begatohet shtëpia me faljen e namazit, të zbret mëshira e All-llahut mbi atë shtëpi dhe të largohen shejtanët. Siç tregoi i Dërguari i All-llahut në fund të hadithit “…me të vërtet All-llahu do t’i jep mirësi për namazin e bërë në shtëpi.”
Imam Ibën Kajjimi thotë:
“I Dërguari i Allahut të gjitha namazet sunete dhe nafile, të cilat nuk janë të caktuara për ndonjë vend apo kohë i falte në shtëpi, e në veçanti sunetet e Akshamit. Nuk transmetohet asnjëherë se i ka falur në xhami.
Benachrichtigungen
Alles löschen
Falja e Namazit
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
298
Ansichten
Themenstarter
Veröffentlicht : 27/08/2009 12:28 a.m.
