Benachrichtigungen
Alles löschen

Namazi i nates (vullnetare)

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
879 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#549]

Kush din te falet namazi i nates është namaz vullnetarë prej orës 01.30 deri ora 03.00 mundeni te faleni vullnetare namazi i nates eshte sikurse namazi i sabahut . Ne qoftëse ju ka mbet ndonje namaz pa u falur mund te llogaritet edhe namazi i nates si zavendesim i atij namazi qe ju ka mbetur ose namazi i nates kush e fal ka shperblime nga Zoti edhe falen mekatet, gabimet. Zoti zbret ne qiellin e shtate edhe thot kush osht ai njeri qe deshiron te pendohet une jam ketu dhe e ndegjoj. Mund te lutesh shume edhe gjate faljes edhe kur jeni ne sexhde.Pra faluni sa me shum dhe Zoti jav fal gabimet sidomos ne muajin e Ramazanit mos i harroni lutjet mos i harroni duatë.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 03/09/2008 3:01 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm, selefu sahih,
për namazin e natës (2)

Dije, Allahu të mëshiroftë, se kur përtacët dëgjojnë tregime për përpjekjet e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) për namazin e natës, mendojnë se ky është një lloj tejkalimi i tepruar dhe ngarkim i vetes me atë që s'mundet. Me të vërtetë ky mendim është injorancë dhe humbje e qartë.
Për shkak se na është dobësuar imani, na ka kapluar neglizhenca, janë shuar mallëngjimet për xhenet dhe është pakësuar frika nga zjarri (xhehenemi), kemi anuar nga pushimi, përtacia, gjumi dhe pakujdesia. Çuditemi kur dëgjojmë për lajmet e asketëve dhe të adhuruesve, se si kanë bërë përpjekjeje në ibadet, dhe i refuzojmë ato.
Kur zemrat e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) kanë qenë të lidhura me Allahun e Arshit dhe ambiciet e tyre të drejtuara drejt xhenetit, te ne u transmetuan këta shembuj të artë që lanë pas ata. E, kur ne u kthyem nga dynjaja dhe bëmë gara për të, mbërritëm në këtë gjendje.
Zgjohu vëlla i dashur nga kjo pakujdesi, kanë shkuar ata që bënin adhurim natën, ndërsa për ne ka mbetur përtacia dhe jastëku.

1. Mesruk bin Exhda, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë gruaja e Mesruk bin Exhdas, Allahu e mëshiroftë: “Pasha Allahun, nuk ka ndodhur që Mesruku të zgjohet e mos t"i ketë këmbët e fryra nga namazi i gjatë i natës. Kur e zgjaste namazin dhe lodhej, falej ulur e nuk e linte atë kurrë.â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 11/09/2008 4:20 p.m.
Teilen: