MBI NAMAZIN
1. Mundohu të përsëritësh me muezinin ashtu siç përcillet ajo në sunnet dhe mos lejo të merresh me ndonjë bisedë, me çfarëdo pune ose ibadet tjetër deri sa të këndohet ezani.
2. Bjer salavatë për të dërguarin a.s. pas ezanit dhe lexoje duanë (lutjen) të cilën ai e ka lexuar (du"aulveseleti)
3. Pas ezanit mos dil nga xhamia, me prijashtim kur ke ndonjë nevojë të domosdoshme.
4. Rregullisht këndoja ezanin vetvetës nëse nuk je në xhami.
5. Ikametin thuaje për secilin farz.
6. Pas ezanit dhe ikametit lute Allahun xh.sh. të dhurojë çka dëshiron nga gjërat e kësaj bote dhe të ahiretit për vete dhe për gjithë muslimanët e tjerë.
7. Ndihmo muslimanët në ndërtimin e xhamive në vendet ku ato janë të nevojshme, dhe përkrahi me punën tënde përsonale dhe materiale.
8. Nderoj xhamiat dhe hyn në to me këmbën e djathtë, ruaju nga çfarëdo papastërtije, dhe përmbaju normave të njohura të mirësjelljes. Mos fol gjëra të pahijshme dhe të panevojshme, mos vrapo, mos qesh, mos u zemëro dhe nga ato dil me këmbën e majtë.
9. Mos pështyj në xhami as në drejtim të kiblës, por në faculetë dhe mos u paraqitë në të për gjërat e humbura nga nderimi ndaj saj.
10. Mundohu që namazin ta kryejsh në kohën e duhur, me xhemat në xhami, e sidomos jacinë dhe sabahun.
11. Mos e shtyjë faljen e namazit, përveç kohës së caktuar.
12. Pas sabahut dhe pas iqindisë mos fal nafile, përpos namazeve me shkak
( te cilat kryhen në raste të veçanta).
13. Rri më gjatë në vendin ku e ke falë sabahun dhe iqindin!
14. Sa më gjatë qëndro në xhami gjatë kohës tënde të lirë në ibadet dhe në lexim.
15. Mos ha çka do qoftë nga ajo që ka erë të pakëndëshme siç janë hudra, qepa ose prazi(purrini), dhe mos pi duhan t"i bezdisësh të tjerët.
16. Anëtarët e shtëpisë tënde urdhëroj të kryejnë namazin, sepse namazi është një ndër themelet më kryesore - më të rëndësishme të besimit.
17. Këshilloj gratë tuaja që namazin t"a kryejnë në shtëpi.
18. Fëmijët tuaj urdhëroj që namazin ta kryejnë që nga mosha shtatë vjeqare kurse për namaz i detyron nga mosha dhjetë vjeqare. Këtë mos e kupto si asgjë që pastaj të përgjigjesh.
19. Atij, që nuk bën namaz nga familja jote, ose kushdo tjetër, sqaroja rëndësinë e namazit, vlerat e tij, shpërblimin dhe kryerjen e tij dhe tregoj se ç"e pret atë që nuk bën namaz.
20. Rregullisht fali synnetet (para dhe pas farzit).
21. Nafilet kryeji në shtëpinë tënde.
22. Rregullisht kryeje namazin “duhaâ€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€