Benachrichtigungen
Alles löschen

Kushti i pestë i namazit abdesti

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
423 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#799]

Ref-ul-Hedeth [largimi i papastërtisë rituale]: Kjo i referohet abdesit, që është mirë e njohur. Ajo që e bën abdesin të detyrueshëm është hedethi [papastërtia rituale]. Kushtet e abdesit janë dhjetë:

1. Islami
2. Mendja e shëndoshë
3. Mosha madhore
4. Qëllimi
5. Shoqërimi i vendimit të tij me faktin që personi duhet ta ketë për qëllim mos ta ndalë këtë derisa ta plotësojë pastërtinë e tij rituale [abdesin]
6. Heqja e asaj që e bën të detyrueshme pastërtinë rituale
7. Pastrimi i pjesëve të turpshme
8. Uji i pastër që është i lejuar për përdorim
9. Heqja e të gjitha gjërave që pengojnë ujin për ta mbërritur lëkurën
10. Duhet të jetë koha e duhur për të. Kjo vlen për ata që kanë gjendje të vazhdueshme të papastërtisë rituale [dmth siç është gruaja me menstruacione], për shkak të detyrimeve të saj.

Për sa i përket detyrimeve [furud] të abdesit, ato janë gjashtë:

1. Larja e fytyrës, që përfshin medmedeh [shpëlarjen e gojës] dhe istinshak [futjen e ujit në hundë], dhe kufijtë e kësaj janë nga ku fillojnë flokët deri të mjekrra/nofulla, së gjati, dhe nga veshi i djathtë deri të veshi i majtë, së gjeri
2. Larja e duarve deri te bërrylat
3. Fshirja [me ujë] e tërë kokës, që përfshin edhe veshët
4. Larja e shputave deri te [përfshirë edhe] nyja e këmbës
5. Mbajtja e rendit
6. Muwalat3

3. Shënim i përkthyesit [prej Arabishtes në Anglisht]: Muwalat i referohet rastit kur të gjitha aktet e abdesit bëhen me rend pa ndonjë pushim mes tyre, që mos të thahet pjesa e mëparshme që është larë.

Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:

"O ju që besoni, kur të ngriheni për t'u falur, lani fytyrat dhe duart e juaja deri te bërrylat, fshini [me ujë] kokat e juaja dhe [lani] shputat e juaja deri në nyjë të këmbës". [el-Ma'ide, 6]

Dëshmia për mbajtjen e rendit të njëjtë [kur të merret abdesi] është hadithi:"Filloni me atë çfarë ka filluar Allahu".4

--------------------------------------------------------------------------------. Hadith i vërtetë i transmetuar nga Muslim dhe en-Nesa'i.

-------------------------------------------------------------------------------
Dëshmia për Muwalat është hadithi i njeriut, i cili la një pikë të palarë. Është transmetuar se një herë e një kohë pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] pa një njeri i cili kishte lënë një pikë të palarë në shputën e tij të madhësisë së një dirhemi [monedhë], të cilën nuk e kishte prekur uji [gjatë marrjes së abdesit]. Kështu që ai [salallahu alejhi ue selam] urdhëroi atë të kthehet dhe ta përsërisë atë [abdesin].5

Nevoja [uaxhib] e kësaj është tesmije [përmendja e emrit të Allahut] së bashku me fjalët e përkujtimit [dhikr].

Gjërat që anulojnë [neuakid] abdesin janë tetë:

1. Çkado që del nga dy pjesët intime
2. Ndonjë substancë e papastër që del nga trupi
3. Humbja e vetëdijës/ndërgjegjes [gjumi/çmenduria]
4. Prekja e gruas me dëshirë seksuale6
5. Prekja e pjesës intime personale me dorë, qoftë kjo pjesa e përparme apo e pasme
6. Ngrënia e mishit të deves
7. Larja e njeriut të vdekur
8. Dalja nga Islami, Allahu na mbroftë nga kjo!

Kushti i pestë – Heqja e pisllëkut [izalet-ul-nexhaseh]: Kjo e bën të nevojshme heqjen e kësaj nga tre gjëra: Nga trupi personal, nga rrobeja personale dhe nga vendi [ku ai do të falet]. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:

"Dhe pastro rrobet tuaja". [el-Mudethir: 4]

--------------------------------------------------------------------------------
5. Ibn Umer ka transmetuar nga Ebu Bekr dhe Umer se ata kanë thënë:"Një herë e një kohë një njeri që mori abdes erdhi dhe ai kishte një pikë të madhësisë së gishtit të madh të dorës që s'ishte larë, kështu që pejgamberi i tha atij:'Kthehu dhe plotëso abdesin tënd'. Kështu që ai edhe e bëri këtë." [Transmetuar nga ed-Darekutni]

6. Ky opinion, që është zgjedhur në autori, është një nga tre opinionet që ekzistojnë në këtë çështje. Opinioni i dytë konsideron që të prekurit gruan e prish abdesin absolutisht, pa përjashtime. Opinioni i tretë konsideron që të prekurit gruan nuk e prish abdesin në kuptimin absolut, pavarësisht se a bëhet kjo me dëshirë seksuale apo jo, për sa kohë që nuk nxjerrët diçka [dmth ejakulimi] me epsh. Ky opinion [ i fundit] është më i sakti nga të tjerët, për shkak të mungesë së tekstit të vërtetë që do të tregonte se kjo e prish abdesin. Shiko "Fetaua" [10/132-138] të shejh bin Baz, Allahu e mëshiroftë.

Dhjetë kushtet e abdesit:

1. Personi duhet të jetë musliman
2. Ai duhet të jetë në rregull nga mendtë dhe i vetëdijshëm/me ndërgjegje
3. Ai duhet të ketë mbërrirë moshën madhore
4. Ai duhet të ketë qëllimin
5. Ai duhet të synojë të mos ndalet derisa të plotësojë aktin e pastrimit
6. Ai duhet ta heqë atë që e bën pastërtinë rituale të detyrueshme
7. Pjesët e tij intime duhet të jenë të pastra
8. Ai duhet të përdorë ujë të pastër, që është i lejuar
9. Ai duhet të heqë të gjitha gjërat që pengojnë ujin të mbërrijë tek lëkura e tij
10. Duhet të jetë koha e duhur. Kjo vlen për ata që kanë periudhë të zgjatur kohore të papastërtisë rituale, siç është gruaja me menstruacione

Gjashtë nevojat e abdesit:

1. Ai duhet ta lajë fytyrën, e cila është prej veshit deri të veshi, si dhe balli e nofulla, dhe që përfshin shpëlarjen e gojës dhe futjen e ujit në hundë dhe fryerjen e tij për ta kthyer jashtë
2. Ai duhet t'i lajë duart e tij deri te [përfshirë edhe] bërrylat
3. Ai duhet ta fshijë tërë kokën e tij, përfshirë edhe veshët [me ujë]
4. Ai duhet t'i lajë këmbët e tij deri te [përfshirë edhe] nyjet
5. Ai duhet ta mbajë këtë rend [dmth prej pikës 1 deri 4]
6. Secilin nga aktet e përmendura më sipër duhet bërë pa ndonjë pushim mes tyre, në mënyrë që mos të lihet të thahet pjesa e kaluar e trupit që është larë

Tetë anuluesit e abdesit:

1. Çkado që del nga pjesët intime
2. Ndonjë substancë e papastër dhe e pistë që del nga trupi
3. Humbja e vetëdijes/ndërgjegjes [dmth gjumi/çmenduria]
4. Prekja e gruas me dëshirë seksuale
5. Prekja e pjesës intime personale me dorë, qoftë penisin/vaginën apo anusin
6. Ngrënia e mishit të deves
7. Larja e të vdekurit
8. Dalja nga Islami, Allahu na mbroftë nga kjo!


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 14/10/2008 11:37 a.m.
Teilen: