Benachrichtigungen
Alles löschen

kur e themi Duajen e Kunutit?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
366 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4859]

Si duhet ti mbajm duart gjate Vitrit, kur e themi Duajen e Kunutit?

Namazi I Vitrit

Mënyra e faljes së namazit të vitrit
Këtu do ta sqarojmë mënyrë e faljes së namazit të vitrit tri rekate
Së pari bëjmë njet Njeti bëhet vetëm me
zemër.

Rekati i parë

Në këmbë ngrisim duart dhe themi:
“All-llahu Ekber”
Vendos dorën e djathtë mbi dorën e majtë
dhe i ven¬dos kështu duart në gjoks, në këtë
gjendje thuhet:
“Subhaneke All-llahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke”

E’udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim, Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.

El-hamdu lil-lahi rabbil alemin, Er-rahmanir-rahim
Maliki jeumid-din, Ijjake na’budu ue ijjake nesta’in
Ihdinas-siratal mustekim, Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril magdubi alejhim ue led-dal-lin. (Amin)
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
Kul Huvall-llahu Ehad All-llahus-Samed lem jelid ue lem Juled ue lem Jekun Lehu Kufu-ven Ehad

Pastaj, duke thënë “All-llahu Ekber”,
dhe njëko¬hë¬sisht duke i ngritur duart në
lartësinë e supeve ose të veshëve
,shkon (përkulesh) në ruku.

Duke ndejtur në ruku themi tri herë: “Subhane Rabbijel ‘Adhim”

Duke thënë “SemiAll-llahu limen hamideh” çohesh nga rukuja njëkohësisht duke i ngritur duart deri te supet, tamam sikur merr tekbir (dhe thua: “Rabbena ue lekel hamd”

Duke thënë: “All-llahu Ekber” shkon
në sexhde duke i lëshuar së pari duart,
e pastaj gjunjët. Në këtë gjendje thuhet: “SubhaneRabbijel a’la” (tri herë)

Pastaj, duke thënë: “All-llahu Ekber”,
ulesh mbi këmbën e majtë, ndërsa gishtat e këmbës së djathtë janë kthyer në drejtim të Kiblës. Në këtë gjendje, duke qëndruar ulur, thua: “Rabbi-gfir li, Rabbi-gfir li”
prapë duke thenë: “All-llahu Ekber” biem në sexhde dhe themi “Subhane Rabbijel a’la” (tri herë)
Pastaj çohesh duke i bërë duart grusht dhe duke u mbështetur me duar në tokë dhe njëkohësisht duke thënë “All-llahu Ekber”, ngritesh për ta fal rekatin e dytë

Rekati i dytë

Vendos dorën e djathtë mbi dorën e majtë
dhe i vendos kështu duart në gjoks, në këtë
gjendje thuhet:

E’udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim,
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.

El-hamdu lil-lahi rabbil alemin, Er-rahmanir-rahim
Maliki jeumid-din, Ijjake na’budu ue ijjake nesta’in
Ihdinas-siratal mustekim, Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril magdubi alejhim ue led-dal-lin. (Amin)

Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim

Inna Eatajnakel-keuther fe sal-li li Rabbike uenhar, inne shanieke hovel ebter

Pastaj, duke thënë “All-llahu Ekber”,
dhe njëko¬hë¬sisht duke i ngritur duart në
lartësinë e supeve ose të veshëve
shkon (përkulesh) në ruku.

Duke ndejtur në ruku themi tri herë: “Subhane Rabbijel ‘Adhim”

Duke thënë “SemiAll-llahu limen hamideh” çohesh nga rukuja njëkohësisht duke i ngritur duart deri te supet, tamam sikur merr tekbir dhe thua: “Rabbena ue lekel hamd”

Duke thënë: “All-llahu Ekber” shkon
në sexhde duke i lëshuar së pari duart,
e pastaj gjunjët. Në këtë gjendje thuhet: “SubhaneRabbijel a’la” (tri herë)
Pastaj çohesh duke i bërë duart grusht dhe duke u mbështetur me duar në tokë dhe njëkohësisht duke thënë “All-llahu Ekber”, ngritesh për ta fal rekatin e tretë.

Rekati i Tretë

Vendos dorën e djathtë mbi dorën e majtë
dhe i vendos kështu duart në gjoks, në këtë
gjendje thuhet:

E’udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim, Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.

El-hamdu lil-lahi rabbil alemin, Er-rahmanir-rahim
Maliki jeumid-din, Ijjake na’budu ue ijjake nesta’in
Ihdinas-siratal mustekim, Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril magdubi alejhim ue led-dal-lin. (Amin)

Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.
“Uel Asr In-nel insane lefi Husër il-lel-ledhine Amenu ue Amilus-salihati ue tevasav bil Hakki ue tevasav Bis-sabri”

Pastaj ngrit duart (njësoj sikurse kur të bën dua) për ta bër duan e kunutit e cila është:
“All-llahum-mehdini fi men hedejt ue Afini fi men afejt ue tevel-leni fi men tevel-lejt ue barik li fi ma a’ëtajt ue kini sherre ma kadajt fe ineke takdi ue la jukda alejk ue innehu la jedhil-lu men valejte ue la jeiz-zu men adejt tebarekte Rabbena ue tealejt”

Pastaj, duke thënë “All-llahu Ekber”,
dhe njëko¬hë¬sisht duke i ngritur duart në
lartësinë e supeve ose të veshëve
shkon (përkulesh) në ruku.

Duke ndejtur në ruku themi tri herë: “Subhane Rabbijel ‘Adhim”

Duke thënë “SemiAll-llahu limen hamideh” çohesh nga rukuja njëkohësisht duke i ngritur duart deri te supet, tamam sikur merr tekbir dhe thua: “Rabbena ue lekel hamd”

Duke thënë: “All-llahu Ekber” shkon
në sexhde duke i lëshuar së pari duart,
e pastaj gjunjët. Në këtë gjendje thuhet: “SubhaneRabbijel a’la” (tri herë)
Pastaj, duke thënë: “All-llahu Ekber”,

ulesh mbi këmbën e majtë, ndërsa gishtat e këmbës së djathtë janë kthyer në drejtim të Kiblës. Në këtë gjendje, duke qëndruar ulur, thua: “Rabbi-gfir li, Rabbi-gfir li”
prapë duke thenë: “All-llahu Ekber” biem në sexhde dhe themi “Subhane Rabbijel a’la” (tri herë)

Pataj duke thënë: “All-llahu Ekber” ulesh në uljen e dytë dhe thua këto dua duke e lëvizur gishtin tre¬gues:
“Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu vet-tajjibatu, es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetull-llahi ue berekatuhu es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin
Eshhedu en la ilahe ila-ll-llah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu.”

“All-llahumme sal-li ‘ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid;
All-llahumme barik ‘ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema barekte ‘ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid”.

“All-llahumme Rabbena atina fid-dunja hasaneten ue fil-ahireti hasaneten ue kina adhaben-nar. Rabbena-gfir li ue li validejje ue lil-mu’minine jeume jekumul-hisab”

Namazi përfundon me dhënien e selamit, duke e kthyer kokën së pari në të djathtë duke thënë: “Es-Selamu ‘alejkum ue Rahmetu¬llah”, pastaj në të majtë duke thënë: “Es-Selamu ‘alejkum ue Rahmetullah.”

Mënyrat e faljes së namazit të vitrit

Namazi i vitrit një rekat
Argument për faljen e namazit të vitrit një rekat është hadithi të cilin e transmeton Muslimi, ku i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Vitri është një rekat nga fundi i natës." (Muslimi 752)
Po ashtu transmeton Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Namazi i natës është dy nga dy (rekate). E, nëse frikësohet ndokush prej jush se mos po hyn sabahu, le të falë një rekat vitër." (Buhariu 911, Muslimi 749)

Namazi i vitrit prej tre rekatesh, ka dy mënyra
1. Përfundohet namazi i vitrit (tre rekate) me vetëm një ulje (të fundit)
Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë: "E ka falur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem vitrin dhe nuk ka dhënë selam në rekatin e dytë." Dhe në një thënie tjetër: "I ka falur tre rekate vitër dhe nuk është ulur deri në uljen e fundit." (Nesaiu 3/234 me sened hasen dhe Bejhakiu 3/31me sened sahih)
2. Mënyra e dytë është të falësh dy rekate dhe të japësh selam, pastaj të falësh vetëm edhe një rekat.
Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ai i falte dy rekate dhe jepte selam, pastaj falte vetëm edhe një rekat. Ai ka thënë: "Kështu ka vepruar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem." (Ibn Habbani 2435; ka thënë Ibn Haxheri në El-Fet'h, 2/482, senedi i tij është i fortë.)

Namazi i vitrit pesë ose shtatë rekate

Nëse e fal vitrin pesë ose shtatë rekate, atëherë duhet që të falen të gjitha së bashku pa ndërprerë dhe nuk ulesh deri në uljen e fundit (d.m.th. në rekatin e pestë nëse e fal pesë rekate vitrin, apo në rekatin e shtatë nëse e fal shtatë rekate).
Argument për këtë është thënia e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë: "I ka falur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem trembëdhjetë rekate namaz të natës, pesë prej tyre i ka falur namaz vitër. Nuk është ulur në asnjërin rekat, përveç në të fundit." (Muslimi 737)
Transmetohet nga Umu Selemi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka falur vitrin pesë dhe shtatë rekate dhe nuk i ka ndarë rekatet me selam apo bisedë. (Ahmedi 6/290, Nesaiu 1714. Ka thënë Neveviu se senedi i tij është i mirë dhe shejh Albani e ka bërë sahih.)

Namazi i vitrit nëntë rekate

Nëse e fal vitrin nëntë rekate, atëherë këto rekate duhet të falen të gjitha së bashku pa ndërprerë, mirëpo duhet të ulesh në uljen e parë në rekatin e tetë, pastaj të ngrihesh (pa dhënë selam) për të falur rekatin e nëntë dhe pastaj të japësh selam. Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka falur nëntë rekate dhe nuk është ulur në asnjërin, përveç në rekatin e tetë. E përkujtonte Allahun, e falënderonte dhe e luste Atë, pastaj ngrihej dhe nuk jepte selam. Ngrihej dhe falte rekatin e nëntë, pastaj ulej, e përkujtonte Allahun, e falënderonte dhe e luste Atë dhe jepte selam me zë të lartë, saqë e dëgjonim edhe ne." (Muslimi 746)

Veröffentlicht : 15/06/2010 12:19 a.m.
Teilen: