1. Sabahu 4 rekate 2 Sunnet 2 Farz(Fexhr) falet në agim, prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.
2. Dreka (Dhuhr) 10 Rekate 4 sunnet 4 farz 2 Sunet - falet pasi që dielli lëviz prej zenitit deri atëherë kur hija e objektit fiton gjatësinë e objektit.
- Gjatë faljes mashkulli duhet ta ketë mbuluar trupin, së paku prej supeve deri në gjunjë, ndërsa femra duhet ta mbulojë tërë trupin, përveç fytyrës dhe duarve.
- Para se ta fillosh faljen, kthehesh kah Kabja dhe vendosesh para një sutreje (sutre mund të jetë muri, druri, shpina e njeriut, guri pak më I mad hose ndonjë objekt tjetër jo I gjallë).
- Gjatë faljes ndalohet të folurit, të qeshurit, të shikuarit lart ose anash dhe e gjithë kjo ka për qëllim përqëndrimin sa më të madh të falësit, sepse ai vendos kontakt me Krijuesin e tij, I Cili meriton lavdfalenderim dhe frikërespekt të denjë.
- Para se të fillosh faljen, duhet të kesh për qëllim faljen e kohës së caktuar. Nëse ndodh që ta falesh ikindinë, ndërsa për qëllim ke patur faljen e drekës atëherë duhet ta përsëritësh namazin.
- Namazi falet në kohën e vet.
3. Ikindia 8 rekate. 4 sunet 4 farz ("Asr) falet pas mbarimit të drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.
4. Akshami 5 Rekate 3 Farz dhe 2 Sunet ( Magrib) fillon pas perendimit të diellit deri në errësimin e horizontit.
5. Jacia 9 rekate 4 farz( "Isha) falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit.
Cdo namaz, qoftë farz ose sunnet, falet për hir të Zotit dhe të askujt tjetër.
Namazet farz janë obligim nga Zoti për çdo musliman të vetëdijshëm.
Namazet sunnet është mirë të falen ngase ato I ka falur edhe Muhammedi a.s., gjihtmonë kur ka patur mundësi. Në tabelë janë cekur 12 rekate sunnet që Muhammedi a.s. zakonisht I ka falur dhe eka lavdëruar faljen e tyre duke thënë: “Cdo musliman që vullnetarisht fal 12 rekate gjatë ditës për hir të Allahut, përveç farzeve, Allahu do t"ia ndrëtojë një shtëpi në Xhennet.â€