Këshilla mbi abdestin
1. Ruaje abdestin, përtërije atë dhe përpiqu që gjithmonë të jesh i pastër!
2. Mos fli përveçse duke qenë i pastër [me abdest]!
3. Përmende emrin e Allahut të Madhërishëm para marrjes se abdestit duke thënë: Bismilah!
4. Përdore sivakun1 para çdo abdesti dhe para çdo namazi!
5. Gjatë pastrimit të gojës dhe hundës, tregohu i përpiktë, përveç nëse je agjërueshëm.
6. Pastroji me kujdes gjymtyrët e trupit, gishtërinjtë e duarve dhe të këmbëve. Dorën fute në brendi të mjekrës, në mënyrë që uji të depërtojë në tërësi dhe plotësoje abdestin!
7. Gjithmonë (abdestin) filloje nga e djathta.2
8. Me duar të lagura përshkoje tërë kokën [t"i japësh mes"h].
9. Përshkoji veshët brenda dhe jashtë [jepu mes"h].
10. Nëse ke mundësi, pas çdo abdesti fal dy rekate namaz.
Përktheu: Mr Fehim Dragusha
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???