Format e Namazit
Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili e bëri namazin farz për robërit e Tij dhe i urdhëroi që ta falin dhe ta kryejnë në mënyrë më të mirë. Bekimi dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, të cilit i është drejtuar duke i thënë: "Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre."( Nahl: 44). Dhe Muhammedi saws e realizoi këtë detyrë në mënyrë të plotë. Prej gjërave që i shpjegoi me gojë dhe me punë ishte edhe namazi. Aq bukur e shpjegoi saqë një herë fali namaz në mimber, duke u ngritur e duke bërë ruku, e pasi mbaroi faljen u tha: "E kam bëre këtë gjë që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim" (Buhariu dhe Muslimi). Si dhe na e bëri obligim pasimin e tij duke thënë: "Faluni ashtu sikur që më shihni duke u falur."( Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi). Muhammedi saws e ka përgëzuar atë që e falë namazin ashtu siç e ka falur ai, duke i siguruar hyrje ne Xhennet nga ana e All-llahut duke thënë : "All-llahu azze we xhel-le i ka bërë farz pesë namaze. Ai që merr mirë abdest, i falë në kohë të tyre, i plotëson rukutë dhe sexhdet e tyre dhe i falë me frikë-respekt, All-llahu i siguron falje mekatesh, kurse ai që nuk vepron kështu, nëse don ia falë, perndryshe e dënon. (Hadithi është sahih, shiko Sahih Ebu Dawud) Bekimi dhe shpëtimi qofshin mbi familjën e tij, shokët e tij të devotshëm e të pastër, të cilët neve na transmetuan ibadetin e tij, namazin, fjalët dhe veprat e Muhammedit saws, vetëm keto i bënë drejtim dhe shembull për to, dhe mbi ata që ecën rrugës së tyre deri në Ditën e Kijametit.
Pasiqë njohja e kësaj në mënyrë të qartë nuk u mundësohet shumicës së njerëzve, bile edhe as dijetarëve, nga shkaku i të kapurit të tyre për ndonjë medhheb të caktuar. Kurse çdo dijetar që punon në shërbimin e sunnetit të pastër, në aspekt të tubimit dhe marrjës së fikhut, din se në çdo medhheb ka gjëra që nuk gjenden në medh'hebin tjetër, dhe në të gjitha medhhebet ka gjëra që nuk janë të vërteta, e të ciëat i mveshen Pejgamberit saws sidomos këtë mund ta gjejmë në librat e mëvonshëm , të cilët pohojnë në mënzrë të prerë se kjo është prej vepres se Muhammedti saws. Për këtë shkak dijetaret e hadithit, All-llahu i shpërbleftë me të mira, kanë shkruajtur vepra ku tregojnë gradën e haditheve të librave të njohura të fikhut, siç është libri El Inaje bima'rifeti ehadihtil-hidaje dhe Et-turuku wel-wesail fi tehrixhi hulasetud-delail të dijetarit Abdulkadir bin Muhammed ed Kurejsh, El Hanefi dhe Nesbur-raje ila ehadi-thil-hidaje, te dijetarit El-hafidh Zejlai, etj.
Unë them: Pasiqë njohja e kësaj gjëje është e vështië për shumicën e njerëzve, e shkruajta këtë libër që të mësojnë menzren e namazit te Resulull-llahut saws e të udhëzohen me udhëzimin e tij, duke shpresuar nga All-llahu swt atë qe na ka premtuar në gjuhë të Pejgamberit të Tij saws: "Kush thërret në udhëzim ka shpërblim (për këtë) dhe shpërblimin e atyre që veprojnë me këtë udhëzim, duke mos u pakësuar ky shpërblim". (Transmetoi Muslimi dhe të tjerët)
Pasiqë nuk hasa në ndonjë libër përmbledhëse me këtë tematikë, e pashë për detyrë që për vëllezërit e mi muslimanë, të cilët kanë deshirë të pasojnë udhëzimin e Muhammedit saws, të bëj një libër që do të përmbledhë, aq sa mundet, çdo send që ka të bëjë me formën e namazit te Muhammedit saws prej tekbirit e deri te selami( fundi i namazit), në mënyrë që t"ia lehtësojë lexuesit, simpatizuesit te vertetë të Muhammedit saws, realizimin e urdhërit te tij: “ Faluni ashtu sikur që me shihni duke u falurâ€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€