Benachrichtigungen
Alles löschen

Facebook dhe depresioni

3 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
860 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5612]

Facebook dhe depresioni

Fenomeni Facebook ka ndihmuar për të ndryshuar gjithçka, duke filluar nga mënyra e komunikimit e deri në ndryshimin e regjimeve diktatoriale, si në Egjipt. Por së bashku me të mirat, vijnë edhe rreziqe, paralajmëron një shoqatë e njohur e mjekëve pediatër në Amerikë.
"Sa ‘miq’ ka fëmija juaj në Facebook? 100? 500? Më shumë? Por çfarë ndodh nëse fëmija juaj ka vetëm 10 "miq"? Të mos kesh besim në vetvete, të mos e ndjesh veten në një nivel me të tjerët, është gjendje e vështirë kur je 14 vjeç.

Akademia Amerikane e Pediatrisë, nëpërmjet udhëzimeve të reja të shpallura këto ditë, u bën thirrje mjekëve pediatër që të flasin me adoleshentët - djem e vajza - dhe me prindërit e tyre rreth depresionit të mundshëm të Facebook- ut.

Pavarësisht nëse ky lloj depresioni është tejzgjatje e depresionit të zakonshëm, apo një gjendje e veçantë depresive, rreziqet e tij shihen qartë. Numri i "miqve", statusi i përditshëm personal dhe fotografitë e adoleshentëve duke u argëtuar, mund të tregojnë pjesë të realitetit të një fëmije që rri i vetmuar në një cep të shkollës të mbushur me njerëz.

Nuk ka dyshim, se për shumë adoleshentë, Facebook ka edhe të mira; ata zgjerojnë horizontin e tyre dhe forcojnë lidhjet shoqërore. Por për fëmijët të prirë për depresion, fëmijët të cilët ndjejnë se "nuk janë lartësinë e duhur", Facebook mund të ketë efekt të kundërt.


 
Veröffentlicht : 20/04/2011 9:20 a.m.
(@syziu_mitro)
Beiträge: 1098
Noble Member
 

Lea gjithqka dhe qkado eshte e demshme nese nuk dine me perdor, edhe buke kur hajna nese e teprojna ehste e demshme


Love is nothing, to love is something, but to love and be loved is everything

 
Veröffentlicht : 24/04/2011 11:15 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
 

Lea gjithqka dhe qkado eshte e demshme nese nuk dine me perdor, edhe buke kur hajna nese e teprojna ehste e demshme

Pajtohem me mendimin tuaj


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 25/04/2011 2:20 p.m.
Teilen: