Birth name Marigona Dragusha
Birthdate c. 1990/91 (age 18)
Birth location Pristina, Kosovo
Height 5'8"
Eye color Brown
Hair color Dark Brown/Black
Title(s) Miss Universe Kosovo 2009 (Winner)
Major competition(s) Miss Universe 2009 (2nd Runner-up)
Marigona Dragusha ka arritur që të shkojë më së larti në evenimentin e bukurisë, “Miss Universe 2009”, duke u renditur si përcjellësja e dytë e misit. Kjo është arritja me e madhe e një bukurosheje kosovare në një garë ndërkombëtare të bukurisë. Fadil Berisha, njeriu që dërgoi Kosovën në këtë spektakël, madje ka paralajmëruar se Kosovën do ta njohin shume shtet pas këtij evenimenti.
Bukuroshja e Kosovës, Marigona Dragusha, me në fund mund të vijë në Kosovë e buzëqeshur më shumë se kurdoherë, pasi që ajo është përcjellësja e dytë e “Miss Universe 2009”.
Spektakli, i cili organizohet nga pasaniku Donald Trumo, hap shumë mundësi për bukuroshet pjesëmarrëse, sidomos për finalistet.
Por, kjo ka pak rëndësi. Rëndësia me e madhe është se Kosova ka fituar në këtë garë.
Ndërkaq, Fadil Berisha, i cili bën organizimin e spektaklit Miss Universe Kosova, ka thënë në një prononcim për Express se kjo është një e arritur e madhe, sepse mbrëmë për Kosovën kanë folur gjithë bota.
“Ishte një sukses i madh, sepse bukuria kosovare u paraqit në sy të të gjithë botës, ndërsa Kosova u prezantua si shtet”, ka thënë për Express Berisha.
Sipas tij, tani Dragusha ka shumë mundësi.
“Ajo vetëm është takuar me Donald Trump. Tani Marigona do të kthehet në Kosovë për një kohë të shkurtër dhe pastaj do të rikthehet në New York për të punuar dhe vepruar atje”, tha Berisha.
Në finale është kualifikuar edhe bukuroshja tjetër nga Shqipëria, Hasna Xhukiqi, e cila edhe pse nuk arriti në pesëshen e madhe, megjithatë arriti që të kualifikohet në 15 vajzat më të mira të festivalit.
“S’ka pasur më bukur se të përmendet emri Kosovë dhe kjo është një reklamë edhe e mirë për shtetin e Kosovës. Madje do të këtë edhe njohje nga shtetet e tjera dhe Bahamet kanë qenë njëra prej atyre shteteve të cilat kanë thënë se kanë nisur procedurat për të na njohur”, ka thënë Berisha.
Se fitorja si përcjellëse e dytë e misit në këtë eveniment bukurie është me rëndësi për Kosovën, tregon edhe Miss Agnesa Vuthaj.
Vuthaj ka thënë se pesë përcjellëset e para të misit fitojnë 10 % për qindëshin e shumës që fiton Miss Universe, por sipas Vuthajt kjo ka pak rëndësi.
“Rëndësi ka që Kosova ka korrur një fitore të madhe”.
Dragusha arriti që të jetë përcjellësja e dytë në këtë garë duke mposhtur edhe favoriten nga Australia - e cila deri atëherë ishte konsideruar favorite për të marrë kurorën e Miss Universe.
Ndërkaq kurora e misit është fituar nga bukuroshja nga Venezuela, Stefania Fernandez.
Përcjellësja e parë ishte Mis Republika Dominikane, Ada Aimee de la Cruz, përderisa Miss Kosova, Marigona Dragusha, ishte përcjellësja e dytë e misit.
Vendi nga Amerika Jugore, Venezuela, ka fituar edhe pesë tituj të tjerë të Miss Universe, në vitin 1979, 1981, 1986, 1996 dhe 2008 ndërkaq ka fituar edhe pesë tituj të Miss Botës.
Fernandez ishte zgjedhur në top–pesëshen e parë nga 83 garuese të tjera. Pesë finalistët e fundit ishin nga Republika Dominikane, Kosova, Australia dhe Porto Riko