Benachrichtigungen
Alles löschen

Adelina Ismajli në Saint Tropez

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
522 Ansichten
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 
[#3396]

Ndërkohë që motra e saj Zanfina po përjeton kulmin e sukseseve me një këngë hit dhe një klip që pushtoi mediat, Adelina përshëndet fansat me disa foto nga plazhi i mrekullueshëm i Saint Tropez ku po bën pushimet e merituara. Po cilat janë të rejat nga Adelina?

Këto ditë është folur shumë në media për mundësinë e një martese të këngëtares 29-vjeçare e cila në fakt nuk ka arritur të martohet asnjëherë më parë. Ishte shumë afër këtij hapi me mikun e saj, fundi i të cilit siç dihet ishte tragjik. Tani thuhet se Adelina është në lidhje me një pronar lokali dhe pritet që të finalizojë lidhjen në martesë. Nuk e dimë sesi është e vërteta. Ndërkohë këngëtarja ka vendosur që t’i lërë mbrapa krahëve fjalët dhe të shijojë plazhin e mrekullueshëm ku ka bërë edhe disa foto.

Siç mund ta shikoni edhe vetë, këngëtarja vijon të ketë linja perfekte edhe pse vitet bëjnë punën e vet. Nga fusha profesionale, edhe pse e ka mbajtur të fshehtë, Adelina tashmë është zyrtarisht një anëtare e SUISA, këngëtare evropiane e mbrojtur me ligj nga agjencia i të drejtës autoriale evropiane, SUISA. Flitet që kënga dhe klipi që po përgatit Adelina, do të mbahet mend gjatë.

Temat e nxehta dhe tabu që do të preken aty do të diskutohen më shumë se gjithmonë. Turneu evropian dhe në SHBA, i cili do të përsëritet për shkak të suksesit, do na sjellë një Adelinë shumë më ndryshe seç e kemi parë për 24 vite me radhë. Presim me kërshëri surprizat e saj.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 20/07/2009 4:47 p.m.
Teilen: