Benachrichtigungen
Alles löschen

Të (mos) shkatërrojmë familjen

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
79 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4147]

Moslëndimi i ndjenjave të saj. Gruaja nga natyra e saj xhelozon, ndërsa është për të ardhur keq që shumë prej nesh këtë aspekt nuk e kupton drejt. Kështu, nëse gruaja kërkon nga bashkëshorti i saj që të blejë diç, ai thotë se së pari do të konsultohet me të ëmën… Çfarë pune ka nëna këtu!?
Po, nëna ka të drejta ndaj teje, por ajo nuk duhet të ndërhyjë në punët e shtëpisë suaj. Nëse gruaja jote refuzon që ti shërbejë nënës sate, mos u hidhëro e mos e përzër nga shtëpia, ngase ajo nuk është e obliguar që t'i shërbejë nënës sate qoftë edhe me një gotë uji.

Unë nuk thërras në kryengritje dhe shthurje të familjeve, por flas për të drejtat nga libri i Allahut dhe suneti i Pejgamberit a.s.

Ti mundesh që nënës sate t'ia puthësh dorën, këmbën dhe dheun mbi të cilin ecën ajo, por gruas tënde nuk i kërkohet diç e tillë asnjëherë. Megjithatë, nga ajo kërkohet që të jetë grua e sjellshme, fisnike që edhe të këshillon për nënën tënde, sillet mirë me të, e ta dojë atë për arsye se ti e do atë, ndërsa Allahu do t'i dhurojë të birit të saj grua të sjellshme, e cila do ta nderojë për arsye se ajo e ka nderuar dhe e ka dashur vjehrrën e vetëve. Pra, siç sillet me vjehrrën e saj ashtu do të sillet gruaja me të e djalit të saj: "Mëkati nuk harrohet, mirësia nuk zhduket, borxhet nuk vdesin, bëj çfarë të duash; çka të bësh atë do ta gjesh".

Tema e shkëputur nga Gruaja dhe familja qka merni të saktë këtu qka mendoni?


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 09/10/2009 4:22 p.m.
Teilen: