Siq dihet familja ka rendesi te madhe ne formimin e personalitetit.Shume njerez mendojne se kushtet e jetes familjare ne vitet e para te femijerise luajne rolin vendimtar lidhur me ate se cfare personaliteti do te formohet dhe do te jete gjate jetes.
Gjithashtu rendesi te madhe ne formimin e personalitetit ,eshte me rendesi qe ai te kete ndjenjen e sigurise,si dhe te perjetoje dashurine dashurine dhe kujdesin e prinderve.Ku siq dihet mungesa e dashurise dhe e kujdesit ndaj femijes eshte shkaku kryesor i disa cilesive te padeshirueshme siq jane:agresiviteti,qendrimi armiqesor ndaj rrethit si dhe pasiviteti.
Pra prinderit mund te kene ndikim te madh ne formimin e personalitetit te femijes,pastaj ndikim te madh ka edhe shkolla,pastaj moshataret etj.
Pra siq po shihet personaliteti i njeriut formohet nga rrethanat,atehere pse te mos bejme qe keto rrethana te jene sa me te mira.
Ne personalitetin tone ndikojne tre faktor kryesor per mendimin tim te cilet jane:familja,shoqeria dhe mesimet qe te ka dhene jeta.Personaliteti jone fillon te krijohet qe nga adoleshenca dhe ne kete moshe rol primar ka shoqeria.sigurisht qe familja nuk ngel mbrapa,por shoqeria eshte vendimtare.Ka shume familje te mira,prinder te arsimuar dhe kane femije te cilet jane bere rrugaq.
Familja ka rol kryesor por per mendimin tim eshte dytesore.Mendoj se roli i familjes ne kete periudh te jetes eshte qe ta mbeshtes femijen e tyre,ti qendroj afer ne qdo hap qe ai hedh,te arrij ta kuptoj,pasi disa prinder sillen njelloj me ta sikur ishin femije.familja pikerisht kete duhet te kuptoj se ne ndryshojme dhe prandaj edhe sjellja e tyre duhet te ndryshoj.Prandaj edhe ndodhin shume revoltime te adoleshenteve,sepse prinderit nuk gjejne menyren e duhur per te komunikuar me ta,per kete ata mbeshteten te shoqeria e cila vendos per ta.shoqeria luan rolin primar per vete faktin sepse nje individ i kesaj moshe rri me shume me shoqerine se me familjen.
♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥
Pershendetje Lea.
Mendimi im eshte se per formimin e personalitetit jane tre faktor shume me rendsi : Gjenet , edukata familjare e tek me vone vjen shoqria.
Gjenet : qysh nje bebe ka personalitet (edhe pse thojn se femia lind Tabula Rasa qe nuk eshte e vertet).Nje bebe qysh ne barkun e nenes ndegjon zerin e prindve te vet , ndegjon te rrahurat e zemres se nenes se tij/saj dhe e ndjen se kur eshte nena e shqetsume apo e lumtur, e ndjen vehten te mbrojtur , edhe gjat natyres qenia njerzoze e ka disa gjana ne gjene te cilat intuita i tregon apo meson nje individi.KTo jane si rrezulltat i historis njerzore.
Nje bebe te posa lindur e cila ka frik dhe qan , kur e ndegjon zerin e nenes apo babes meniher qetsohet - shembull i thjesht.
Edukata familjare : ndikon shume dhe eshte baza e nje personaliteti- qysh ne vitin e pare ne trurin e njeriut zhvillohen qenrra me neurone te cilat jane shume te nevojshme per me vone ( disa femij kan me pak e disa ma shume) mvaret se si prindet punojn me femit e tyre. Qysh ne kete moshe duhet me fol si me te rritur e jo si te na kili mili e kili kili e tiki tiki.
Qysh ne vitin e pare duhet muzik klasike me i lshu femis e jo tallava . Muzika klasike i jep shume nje individi (zhviloon trunin) e ritmet tallava jane shume monotone edhe primitive ( edhe pse kemi qef me i ngu na - jan rithem shume i thjesht - qe truri gati flen se nuk reagon me koncentrim).Me muzik klasike truri punon ndegjon edhe tingujt e harfes bile , eshte musik e cila edhe imagjinaten e zhvillon. Muziken e morra vetem nje shembull qe te na nuk i kushtojm rendsi.
E sa ma shume punojn prindet me femin e tyre - si me te rritur aq ma shume nje femi mson - kjo eshte normale besoj se me jepni te drejt e dini edhe ju vet apo jo ? !.
Po pyetja eshte se sa kohe ne familje i jipet nje femije te na ( ne shqiptari) po menoj ? Pak kohe : hajt se beb esht sdin hale e tash duhet me lan ne lulak deri ti mush 1 vit. shume her i kom ni grat une kah thojn kshtu .
Pra koha , e dyta si jane kushtet te na ne shumicen e familjeve ? ! hmmmmm e dini edhe ju vet.
Sa familje i qojn femit e tyre ne moshen 15 mujore ne nje shkolle te muzikes (musik garten), sa familje dalin me femit e tyre ne natyr bashk ?! Ne sa familje eshte gjendja financiare qete bejne shpesh pushim ne vende te tjera ? !
Ne sa familje e shiqojn nje femi me 2 vjet si karakter femije edhe i japin te drejte ?
Pra Baza eshte ne familje per nje personalitet.
Kur formohet aj personalitet ( karakter) edhe ne shoqri ( shkolle ) kur takohet aj vetem zhvillohet me tej.Ben pervoja edhe msohet me tej. Mirpo BAZEN e ka aj karakter. Shume veshtire eshte me ndryshu apo me gabu aj personalitet.
Dikush si beb e ka kryt e ngrit qyski , smunesh me ja ndryshu me kris - qashtu thojn edhe tetan e dim.
E sa per shoqri : thojn - me Hoxh n´shkofsh hoxh bahesh . Me hajn n´shkofsh hajn bahesh.
Nuk eshte e vertet qe funkcionon qdo here kjo fjali . Kjo e thene nuk vlen per te gjithe se kur eshte eduku nje person ne familje edhe eshte sensiebel nuk mundet shume gjera me i ba. Po let shkon me 100 hogjollar se tybe ntu ka ba hogj msa une a u bana qe e kom pas nje shok te ngusht e hogj u ba edhe i knushum bile.
Shoqria lun rol shume mirpo JO vendimtar - shume gjana doken si produkt i shoqris , morpo ne thelb eshte gjenetike( e lindur ).
mendimi im - ma mire smujta me shkru sorry.
Pra qysh na e ka shkru aj i lumi neve , ne bark e ka dhan " nenshkrimin" e tani eshte vetem se qysh punojn me neve ne femijeri - e me tej vetem zhvillohet me shume ose perforcohet . A thelbi hmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm
tung dhe klm.
Personaliteti i njeriut formohet si rezultat i jetes qe ben njeriu në shoqeri. Bindjet, idet dhe interesat formohen ne procesin e veprimtarise aktive dhe nen ndikimin e kushteve te jetes dhe te edukates, ne te cilen ndodhet njeriu qe ne moshen e tij te re.
Në keto kushte zhvillohen edhe aftesit e ndryshme dhe formohet karakteri injeriut.
Zhvillimi i gjithanshem i çdo individi kushtezohet nga zhvillimi i individeve te tjere dhe nga zhvillimi i shoqeris ne teresi, prandaj themi se personaliteti ka natyr shoqerore.
Per te kuptuar personalitetin, duhet te kemi parasysh jo vetem ato veti qe e dallojne ate nga te tjeret, por edhe ato veti qe jane tipike per te gjithe njerezit.
Per një njeri themi se ka personalitet, kur ai e ka percaktuar ne menyr te vetedijshme qendrimin e tij ndaj jetes dhe ka formuar botekuptimin e tij ndaj saj.
Si pasoj e përcaktimit te pozites ndaj jetes, njerezit kane fizionomin e tyre shpirterore origjinale, bien ne sy per pavaresi ne te menduar, për ndjenja te larta, per forcen e vullnetit dhe te pasioneve.
Personaliteti i njeriut lidhet ngusht me jeten e njeriut ne shoqeri, me grupin shoqeror ku ai jeton dhe shkallen e zhvillimit te vete shoqëris.
Personaliteti nuk eshte i lindur, por formohet ne procesin e jetes dhe te perpjekjeve qe ben njeriu per te njohur boten qe e rrethon dhe per ta shnderruar ate sipas kerkesave dhe nevojave të tij.
Ne kete proces ai nuk shenderron vetem boten e jashtme, por shnderron edhe veteveten, dhe ne te njejten koh formon edhe personalitetin e tij.
Personaliteti eshte shuma e te gjitha gjerave qe perbejne nje person: veprimet, mendimet dhe ndjenjat(emocionet). Personaliteti perkufizohet edhe si modele te dallueshme dhe te qendrueshme te sjelljes dhe njohjes, qe karakterizojne pershtatjen e nje personi ne jete.
Personaliteti jon perbehet nga 3 koncepte kryesore
1-Idi
2-Superego
3-Ego
Idi qe eshte i pranishem qe ne lindje, perfaqeson prirjet baze instiktive dhe biologjike.Idi vepron mbi basen e parimit te kenaqesise, ne te cilen nxitjet instiktive kerkojne kenaqesi te menjehershme ne menyre te pandergjegjshme dhe impulsive, duke mos marre parasysh motivacionet.
Idi permban dy instikte kryesore: instiktin e jetes dhe instiktin e vdekjes.
Superego perbehet nga vlera shoqerore dhe familjare qe nje person ka ne vetvete. Ajo eshte e pa ndergjegjeshme dhe frenon deshirat e Idit.
Ego perbehet nga nje aftesi e ndergjegjshme per te perceptuar dhe per te vepruar ne realitet ne nje menyre me inteligjente. Ajo vepron si ndermjetes midis Idit dhe Superegos
Sigurisht ne personalitetin e nje personi te pershtatur mire Ego eshte forca me dominante.