Modestia ngrit dijetaret, pasuria ngrit (largon) poshtërimin, heshtja ngrit (largon) gabimet, turpi ngrit moralin dhe shakaja ngrit (largon) vështirësitë.
Pese njihen me pese
Pema me frutat e saja, gruaja kur burri t'i varfërohet, shoku ne dite te vështira, besimtari ne sprovim dhe bujari ne kohëra krizash.
Pese mbysin pese
Shpifja te vërtetën, pasuria te metat, devotshmëria epshin, përmendja lëmoshën dhe nevoja (varfëria) parimet.
Pese shpijnë ne pese
Shikimi ne prostitucion, lakmia ne pendim (keqardhja), pajtimi (me atë qe ta jep Allahu) ne kënaqësi, udhëtimi i shumte ne njohuri dhe polemika ne armiqësi
Pese i rrisin pese
Zjarri nga kashta-byku, dyshimi nga mendimi i keq, vrazhdësia nga mos bamirësia, armiqësia nga mosfalja dhe shkëputja e marrëdhënieve nga mos pyetja (se perse kjo është kështu e kështu).
Pese sjellin lumturi
Fëmija i ndershëm, gruaja e ndershme, shoku i mire, besimtari bamirës dhe dijetari i zgjuar!
Pese zbukurohen me pese
Shëndeti me jete te mire, udhëtimi me shoqëri te mire, bukuria me moral te mire, gjumi pa probleme paraprake dhe nata me përmendjen e Allahut!
Pese gjëra e kane jetën e shkurtër
Nxënia përmendesh ne pleqëri, te folurit me teori te pavërtetuara-supozime, begatitë me mendjemadhësi (dhe mohim te se vërtetës), shoqëria e udhëtimit dhe këshilla nga rastet tragjike.
Pese sjellin pese
Istigfari sjell rrizkun, ulja e shikimit sjell virtytin, turpi sjell te mirat, te folurit e bute sjell kërkesën dhe hidhërimi sjell keqardhjen.
Pese largojnë pese
Te folurit e bute hidhërimin, istiadheja (eudhu bil-lahi mine'sh shejtani'r rraxhim) largon djallin, maturia largon pishmanllëkun (keqardhjen), përmbajtja nga te folurit largon gabimet dhe duaja largon caktimin e keq.