Benachrichtigungen
Alles löschen

Nje veprim i keq, mbyt miliona veprime te mira...

8 Beiträge
7 Benutzer
0 Reactions
990 Ansichten
(@adelina)
Beiträge: 2582
Famed Member
Themenstarter
 
[#4343]

Nje veprim i keq, mbyt miliona veprime te mira...

Nese marrim nje gote me ngjyre te bardhe dhe nje me ngjyre te zeze.Nese tek ajo me te zeze pikojme nje pike ngjyre te bardhe,ngjyra nuk do te ndrushoje,mirepo ne se tek ajo e bardha pikojme nje pike ngjyre te zeze,ajo do te behet e perhimte.Pse?
E njejta ndodh edhe ne jeten tone.
Nese gjate gjithe jetes kemi vepruar mire,ngjyra qendron e bardhe gjithmon.Nese ndosh te bejme dicka te keqe ose te pamoralshme,jeta jone nxiet ne sy te te tjereve,dhe ne mbahemi mend prej nje te keqe.Te mirat e meparshme harrohen sikur nuk kane ndoshur aspak. :-( :-(

Ju ftoi te gjithve ne tavolinen e miqesise qe te diskutoim per kete teme .
Mire ju lexofsha . ;-)


:lotet: Es tut so weh wenn man den Menschen verliert den man am meisten liebt.....:lotet:

 
Veröffentlicht : 22/02/2010 6:25 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Hmm Adelina shum teme e qelluar :shuplak:

Une mendoj prap se pamar parasysh sa vepra te keqia ben nje persone prap sben te mendojm negativisht .E mira gjithmone e mun te keqen ne funde ne rezultat mendoje,Pa e njoftur te keqen kur sdo te kishim mundur te njohim te Miren :cool:

Nje shembull do e jep ..e kupton ai/ajo qe e lexone me vemendje kete lexime:

Kur njeriu e mbjelle nje pem ateher do te thot se ai ka ber nje veper shum te mire ne jeten e tij, sepse ajo peme rritet dhe jep fruta, dhe aty ne ate peme shkon dikush dhe keput fruta per ti ngrene, dikush ulet per te pushuar aty nen hijen e saj, zogjet kapen ne degete e saja aty dhe cicerojne....e njejta gje eshte kur njeriu eshte i miresjelleshem, i sinqerte si dhe e rrespekton cdo shtrese te njerezimit aty sdo te ket vend per te keqen ,normal e keqja egziston gjithmone ,mos te shkojme me larg po shkojn te perendia jone Allahu krijoi meleket por nje melek nga ato u be rebel dhe u ndryshu e zgjedhi rrugen e keqe ,por zoti e lejoi nuk e zhduku aspak kjo eshte arsya te na jep koh neve te msohemi qka eshte e mira dhe e keqja edhe ne si njerz mundemi mu ndryshu kurr nuk eshte vone.

Qdo njeri ka mundesi ta qes doren ne zemer para cdo nisme per te bere nje gje dhe te mendoj se si do te ishte sikur dikush tjeter tia bente ati te njejten gjE.
qdo gje qe behet pasi te kesh qitur doren ne zemer do te jete me vende dhe pa lendime.

Nje fjale e urte nga populli thote:

" Ne kete bote nuk ka njeri te pa koritur, por i lumi ai qe eshte me paki koritur"

Keshtu qe egziston e mira dhe e keqja vetem duhet te mendojme pozitivisht dhe mos te veprojme ashtu,mos te zgjedhim te keqen qe ti humbim te gjithat te mira qe kemi bere.


 
Veröffentlicht : 22/02/2010 7:55 p.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

Nje veprim i keq, mbyt miliona veprime te mira... hmmmmm per fat te keq ka shum qe mendojn ashtu edhe pse sipas mendimit tim esht gabim.Nuk ka njeri perfekt edhe njeriu ma i mir ne bot mund te bej ndonje veprer te keqe dhe e kunderta edhe njeriu ma i keq mund te bej nje veper te mir.
Kisha me than se nese doni ta vlersoni nje njeri duhet ti kqyrni anen pozitive dhe at negative dhe nga ajo qe anon ma shum duhet te konsiderohet i till .
Mund te jem gabim por mendoj se ne jemi pak te ngutshem ne qdo aspekt perfshir edhe at ne vlersimin e njerzve po marr disa shembuj:

Nese nje i njohur pa marr parasysh kalon dhe me mendje esht diku tjeter ste sheh dhe ste pershendet ne se kerkojm arsyen por me nje her phaaaaaaaa E paska rrit mendjen.

Dike e thirr pa marr parasysh per ndihm vjen disa her por ndodh qe njeher smundet me ardh ne nuk e lypim arsyen po thojm ec bre hiqju tij po ja merr mendja se veq ai din po un edhe vet e kry at pune.

Dhe tjetra esht kur dikujt i ndihmojm disa her ne menyra te ndryshme dhe kem nevoj nje her per te dhe ai per arsyje te tij smundet me ardh neve as qe na intereson te dim per arsyjen dhe menjeher themi phaaaaa un kam ba shum gjera per te e ai sesht ne gjendje ni her me ardh per mu etj...
Un personalisht nuk e llogaris njeriun te mir apo te keq duke u bazu vetem ne nje veper te tij.


 
Veröffentlicht : 23/02/2010 8:24 p.m.
(@jetaa)
Beiträge: 207
Estimable Member
 

Secili ka mundesi te jete i mire ,i sinqert dhe te kete respekt.Disa vyrtyte segmente dhe sjellje te Njeriut jan merita e prinderve por edhe e rrethit ku eshte rritur ai person ...

Mendimi im eshte se nje person qe eshte rritur me dashuri ,afersi dhe edukat te pastert familjare nuk ka mundesi tjeter veq se te behet nje i rritur me karakter te fort sjellje te mira si dhe me norma te larta mbi dashurin dhe respektin..

Jepi nje dore dikujt ne rruge apo kudo qe te jesh, jepi dikujt drejtim, nese ai ndihet i humbur, ose beju kompliment njerezve ne menyren tende. E vogel ose e madhe, per miqte ose per te huajt bej nje akt bamirese, per t’u ndjere mire si dhe per t’i bere ata te lumtur. Bej nje gje te mire per nje person te afert qe e takon shpesh here dhe qe qendron me te pese dite te javes, duke i sjelle atij buzeqeshjen. Keto akte bamiresie qe vijne natyrshem do te bejne te ndihesh mire, pasi veprimi qe do te besh do te duket sikur ke bere nje akt shume te madh dhe se ke marre falenderime per shume gjera.

Nuk ka njeri te keq apo shemtuar ne pamje figurative, eshte gjynaf (mekat) te vleresohen njerezit ne pamjen figurative, te gjithe jan te mire ashtu is i ka kriju i madhi Zot. Njeriu vleresohet ne punen qe e ben, ai qe ben pune apo akte te mira ai vleresohet si i mire, ndersa ai qe ben pune/akte te keqija ai mund te quhet i keq....dhe jo ne dukjen figurative.


Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.

 
Veröffentlicht : 23/02/2010 8:51 p.m.
(@a-smpatkuu)
Beiträge: 209
Estimable Member
 

Nje veprim i keq mbyt miliona veprime te mira... por nese eshte ber ky veprim qellimishte / por nese eshte ber ky veprim jo qellimishte prap se prap nuk duhet me mar guxim asnje person te ja fshin 1 milon veprima te mira per nje veprim te keq... truni i njerit nuk eshte 24 / ore i aktivizushum ... :respekt:


Nese e sheh nje person qe po garon me ty per kete bote! ateher garo me te ne lidhje me boten tjeter

 
Veröffentlicht : 03/05/2011 5:07 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

E keqja nuk bhet vetem nga veprat por edhe nga fjalet ... per ate eshte mire te medojm 100 her para se te folmi apo te veprojme Ata qe dine te flasin,flasin shkurt dhe kur flasin shkurt dhe kjart biejn fjalet ne vend te vet pa prek askend me lendu.


 
Veröffentlicht : 10/11/2012 1:00 a.m.
(@alboonita)
Beiträge: 26
Eminent Member
 

Kur dikush na lendon duhet ta shkruajme ne Rere, me qellim qe Ererat e tolerances ta fshijne sa me shpejt..
Por kur dikush na e ben nje te mire, duhet ta gdhendim mbi Shkemb, me qellim qe te mos fshihet dhe te mos harrohet kurre...


 
Veröffentlicht : 10/11/2012 6:27 p.m.
(@aurela_ger)
Beiträge: 82
Trusted Member
 

Mos harroni te bukuren e shkuar thjesht per nje gabim

Thuhet se nje mbret kishte urdheruar te mbidhen 10 qen te eger t pa meshirshem,

Detyra e tyre ishte te i ushqej qdo vezir qe i jep keshilla te gabuara. pas disa pervojash dramatike veziri i rradhes i jep nje keshill te gabuar mbretit pasi i kishe sherbyer denjsisht per 10 vite me rradh, menjher mbreti urdheron te hidhet tek qent.

Para se ta maddhin ushtaret, veziri ja kerkoj nje nder mbretit , ti jepej afat 10 dit dhe mbreti i ja lejoj kete.
Menjher veziri shkoi tek kujdestari i qenve dhe i kerkoi nje nder ; u sherbej qenve t tij per dhjete dit .
Edhe pse u qudit kujdestari e pranoj dhe u largua .

Per dhjet dit veziri i ushqeu i pastroj u perkujdes per taa maksimalisht .
Diten e ekzekutimit nga urdheri mbretror, veziri u fut ne kafazin perkates dhe Mbreti dha signalin per leshimin e qenvee. Te dhjet qent u versulen drejt kafazit, por per t mbrriur tek veziri qent filluan t lepijn kembet e vezirit
dh ti kercejn siper me dashamiresi.

Mbreti e pyeti me habi ; Cfar ju ke ber qenve keshtu ?!
Ketyre ju sherbeva per dhjet dit e ma diten per nder s ma harruan te miren .

Kurse ty te sherbeva dhjet vite dhe harrovee gjithqka per nje cast.

Mbreti Uli koken dhe urdheroi qe ti falej jeta vezirit .


 
Veröffentlicht : 19/09/2013 11:11 p.m.
Teilen: