Benachrichtigungen
Alles löschen

Kuzhina dhe Recepta Gatimi !!!

4 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
281 Ansichten
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 
[#1719]

Ketu mund te shtoni ndonje recete gatimi ose mund te kerkoni ndonje .
te ndihmojme njeri tjetrin sidomos me gjellet tradicionale......po filloj me embelsirat hmmmmm...


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 07/02/2009 3:51 a.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Tollumbat:

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë trecerek gote.
Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 07/02/2009 3:53 a.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Biskota me Qumesht

Masat:
100 gr gjalp
1 filxhan qaji qumesht
1 filxhan qaji sheqer
1 luge kafet sode
2 veze

Ne nje ene hillet gjalpi, sheqeri (puder) dhe soda. I rrahim mire derisa te zbardhet, pastaj shtojme vezet duke i rrahur, hellim qumeshtin, te cilin e kemi ngrohur pak. Shtojme miellin edhe i perziejme lehte, duke mos e punuar shume qe te mos behet elastik. Pastaj i ben biskotat ne forma sipas deshires, vihen ne tave te lyer me gjalp edhe piqen....


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 07/02/2009 3:56 a.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Krem Vanilje

Masat:
500 gr qumesht
2 veze
1 gote sheqer
2 luge gjelle nisheste
pak vanilje edhe kanelle

Te verdhat e vezeve rrihen me sheqerin e pak uje, pastaj shtohet nishestja e situr edhe perzihet mire. Duke e perzier mire i shtojme pak qumesht te nxehte. Vihet ne zjarr dhe duke e perzier vazhdimisht lihet deri ne valim. Sapo merr vale dhe duket se eshte trashur i hell vanilje edhe e heq nga zjarri. Ndahet neper tasa edhe sperkatet me kanelle.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 07/02/2009 3:58 a.m.
Teilen: