Dhe une te njejten menyr sikur Alko71 se pari qe nuk i besoj po as qe e lexoj
E de, me t'bo vesvese e bo vakia prej sugjestionit te tij te hup disponimi ose shpreson qe te ndodh ndoj e mire e prit magar pastaj se me ka thene horoskopi se do te te pike nga qielli fitimi.
Ik vlla kape punen hiqu horoskopit e iriqit.
P.S Rondidi mos u ngatrro se nuk e kam me ty. Kur e pash qe s'jam vetem une fillova te mendoj, dhe tuj u nxe, tuj u nxe ashtu boj llaf me vete une nganjehere
😉
'
qka kurr si lexoj se njeher mka ndodh keq me dul qe ne at jav kam me pas fitim ne lotto dhe une e shkreta te shkoj ti shti ne loj afer 300 euro dhe as nje cent nuk fitova ma kurr sbesoj ne asi sende as qe i lexoj ,vetem behna kurreshtare shum por e mbaj vehtennuk hyj andej
Horoskopi është haram
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
Vendimi Islamik mbi Horoskopin
Jo vetëm që praktikimi i astrologjisë është haram, por gjithashtu edhe vizitimi dhe dëgjimi i një astrologu, blerja e librave mbi astrologjinë apo leximi i horoskopit personal po ashtu janë të ndaluara. Meqë astrologjia kryesisht përdoret për parashikimin e së ardhmes, ata që e praktikojnë atë konsiderohen fatthënës [falltarë]. Si pasojë, ai që kërkon horoskopin e tij bie nën vendimin që gjindet në thënien e Pejgamberit [sallallahu alejhi ue selam]: "Namazi [ditor] i atij që i afrohet një fatthënësi dhe e pyet atë në lidhje me ndonjë gjë, s"do të pranohet për dyzet ditë dhe netë." [Sahi Muslim vëll. 4p. 1211, nr.5440]
Dënimi në këtë hadith është thjesht vetëm për avitje dhe të bërit pyetje astrologut, edhe nëse personi dyshon lidhur me vërtetësinë e thënies së tij. Nëse personi dyshon në vërtetësinë apo falsitetin e informatës astrologjike, ai dyshon nëse të tjerët e dinë të fshehtën dhe të ardhmen krahas Allahut. Kjo është formë shirku ngase Allahu qartazi thotë:
“Dhe tek Ai janë çelësat e Gajbit [tërë ajo që është e fshehur], askush se di atë pos Tij dhe Ai di për çdo gjë që gjindet në [apo mbi] tokë dhe det; asnjë gjeth nuk bie e Ai të mos e di këtë. Nuk ka grimcë në errësirën e tokës e as ndonjë gjë të njomë apo të thatë, vetëm se është e shkruar në Shënimet e Qarta.â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
horoskopi asht haram per musllimanet po dhe falltoret shehleret, hajmalijat, te gjitha jon haram, ne per ndihm i lutem vetum allahut te madhrushum vetum allahu na shpeton as kush tjeter lutnju allahut dhe vetum allahut.