Benachrichtigungen
Alles löschen

Heshtja eshte e dobishem qdo here?

5 Beiträge
4 Benutzer
0 Reactions
224 Ansichten
(@jetaa)
Beiträge: 207
Estimable Member
Themenstarter
 
[#4319]

Shumica thon qe heshtja nganjehere flet me shume se 100 fjal, dikush nga natyra e ka te flet shume derisa te tjeret flasin vetem atehere kur ta pyesin diqka (pra per diqka t'veqant).
Ju qka mendoni per Heshtjen? a eshte cdo here e dobishme apo jeni tip i cili e thot ate qe mendon, i pelqej apo jo tjerve??


Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.

 
Veröffentlicht : 19/02/2010 1:04 a.m.
(@pejanka)
Beiträge: 287
Reputable Member
 

nuk jom tip qe flas vetem kur pytem flas me shum deshir por jo dhe teper,
e a ja tham dikujt ate qa mendoj i pelqej apo jo JO nuk ja thom njerit edhe pse shum her ndoshta behem nervoz por kam shum kujdes me te tjeret nuk ja them tham mendimin tim por jo ta rendoj dikend te them i pelqej apo jo le ta ndin jo e mbaj edhe pse sme ka pelqy qka me ka thon ose si vepron sme pelqen por nuk mund te ja them se duhet gjithkush ta verteton vet dmth ne at gjuhen ta lendoj edhe ata i pelqej apo jo le ta ndin jo shum i kushtoj kujdes s emos po e rendoj diken se sdua as mu t eme rendon dikush..


 
Veröffentlicht : 19/02/2010 7:17 p.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

E vertet qe ne disa raste heshtja flet shum,se a esht e dobishme qdo her mendoj se jo.Jam tip qe flas at qe mendoi por ka raste qe edhe hesht sidomos kur e shoh se fjala nuk ec mendoj se sja vlen aty me fol kshtu qe ma mir me hesht se sa me fol kot.....


 
Veröffentlicht : 19/02/2010 8:54 p.m.
(@jetaa)
Beiträge: 207
Estimable Member
Themenstarter
 

Une nuk do thoja se heshtja "duhet" te kuptohet apo kuptohet automatikisht si "pajtim appo pelqim" me dicka, me nje argument ose me nje ngjarje.

Sipas meje jane disa shkalle te heshtjes:

1. Hesht atehere kur e kupton se nuk eshte i kerkuar mendimi yt dhe se te folurit tend do te dukej si nje nderhyrje ne ceshtjet e te tjereve;

2. Hesht ne pritje qe te kerkohet fjala jote, apo me mire te them, ne pritja qe fjala jote te jete e nevojshme dhe te kete ZE (shpesh flitet edhe pa te zen vend fjala);

3. Hesht qe te mos reagoj menjehere, meqe reagimi i menjehershem nuk do te me lejonte te jem objektive, pra t'i mendoj gjerat ashtu sic jane, por rrezikoj t'i mendoj duke u nisur vetem nga vetevetja, vetem nga bindjet, principet apo kendveshtrimet e mia;

4. Hesht kur termometri i nervozes ka arritur nje grade te larte saqe po te hapja goje, situata respektive do te behej ende me e tensionuar;

5. Hesht per te MOS aprovuar dicka;

6. Hesht per te MOS kundershtuar dikend ne publik atehere kur e dij se i bej keq personit ne fjale, meqe nuk kam asnje te drejte t'i bej keq dikuj personalisht. Gjithsesi, perpara nje te vertete te qarte dhe kur e di se nese une hesht, kete e vuan nje i pafajshem, atehere te kushtoje cfare te doje, duhet te flas...

7. ... pra Heshtja nuk eshte kurrsesi mohimi i se vertetes;


Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.

 
Veröffentlicht : 19/02/2010 11:16 p.m.
(@bleard)
Beiträge: 56
Trusted Member
 

Shumica thon qe heshtja nganjehere flet me shume se 100 fjal, dikush nga natyra e ka te flet shume derisa te tjeret flasin vetem atehere kur ta pyesin diqka (pra per diqka t'veqant).
Ju qka mendoni per Heshtjen? a eshte cdo here e dobishme apo jeni tip i cili e thot ate qe mendon, i pelqej apo jo tjerve??

“Heshtja eshte kapak i arte”,

“Heshtja eshte flori”!

“Heshtja eshte arma e te urtit kundruall budallait”!

Heshtja eshte fuqi!

Heshtja eshte ligeshti!

Heshtja eshte pranim-mohim!

Heshtja eshte hiç!

Populli thote: “Dy gjera e prishin muhabetin; Kur flet ai qe s’di dhe heshte ai qe di!

Jam tim qe qendroj ne heshtje aty ku duhet, mirpo ka dhe raste qe nuk hesht ndonjeher..


Ki respekt per veten tende, respekt per te tjeret dhe merr pergjegjesi per veprimet e tua. Mbaj mend: Te mos marresh ate qe do, eshte ndonjehere nje fat i madh.

 
Veröffentlicht : 19/02/2010 11:41 p.m.
Teilen: