Benachrichtigungen
Alles löschen

Embelsirat

30 Beiträge
7 Benutzer
0 Reactions
2,548 Ansichten
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

hej gresa adin me qit pilaf bre

qka? :?:

Oriz te bardhe , pa biber te kuq.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 07/06/2008 10:38 a.m.
(@gresa)
Beiträge: 2966
Famed Member
Themenstarter
 

Po More di me Qit Oriz te Bardh e te Kuq qfare dush hahahaha ama spe di se qka po mendoni....?? :?:


CariC N´Veti..!

 
Veröffentlicht : 07/06/2008 5:51 p.m.
(@avi_550)
Beiträge: 2645
Famed Member
 

hej pilafi nuk eshte me oriz


Nese e sheh dikend pa buzeqeshje dhuroja nje tenden ...

 
Veröffentlicht : 07/06/2008 11:07 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

hej pilafi nuk eshte me oriz

E me çka eshte?

Spjegoje ti me gjeresisht!


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 08/06/2008 11:59 a.m.
(@avi_550)
Beiträge: 2645
Famed Member
 

pilafi eshte nje ushqim i moqum edhe ma shum e perdorin ne tetov se kur kam punuar ne tetove kam ngren pilaf
behet me brum edhe e ban si pet edhe e pjek edhe e han
po ku e di more ma tutje veq me hanger po
ahhaahahahahaah
kaloni mir


Nese e sheh dikend pa buzeqeshje dhuroja nje tenden ...

 
Veröffentlicht : 08/06/2008 2:20 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Sallatë me mollë, portokall e qepë
Për 1 person nevojiten:

· 1 portokall e ndarë në thela
· ½ mollë jeshile e athët, fetat e holla të së cilës I ndajmë përgjysmë
· 1 qepë e vogël e kuqe e prerë hollë në feta rrethore
· Lëngu I ½ limoni për të lyer fetat e mollës që të mos oksidohen
· 1 lugë gjelle lëng portokalli ose uthull molle ose ½ luge gjelle prej secilës që përzihen bashkë
· Pak vaj ulliri e kripë
Për të shërbyer mund të dekorohet me 6-8 fleta sallatë jeshile ose gjethekuqe.

Përgatitni portokallin në thela, mollët në feta e qepa në feta rrethore dhe shërbehen në formën e treguar në pjatë. Mos harroni të lyeni fetat e mollës me lëng limoni që ato të mos oksidohen (të mos marrin ngjyrë kafe). Hidhni lëngun e portokallit dhe/ose uthullën e mollës dhe në fund shtoni vajin e ullirit e kripën.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 17/09/2008 6:15 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Rafaelo

100 gr kokos
300 gr biskota
6 lug nisheste
200 gr lajthi
250 gr sheqer pluhur
6 lug sheqer
100 gr arra te grira
1 margarinë
1 lt qumsht
***************************************************

Qesim tengjeren ne zjarr ne te veme pjesen me te madhe te qumeshtit dhe 6 lug sheqer perziejm dhe e lejme te nxehet.

Margarinen e rrahim me mikser hedhim qumeshtin dhe panderprere rrahjen gradualisht e shtojmë sheqerin pluhur i rrahim deri sa margarina te shkumohet.

Ndërkohë 6 lug nisheste perziejmë me pak qumesht. Në enë shtojmë pak nga qumeshti i nxehtë deri sa te fitojmë një masë te lengshme.Në qumështin e nxehtë ne tengjeren ne zjarr duke perzier panderprer e shtojmë nishesten e zbutur.

Pasi te trashet masa e heqim tengjeren nga zjarri dhe kremin e shtojmë ne enen per perzierje. Perseri i rrahim me mikser dhe në enë shtojmë 300 gr biskota te grira arrat e grira dhe kokosin.

E rrahim mirë me mikser deri sa te bashkohet e tere masa pastaj me duar nga masa krijojmë gogla qdo gogel ja fusim nga nje lajthi

Ju befte mirë


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 18/09/2008 6:14 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Tortë me arra

Brumi:
6 vezë,
12 lugë (gjelle) sheqer,
100 g arra,
1 aditiv dhe
10 lugë miell.

Filli:
200 g marmelatë prej kumbullave,
250 g margarinë,
9 lugë griz,
10 lugë sheqer pluhur,
2 pako sheqer vanilje dhe
700 ml qumësht.

Qumështin me sheqer, vaniljen dhe grizin i vlojmë bashkë derisa
masa të trashet dhe e lëmë që të ftohet. Vezët me sheqerin i
përziejmë mirë me mikser. Pastaj i shtojmë miellin, aditivin dhe
arrat. E pjekim në tepsi katrore (blek). Piqet 15 minuta në 200
gradë C.
Grizit ia shtojmë margarinën dhe sheqer pluhurin dhe i përziejmë
me mikser. Tortën e ndajmë në dy pjesë dhe e lyejmë njërën pjesë
me marmelatë të kumbullave pastaj me fillin. E vendosim pjesën e
dytë përmbi dhe e lyejmë njësoj. Në fund i hedhim arra të grira.

Ju befte mir ,tul ,e gjak,kush e maron me takon nje cope qe ju tregova hahaa ;-)


 
Veröffentlicht : 19/09/2008 11:28 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Ëmbëlsirë (20 min)

Përbërësit:

-250 gr. biskota
-150 gr. lajthi
-50 gr. Çokollatë gatimi
-100 gram rrush i thatë
-125 gr. gjalpë
-1 lugë kanellë
-125 ml qumësht
-1 vezë

Përgatitja:

Në një enë të madhe e të thellë i thërmojmë biskotat, e shtojmë rrushin e thatë dhe lajthitë e thërmuara.
Në tengjere në zjarr e vëmë qumështin dhe gjalpin. Pasi shkrihet gjalpi, tengjeren e largojmë nga zjarri. Duke përzier pandërprerë, e shtojmë edhe kanellën. Qumështin e nxehtë e hedhim në enën me biskota. Në enë e hedhim edhe vezën e rrahur. E përziejmë masën, derisa të bashkohet. Masën e vëmë mbi enën për torte. Me thikë rrafshojmë masën, duke e bërë në formë të drejtëkëndëshe. Pasi shtrëngohet ëmbëlsirën e presim në copa drejtëkëndëshe.
Me fishek me çokollatë të shkrirë i zbukurojmë copët e ëmbëlsirës në formë te vijave. Mbi çdo copë vëmë nga një lajthi.


 
Veröffentlicht : 19/09/2008 11:31 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Pogaçe (25 min)

Përbërja:
-3 ve
-3 gota jogurt
-1 gotë vaj
-6 gota miell
- disa grimca djath
-2 "peciva"

Përgatitja: Këtë masë e përzien në një vend dhe e qet në tepsi të cilën e lyen me vaj. Pastaj e pjek ne furrë.


 
Veröffentlicht : 19/09/2008 11:36 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Akullore

Përbërsit:
6 ve
7 lugë sheqer
2 shllaga të bardhë
2 shllaga kafe

Gjashte ve tundën mirë me mikser me 7 lugë sheqer dhe këtë masë e ndajmë në dy pjesë. Pastaj i përgatisim 2 shllaga (kafe) dhe dy shllaga (të bardhë).
Njëri brum i vezëve përzihet me shllagun kafe dhe tjetri me shllagun e bardhë. Në fund vendoset në një enë plastike duke i rradhitur ngjyrat.


 
Veröffentlicht : 19/09/2008 11:38 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Princez krofne

150 ml vaj dhe 500 gram ujë të qiten në një vend dhe të lihen derisa të marrin valë. Posa të marrin këto valë, qiten ngadalë 300 gram miell jirmik (grizë) dhe trazojeni me lugë të drunjtë. Duke e trazuar largojeni menjëherë, trazojeni mirë dhe lereni për t"u ftohur. Kur të ftohen, qiteni ngadalë 7 vezë një nga një. Të gjitha këto trazojeni derisa të bëhet e lëmuar masa. Në një kallëp të lyer me vaj vini me lugëz brum në madhësi të një veze dhe copat e brumit në formën e kallëpit vendosen në tepsi e cila duhet të jetë e lyer me vaj. Të pjeken në temperaturë të lartë, ashtu që të skuqen në të gjitha anët.

Kremi:
Rrihen 4 të verdha vezësh me 5 lugë sheqer dhe 5 lugë miell. Këtë e tëholloheni me pak qumësht të ftohtë shtjereni ngadalë në 1 litër qumësht të valë dhe zieni derisa të trashet për 20 minuta. Kur të jetë gati, largojeni nga zjarri dhe trazojeni. Kur të ftohet pak qitjani pak margarinë ose gjalpë dhe 2 qese sheqer vanillë dhe vazhdoni ta trazoni derisa të bëhet e lëmuar masa. Secilën krofne hapeni anash, mbusheni me këtë krem dhe renditëni në një enë dhe e zbukuroni përmbi me sheqer pluhur. Krofnet duhet të ruhen në të ftohtë, sepse kremi mund të thartohet.


 
Veröffentlicht : 19/09/2008 11:42 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Tullumba

Përmbajtja:
- 0,5 l ujë,
- 2 gotë vaj,
- 250 gr miell,
- 5 ve,
- 1 pecivë.

Mënyra e përgatitjes: 0,5l ujë me 2 gota vaj vlohen. Pastaj qiten 250 gr miell në këtë ujë të nxehtë d.m.th. duke vluar. Menjëherë largohet nga pllaka dhe qitet të ftohet. Pasi të ftohet qiten 5 ve një nga një, p.sh.: (qitet 1 ve përzihet me tërë brumin, pastaj tjetra sërish përzihet e kështu me radhë) dhe në fund ia shton 1 pecivë. Qitet në kollap brumi të fërgohen.

Shërbeti:
Një litër vaj hidhet në tenxhere për t"u nxehë. Me brumin e përgatitur mbushet forma e dhëmbëzuar dhe nëpërmjet saj nxirren tullumbat drejt në yndyrë të nxehtë. Hidhen pjesë pjesë dhe fërgohen nga të gjitha anët gjersa të zverdhen në ngjyrë ari. Pasi hiqen nga vaji futen në shërbet të ftohur. Gjersa të fërgohen të dytat, të parat qëndrojnë në shërbet, pastaj largohen nga shërbeti dhe palosen në një enë të thellë.
Shërbehen me limonadë, bozë, etj.


 
Veröffentlicht : 19/09/2008 11:44 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Lea qka osht aditiv


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 19/09/2008 2:19 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Lea qka osht aditiv

peciv moj hahaah bruna shujjj tash ma shum mos e zgjat aman :oops:


 
Veröffentlicht : 21/09/2008 2:15 p.m.
Seite 2 / 2
Teilen: