Benachrichtigungen
Alles löschen

Dashuria per Gjysherit!

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
292 Ansichten
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 
[#6365]

GJYSHERIT...TE PAHARRUESHEM

Sa here jeni ulur keshtu si une dhe keni shkruajtur per qenien me te mrekullueshme ne jeten tone sic jane gjysherit? Cili nga ju nuk e ka njohur dashurine, perkujdesjen, tolerancen, miresine e tyre?
cili nga ju kur bente gabim qe te fshihej vraponte prane tyre? endrrat e kujt ju kane vene cdo nate ne gjume?me puthjen e kuj ju ka zene gjumi dhe me cilen jeni zgjuar?kur prinderit vraponin per ne pune me ke kalonte dita juaj? kush eshte ulur me ju prane zjarrit dhe ju ka treguar jeten e tij ne formen e nje perradhe? cili nga ju miq e dashur nuk eshte ndjere krenar per gjysherit e tij?
E pra jua them une qe keto jane shume pak nga ato qe secili nga ne ka kaluar me gjysherit.Une kisha fatin ti njihja dhe te jetoja prane tyre dhe te perjetoja te gjitha ato qe jane me lart.
JU qe nuk i vleresoni apo kujtoni keto momente mos u fyeni por brenda jeni bosh ndonese ne karriere dhe ne jete mund te shkelqeni sepse ne jeten tuaj mungon pjesa me e vecante dashuria e gjysherve.
ME BESONI kur te kujtoni femijerine tuaj kujtoni dhe keto qe permenda me lart ,kujtoni gjysherit tuaj dhe atehere do e kuptoni se kam te drejte kur i them keto fjale...
NESE KA NJE DASHURI QE DUHET VLERESUAR ATEHERE ESHTE AJO E GJYSHERVE...
MOS E HARRONI KURRE KETE
ATA NDONESE NUK MUND TE JENE GJITHMONE PRANE NESH NE DUHET TE MUNDOHEMI TI MBAJME PRANE MADJE BRENDA NESH DUKE ZENE VEND TE MADH NE ZEMREN TONE...
NESE JU MUNGOJNE QANI DHE KUJTOJINI...
SEPSE ATA NA DHANE JETE NGA JETA E TYRE NA FALEN GABIMET E PAFALSHME,NA DHANE CDO GJE QE NJE DITE BIJTE E TYRE TE JENE KRENAR PER NE DHE NE PER VETVETEN.

:respekt: ABA & ABEJ jam me fat qe u rita me JU, jeni gjithcka per mua , krenaria ime , truri im ,syri im ,gjithe ajo cka une jam sot eshte merite e juaja ...Faleminderit ! :respekt:


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 17/09/2013 12:33 p.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

Gjysherit nga ana e babes skam pas fatin as ti njoh se lere ma te ulem me ta...Gjyshin se ka njoh as baba sepse u nda nga jeta kur baba im ishte vetem 6 muajsh....kurse Gjyshja e la kur ishte 3 vjeq....Baba esht rrit jetim...

Kurse nga ana e nenes Gjyshin e mbaj mend vetem njeher te jem ul afer tij perderisa ishte i shtrir ne shtrat ne ditet e fundit te jetes se tij un isha vetem 3 vjeq....Gjyshen e mbaj mend ma mir sepse isha pak ma i madh mirpo nuk e njoh as ngrohtsin e saj sepse kur un u bana me dit diqka ajo perballej me smundjen e saj e nuk ishte ne gjendje te merrej me mua...Keshtu qe un jam prej atyre qe nuk kan perjetu ngrohtsin e tyre e nuk di qka te them...


 
Veröffentlicht : 17/09/2013 2:14 p.m.
Teilen: