Pershendetje t`gjithve!
Ketu mund te shkruanu apo te jepni mendimin tuaj se: Ç’do të thotë vetëbesim?
Do te ishte shume mire qe njerzit te kene vetebesim sepse ashtu mund te arrijne shume gjera ne jete, atehere ato e din qellimin ne jeten e tyre dhe cfare duan te arrijn per ti krijuar vetes nje te ardhme sa me te mire. Nje njeri i cili nuk ka vetebesim athere ai eshte si i humbur dhe shumica e atyre njerzeve i humbin shpresat dhe keshtu fillojn ne nje rruge te gabuar....
Kur e ke vetëbesimin je më i qetë më i sigurtë, të hapen rrugët për çdo gjë. Mungesa e besmit në vetëvete krijon frikë dhe çdo gjë na duket e paarritshme.
Ka vetëbesim dhe vetëbesim i tepruar. Tema është për Vetëbesimin që një person beson në vetëveten ose në forcat e veta për t’i zgjidhë problemet në jetë.
I lehtë për t’u identifikuar, por me gjasë vështirë për t’u definuar dhe për t’u matur: ç’do të thotë vetëbesim?
Mbi të gjitha është vetëbesimi për t’i hapur rrugët e gjithanshme në jetë. Po pate besim në vete do të arrishë ta gjunjëzosh edhe armikun.
Njëra nga kërkesat kryesore për sukses, lumturi dhe për të arritur qëllimet është besim. Vetëbesimi i madh edhe do të jetë i dobishëm në çfarëdo fushe të jetës.
Nuk je i lindur me vetëbesim, dmth. vetëbesimi nuk është diçka prej natyre, por mund të mësohet, ushqehet dhe ndërtohet nëpër vitet, në çdo fazë të jetës.
Besimi nuk është prona private e askujt; personi që e ka, e mëson dhe vazhdon ta mësojë.
Shkalla jote e besimit është në të vërtetë rezultati nga si e përcepton veten – që do të thotë në fund të fundit, se si njerëzit do të të përceptojnë ty. Se ç’raporti njerëzit kanë me ty dhe si reagojnë ndaj teje, kjo është një pasqyrim i mënyrës se si e përcepton veten.
Prandaj, nëse nuk ke një shkallë të madhe vetëbesimi ose një respekt të madh për vetveten, kjo zakonisht ndodh sepse përqëndrohesh në vetitë e tua negative dhe në atë që e bën gabim.
Me fjalë të tjera, ti je armiku yt më i keq! E mira është që mund ta ndryshosh këtë duke përmirësuar vetëbesimin tënd.
Njeriu më i talentuar në botë duhet të ndërtojë besimin në talentet e tij duke nisur nga themeli i besimit dhe diturisë, si të gjithë të tjerët. Forma do të jetë e ndryshme nga personi në person, por puna e nevojshme është e ngjajshme.
Besimi dhe qëndrimi janë të arritshëm për ne të gjithë sipas aftësive dhe kërkesave tona, jo sipas kërkesave të dikujt tjetër, përderisa i përdorim talentet tona dhe i zhvillojmë.
Vetëbesimi është një rrugë që bën që individët të kenë pikëpamje pozitive, por të arsyeshme për vetveten dhe rrethanat e tyre.
Njerëzit e sigurtë në vetvete kanë besim në aftësitë dhe mjeshtëritë e tyre, kanë një ndjenjë të përgjithshme ndikimi në jetën e tyre, dhe besojnë, brenda së arsyeshmes, që do të jenë të aftë për të bërë atë që dëshirojnë, planifikojnë dhe parashikojnë.
Të kesh vetëbesim nuk do të thotë domosdo që njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka.
Njerëzit e sigurtë në vetvete paskan shpresa dhe standarde që janë reale dhe të arsyeshme. Edhe në qoftë se disa prej standardeve të tyre nuk plotësohen, mbeten pozitivë dhe e pranojnë vetveten.
Njerëzit që nuk janë të sigurtë në vetvete mbështeten në mënyrë ekstreme mbi njerëz të tjerë për t’u ndier mirë me vetveten. Ata kanë një tendencë t’u shmangen rreziqeve sepse kanë frikë se do të dështojnë. Zakonisht nuk presin nga vetja që do të kenë sukses.
Shpeshherë e ulin vetveten dhe kanë tendencë të mospërfillin lavdërimet që u drejtohen.
Nga ana tjetër, njerëzit e sigurtë në vetvete janë të gatshëm të kalojnë rrezikun e mospranimit nga të tjerët, sepse zakonisht besojnë në aftësitë dhe mjeshtëritë e tyre. Ata kanë tendencë ta pranojnë vetveten; nuk ndiejnë që duhet të përshtaten për t’u pranuar.
Vetëbesimi në thelb nuk është një veti e përgjithshme, një tipar që përshkon të gjitha aspektet e jetës së një personi.
Zakonisht njerëzit kanë disa aspekte të jetës së tyre ku mendojnë se kanë mjaft vetëbesim, për shembull studimet dhe sporti; ndërsa në të njëjtën kohë nuk ndihen të sigurtë fare në fusha të tjera, për shembull paraqitja personale, marrëdhëniet shoqërore dhe të tjera.
Vetebesimi arrihet me Praktike,me Punen qe e ben,rastet e ndryshme,Profesioni.Nga Gabimet mesohet menyra e Aplikimit,Veprimit,dhe ne fund deri te Vetebesimi,per te qene Kompetent per ate qe do besh.
Vetebesim = DITURI
Besim ne vetevete deri ne nje shkalle ,duke mare parasysh mundesite dhe kapacitetin tone.
Ne te kunderten kalojme ne egoisem..
Edhe pse jemi qenie ( krijesa) sociale prap seprap egoizmi na eshte i lindur ![]()
Edhe pse jemi qenie ( krijesa) sociale prap seprap egoizmi na eshte i lindur
Personalisht mendoi se egoizmi eshte baza e mbi te cilen ndertohen veprimet tona dhe ajo krijohet me kohen me rrethanat ku gjindesh dhe mos njohja e vehtes
Edhe pse jemi qenie ( krijesa) sociale prap seprap egoizmi na eshte i lindur
Personalisht mendoi se egoizmi eshte baza e mbi te cilen ndertohen veprimet tona dhe ajo krijohet me kohen me rrethanat ku gjindesh dhe mos njohja e vehtes
![]()
hmmmm , Egoizmi eshte qysh ne fetus ( e shkelmon binakun- konkurenc "life" ). Eshte ne neve edhe na pecjell deri sa te jemi ne kete bote. Po egoizmi nuk do te thot qe eshte qdo here i keq.
P.Sh: nje prind ben qdo gje ( ndoshta edhe te padrejta ) per familjen e saj / tij.
Egoizmi personal, egoizmi familjar, egoizmi kombtar ......
Mbi të gjitha është vetëbesimi për t'i hapur rrugët e gjithanshme në jetë. Po pate besim në vete do të arrishë ta gjunjëzosh edhe armikun.
Njëra nga kërkesat kryesore për sukses, lumturi dhe për të arritur qëllimet është besim. Vetëbesimi i madh edhe do të jetë i dobishëm në çfarëdo fushe të jetës.
♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥
nga JinBim » E Djelë Korrik 26, 2009 11:55
hmmmm , Egoizmi eshte qysh ne fetus ( e shkelmon binakun- konkurenc "life" ). Eshte ne neve edhe na pecjell deri sa te jemi ne kete bote. Po egoizmi nuk do te thot qe eshte qdo here i keq.
P.Sh: nje prind ben qdo gje ( ndoshta edhe te padrejta ) per familjen e saj / tij.
Egoizmi personal, egoizmi familjar, egoizmi kombtar ......
Nuk bene qe te behet ngatrrim mes "Egos" dhe "Egoizmit". Thomas Hobbes eshte nje eksponent i teoremes te Egoizmit. Fjala "theory" ne anglisht spo di a perkthehet ne shqipe sikur hipotez apo teorem.
A Ego'ja e njeriut eshte tjeter gje. Egoizmi qe e kam thene une me lart perfshihet ne shkencat mbi moralin e njeriut.
Egoizimi thot qe cdo veprim qe e bejme ne eshte vetem per interesin ton.
A Egoja .... p,sh mashkulli me femer, mashkullin nuk e len inati me pranu qe nje femen munet me qen me e menqme se aj, edhe nese te gjithe e din qe ajo eshte me e menqme se ai. Po aj nuk e pranon, aty hin Egoja.
Egoizimi eshte teorem qysh ne kohrat e lashta dhe shihet ne Platoo's Republic, e cila u pranua nga Thrasymachus, mirpo e refuzuar nga Sokrati. Mandej vine kta me te rinjet sikur Hobbes, edhe John Rawls. Kta mundohen me pershkru filozofin e njeriut, se pse veprojm ashtu siq veprojm. Hobbes mundohet me i dhon ligjet a natyres the ligji i pare i tij thot:
" Secili njeri duhet te kerkoje paqe, nese mundet me fitu paqe nga ana tjeter, mirpo nese nuk mundet me arrit paqe atehere duhet me i perdor te gjitha mundsit e luftes me e fitu ate paqe"
Ligji i dyte i tije thot:
" Qe nje njeri duhet te jet i gatshem, nese tjert jan, qe ti dorzon disa te drejta te tij, nese tjert e bejne te njejten gje. Kto behen per hir te paqes."
Ligji i tret:
" Njeriu duhet ta mbaj fjalen "
Ne ligjin e tret kjo teorem bjen posht. Aj e shpjegon dhe thot qe eshte ne interesin ton ta mbajm fjalen, mirpo eshte apsurde per te fortin ta mbaj fjalen. Ndoshta per te ligun, mirpo jo per te fortin.