Benachrichtigungen
Alles löschen

Burra dhe gra te mencura thone per njeri-tjetrin!

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
75 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3323]

Burra dhe gra te mencura thone per njeri-tjetrin!

Burra të mençur thonë për gratë
Tek gratë çdo gjë është zemër, madje dhe koka e tyre.

Gratë lexojnë në zemrat e huaja më mirë se burrat.

Burri bëhet i ngjashëm me gruan në kohën e dashurisë, gruaja me burrin në kohën e martesës.

Gratë i përballojnë dhimbjet më mirë se burrat.

Gratë dashurojnë fuqinë, pa e imituar; burrat brishtësinë, pa ta dhuruar.
Jean Paul

Gruaja e lind njeriun jo një herë, por dy herë. Edhe rilindja shpirtërore përmes humanitetit është vepër e saj.

Gruaja zbutet në moment, burri inatoset nga koka deri tek këmbët, dhe në këtë acar ekstrem, as zemra s`mbërrin ta ngrohë.
Friedrich Hebbel

Në çdo formë të dashurisë femërore del në pah edhe diçka nga dashuria e saj amësore.

Gratë jetojnë më thellësisht dashurinë, nga sa mendojnë burrat prej të cilëve ato dashurohen.

Vuajtje të ndryshme: Disa burra vuajnë kur gratë e tyre janë të pëlqyera, por të tjerë duhet të vuajnë, kur askush nuk u hedh sytë grave të tyre.

Kundër sëmundjes tipike mashkullore të përçmimit, ndihmon më së miri të dashuruarit nga një grua e mençur.
Friedrich Nietsche

Gruaja e përjeton si triumf, nëse takon të dashurën e hershme të burrit të saj, ndërsa burri si turp, nëse ndesh të dashurinë e hershme të gruas së tij.
Arthur Schnitzler

Një grua që nuk mund të jetë dhe e shëmtuar, nuk është e bukur.
Karl Kraus

Gra të mençura thonë për burrat
Një burrë të fortë? Mos flisni për muskulaturën.
Françoise Sagan

Beqari është një burrë, që i ka ikur rasti për të bërë një grua fatkeqe.
Jasmine Birtles

Janë gratë ato që i bëjnë burrat dashnorë të mirë.

Burrave duhet t'u mësosh gjithçka... Dhe t'u lësh të besojnë, se ata të kanë mësuar ty.
Victoria Abril

Do të mjaftonte një dekolte për t'i shtyrë burrat të kërkonin thellësinë tek një grua.
Zsa Zsa Gabor

Im shoq më tha se donte t'i kalonte pushimet në një vend që s' kishte qenë kurrë.
Pse, jo?- i thashë: Në kuzhinë!
Nan Tucket

Psikanaliza nuk mund të bëjë asgjë për meshkujt, që të studiojë fëmijërinë e tyre, duhet që ata të dalin nga kjo fazë...
Barbara Smith

Cili burrë i hap derën gjithmonë një gruaje?
Askush, përvec portierit.
Mae West

Humor gjinor
Pse e kanë burrat ndërgjegjen e pastër?
Se nuk e kanë përdorur kurrë.
Ç' duhet të bëjë një grua nëse burri i saj do të hidhet nga dritarja?
Ti japë koshin e mbeturinave me vete.
Ku është e keqja nëse dy burra udhëtojnë me 150 km/h dhe përplasen me një mur betoni?
Kanë shpërdoruar vendet bosh.Brenda mund të ishin pesë prej tyre.
Cili është titulli i librit më të hollë në botë?
"Çfarë dinë burrat për gratë?"
Çfarë kanë të përbashkët një burrë dhe një makinë e përdorur?
Sigurohen lehtë, çmimi i lirë, dhe nuk të japin siguri.
Pse burrat pëlqejnë gratë inteligjente?
Të kundërtat tërhiqen.


 
Veröffentlicht : 14/07/2009 9:15 p.m.
(@fidani550)
Beiträge: 879
Prominent Member
 

KERRK MASHKUJ ,,,,, GJEMILJA NBALLAN EEEEEEEEEEEEEE


 
Veröffentlicht : 16/07/2009 5:14 a.m.
Teilen: