Bixhozi është i ndaluar ne Islam. Njeriu i cili kalon kohen edhe harxhon kot se koti pa nevojë është e ndaluar. Ja se si Allahu xh.sh e ka komentuar permes ajeteve apo kapitujve te Kur'anit Famëlartë:
Ajete nga kreu: Shkenca mbi përsosmërinë e moralit.
Tema:Komori-bixhozi
219.Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh,e ka edhe dobi në to (të pakta)për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe qdo të japin. Thuaj: "Tepricën"! Kështu ua sqaron Allahu juve argumentet ashtu që të mendoni (qka është mirë e qka është keq).
(2-Bekare)
29.O ju që besuat mos hani mallin e njeri tjetrit në mënyrë të pa lejuar, përpos tregëtisnë të cilë keni pajtueshmëri mes veti. dhe mos e mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri tjetrin). Vërtet Allahu është i mëshirueshëm për ju.
( 4-Nisa )
90. O ju qe besuat s'ka dyshim se vera e bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetes (për fall ) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
91.Shejtani nuk dëshiron tjeter përveq se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra a po i jepni fund (alkoolit dhe bixhozit)?
( 5-Maide )
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€