A sheh endrra nje i verber ?!
Nje dite gjate nje bisede me nje miken time lindi kjo pyetje "A sheh endrra nje i verber ?!" Pra behet fjale per nje te lindur te verber,jo nga ata qe e kan humbur gjate jetes.
A sheh endrra nje njeri qe ska pare kurre ?! Po nese sheh ,cfare sheh ai kur nuk ka pare asgje ne te vertete ?!Si mund ta dij se si eshte deti,pema,makina etje ?! Po ngjyrat ?!Cfare mendimi keni ju ?!
ps,E quditshme shume,Imagjino mbyll syte dhe zere se nuk ke pare kurre ...Cfare di per boten,njerzit natyren ....?!
Kur e bej vete kete gje mendoj se njerzit sjua u dine vleren e vertet syve ...Pa sy smund te jetosh dot.te jesh memec apo shurdh edhe "ecet" ...po pa sy .....e pa mundur me duket
Kot nuk betohen njerzit "per syte e ballit"respektet e mia
Diana te verber po tdokem a ? po ti veti te verberit a shohin ëndrra ait se kur te verbona tkallxoj a shoh endrra 😛 hehe
Po diana sigurisht si shohin endrra se endrra nuk shihet me sy po me mendje . . . mendimi jem

Ruju Se Po Vjen Gjeli 1 Pistole Mrrin Te Beli Mos Tju Shoh Se Po Ju Shkeli Kur Tvi Une Dridhet Temeli . . .
A sheh endrra nje i verber ?!
Nje dite gjate nje bisede me nje miken time lindi kjo pyetje "A sheh endrra nje i verber ?!" Pra behet fjale per nje te lindur te verber,jo nga ata qe e kan humbur gjate jetes.
A sheh endrra nje njeri qe ska pare kurre ?! Po nese sheh ,cfare sheh ai kur nuk ka pare asgje ne te vertete ?!Si mund ta dij se si eshte deti,pema,makina etje ?! Po ngjyrat ?!Cfare mendimi keni ju ?!
ps,E quditshme shume,Imagjino mbyll syte dhe zere se nuk ke pare kurre ...Cfare di per boten,njerzit natyren ....?!
Kur e bej vete kete gje mendoj se njerzit sjua u dine vleren e vertet syve ...Pa sy smund te jetosh dot.te jesh memec apo shurdh edhe "ecet" ...po pa sy .....e pa mundur me duket
Kot nuk betohen njerzit "per syte e ballit"respektet e mia
Te pergezoj per temen Diana1
Sipas mendimit tim dhe asaj qe kam lexuar, mendoj se njeriu enderron gjerat qe i ka perjetuar ne jete. Pndaj, mendoj se edhe te verberit enderrojne. Mirepo ata nuk shohin figura dhe ngjyra(sepse nuk kan par ndonjehere), por i enderrojne gjerat ashtu sic i kane perjetuar me shqisat tjera (me te prekurit, nuhaturit, degjuarit), prandja enderrat e tyre shfaqen vetem me zera, zhurma ose melodi, ndonjehere ndjenje edhe dicka sikur prekje ose shije te dickaje.
mendimi ime. Klm



Tek te verberit, sipas studimeve zakonisht zhvillohen shume shqisat e tjera nder to edhe shqisa e te degjuarit etj.
Eshte teme shume interesante, prekese ne te njejten kohe. Mendoje (sigurisht besoje) se edhe te verberit shohin endrra .Ata qe ne fillim e konceptojne boten sipas informatave qe marrin me te degjuar, prekur, ndjere etj. dhe krijojne ne mendje imazhin per gjithcka qe i takon botes. Endrrat lidhen ne baze te asaj se si i koncepton gjerat dhe boten .
po sjell me poshte nje histori:
"Duket se natyra e ka qëlluar me shuplakë të rëndë, por edhe e ka përkëdhelur. I ka mohuar shikimin, por i ka sjellë një pasuri të tërë, si talentin dhe pasionin e madh për muzikën, dëshirën për të jetuar denjësisht, pa u përulur para çdo lloj fatkeqësie natyrore dhe familjare.
Quhet Vilson Pjetri, dhe është njëri nga muzikantët më të dëgjuar jo vetëm në rrethin e Fierit, por edhe më gjerë.
Është vetëm 35-vjeç dhe njëkohësisht, baba i dy fëmijëve të vegjël.
Vilsoni edhe pse i lindur i verbër, me fisnikërinë e tij, asnjëherë nuk e përmendi një fakt të tillë, madje edhe nuk ka dëshirë ti përmendet kjo fatkeqësi. Ai e cilëson veten njësoj si gjithë të tjerët, madje pohon se mëshirën, burokracinë dhe servilizmin nuk e ka duruar asnjëherë.
Ai shkon ende në dasma me grupin e tij muzikor, por dasmat, pohon ai, nuk janë gjithçka, madje nuk mund të sigurojë mbijetesën e një familje prej 4 vetësh.
Është e çuditshme sesi orientohet në rrugë Vilsoni pa asnjë shoqërues. Krejtësisht i verbër, por që “shikon” më mirë se ata që janë normal me shikimin. Është e rrallë, por Vilsoni ecën rrugës i vetëm pa asnjë shoqërues, kudo në rrugë edhe mes fluksit të makinave.
Kur e pyet për atë, se si orientohet në rrugë, përgjigjet se, “më duhet të jetoj, të punoj, të lëviz dhe nuk kam mundësi të mbaj asnjë shoqërues. Kemi edhe ne të verbërit botën tonë, kam edhe unë botën time të mistershme”.
Vilsoni, pohon se vite më parë, përkundrazi, i vetëm udhëtonte lehtësisht nëpër qytete të tjera, ku ai ndiqte si sportdashës ekipin e tij të zemrës, të futbollit “Apoloninë”.
“Kam qenë i çmendur pas tyre”, pohon i qeshur Vilsoni.
Karriera e të verbërit
“Repertori im, edhe këngë me Petrit Lulon...”
Në bisedë, ai si shkarazi përmend se “karriera” e tij, përfshin edhe bashkëpunim, pse jo, edhe këngë të kënduara, me këngëtarët Petrit Lulo, Elida Koreshi, Ludmilla Baballëku, etj. Vilsoni ka dëshirë të flasë vetëm për muzikën, madje jep edhe opinionin e tij për rrymat muzikore dhe ndryshimet që janë bërë në fushën muzikore, që nga koha që ai filloi karrierën e deri më sot.
Kur filloi “karriera” juaj muzikore?
Kam kënduar që në moshën 4-5 vjeçare dhe kam bërë vetëm dy klasë shkollë, më tepër si dëgjues. Mundësitë ekonomike dhe mungesa e përkrahjes nga dikush, më ka lënë të paarsimuar. Sikur të merrej dikush me fatin ose jetën time, jam i bindur se do të bëhesha dikushi.
Si keni mësuar të luani në veglat muzikore?
Unë jam një muzikant autodidakt, nuk kam studiuar për të, por e kam dhunti të lindur. Ka qënë një kunat dhe vëllai im i madh që më kanë mësuar ti bie veglave muzikore, kryesisht klarinetës, çiftelisë, fizarmonikës, dhe kam nisur herët të punoj si instrumentist, pasi kemi qënë në një grup prej 5 vetësh. Ndërkohë, kam punuar në grup me Petrit Lulon për një periudhë 6-vjeçare, me Elida Koreshin, Ludmilla Baballëkun, etj.
Çfarë preferencash keni për muzikën dhe rrymat e saj?
Pëlqej muzikën shqiptare, gjithçka që është shqiptare, si muzikën popullore, ashtu dhe të lehtën. Luaj në instrument muzikën qytetare të të gjitha trevave dhe bëj përpjekje për njohjen e këngëve të reja. Nuk më pëlqejnë rrymat e reja që po dalin tashmë. Ka shumë harbutëri muzikore që dallohet qartë që nga tekset banale e deri tek muzika e çjerrë. Kjo gjë më ka mërzitur, tendenca për të pëlqyer muzikë të tillë. Ne kemi muzikë të mrekullueshme, nuk e kuptoj pse e bastardojnë kështu. Më është mërzitur jo profesioni im, pasi këtë e adhuroj, por më është mërzitur vulgariteti.
Sonin e njohin të gjithë
“Jeta më ka goditur e përkëdhelur”
Vilson Pjetri, nga të gjithë instrumentistët dhe banorët njihet me emrin Soni. Ai udhëton drejt errësirës së përjetshme, por nuk është fatalist, përkundrazi, “pasi del nga shtëpia, marr motivin e dëshirës për jetën, pasi ajo është e bukur”, pohon protagonisti ynë.
“Mua babai më ka lënë 6-vjeç, tani shpejt më vdiq edhe nëna, vijon Vilsoni. Nëna është e dhimbshme, për të s’ka moshë, por... jam i kenaqur nga jeta,..
Njerëzit më duan dhe më respektojnë…”
Ngjarje në autobus
“Njoha nga zëri një vazjë, që e kisha dëgjuar në një dasëm”
“Më ka mbetur në mendje një ngjarje në autobus, vazhdon rrëfimin Soni. Po shkoja në Berat dhe pranë meje u ul një vajzë. Si zakonisht, udhëtarët pyesin njëri-tjetrin. Më pyeti dhe i thashë se jam nga Fieri. Nga zëri e njoha vajzën. Kisha shkuar në shtëpinë e saj në një dasëm, para 7-8 vjetësh. Është e çuditshme, por unë i njoh shumë mirë njerëzit, nga zëri edhe kur i takoj vetëm një herë. Vajza më pyet për Vilsonin si instrumentist. Unë nuk i thashë që isha unë, përkundrazi i thashë që e njihja pak dhe se “ai ka rënë moralisht, ka filluar të pijë dhe nuk është më instrumentisti i parë”. Ajo u zemërua dhe më tha se unë nuk e njihja, pasi ai ishte njeri i mirë dhe instrumentist i zoti. Më erdhi mirë që kisha lënë shije të mirë tek shtëpia e saj dhe kudo. Atëherë i thashë të vërtetën...”
Të lëvizësh për të mbijetuar
“Ah të kisha një shkollë të lartë...”
“Njeriu duhet të jetë praktik, ta marrë jetën siç i ka ardhur, me të mirat dhe me të këqijat, thotë Vilsoni. Mua më vjen keq për dy djemtë e hallës, edhe ata të verbër. Ata s’dalin nga shtëpia, nuk orientohen dot. Halla i ka mbajtur të mbyllur, madje njëri prej tyre ka mbaruar edhe Fakultetin për histori-gjeografi dhe rri pa punë, pasi seksioni i arsimit në rreth, nuk i jep një punë për shkak të fatkeqësisë që ka. Kjo nuk është normale. Ah që s’kisha një shkollë si ai!”, thotë me peng Vilsoni, duke shprehur keqardhje për dy të verbërit.. Gjithsesi, Vilsoni të jep përshtypjen, gjatë gjithë bisedës, që është një njeri si gjithë të tjerët, me gjithë shqetësimet dhe brengat
Po une kuptoj edhe jame e sigurt qe kan tjera aftesi shum me te fuqishme se ne ,por pyetja dhe kurreshtja ime ishte per enderra a shofin enderra mbas fotografive apo mbaz te treguesve ,aty e kam qellimin
Te verberit nuk i shohin endrrat ne baz te fotografive ato pervoja i fiton nga nje shqis tjeter e prekjes dhe ai mendon per ndonje objekt pamvarsisht se nuk e njeh ate.
Ne nje studim thuheshte se edhe njerezit e verber shohin enderra. Por varesisht nga verbimi, endrrat jane te ndryshme. Nese nje njeri gjate jetes se tije eshte bere i verber (psh, deri ne moshen 10 vjecare ka pa normal) atehere ai sheh endrra duke i shfrytezuar fotografite, pamjet qe i ka pare per ato 10 vite, dhe keshtu i riprodhon ato ne enderr, ku pamjet i sheh normal dhe me ngjyra. Ndersa nese nje njeri lindet i verber, atehere ne endrrat e ti nuk shfaqen pamje e as ngjyra, pasi qe ai asnjehere nuk ka pare dicka dhe ne mendjen e tije nuk ka te regjistruar asnje ngjyre ose fotografi, keshtu qe ne enderr nuk ka se cka te "riprodhoje". Prandja, enderrat e tyre shfaqen vetem me zera, zhurma ose melodi, ndonjehere ndjenje edhe dicka sikur prekje ose shije te dickaje.
Nje rast kur tregon se te verberit i shohin endrrat me an te prekurit dhe degjimit:
Kisha nje mike, e cila ishte e verber dhe nje dite me tregoi nje enderr (ishte shqetesuar pas endrres shume). Ajo kishte enderruar se si kishte vozitur veture dhe duke vozitur kishte bere ndeshje.
Nga kurioziteti e pata pyetur se si eshte e mundur te kete enderruar veten ne veture dhe si e kishte ditur se ka bere ndeshje. Ajo me beri te ditur se me te prekurit ia kishte krijuar vetes nje "fotografi" per veturen dhe me zhurmen te cilen e ben vetura pasi te ndizet dhe vozite. Edhe ndeshjen e kishte skenuar me ane te zerave. Sikur kur ben zhurme nje veture e cila ndeshet dhe kishte degjuar zerat e ndihmes se shpejte ne enderr.
enderra mundesh me pa edhe do gjera qe nuk i ke perjetu ne jet se do fol para meje kish then se erdrrat jan veq ato qka i ke perjetu ne jeta
i verberi te sheh mbrenda e ti e sheh jashte a
Nese e sheh dikend pa buzeqeshje dhuroja nje tenden ...
Tek jeta e njeriut primare janë ndjenjat , ai ne bazë te ndjenjave sheh gjithqka . Njeriut nuk i duhet vetem syri se nganjeher syri te tradheton , a e keni verjet kur takohesh me dike e ke perpara por mendet i ke tjeterkund edhe ti i thu u me mend kesh tjeter kund e nuk te pash edhe pse syt i ke pas kah ai.
Dmth i verberi sheh ne enderr at qe ndien at qe e ka prekur. Ata jetojn me ndjenja edhe shohin me ndjenja , edhe enderrojne me ndjenja.
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"