Pse nuk e gjejme Rahatin shpirterore ,edhe pse jeta na ofron me shume sherbime,ne kohen e e prindervi tan ka qen jeta shum e thjesht por kan qene edhe me te lumtur edhe pse kan pasur jete te thjeshte.
Ketu, qeshtja shtrohet ne sensin shpirteror, pra raportet familjare, shoqerore, bashkeshortore, sociale si dhe ndikimi i super zhvillimit teknologjik (interneti, celularet, video-bisedat, kushtet super komode , mbi keto raporte perhere e me te dobeta, te papajtueshme e me te distancuara!
Apo eshte konkurenca qe na shtyn te kerkojme edhe me shum dhe mos te kenaqemi kurr me ate qe kemi dhe me ate qe kemi arrit .
Do te kisha deshire, qe si fillim te degjoja mendimet e juaja ....
Është në natyrë ne njeriut që lumturinë ta shohë për një periudhë të ardhme. Beqarët mendojnë se do jetojnë të lumtur pasi të martohen, të martuarit mendojnë se pasi të linin fëmijë do jenë të lumtur, prindërit mendojnë se pasi t’u rriten fëmijët do jenë të lumtur, kur u rriten mendojnë se pasi të jenë martuar do ndihen të lumtur, të punësuarit mendojnë se pasi të dalin në pension do të ndihen të lumtur e kështu me radhë. Në fakt, lumturia është diçka që përjetonet në çast pa pritur të nesërmen. Lumturia është që teksa e sheh jetën momentalisht të thuash dhe të besosh se ajo është e lumtur, me të mirat dhe të këqiat e saj. Lumturia është nëse je i kënaqur me jetën tënde. A je i kënaqur me veten tënde? A je i kënaqur me gjendjen tënde? Është mirë të ëndërrosh për të nesërmen, por a je i kënaqur sot? A je i kënaqur me Zotin tënd? Sa vend zë të qënit i kënaqur në jetën tënde?
Një ndër shkaktarët kryesorë që njerëzit ndihen të vuajtur dhe jo të lumtur, është se ata nuk janë të kënaqur për gjithçka që posedojnë. Sot, as të varfërit nuk janë të kënaqur dhe as të pasurit, as ato gra që janë martuar dhe kanë lindur fëmijë nuk janë të kënaqura dhe as ato që janë privuar nga jeta familjare. As të papunët nuk ndihen të kënaqur dhe as të punësuarit. As ato vajza të cilave nuk u ka trokitur kush në derë nuk janë të kënaqura dhe as ato të cilat refuzojnë disa djem çdo ditë. As ata që e kanë punën afër banesë nuk janë të lumtur, as ata që përshkruajnë kilometra të tërë çdo ditë. As ata që jetojnë në vendin e tyre nuk janë të kënaqur, as ata që kanë emigruar për një jetë të mirë. As të sëmurët nuk janë të kënaqur, as të shëndetshmit nuk janë të kënaqur.
A je i kënaqur me shtëpinë dhe banesën tënde? A je i kënaqur me jetesën që bën? A je i kënaqur me gruan (burrin) me të cilën je martuar? A je i kënaqur me punën, specializimin dhe të ardhurat mujore?
Ka njerëz të cilët manifestojnë pakënaqësi edhe me pamjen fizike të tyre. Për këtë, hidhi një sy numrit të operacioneve plastike që bëhen çdo ditë në spitale.
Nuk mund të jetosh i lumtur në këtë botë, po nuk u ndjeve i kënaqur me ato që posedon. Të qënit i kënaqur, është porta më e madhe e cila të çon tek Zoti. Aty gjejnë prehje dhe qetësi adhuruesit e Zotit dhe është parajsa e kësaj bote.
çfarë do të thotë të jem i kënaqur?
Të jesh i kënaqur, ka disa domethënie. E para, të presësh caktimin dhe kaderin e Zotit me zemër të qetë dhe pa i humbur shpresat. Gjithçka që të vijë prej Zotit, sëmundje apo shëndet, pasuri apo fukarallëk, jetesë në filan vend apo në një tjetër, udhëtim drejt një shteti apo një tjetri etj.. ta pranosh dhe të jesh i kënaqur.
E dyta, të mos kundhërshtosh Zotin mbi mënyrën si vepron në mbretërinë dhe pronën e Tij. Për gjithçka që të ndodh në jetë, të mos e kundërshtosh.
E treta, të jesh me Zotin kudo që shprehet vullneti i Tij.
E katërta, të gëzohesh me zgjedhjen që ka bërë Zoti për ty. Të gjithë e dimë namazin e istihares, i cili falet kur njeriu gjendet mes dy alternativave apo më shumë.
“O Zoti im, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi. Kërkoj ndihmë prej fuqisë Tënde. Kërkoj nga të mirat e Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi, kurse unë jam i pamundur. Ti di çdo gjë, kurse unë nuk di. Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton nevojën që ke) është e dobishme për fenë time dhe jetën, për kohën e tashme dhe të ardhmen, ma mundëso realizimin e saj, ma lehtëso dhe më jep bereqet. E, nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen, largoje këtë nga unë dhe më largo muan nga kjo e ma cakto mirësinë kudo që të jetë dhe më bëj të jem i kënaqur me të!”
Nëse beson se zgjedhja e Zotit është në favorin dhe dobinë tënde, përse të mos jesh i kënaqur me të?
Ebu Dherr El-gifari bisedonte me Hasanin, djalin e Aliut dhe në një moment i thotë:”Fukarallëkun e dua më shumë se ç’dua pasurinë dhe shpërnguljen e dua më shumë se stabilitetin.”
Hasani i përgjigjet:”Zoti të mëshiroftë o Ebu Dherr! Kurse unë nuk gëzohem dhe nuk kënaqem me asgjë tjetër, përveç asaj që ka zgjedhur Zoti për mua.”
Nëse jetojmë me këtë ide dhe bindje, që nesër do të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga ilaçet, pasi nuk na nevojiten më.
Kënqu me atë që te ka dhënë Allahu .KËNAQU ME ALLHUN

A E KANE PASE PRINDERIT TONE ME SHUME SE NE REHATIN SHPIRTERORE NUK E DI...
POR E DI SE REHATIA SHPIRTERORE ESHTE DHURATA ME E MADHE QE NA DHURON ZOTI NE KETE DYNJA...
PRA SA MA LARG ZOTIT AQ ME LARG REHATIS SHPIRTERORE...
Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***
Kjo bote eshte e krijuar per njeriun ndersa njeriu eshte i krijuar per adhurimin ndaj Allahut te Madherishem i cili ka shpjeguar si arrihet lumturia
“...pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”.(3)
Kibla e Lumturis eshte Allahu i Madherishem perse ne kete bote nuk kemi nuk mund te kemi çdo gje qe deshirojme?
Pergjigja eshte e lehte sepse jemi rober vetem deshira e Allahut realizohet ne menyre absolute kjo cilesi dhe mundesi i takon vetem Atij duhet ditur se robi eshte rob dhe per nevojat e veta ka nevoje per Zotin e tij
Gjyshrit tane nuk kan than si rina sode Dynja dynja po kan than me besim dashuri dhe sjellje O Zot o Zot
Lumturia e vertete eshte vetem ajo qe zgjate tere kohen dhe mbushe tere qenien e njeriut. Njeriu i lumtur ndien perjetim te kendshem tere kohen te gjitha organet e tija e ndiejne gezimin gjerat te cilat e bejne te lumtur egon e tij (nefsin) duhet ta bejne te lumtur edhe shpirtin e tij kur trupi gjen qetesine edhe zemra duhet ta perjetoje kete kenaqesi nese lumturia ne qenien e tij nuk eshte e baraspeshuar ajo do te jete vetem kenaqesi kaluese momentale dhe perderisa nje pjese e qenies tij qesh pjesa tjeter qan Islami terheq verejtjen ne denimin e lumturise se baraspeshuar dhe urdheron qe jeta jone trupore e shpirterore te jete e bukur dhe e rregulluar
Sikur qe njeriu i ka obligimet ndaj nefsit te tij ashtu i ka edhe ndaj shpirtit te tij mu sikur stomaku qe kerkon ushqimin e tij edhe zemra kerkon ushqimin e vet shkurtimisht secili organ i jone ka te drejten ne rahati dhe lumturi perveç kesaj ne kemi obligime ndaj familjes dhe rrethit ku jetojme por te drejten me te madhe mbi ne e ka Allahu i Madhërishëm. Ai i cili nuk i ploteson te drejtat dhe obligimet e veta nuk do te jete i lumtur
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous