Benachrichtigungen
Alles löschen

Njeriu i parë në Tokë

7 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
1,138 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4301]

Njeriu i parë në Tokë Ademi a.s jo qka mendoni ju por qka dini ju?


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 11/02/2010 4:24 p.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 

Në pika të shkurtëra

I Lartëmadhërishmi na informon se u është drejtuar engjëjve me fjalët:

"Unë do ta caktoj përfaqësuesin në Tokë"
Pastaj na informon për dëshirën e Vet që ta krijojë Ademin dhe pasardhësit e tij të cilët do ta zavendësojnë njëri tjetrin.

Xhinët janë krijuar dymijë vjet para Ademit.

Iblisi (shejtani) është krijuar nga zjarri dhe ai është exhin.

Iblisi kurr asnjëherë nuk ka qene engjull". Ka qene njeri nga xhinët e Allahu atehere kur paten bere qrregullime ne Tokë e ka derguar nje ushtri engjëjsh kunder tyre, me qrast i mbyten ata dhe i perzune ne ujdhesa. Iblisi ishte nder robërit e zënë e engjëjt e moren me vete në qiell, ku ka qëndruar një kohë.

Kur urdhëruan engjëjt të bëjnë sexhde, ai kundërshtoi ta bënte këtë.

Ka qenë një grup engjëjsh të cilët janë quajtur xhinë. Detyra e tyre ishte qe ti ruajnë kopshtet e xhehnetit. Ai në mesin e tyre ka qene njeri nga me te famshmit , më të njohurit dhe më të devotshmit: i ka pasur katër palë krahë, e më vonë Alllahu e shëndrroi në shejtan të mallkuar.

Kur Zoti yt tha engjëjve: "Unë do ta krijoj njeriun prej deltine, e kur tia jap formën dhe t'ia frymëzoj shpirtin ju i bëni sexhde atij.""

Të gjithë engjëjt i bënë sexhde përceq Iblisit. Ai shfaqi mendjemadhesi dhe u be mohues. O Iblis tha Ai, Q'të shtyri ty të mos i bësh sexhde para atij qe e kam krijuar Unë me dy duart e Mia?. A mos je bere mendjemadh apo mendon se je lartesuar?

Iblisi: Unë jam me i mire se ai,mua me ke krijuar nga zjarri kurse at prej deltine (dheu) .

E atehere dil nga xhehneti qofsh i mallkuar. Mallkimi Im do te percjell deri ne Ditene Gjykimit.

Iblisi: OZoti im me jep afat deri ne Diten e Gjykimit kur do te ringjallen ata (njerezit).

Të jap tha Allahu deri ne Diten e caktuar

Pasha Madhërinë Tënde tha Iblisi me siguri të gjithë ata do t'i shpie ne rruge te gabuar, përveq robërve te Tu të sinqertë. "Betohem me të Vërtetën dhe e flas të vërtetën "

tha Allahu,

"me siguri Unë do ta mbush Xhehenemin me ty me të gjithe ata që të pasojnë ty" (sad.-71-85)

Ademi është krijuar nga dheu

Ademi ne xhehnet ka banuar 100 vjet, ndersa ne nje rivajet tjeter thuhet te kete jetuar 60.

Për xhehnetin ka qarë 70 vjet per shkak të mëkatit që ka bërë ndersa për djalin e vrare ka qarë 40 vjet.

(për me tepër për krijimin e Ademit njeriut te pare ne toke do të mësojmë më vonë)


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 13/02/2010 12:38 p.m.
(@jetaa)
Beiträge: 207
Estimable Member
 

Hi Online deshta te kyqem pak ketu se qka te shenojm shenojm qka kemi lexu dhe dikush beson mbas kuranit dikush beson mbas shkences.

Allahu i Madheruar e ka krijuar Ademin nga dy grushta të dheut, dhe të cilat i ka marrur nga të gjitha llojet e dheut. Për këtë shkak edhe pasardhësit e Ademit janë sikurse dheu: ka të bardhë, të kuq, të zinjë dhe të ngjyrave në mes tyre. Ka të gëzuar dhe të pikëlluar, të mirë e të kqinjë dhe në mes tyre." (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu).

Allahu njeriun e parë e krijoi nga argjili, balta, domethënë nga dheu.Njeriu i parë nuk ka as nënë e as babë, e as nuk është zhvilluar nga shtazët sikurse pohon teoria e evolucionit,porse Allahu e krijoi drejtëpërdrejtë në bazë të urdhërit: "Bëhu!".

Zoti ka dashur te krijoje 3 lloj krijimesh:

1) Krijimi pa babë e pa nënë, sikurse është rasti i Ademit a. s.
2) Krijimi pa nënë, sikurse është rasti me hazretin HAVANE, nëna e njerëzimit;
3) Krijimi pa babë, sikurse është rasti me Isanë a.s.

Allahu i Gjithëfuqishëm i Cili krijoi Ademin a.s. pa babë e pa nënë, krijoi Isanë a.s. pa babë. Allahu na sjell edhe shumë fakte të tjera që dëshmojnë mbi fuqinë e Tij.

Rreth metodes se krijimit te njeriut te pare Ademit kemi edhe ajetin tjeter te Kur'anit Famelarte qe thote:

A nuk e sheh njeriu se Ne e kemi krijuar atë nga një pikë uji të ngjizur e ai prapëseprapë është kundërshtar i hapur?”(

Mire po une mendoj pak ma ndryshe dhe kjo eshte e drejta ime nuk kenaqem me ate vetem qe lexoje por du dhe te analizoje edhe vete:

Trupi i Njerit = Token ( dheun )
Gjaku = Ujin
Shpyrti = Ajrin

duhet me qene krijesa pare eshte bere ktu ne toke pa dergu allahu askend Nga Toka nga uji dhe ajri ,keto 3-ja duhen qe te jetoj nje krijes e gjalle,sdi ishte mendimi im te shofim mendimet e te tjereve me deshir do i lexoje :lol:


Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.

 
Veröffentlicht : 14/02/2010 10:43 a.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 

Të përgëzoj e nderuar ajo qe ke shenuar ti pikërisht është e saktë .

Mua më kufizohet koha shumë edhe spo kam mundesi të shkruaj me gjatë.

PO shtoj diqka nga hadithet at qe ke e keni cekur ju:

"Muhammedi a.s ka thënë:

"Allahu i Madhëruar e ka krijuar Ademin me një grusht dhe, të cilin e ka marrë nga të gjitha llojet e tij. Prandaj pasardhësit e Ademit janë porsi dheu: ekzistojnë njerëz të bardhë, të kuq dhe ngjyrash të tjera ndërmjet këtyre"

Në disa transmetime eshtë edhe ky hadith shtese....."Ekzistojnë njerëz të hareshëm e me natyrë të pikëlluar, ekzistojnë njerëz të mirë dhe të këqinjë"

pasi jemi duke folur për procesin e krijimit të ceki edhe diqka :

Allahu i Madhërishëm e ka krijuar Ademin me dorën e Vet, që Iblisi të mos bëhej mendjemadh ndaj tij. E ka krijuar si njeri. Ai ka qenë trup nga balta 40 vjet, duke llogaritur se viti është i gjatë sa java.Me nje rast engjëjt hasën në të dhe u frikësuan nga ajo që panë. E iblisi u frikësua më së shumti. Kur më vonë kaloi pranë tij ai e godiste dhe thoshte: "Përse eke krijuar?"

Pastaj hynte në trup përmes gojës dhe dilte nga prapanica e u thoshte engjëjve "Mos u frikësoni prej këtij Zoti juaj është i përhershëm e ky këtu eshte i zbrazët. Sikur të kisha pushtet mbi këtë unë do ta thërmoja atë copë e qikë"

Kur erdhi qasti që Allahu t'ia frymëzoj shpirtin u tha engjujve: Kur t'ia frymëzoj shpirtin ju bëni sexhde atij"

Kur ia frymëzoi shpirtin e shpirti i erdhi gjer te koka ai teshtiu, e engjujt thanë: "Thuaj el-hamdu lil-lahi"

Kur tha el-hamdu lil-lahi Allahu i tha: "Të mëshiroftë Zoti yt"

Kur shpirti hyri në sy, ai pa frutat e xhehnetit, e kur hyri në stomak deshiroi që të hante dhe brofi para se shpirti t'i hynte në këmbë, duke nxituar nga frutat e xhehnetit.

Kjo mund të kuptohet nga fjalët e Lartëmadhërishmit : "Njeriu është krijuar me cilësi nxituese (është i ngutshëm)...." (enbija,37)

kaq për sot ika nihere per me tutje flasum herave tjera e vazhdoj

shënimet per krijimin e njeriut te pare janë marrur nga libri RREFIME PER TE DERGUARIT E ALLAHUT (paqja qoftë mbi ta)

autorë: Hafidh Ibën Kethir


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 15/02/2010 5:36 p.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 

I Dërguari i Allahut ka thënë:

Allahu e ka krijuar Ademin nga dheu. Së pari e ka bërë deltinë, e pastaj e ka lënë deri sa deltina është tharë. Pastaj e ka formësuar dhe e ka lënë deri sa deltina është bër sikur shtambat ( enet e argjilta) . Iblisi kalonte prane tij e thoshte: "Ti me siguri je krijuar për diq shumë të rëndësishme."

Pastaj Allahu e frymëzoi në të shpirtin. Së pari kur ka hyrë shpirti, siq e keni cek me lart Ademi ka hapur syt dhe ta teshtit pastaj Allahu i tha: "O Adem shko te ai grup engjujsh dhe mbaje n'mend qka te thone ata"

Kur iu afrua u thirri selam, e ata u pershendeten me pergjegjien "We alejkes-selamu ve rahmetullahi ve berekatuhu (edhe mbi ty qofte paqja meshira dhe bereqeti i Allahut)"

Atëhere Allahu i tha : "O Adem kjo është përshëndetja jote dhe pershendetja e pasardhësve të tu "

E qdomethene pasardhesit e tu o Sunduesi im?" pyeti Ademi Allahun e Allahi i tha:

"Zgjedhe njërën Dorën Timen o Adem? Po e zgjodha dorën e djathtë e të dyja duart e Sunduesin tim janë të djathta" tha ai.

Atëhere Allahu hapi dorën e Vet e aty u paraqitën pasardhesit e Ademit. Disave prej tyre u shkelqente goja nga nuri,e Ademit veqanarisht ia terhoqi vëmendjen drita e nje njeriu prandaj pyeti: "O Sunduesi im kush është ky?

"Ky eshte pasardhesi yt, Davudi"

O Sundues sa i ek caktuar qe te jetojë?

"Gjashtëdhejtë vjet" i tha Allahu.

"O Sunduesi im jepi atij nga jeta ime qe t'i mbushe njëqind vjet."

Allahu caktoi keshtu ehde per kete mori deshmitare.

Kur Ademit i kaloi afati i jetes, Allahu ia dergoi Engjellin e vdekjes,e Ademi tha: "A nuk më kanë mbetur edhe dyzet vjet jete?

Ai i tha: "A nuk ja fale pasardhesit tend , Davudit" u pergjigj Engjelli.

Ademi e mohoi kete, ndaj mohojne edhe pasardhesit e tij. Harroi andaj harrojne edhe pasardhesit e tij.Gaboi prandja gabojne edhe pasardhesit e tij.

Te cekim edhe diqka ,Kur Allahu ja ka ferkuar shpinën Ademit per te dal pasardhesit e tij ata pasardhes qe jan dal nga ana e djathe Allahu thot keta jane per xhehnet , ata qe jan dal nga ana e majte ka thene keta jane per xhehnem edhe fund.

Në një hadith tjeter thonë: Kur Allahu ja ferkoi shpinen disa dulen per xhehnet disa per xhehnem por edhe kur jane shperndare neper Tokë disa prej tyre ishin te verber disa prej tyre ishin te shurdher disa me te meta tjera. Andaj Ademi pyeti "O Sundues a nuk i krijove pasardhesit e mi njesoj?

U pergjigj : O Adem kam dashur qe te me falenderojne .

-VIJON-


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 19/02/2010 1:26 p.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

Njeriu i pare ne Toke ishte LUCI . Femer .

E qe shkrujn religjionet monoteiste ( monotone ) qe eshte Ademi , shihet se jane shkrime "njerzore-mashkullore ".
Me ksi shkrimesh e bejne Zotin apo madheshtorin , Krijusin e Universes me tipare njerzore.

Ai / Ajo eshte krejt diqka tjeter e nuk mirret me tipare te thjeshta . :roll:


 
Veröffentlicht : 07/03/2010 1:42 p.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 

Njeriu i pare ne Toke ishte LUCI . Femer .

E qe shkrujn religjionet monoteiste ( monotone ) qe eshte Ademi , shihet se jane shkrime "njerzore-mashkullore ".
Me ksi shkrimesh e bejne Zotin apo madheshtorin , Krijusin e Universes me tipare njerzore.

Ai / Ajo eshte krejt diqka tjeter e nuk mirret me tipare te thjeshta . :roll:

Mos je tu bo hajgare ndoshta apo ske ngrene mengjes hala.!!!!!!!!!!!!!!!!!!


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 28/04/2010 1:09 p.m.
Teilen: