Diçka po vlon , mund të përzihen kapuçat, sikur i ndihet era barotit, mund të krisë, janë këto disa nga pëshpëritjet që më së shumti dëgjohen nëpër ndeje të ndryshme. Prej nga këto konstatime ? Kujt i duhet krijimi i panikut? Mbase pjesërisht, në krijimin e kësaj atmosfere të zymtë, përmes informatave që i kanë sjellë si:Konfiskohet arsenal i armëve ,konflikt i armatosur mes policisë-grupit të armatosur , Komunikatë e UÇK-së, nëpërkëmbje e lirive dhe të drejtave më elementare,aktivizimi i ndërkombëtarëve për ringjalljen (jetësimin) e Marrëveshjes së Ohrit si garantë të saj etj. kanë krijuar mjetet e informimit publik e kuptueshme , vend për brengosje e shqetësim ka. Megjithatë , të mendohet se zgjidhja e tyre mund të bëhet vetëm me luftë , nuk i lejohet askujt . Me shpërbërjen e ish Jugosllavisë komuniste , me krijimin e shtatë shteteve të pavarura, me përcaktimin e tyre për sistem të ri demokratik, sidomos pas mposhtjes definitive të ambicieve të sëmura nacionaliste e shoviniste të kasapit të fundit të Ballkanit (i cili vdiq në burgun ndërkombëtar të Hagës) fjala luftë , përfundimisht është e tejkaluar. Luftë do të thotë, ndeshje e ashpër ndërmjet sistemesh , klasash, grupesh shoqërore e partish kundërshtare, por më, jo me armë. Si Maqedonia po dhe i tërë rajoni , ka përfaqësuar mënyrën e re të organizimit. Synimi i parë dhe i fundit është bashkëngjitja Evropës së qytetëruar e pa kufi. Për arritjen e kësaj, paraprakisht duhen të përmbushen disa kritere. Do të thotë, luftë po, për mënjanimin , parandalimin, çrrënjosjen dhe asgjësimin e dukurive të shëmtuara që i pengojnë proceset që shpijnë përpara me mjete demokratike. Përndryshe, është e njohur (thotë një filozof) se revolucionet , luftërat, zakonisht i organizojnë njerëzit e mençur , e realizojnë dhe e zhvillojnë trimat, por që të shumtën e rasteve , frytet i vjelin matrapazët. Këtë më së miri e dëshmon lufta e vitit 2001. Nga zullumi i shtresuar me vite, me të dalë UÇK-ja në skenë pjesa dërmuese e popullatës ato i përkrahu pa hamendje , moralisht dhe materialisht. Nuk u kursye as gjaku i bijve tanë më mirë, të bindur se ai nuk u derdh kot për së koti. Nuk ishte e rastit as fitorja në zgjedhjet e vitit 2002. Zgjedhësit i besuan kapitalit të luftës. Por , ç’ndodhi? Populli , emocionet , euforinë, do ta paguaj shtrenjtë. Më kot u prit që proceset të marrin të mbarën, më kot u shpresua se së paku Marrëveshja e Ohrit ( qe xx s’ishte më e mira) të jetësohet. Udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, do të shndërrohen në integristë të atillë sa me të ulur në fotele të buta , në vetura luksoze, sa çel e mshel sytë ndryshuan. Me apo pa vetëdije, për interesa të ngushta , do të shndërrohen në kukulla besnike të Cërvenkovskit e Gruevskit. Në emër të gjakut të derdhur , kapitalit të luftës , do të fillojë lufta "e ashpër " për materializimin e tyre. Kryekomandanti ,gjenerali o komandantë të tjerë, nisën të reumbetojnë për të bërat e tyre "heroike", duke i fshehur synimet e vërteta të luftës, duke shkelur mbi vlerat e saj, në emër të çyshtjes "kombëtare" për atdheun e shtrenjtë –Maqedoninë.Për këto "sakrifica" e kuptueshme , nuk mungon shpërblimi . Disa, e kthen shtetësinë e humbur për "veprimtari armiqësore kundër popullit dhe shtetit" , do të hiqen nga lista e zezë, për të shëtitur ç’lirë ngado që të duan , do të ndryshojnë mënyrën e jetesës përmes beneficioneve të shumta. P o me pozitën e shqiptarëve në këto hapësira ç"u bë ? Jo që nuk vendnumëroi, por u degradua më zi se në ish sistemin sllavo-komunist. Në këtë kohë politika antishqiptare do të marrë hov. Do të nisë më ndryshimin e Kushtetutës , me çka do të bastardohet Marrëveshja e Ohrit (si e vetmja fitore e luftës), sillen një varg ligjesh diskriminuese që nga revidimi i listave zgjedhore , Ligji për natalitet , maqedonishtja nga klasa e parë , Ligji mbi gjuhët, diskriminimi në ndarjen e buxhetit, enciklopedia, Ligji për amnisti. Do të ndodhë Sopoti, do të ndodhë burgosja e ish luftëtarëve me e pa arsye, lënia e veterinarëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve në mëshirën e kohës, Shkupi 2014 ose thënë me troç , shqiptarët do të zhvishen nga e drejta të jenë hisedarë të barabartë në ekonomi, kulturë, arsim,sport, shëndetësi, punësim dhe lëmi të tjera. Kush është fajtor?
Cërvenkovski, Gruevski a ndonjë tjetër?! Ata mes veti zhvillojnë luftë të ashpër për pushtet, për qeverisjen e vendit , por kur janë në pyetje shqiptarët dhe kërkesat e tyre, veprojnë si një . Për këtë ka një varg shembujsh. Mu për këtë ndodhi lufta e vitit 2001, e cila , nga këndvështrimi i sotëm, e ka humbur kuptimin , meqë vlerat e vërteta të saj u shkelën nga ata që e udhëhoqën. Prandaj dhe shtrohet pyetja, kujt i duhet edhe një luftë? Lufta çlirimtare dhe kombëtare në këto hapësira mund të jetë vetëm edhe një mashtrim. Lufta sot , sipas një strategu ushtarak, mund të bëhet për karrierë,ideologji apo urrejtje patologjike. Lufta kryesore e shqiptarëve duhet të jetë vetëdijesimi i tyre që të mos shkojë më si Muça pas Daisë. Mos të mashtrohen nga premtimet boshe , të demagogëve, komandantëve gjeneralëve, hajdutëve,vrasësve, pakurrizorëve, servilëve, harbutëve, të cilët, duke u shërbyer fëlçitë e tyre të fuqishme , janë në gjendje të zezën ta bëjnë të bardhë, të keqen të mirë. Kalitës të fatit duhet të jemi vet. Traseja për në Evropë është e hapur . Duhet vetëm të përpiqemi që në vendin e duhur të vijmë njerëz të duhur që kombëtaren e njerëzoren , nuk e këmbejnë për interesa të ngushta. Prej Cërvenkovskave, Gruevskave e sojit e sorollopit të tyre, kemi ditur të mbrohemi përherë, por fatkeqësisht, prej vetes jo
pershendetje ALEN
shume mire ke shkru kam ndegjuar dhe po lexoje edhe faktin qe babi im e blen per qdo dite ketu
dhe vertete se diqka po ndodh ne Maqedoni fatekeqesisht jane te pafajshmit qe bien ne gracken e pushtetit sepse njeher pushtetin ne dore e ka mafija serbe maqedone dhe kshtu shqiptaret jane ata qe vuajne dhe ata qe gjithmone kane qene te shtypur
sdi qka te them veq shpresoj dhe dhashte ZOTI qe te mos ndodh nadoj lufte se keq punet
it's nice to be important
but it's much important to be nice
ALEN
SHUME TEME INTERESANTE, POR PAS SHKRIMIT TEND TE PERSOSUR KU KE CEKE TE GJITHA ESHTE E PAMUNDUR TE SHTOJ EDHE DIQKA! LUFTA ESHTE E PASHMANGUR SEPSE ATA QE KANE KEQPERDOR LUFTEN PER PUNET E TYRE PERSONALE, MUNDEMI VETEM ME LUFTE TI LARGOJME! POR SA DI UNE LUFTE KET VIT NUK KA POR VITIN E ARDHSHEM... ISHALLA DON ZOTI E KURRE...
Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***
ALEN
SHUME TEME INTERESANTE, POR PAS SHKRIMIT TEND TE PERSOSUR KU KE CEKE TE GJITHA ESHTE E PAMUNDUR TE SHTOJ EDHE DIQKA! LUFTA ESHTE E PASHMANGUR SEPSE ATA QE KANE KEQPERDOR LUFTEN PER PUNET E TYRE PERSONALE, MUNDEMI VETEM ME LUFTE TI LARGOJME! POR SA DI UNE LUFTE KET VIT NUK KA POR VITIN E ARDHSHEM... ISHALLA DON ZOTI E KURRE...
Ishalla kurrrrrr nuk ka me Lufteeeeeeeeeee se ai njeri qe ka perjetu luftennnn per te me ndodh dhe nji her shume keq eshte vallaaaaaaaa dhe ata persona se kane humb familjen gjate Luftes em veshtire nuk kaaaa
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
hmmmh.ishala kur kur nuk baet luft ma kerkun.ata qe ekan perjetu luften edin se qao lufta e jo ata qe ekan kalu kohen ne per vene te ndryshme e pastaj kan ardh kan ble uniform ka 40 marka ne shipri e thojshin jam kan ushtar ne koshare .hhhahahha.e me mu shumica ishin ne kolon per kremnik.phaaaaaa.sa shum ushtar ishin kan ather te uqk.tybe natoja sna udesht hiq. :respekt:
Letër e një luftëtari të UÇK-së nga Shqipëria
Bija ime!
Aq e kisha dashur që të jem afër teje, të shoh se sa je rritur. Por edhe pse jam larg, larg saqë na ndajnë dy botëra, unë e ndjej veten krenar dhe shumë afër teje, kur e di se për cka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet të jesh shumë krenare, gjithmonë të ecësh me kokë të ngritur lart, të mos dorëzohesh edhe pse disa të mendojnë për jetime.
Unë jam larg, thash sa dy botëra, por shpirti im cdo mbrëmje vie në natë, në dhomën tënde ti përkdhel flokët e arta, flokët e gjata, që aq shumë i desha.
Pas ca kohësh me anë të kësaj letre, nuk dëshiroj që të të arsyetohem për ikjen time pa fjalë, pa gjurmë, por të të them se edhe pse unë vdiqa, këtij populli të përvuajtur duhej t'i dalë dikush në krah.
Unë isha i fundit që mora këtë guxim, sepse shokët e vëllezërit e mi, mu atëherë kur u paraqita për në luftë, ata vetëm se kishin ujitur tokën me gjakun e tyre, e lulet e lirisë sa vijnë e rriten.
Bija ime! Ngre kokën lart, se nuk dëshiroj të të shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nënën, e cila ishte frymëzimi im për të shkuar në luftë, zemra e cila gjakoi për mua, që juve t'ju shoh të lirë, të kënaqur në atdheun tonë të shkelur nga cizma e fëlliqur. Ajo prej tani do të jetë udhëzimi yt, por të përkujtoj, kujdesu shumë për të.
Bija ime! Letrën që po e lexon, është shkruar mu në front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirisë, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnë, e as shitjet e patriotëve nuk bëjnë para, nëse nuk je në front të luftës, e të shikohesh me armikun nëpërmjet shënjestrës. Kjo është kënaqësia e vetme, që mund ta përjetojë secili që dëshiron të vdesë e jo të luftojë me shpresë që të kthehet në familje.
Të lutem bija ime! Mos ma kërko varrin se nuk do të ma gjeshë. Dije edhe mbaje mend se varri im është në Sllupcan, në Tanushë, në Kalanë e Tetvës. Këtu prehen eshtrat e mia. Të lutem mos ngurro, dhe thuaju të gjithëve që mos të ngurrojnë që të më ngrisin përmendore, sepse nuk dhashë jetën për përmendore e për strofa këngësh, por vetëm e vetëm që të fitoj kënaqësinë e Zotit që e falënderoj shumë që më gatoi aq mirë.
E di se tash duke i lexuar këto rreshta të pikojnë lotët, por më vie shumë e qartë se ato janë lotët e krenarisë, e jo lotët e dhimbjes për babanë e vdekur, për babanë i cili flijoi veten sikur shumë baballarë tjerë.
Bija ime!
Janë këto fjalët e mia të fundit, sepse pas kësaj nisem në një betejë në të cilën nuk ka mbrapa. Bëhu vajzë e mirë, e ndershme, e dëgjueshme ndaj nënës, bëhu vajzë e diturisë, e sinqertë. Mos lejo që kjo botë mashtruese të të kapë me thonjtë e saj të fëlliqur e të të cojë ku janë shumë vajza të mbetura rrugëve të Italisë e Evropës. Nëse bija ime nuk përfundon kjo luftë e ti rritesh, do të kisha dashur që edhe ti të jesh në rradhët e ushtrisë së popullit, sepse vdekja nuk është asgjë për ata që i ofrohen vullnetarisht.
Ajo është fazë që kërkon haracin e saj, por që shpërblehet me një botë, me një jetë tjetër për të cilën po ta dinte mirë bota, do të ngarendnin të gjithë që ta marrin me shpatë.
Të lutem bija ime, përshëndeti të gjithë njerëzit që më kanë njohur, të gjithë miqtë. Përshëndete nënë tënde dhe ruaje si sytë e ballit, sepse shumë e respektova dhe më respektoi.
Mirë u pafshim në botën e amshuar, në botën ku nuk ka më brenga. Dhashtë Zoti që të jemi të gjithë bashkë, në njërin kopsht të Xhenetit.
Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.