Marie N është nga veriu i Shqipërisë dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë
Manastir, 23 prill - Në qendër të Manastirit tek stacioni i autobusëve një grua e re gati vrapon të kapi urbanin e linjës. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Gjithë skenën e ndoqëm së bashku me gruan nga xhami i makinës tonë.
- Ku do të shkosh e pyetëm dhe ajo e pikëlluar na u përgjigj; Në Shqipëri. E morëm me vete dhe filluam të bisedojmë.
Marie N është nga veriu i Shqipërisë dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë.
Ju jeni shqiptare nga Maqedonia?
Jo more vëlla jam nga zona e veriut të Shqipërisë, nga Malësia e Shkodrës
Po çfarë doni ju në Manastir?
Jam e martuar në veri të krahinës së Pellagonisë me një burrë maqedonas 52 vjeçar.
Si je martuar në zonë kaq të thellë të Maqedonisë prej Malësisë së Shkodrës?
Me disa sekserë nga Shkodra që merren me këtë punë të pisët, na shesin në si lopët në pazar nëpër fshatrat e thella të Maqedonisë me burra të moshuar.
Ju dukeni e re, sa vjeç jeni?
Jam 26 vjeçe
Si keni marrë një burrë kaq të moshuar?
Përjetime më të dhimbshme dhe jetë më të vështirë se kjo nuk ka ku të vejë.
A ju keqtrajtojnë?
Jam e keqtrajtuar nga sllavo-maqedonasit ku shahet nëna shqiptare në çdo cep të shtëpisë, djalit tim tre vjeçar nuk mund t‘i flas shqip asnjë fjalë, ai nuk duhet të mësojë gjuhën shqipe edhe pse nënë e ka shqiptare .
Ju po shkoni në Dukagjin?
Po kam marrë një mesazh në telefon se nëna është shumë e sëmurë. Më dhanë tre ditë lejë duke më mbajtur djalin tim të vogël.
Si quhet djali juaj?
Zoran
A ka vajza të tjera nga Shqipëria të martuara në këto anë?
Po ka shumë. Unë mund t’ju them se vetëm në fshatrat e Pellagonisë së Manastirit deri në fshatrat malore të Veleshit janë mbi 500 vajza shqiptare që janë martuar me të moshuar nga Maqedonia të cilat janë shitur nga këta menaxherët shkodranë me euro nga familjet e tyre të varfra në Shqipëri.
Nga cilat zona të Shqipërisë janë këto vajza?
Pjesa dërrmuese e tyre janë nga Malësia e Shkodrës, Dukagjini, Mirdita, Kruja.. kryesisht nga zonat e thella malore.
A keni ju ndonjë mesazh?
Dua të përcjellë një porosi vajzave shqiptare që të mos përjetojnë të njëjtin fat si timin dhe atyre qindra shqiptare që janë martuar me burra të moshuar maqedonas, por edhe shteti shqiptar të ndalojë urgjent këtë dukuri, këtë të shitjes së femrave shqiptare si skllave. Këtu kemi të bëjmë me një krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare/ekuiliber.com
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
SERBËT ME 3 MIJË EURO E NXEJNË KREVATIN ME NUSE SHQIPTARE?!
Në Gjenevë përfaqësuesit e organizatave dërkombëtare (IOM) i kanë deklaruar agjencisë informative « Presheva Jonë » se mes « martesave » të të rinjve serbë me shqiptare është dicka më shumë se « dashuri » është biznes, madje ata thonë se këtu fjala është edhe për trafikim legal të femrave shqiptare përballë Tiranës dhe Beogradit zyrtar.
Qindra të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë. Kështu këto ditë shkruan shtypi serb. Për një nuse shqiptare ata paguajnë 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana. Në këtë zonë serbe, theksojnë mediet, nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo tashti, siç thuhet, mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.
Në disa rajone në Serbi qe 30 vjet s’ është dëgjua vajë fëmije, tash voglushët me origjinë shqiptare thrrasin “mama”, “tata”…
« Shqiptarja e dashuruar në pyjet e Serbisë » (Albanka zavolela srpsku planinu -Vesti), « Shqiptarja ka mbetur ne stan për t’i ruajtur fëmijët » ( Albanka ostaje na Goliji da cuva sinove!- Kurir) Madje shtypi serbë ka shkruar se « Lumaj eshte njëra nga 150 shqiptaret e martuar në Sebi dhe kohëve të fundit nga martesat e deri sot tash në keto rajone kemi 200 voglushë që flasin “mama”, “tata”…qe i ka kthyer gjallërinë Serbisë.. ». Duke iu falënderuar nuseve nga Shqipëria, është ringjallur tërë rajoni i Peshterit. Në Buxhevë afër Sjenicës, 30 vite nuk është dëgjuar vaji i fëmijës, ndërsa tash janë 12 fëmijë, e disa tjerë pritet të lindin. Disa të pamartuar bëhen gati për martesë me shqiptare, kryesisht ortodokse e katolike nga rrethina e Shkodrës. Kisha serbe e ka dhënë bekimin për të gjitha këto martesa, ndërsa ka pagëzuar edhe fëmijët
Lume Miliçevic është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur të mbetet në Serbi. Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat. Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të të rinjve serbë nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa. Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.
Kur para gjashtë vjetësh erdhi nga rrethina e Tiranës, në Guberevën e largët të Golisë, shqiptares Lume Nishraj nuk i ka penguar që i zgjedhuri i saj Radisav Miliçeviq është plak, e as se jeton larg qytetit, në skëterrë, ku shitorja më e afërt është gjashtë kilometra larg. Asaj nuk i pengon as që i bën punët më të rënda, me baltën deri në gjunjë, duke luftuar me borën dhe ujqit, dhe duke u kujdesur për vjehrrën plakë Milicën, shkruajnë mediet e Beogradit.
SHQIPËRIA ME 200 DHONDURË SERBË, OSE ME E “PASUR” PËR 600 MIJË EURO !
Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. “Veçernje Novosti” shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare. Vetëm një martesë rezulton e pafat, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Nesë llogarisimi se një martësë në mënyrë legale me dijen e autoriteve serbe dhe shqiptare bëhet pazar me shumë prej 3000 eurosh, del se Shqipëria « pasurohet » për 600 mijë euro ose Serbia « varfërohet » për aq euro ne emër të « dashurisë » kupto trafikut legal të femrave shqiptareve nga Shqipria via Serbia ?!
Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa udhëtimet e serbëve në Shqipëri. Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe. Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve. Në Gjenevë përfaqësuesit e organizatave dërkombëtare (IOM) i kanë deklaruar agjencisë informative « Presheva jonë » se mes « martesave » të të rinjve serbë me shqiptare është dicka më shumë se « dashuri » është biznes, madje ata thonë se ketu është fjala edhe për trafikim legal të femrave shqiptare përballë Tiranës dhe beogradit zyrtar.
Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.
Cncncncnncnncncnn ani edhe deklarohet" ma mire serb se shqiptarë"
Ptu ptu ptu....
Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.
http://www.youtube.com/watch?v=bnjy8hw8 ... re=related
http://www.youtube.com/watch?v=4zK96spU ... ure=relmfu
http://www.youtube.com/watch?v=rBZY1JTc ... re=related
Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.