Sipas një studimi të kryer së fundmi, 48 për qind e femrave mendojnë se sherri në familje i ndihmon të kenë një raport të qëndrueshëm
Ndoshta të lodhura nga roli që kanë arritur të kenë në familje këto vitet e fundit, ose të paafta për të reaguar ndaj provokimeve, tashmë gratë evropiane preferojnë të kenë në krah të tyre një burrë me cilësitë që e kanë karakterizuar historikisht, që nëse është e nevojshme të ngrejë zërin, pse jo edhe duart, por me kusht që në fund të dijë ta festojë paqen me një mbrëmje të ngrohtë dhe përkëdhelëse. Sepse dashuria dihet që nuk është e bukur, nëse brenda saj nuk ka pak zënka. Përkundrazi. Një shfrenim nervash, ose një situatë e pazakontë ndonjëherë bëhet kusht për të evituar që një raport të shkojë drejt monotonisë. Në fakt, sipas një studimi të bërë nga organizata evropiane "Gratë dhe cilësia e jetësës", i publikuar në revistën e përjavshme "Diva dhe Donna" me 3500 gra të fejuara dhe të martuara nga mosha 24 deri në 42 vjeçe, u pa se zënkat "i bënin shumë mirë" dashurisë. Nga përgjigjet e dhëna doli se grindjet në familje nuk konsiderohen më si fundi i një lidhjeje, por si një shkëndijë që i jep zjarr dashurisë. Ndaj, për këtë arsye gratë mendonin se burrat duhet që të jenë gjaknxehtë deri në një pikë të caktuar. Kështu, 37 për qind e të intervistuarave mendonin se gjaknxehtësia është karakteristika që vlerësohet më shumë në temperamentin e bashkëshortëve ose të fejuarve, ndërsa 23 për qind tërhiqeshin nga seksi. Më e vogël, rreth 18, është përqindja e atyre që referojnë një burrë të vetëpërmbajtur, ndërsa 15 për qind një flegmatik (gjakftohtë
Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ajo qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.