Benachrichtigungen
Alles löschen

Lotët e një nëne

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
128 Ansichten
(@dreqja)
Beiträge: 101
Estimable Member
Themenstarter
 
[#2082]

Lotët e një nëne

Një grua e moshës mesatare ishte duke shpejtuar. Me një entuziazëm të madh, ajo po ndërronte vendin e teshave nga njëra anë në tjetrën dhe i rregullonte mbulesat. Ndërsa, nga ana tjetër kontrollonte gjellën që ishte duke e zier në kuzhinë. Pastaj, rikthehej sërish në sallon. Pas çdo zhurme që dëgjonte nga jashtë, ajo vraponte me vrull drejt dritares. Çdo herë që dëgjonte ndonjë cingërimë tek ndonjë derë e huaj, fillonte e shqetësohej.

Djali i saj, i cili ishte punësuar në një qytet tjetër, nuk kishte ardhur prej më shumë se dy muajsh, për shkak të largësisë, dhe nuk arrinte të merrte dot leje nga puna. Gruan e kishte kapluar malli për djalin e saj dhe e priste atë që të vinte, prandaj veshin e kishte tek dera dhe zhurmat në rrugë. Ajo ishte mësuar që çdo vit, në ditën e nënave, të dëgjonte djalin e saj, duke i thënë: “Nënë, gëzuar festën tuaj!â€


Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ajo qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.

 
Veröffentlicht : 12/03/2009 2:51 p.m.
Teilen: