Kur shikon një femër të këndshme, të kalojnë në kokë mendime “të ndryshme dhe pikërisht këtu ndodhesh në rrugën që do zgjedhësh, të cilën shumë prej meshkujve e bëjnë: “t"i vërtitesh asajâ€
Në fillimet e lidhjes partnerët janë më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Ata krijojnë mënyrat e veta dhe të veçanta për të shprehur dashurinë dhe seksualizmin tek njëri-tjetri. Por nëse kalon pak kohë nga fillimet tuaja dhe ndiheni rehat me partnerin tuaj, atëherë do ta kuptoni se keni nevojë të bëni dashuri sa më shumë të jetë e mundur. Ditët ikin dhe ju zbuloni se seksi është gjëja e duhur për ju. Ju do të praktikoni seks më shumë para se fëmijët tuaj të lindin. Më pas fëmijët bëjnë ndryshimin dhe zakonet tuaja seksuale e tregojnë më së miri këtë. Stili i jetesës iu bën të ndryshoni seksualizmin tuaj. Por ju mund të vazhdoni të bëni, ribëni dashuri dhe shprehje seksuale, duke iu përshtatur rrethanave të reja. Misteri dhe gëzimi i të bërit dashuri është se ndryshe nga shumë detyra të tjera martesore, ajo nuk duhet të marrë fund. Ju duhet të bëni dhe ribëni dashuri, dhe të jeni të zotë për rezultate të reja. Por si mund të arrini të gjeni sjelljen më të mirë, më shprehëse dhe më të duhur për ju? Filloni duke krijuar besim tek njëri-tjetri
Besimi dhe dëshira
Asnjë pjesë e trupit nuk është e mbuluar, nëse nuk e fshihni atë, ndaj dhe ju nuk duhet të shqetësoheni nga turpi. Asnjë pjesë e personalitetit, asnjë ndjenjë, asnjë frikë apo nevojë e brendshme nuk duhet të fshihet. Besimi e inkurajon partnerin tuaj të jetë plotësisht prezent pranë jush, duke qenë të sinqertë e bëni edhe partnerin të ushqejë këtë ndjenjë ndaj jush. Dëshira është ajo që duhet të drejtojë mendjen dhe trupin tuaj. Duart tuaja nuk duhet të komandohen për të lëvizur, ato rrëshqasin vetë për të shkuar aty ku mendja dhe zemra juaj do. Për të kuptuar se çfarë dëshironi më shumë, cilat janë veprimet dhe pozicionet që u dhurojnë më shumë kënaqësi, duhet të flisni dhe të dëgjoni njëri-tjetrin. Para, pas, madje edhe gjatë aktivitetit seksual dëgjoni partnerin/en tuaj. Mos e përqendroni vëmendjen tuaj në dëshirat e momentit, duke u fokusuar vetëm tek vetja, dëgjojeni dhe partnerin tuaj, ndejeni dhe flisni me të. Kini kujdes edhe për pëshpërimën më të vogël që del nga buzët e tij/e saj. Nëse nuk pëshpëriten fjalë, atëherë dëgjoni me trupin tuaj. Për të mirën e seksualizmit të përbashkët përdorini njohuritë personale dhe mos e lini seksin të jetë vetëm diçka e juaja, bëjeni atë të jetë diçka e re sa herë e përjetoni. Këtë mund ta arrini vetëm duke lënë pas egon dhe dëgjuar personin me të cilin ndani shtratin.
Komunikimi në çift
Falënderojeni partnerin/en për dhuratën e bukur që iu ka falur. Duke lëvduar dhuratën e bëni pjesë të seksualizmit tuaj. Mos u vini në siklet. Nuk ka asnjë ligj që u mban të heshtur për trupat tuaj, për mocionet seksuale në të, për lagështirën, ereksionin dhe të gjitha ndjesitë para arritjes në kulmin e eksitimit. Një nga gjërat më të bukura të kënaqësisë së marrëdhënies intime është aftësia për të hyrë në trupin e një qenieje tjetër dhe kuptuar se cilat janë ndjesitë e tij/e saj në një moment të caktuar. Raca njerëzore na ndan, mund të jemi të vetëm jashtë trupit tonë dhe të dëbuar nga ndjenjat më të brendshme të njerëzve të tjerë. Por marrëdhënia intime ekspresive na bën të depërtojmë brenda njëri-tjetrit. Nëse i flisni njëri-tjetrit, partneri do të dijë më shumë për trupin dhe zemrën tuaj. Flisni me njëri-tjetrin në mënyrë të sinqertë, pa përdorur kritikat, madje edhe në vështirësitë seksuale. Aty ku ka gabim ka edhe falje, aty ku ka falje ka edhe fillim të mbarë nga e para.
Rënia e aktivitetit seksual
Të gjitha aktivitetet jetësore kanë ndikimin e tyre të padiskutuar mbi njëra-tjetrën. Shqetësimet që janë pjesë e marrëdhënies tuaj ndikojnë shumë edhe në dëshirën tuaj për seks. Kjo është e vërtetë sidomos për femrat, të cilat nëse nuk janë të lumtura në marrëdhënien që kanë, priren të mos kenë jetë të kënaqshme edhe në krevat. Nuk mund të mos përmendet ndikimi që ka faktori stres në aktivitetin seksual. Edhe në këtë aspekt femrat janë ato që ndikohen dhe vuajnë pasojat e stresit. Nëse individi vuan nga një prej këtyre gjendjeve mund të ketë ulje të dëshirës seksuale të përkohshme apo për një periudhe të gjatë, varet nga sasia e ankthit dhe stresit që ai apo ajo ka. Varësia mjekësore ose psiko-aktive e ilaçeve, natyrisht që shmang ndikimin e këtyre faktorëve, por ndikimi i efekteve anësore të këtyre mjekimeve bën që zakonisht interesi seksual të ulet. Kështu rënia e aktivitetit seksual bëhet një problem për marrëdhënien në çift.
Ndikimi i stresit në marrëdhënie
Aftësia e njeriut në lidhje me seksin lidhet me psikologjinë e tij dhe këto ndërhyrje nuk janë absolutisht pozitive, pasi mund të kenë efekte anësore. Kështu fillimisht ajo që ka rëndësi është që mashkulli t’i shmanget frikës së tij në aspektin seksual kur kërkon rezistencën, kurse në rastin që atij i është larguar dëshira për seks, atëherë shkak kryesor janë streset e përditshmërisë. Për këtë është e këshillueshme të kërkohet qetësia si dhe ndihma e partneres, e cila mund t’iu ndihmojë për të dalë nga kjo situatë. Në rast se kjo gjendje vazhdon, atëherë duhet që t’i drejtohet mjekut specialist. Tek rezistenca seksuale e mashkullit përveç psikologjisë së mirë ekzistojnë edhe një farë metodash të tjera. Alkooli dhe duhani, sipas seksologëve e ndihmojnë mashkullin momentalisht në seks, por nga ana tjetër konsumimi i tyre kronik i shkakton atij probleme shëndetësore, por edhe i “vret” atij aftësinë seksuale.
Nevoja për të qëndruar vetëm
Mashkulli ka nevojë të qëndrojë pak larg partneres. Ai e ka të nevojshme të largohet për pak orë apo minuta nga rutina e përditshme. Për këtë ai del për vrap, për një lojë me bilardo apo për palestër. Në vend të vrapit mund të jetë dhe palestra apo bilardoja. Në fakt nuk është se krejt papritur ai ndërgjegjësohet për barkun që po i kërcen mbi rripin pantallonave apo është ndonjë i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund të jetë dhe dobët në atë lojë, por ai del për t’u larguar nga partnerja që ankohet pa pushim dhe nga fëmijët që bërtasin. Sa herë lënë shtëpinë për një justifikim të tillë, që nuk parashikon mundësinë për t’iu marrë me vete, me shumë mundësi e bëjnë për t’u larguar. Realisht duhet ca kohë që ata të vlerësojnë partneren përtej anëve seksuale. Por sa më shumë piqen, aq më shumë iu duan, sepse mësojnë të vlerësojnë përmasat intelektuale dhe shpirtërore të partneres, që në fillim nuk i vënë rëndësi.
hahah mir qe e ki shkru ket text ndoshta i duhet dikujt te lexoj hah flm
Lea un jam bla-bla-people ate nikun ma ka prish Admini