Gratë e bukura më të prirura të tradhtojnë ?!
Në fakt, shkencëtarët dëshmuan se gratë të cilat kanë nivel të lartë të hormonit estrogjen, janë më pak të kënaqura me partnerët e tyre andaj kanë më shumë prirje ndaj tradhtisë dhe më shpesh i ndërrojnë meshkujt.
Është interesant se gratë të cilat kanë nivel të lartë të estrogjenit janë edhe fizikisht më atraktive, ndërkaq shkencëtarët konstatuan se gratë e bukura më shpesh luajnë me letrën e të qenit e dëshiruar për të kapur meshkujt më të mirë.
Psikologja dr. Kristina Durante e cila e udhëhoqi këtë studim vërtetoi se: “marrë parasysh se është vështirë të gjendet partneri i cili fiton mirë dhe kujdeset për familjen, krahas kësaj duket mirë, gratë duhet të zgjedhin mes sigurisë afatgjate me partnerin i cili vazhdimisht ofron siguri materiale dhe partner fizikisht më tërheqës i cili është më i përshtatshëm për afera të shkurta seksuale, por ka trashëgimi të mirë gjenetike. Gratë shumë tërheqëse kërkojnë sasi të madhe të të dy tipave të resurseve tek partnerët e tyre,, andaj kërkojnë që të jetë prind i mirë dhe partner. Andaj gratë e bukura nuk kanë numër të madh të partnerëve potencialë, por edhe më shumë standarde që është vështirë të kënaqen. Shkaku i të gjitha këtyre ato kanë më pak arsye për tu lidhur me nj partner të caktuar nëse meshkujt ‘të kualitetit më të mirë’ janë të arritshëm”. Universiteti në Texas, ku është kryer ky studim, mati nivelin e etsraidolit, lloj ky i hormonit të estrogjenit, në 52 studente. Gjithashtu i kanë lutur që ta vlerësojnë dukjen personale, ndërkaq pamjen e tyre e vlerësuan edhe personeli i universitetit. Është konstatuar se studentet më të bukura kanë pasur nivelin më të lartë të etsradiolit.
Ato të cilat ishin në lidhje, është dashur të përgjigjen edhe në pyetjen sesa janë të kënaqura me raportin e tyre dhe sa janë gjasat që të tradhtojnë. Analiza tregoi se këto studente njëkohësisht ishin edhe më të pakënaqurat me atë që posedojnë. Megjithatë, pranuan se më me qejf do ta zgjidhnin lidhjen tjetër sesa që të kënaqeshin me aventura të shkurtra.

Es tut so weh wenn man den Menschen verliert den man am meisten liebt.....
psejo lete trethtojn pasi jon te bukura hahahahaa
polici hahahahah ja ke qellu ashtu pra ajajajajaj edhe meshkujt e bukur tradhtojn se jo veq femrat hahahahah


polici hahahahah ja ke qellu ashtu pra ajajajajaj edhe meshkujt e bukur tradhtojn se jo veq femrat hahahahah
Hahaha gitaa ani me kon i kec cka tradhton edhe me shum se ata te bukurit...
Per ate edhe thon i kec e me 100 te kcija hihihih
Es tut so weh wenn man den Menschen verliert den man am meisten liebt.....