Dashuria e parë i ngjan borës së parë, rrallë ndonjëherë mbetet.
Finlandeze.
Barra e madhe mund për deve, dashuria e madhe mund për zemër.
Mongoleze
Dhuratë e mirë nga i dashuri është edhe një tufë bari.
Azerbejxhane
Dashuria as nuk mundet të blihet, as nuk mundet të shitet. Çmimi i vetëm i dashurisë është dashuria.
Angleze
Dashuria është e verbër, por shihet prej së largu.
Italiane
Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez.
Koreane
Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.
Suedeze
Me atë që duhemi, tallemi më së shumti.
Franceze
Çdo ndarje është një pjesë e vogël e vdekjes.
Fmnceze
Bukuria për një herë, dituria për gjithë herë.
Shqipe
Bukuria është si lulja kur lulëzon, por shpejt vyshket.
Italiane
Bukuria është premtim i fatit.
Stendali
Të bukura janë vetëm ato gjëra, që nuk na interesojnë.
Uajldi
Ishte e bukur si gruaja e huaj.
Morandi
Ari është i bukur, por bukuria ia tajkalon.
Masingjeri
Bukuria e vërtetë, si dhe mençuria e vërtetë është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë.
Gorki
Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri.
Demokriti
Bukuria frenon çdo zemërim.
Gëte
Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur.
Vidmari
Bukuria e tërheq vjedhësin më tepër se ari.
Shekspiri
Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër.
Shqipe
Bukuria është burimi i të gjitha dashurive dhe fatkeqësive të mëdha.
Lakorderi
Vetëm e vërteta është e bukur.
Dekarti
Bukuria është letra që i rekomandohet zemrës.
Shopenhaueri
Qeni për qenin është më i bukuri, ashtu si njeriu për njeriun.
Epiharmi
Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit.
Shezali
Mbretëresha e vetme e vërtetë është bukuria e gruas: sundon posa të paraqitet.
Shileri
Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.
Italiane
Bukuria është burim i pashtershëm i gëzimit për atë njeri që di ta gjejë këtë burim.
Kareli
Të bukurve çdo gjë u falet.
Boigny
Bukuria gjithmonë u sjell femrave dhe meshkujve më shumë dhembje se sa gëzim.
Tomazeu
Dashuria e parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve.
Dctgestane
Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve.
Dyma i Ri
Dashuria e parë është shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e vogël.
Hygo
Nga të gjithë budallallëqet që bën një vajzë, më i madhi është dashuria e saj e parë.
Kocebu
Njeriu ka shumë dashuri të mëdha e të vogla në jetë, por ka vetëm një dashuri të parë.
Dostojevski
Në dashurinë e parë gruaja do dashnorin, në të tjerat do dashurinë.
La Roshfitko
Ai që të detyron të qash, ai edhe të do.
Shqipe
Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s'ka asnjë shije.
S.Frashëri
Kur njeriu e ka zemrën plot me dashuri, shpirti i ushqehet me shpresa.
P.Vasa
-Pse dashuron?
-Që të lirohem prej një pjese tjetër të dhembjes që s'e shterr puna krijuese dhe që të frymëzohem për punë.
Qosja
Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë.
Xoxa
Të dashurosh do të thotë të robërohesh nga vetvetja.
Spasse
Kush nuk mund të tregojë sa dashuron, ka njohur vetëm një dashuri të dobët.
Petrarka
Dashuria është iluzion.
Uajldi
Mësoni, mësoni, mësoni dhe do të bëheni të arsimuar; dashuroni, dashuroni, dashuroni dhe do të bëheni të mëdhenj.
Tomaseu
Në dashuri nuk është rritur askush.
Eemarku
Dashuria dhe fati ndërlidhen kështu që k'ush është imun në dashuri, imun është edhe në fat.
Sheli
Kush dashuron nuk guxon të flasë për viktima.
Bjernsoni
Në qoftë se askush nuk na do, atëhere as veten tonë nuk e duam.
De Stali
Në dashuri është e mundur të falësh shumëçka, por jo edhe të harrosh.
Shamfori
Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe durimin.
Aligieri
Dashuria ushqehet me shpresë.
Lao Ce
Dashuria është si ngarja e automobilit: starton ngadalë, vozit shpejt, por frenon vetëm kur është, shumë 5 vonë.
Sagani
Kush ndalet të mendohet për dashuri, nuk dashuron më.
Kocebu
Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, i nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.
Polaku
Të jesh i dashuruar do të thotë më tepër se të jesh i pasur, sepse do të thotë të jesh i lumtur.
Tileri
Kam lexuar diku se dashuria është kapitulli i parë në librin e madh të mosmirënjohjes.
Sandi
Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar është e marrë.
Kanti
Dashuria fitohet me dashuri.
Spanjolle
O zot, kur të vdes, ruaje në qetësinë tënde vetëm një fjalë për mua:"Kam dashuruar".
Tagora
Dashuria çdoherë është fillimi i dijes, siç është zjarri fillimi i dritës.
Lagerlefi
Derisa dashuria është e verbër, s'ka arsye për ndarje.
Z.Lençi
Dashuria është ndoshta i vetmi shikim i përkryer që mund ta hedhim në amshim.
Hajsi
Gjendja e dashurisë si duket është e vetmja gjendje normale e shpirtit të njeriut.
Çehovi
Të dua më shumë se dje, e më pak se nesër.
Zheraldi
Kam pirë që t'ju harroj. Por për fat të keq, kur jam dehur, ju kam parë dyfish.
Ashardi
Dashuria është një lindje e re.
Gjermane
Dashuria është pëlhurë që thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje.
Volteri
S'është i mirë gardhi me ristela, as dashuria në fqinjësi të mirë; i mirë është gardhi me dërrasa dhe dashuria në largësi.
Rumune
Sa më shumë gjykohet, aq më pak dashurohet.
Shamfori
Atje ku ka më shumë dashuri, atje edhe dhembja është më e madhe.
Qosja
Për dashnorin s'ka gjë më të ëmbël se lotët kur fshi-hen në duart e së dashurës.
S.Frashëri
S'ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri.
Gëte
Mundet ndonjëherë të harrohet çka është dashuria?
Ruso
Dashuria është një ngjarje botërore, por private.
Polgari
Të ndahesh vetëm pse më nuk e do është budallallëk, njësoj si të martohesh me dikë vetëm pse e do.
Gabori
Dashuria është përmbajtja e vetme e gjërave në këtë kohë të pakuptimtë.
Habe
Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë.
Heminguei
Dashuria është si rrobat: kënaqësi është kur i ndërron shpesh.
Fleçeri
Ta kërkosh me arsye rrugën tek dashuria, është njësoj si të kërkosh diellin me qiri.
Rumi
Sponsored Links
![]()
**TODAY TOMORROW AND FOREVER**
wowww LIKEEE 
TE PERSHENDES ME PELQEU SHUM
it's nice to be important
but it's much important to be nice
Flm... shum sena nga ty
edhe per caffe qe edhe ty un njo kthyse 
ciaoooooo ![]()
**TODAY TOMORROW AND FOREVER**
Ai qe pelqen trendafilin duhet te durroje edhe gjembat .
Kush është Dashuria e Vërtete? Dashuria që të gjithë kerkojm Dashuria pa kushte xhelozoja e tepert shkatrron Dashurin.
Qdo njeri që Dashuron ësht Poet...
Dashuria ësht art aq sa edhe Muzika ..., askush nuk mund të të bëj gjë.
Kieopatra
Miqësia dhe dashuria janë dy lule në një rrënjë. Vetëm se dashuria ka disa petale më shumë.
Klopshtoku
Ku sundon dashuria nuk ka as të mëdhenj as të vegjël.
Japoneze
Në qoftë se miqësia nuk përmban dashuri, dashuria përmban miqësi.
De Kosteri
Dashuria është e amshuar deri sa zgjat.
Renie
Ikja është fitoria e vetme në dashuri.
Bonaparti
Dashuria është më e vjetra, më e reja, e vetmja ngjarje botërore.
Rikerti
Të dashurosh nuk do të thotë të jesh i lumtur, do të thotë të zgjedhësh vuajtjen tënde.
Gogoli
Dashuria është shpesh rezultat i kurorëzimit
Molieri
I frikohemi vetëm atij që e duam.
Tolstoi
Dashuria është si sëmundja infektuese: sa më tepër njeriu frikësohet aq më tepër e pëson.
Dekobra
Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdes nga mëshira.
Monteskie
Dashuria është si supa: lugët e para janë shumë të nxehta, të fundit shuraë të ftohta.
Manjani
Dashuritë e mëdha janë të rralla, siç janë të rralla veprat e mëdha.
Adleri
Kur ndonjë dashurie i vjen fundi, të dobëtit kukasin dhe menjëherë gjejnë dashnore të reja, kurse të mençurit me kohë i kanë pasur të rezervuara.
Uajldi
Tragjedia e madhe e jetës nuk është se njerëzit vdesin, por se pushojnë së dashuruari.
Momi
Dashuria nuk ka vite. Ajo lind çdoherë.
Paskali
Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur.
Tagora
Ngrije urën e dashurisë deri në diell, vetëm ajo na lidh me jetën, vetëm ajo na lidh me njerëzit.
A.Podrimja
Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja , jeta e njeriut. Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frutdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë.
Bjelinski
Në fillim të dashurisë dashnorët flasin për të ardhmen, e kur ajo është nga fundi, flasin për të kaluarën.
Karlo
Dashuria është zjarr i furishëm. Atë s'mund ta shuajë dot as uji i bekuar. Madje as gjaku. Pregeli
Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjalë të shumta.
Pajeroni
Të lutem, më duaj pak, në qoftë se dëshiron të më duash gjatë.
Herriku
Dashuria është çelës që tek njeriu çel çdo gjë.
Hoperi
Dashuria është fati, të cilin ia japim njeri-tjetrit.
Sandi
Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.
Balzaku
S'ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme.
Myse
Asnjëherë nuk dashuron mjaft, në qoftë se nuk dashuron shumë.
Peshi
Njerëzve u pëlqen më shumë dashuria se martesa, për këtë arsye romanet janë më argëtues se historia.
Shetmfori
Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten.
Femau
Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët.
Platoni
Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos.
Kineze
Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë.
Japoneze
Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur.
Ikbali
Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.
Gëte
Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë.
Myse
Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
Shekspiri
Të frikësohesh nga dashuria do të thotë të frikësohesh nga jeta, e ata që frikësohen janë tri herë të vdekur.
Raseli
Çdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë.
Dostojevski
Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë edhe të urrejnë shumë.
Cezari
Në qoftë se je njeri bëj dashuri, në qoftë se je lule bëhu mimozë.
Hygo
Më mirë të dashurosh dhe të humbësh, se sa asnjëherë të mos humbësh.
S.Bemardi
Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti.
Bodleri
Një dashuri është, por kopje të saja ka me mijëra.
La Rosh*****o
Nga gjithë pasionet, dashuria është më e fuqishmja, ajo në të njëjtën kohë sulmon zemrën, kokën dhe vetëdijen.
Volteri
Dëshira dhe dashuria janë krahë për vepra të mëdha.
Gëte
Dashuria është prore fisnike dhe e bukur, por e vërteta kujdeset që ajo të kalojë nëpër pyllin e hithërave.
Keseli
Ç'është risia? Një ëndërr. Ç'është dashuria: përmbajtja e ëndrrës.
Kierkegardi
Dashuria është hapësirë dhe kohë e matur me zemër.
Prusti
Pas dashurisë nuk ka gjë tjetër, veç vdekjes.
Zola
Më fatkeq nga të gjithë njerëzit është ai që nuk dashu-ron më, e që nuk mund të harrojë dashurinë e parë.
Mickijeviçi
Dashuria është jeta, është lumturia që ia mbush zemrën, është atmosfera ku ajo merr frymë si të dojë, është himni i amshuar që ia drejton krijuesit.
P.Vasa
Dashuria është fizikë, ndërsa martesa kimi.
Dyma
Dashuria është si zogu, që më shumë dëshiron dënim nga një dorë se lëmoshë nga dora tjetër.
Koltoni
Në dashuri është e lejuar çdo gjë: himni, tradhtia, mashtrimi.
La Fonteni
Rruga më e gjatë për në varr është rrruga e dashurisë
Spamjolle
Dashuria sheh përmes syzeve magjike, të cilat bakrin e shndërrojnë në ar, varfërinë në pasuri e guralecët në margaritarë.
Servantesi
Kur njeriu ka dashuri, s'ka frikë.
Konfuçi
Edhe në kasollen më të vogël ka vend për dy të dashuruar.
Shileri
Dashuria është moralisti më i këndshëm dhe më i qetë.
Bekoni
Dashuria platonike është vullkan pa erupcion.
Pitigrili
Dashuria është ajo pa të cilën nuk mund të jetohet.
Remarku
Shumicës së njerëzve u duhet më shumnë dashuri, se sa e meritojnë.
Ebner -Eshenbahu
Dashuria nuk fitohet, ajo vjen vetvetiu.
Ueselmani
Dashuria është tërë jeta e gruas, kurse një episod në jetën e mashkullit.
De Stali
Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë.
Seneka
Sigurisht, është vështirë të jesh pa dashuri tek ende ke dëshirë të dashurosh, por shumë më vështirë të të dashurojnë kur nuk e do më dashurinë.
Kurtleni
Ai u martua me të sepse e dashuroi. Ajo e deshti atë,sepse u martua.
Gilli
Ç'është dashuria? Rast i volitshëm për dhembje të gjatë.
Eminesku
Koha zakonisht është e bukur, kur bën dashuri.
Stivensoni
Besnikët njohin vetëm anën triumfuese të dashurisë, kurse të pabesët edhe tragjiken.
Vilde
Më ëmbël se dashuria nuk ka, por pas saj vjen urrejtja.
Longfellou
Dashuria ua merr mendtë atyre që i kanë dhe ua jep atyre që nuk i kanë.
Didroi
Kur dikush dashuron, ai fillon ta mashtrojë vetveten dhe përfundon duke mashtruar të tjerët.
Uajldi
Kur njeriu kupton pse dashuron, atëhere pushon së dashuruari.
Jesenski
Antitezë e dashurisë nuk është e thënë të jetë përherë urrejtja. Mund të jetë një dashuri e re.
Kotarbinski

**TODAY TOMORROW AND FOREVER**
Dashuria eshte si zana e malit,te gjith flasin per te e askush se ka pare.....
dashuria eshte si grumbulli i nje lemshi,,sa me shume e terheqe aq me shume zvoglohet,,,,,,
dashuria eshte si llamba e pa ndezur,,,po u ndez,shihen ngjyrat reale te asaj qe te rrethon,,,,,,
dashuria eshte si kepuca ,sle vend pa shkelur,,,,,
dashuria eshte si syte e nje femije,,,njeher te virgjer,mandej te djallezuar......
dashuria eshte si konto ne banke,,sa e shume terheqe para nga ai konto,,aq me pak te mbesin,,
dashuria eshte si makina,,njeher cmendesh sa ti hipesh,,mandej cmendesh si ta ndrrosh........
thenje nga love_jonny..............
Ata thone se gjasat per ne jane tejet te paketa! Pyetem, athua cka shohin syte e tyre.
As qe e dijne ata se si ndihem une prane teje dhe as qe kan me e ndier kete ndonjehere.
Thjesht disa njerez Zoti i ka denuar te jene te liruar nga ndjenjat.
Do te vdes me zemer te thyer, nga ti jam e zhgenjyer! Se ti me vrave pa meshire!!
Duke te humbur ty, humba dhe veten.Tani nuk mund ta gjeje dot as njeren e as tjetren !
Dhe pse e kam kaq te veshtire, po te perze nga zemra ime,
me mire ndrico si yll i larget , dhe me dil vec ne enderrime.
E di, se dimri do te shkoje dhe vera vjen perseri , dot m’kerkojh dere me dere , por s do te jem me aty.
E kam frike te mbes ne vetmi se te dua dhe ti ate e di. Dhe nese ty ste kam ketu atehere nuk mundem me me jetu!!
Edhe kenga e bilbilit pa ty me duket vaj! Edhe nese gezohem pa ty me vije te qaj!
Edhe pse ike nga jeta s`te ndaj!Kujtimet me ty ne zemer i mbaj!
Edhe nese kurr me nuk me thu se me don edhe nese kurr nuk me fol edhe nese me thu shko ne RR.S
te une do mbetesh qysh je kane qe nga biseda e pare qe kemi bere!
Edhe pse me nuk kam ndjenje dashurie, mallin e respektoj.
Respekti per ty eshte e vetmja ndjenje qe me ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk.
Dhe malli ne keto momente nuk po me le vertet te qete.
Eshte e leht te gjesh nje te dashur dhe te ruash nje mik, por eshte e veshtir te gjesh nje mik dhe te ruash nje te dashur!!
Gjumi nuk me ze, nuk me flihet, pa ty e dashur nuk me rrihet.
Hape qiellin per mua sillma driten e diellit, hape qiellin dhe rete do te ikin. Do te shkrihen larg,
diku larg pergjithnje po une dua qe diellin te ma sjellesh vec ti.
Si mund te jetoj pa pakez qiell? Si mund te jetoj pa ty?!
Ike ti dhe dicka u keput brenda meje. Buzeqeshja ime pa gaz u be dhe dielli u fsheh pas nje reje.
Ishe e vetmja ne jeten time me te cilin une ndaja gezime.
Ditet qe se bashku kaluam me duket se shume shpejt perenduan.
Jam shume i brengosur zemra me loton shpirti im i lodhur ty te kerkon.
Jemi aq larg sa duhet t’kaloj male e dete te vij tek ty, te te gjeje.
Jemi aq larg por ne cdo cast si mjegull e lehte ti qendron mbi mua ti det here i qete, here i trazuar.
Jo s’kam dashur asnjehere te mashtroj nje vajze, por si mund te te fitoj kur ti me rri larg.
Nuk e di se c’mund te bej te me dashurosh, pak me shume ti duhet te me mendosh!! Nuk e njeh ne syte e mi,
ty te dashuroj, pres me ankth qe ti te vish, veten po shkaterroj.
Ketu jam dhe po pres qe pran meje te ulesh. Eja dhe zbukuroje dashurine, beje si nje kuror lulesh!
Ku shkon e dashur? Midis dy boteve, midis dy jeteve, njera e lene, tjetra e pa nxene ku shkon e dashur?
Endesh rrugeve si hije me bukuri perendie, natyre pranvere per rrethe per ty asnje shije!!
Ku mbet dashuria jone, me thuaj ku shkoje!!! Kaq shpejt per te u be vone, une nuk e kuptoje! Ti me ike pa e dite,
me le vetem kur nuk e kam prite, tani sillem poshteee,lart,mbrenda une e ndiej dashurine e zjarrt.
Kur t u afrova ne fillim desha vetem te lozja.. Tani qe te njoh nuk jam i denje per ty!
Kur erdhe ishe plote gaze, kur me shiqove me dhe fuqi, kur me perqafove me dhe besim.
Kur hyre ne zemren time fjales dashuri i dhe kuptim !!!
Mallin e kam rujt ne zemer ka shume kohe une s’te kam pare, syt’ e tu s’i kam harruar te dua si me pare!
Ndaj mos guxo te ikesh larg, jo, jo nuk dua te vuj per ty, se do ti fal cfar’ kam moje vajze qe perhere te jem me ty!!
Megjithate po te uroj, u befsh prape yll e leshofsh nure, me pas besoj se edhe per mua,
Mbi ndjenjen tone ra debore, gjithcka me tutje eshte e kote pra lamtumire,
vec lamtumire, se mirupafshim s’te them dot!!
Me kujtohet dita kur te takova ty. Ndjeva dicka qe kurre me pare nuk kisha perjetuar.
Deshiroja ta ndal kohen. Ajo dite me shi,
e ne te dy per nje cast te strehuar.
Deshiroja qe kurr te mos ndalet shiu qe mua me sjelli gezimin me te madhe te jetes.
Me lere te te prek floket, ngadal ti ledhatoj. Me lere te te them nje fjale, te them: te dashuroje!
Me premtove se gjithnje do te jesh prane meje. Gjithnje do t i mbaj mend kujtimet qe i krijuam se bashku.
Kisha dashur qe kurr te mos perfundojne ato dite.
Mos i hap krahet qe te fluturosh. Hapi krahet qe te me perqafosh!
Mos me rri larg sepse syte lote me pikojne. Me shiko me vemendje, shiko dy syte qe t dashurojne!!
Mos m’largo nga zemra,kur te largohem nga syt,mos ma mbyll deren,pse s jam fati yt!
Mos m’thuaj jeto kur jeta eshte trishtim,mos m’thuaj te qeshi kur nuk kam gezim!!
Mos me thuaj me ze te mekurm, se jeta eshte nje enderr e kote sepse shpirti i fjetur eshte nje shpirt i vdekur!
Ne asgje tjeter s mendoj kur syt e tu i shikoj. Dhe i qete kurr nuk rri sepse mendimet me shkojne tek ti.
Ne cdo hap ne cdo vend dhe ne gjum me bie ndermend. Kur flej me duket te kam prane,
kur qeshi me duket me shikon, kur qaj me duket me pajton. Eja prane meje !!
Ne endrren time ishim vetem ne te dy. Une qe u dashurova te ti, por ti keto nuk e kuptonte sepse ishe large meje!
Desha te afrohna por ti u largove prej meje. Sa u zgjova prej gjumit ti ishe ike diku ku nuk te gjeja ty.
Ne kete nate me shi malli me ka marre per ty. Ne kete nate me shi une mendoj per ty.
Ne kete nate me shi eja mos me le ne vetmi, se zemra ime te don vetem ty!
Ne mes te nates erdhe enderrat mi prishe ti, per mua ishe e vdekur e humbur ne gjithesi.
Me ler te qete te lutem gjumin ti mos ma prish, qelqi njehere thyhet nuk ngjitet serish!
Degjoje pikellimin qe shpirtin ma copeton qe bie bashke me shiun syte m’i mjegullon.
Ne mesin e nates, ne terrin e zi, une rri i zgjuar, dhe mendoj per ty! Hapi krahet larte ne qiell,
ti per mua je diell, por i lumtur prap nuk jam, se ty afer nuk te kam!
N’vendtakimin tone te pres si gjithmone, por ti me the: Mos me prit atje!Perseri te pres,
i jap vetes shprese, pasi jam zotuar, kemi me u takuar! E di se do t’vish, e di se s’mund te rrish,
e di se gabon pse ashtu e vepron. Kaloi kohe e gjate, u be ora nate tani eshte vone,
s’erdhe si gjithmone! Mendoj i vetmuar: ndoshta je penduar. Me duket do t’pres, i jap vetes shprese.
Nese duhet do t jetoj me lendimet e tua por une kurr s do te vdes, jetoj se te dua!
Nese sonte dalim bashk dua te jesh me e mira.Veshu mire e per merak, shoqet po ta kan inatin.
Ja kan nis e po flasin,shume e vogel e cfare fati !? Mos beso ti fjale te kota, mos beso cka flasin bota,
beso vec fjalet e mia se me dogji dashuria!
Nese vendos te me lash, lem kur bjen shi, sepse keshtu nuk i shef lotet e mi,
vendos kur eshte mjegull dhe vjeshte, keshtu nuk me shef te merzitur edhe e kam me let qe te vdes.
Nuk mund te mblidhen gjethet e vjeshtes, e nganjehere as shpirterat nuk e gjejne udhen e kthimit.
Une nuk e kam gjetur akoma, ndaj endem ngadale ne vende qe kam pare, e atje, atje me veshtrojne.
Ajo cka shohin syte eshte forme, jashte e brenda saj une endem, shpirt!!
Nuk po te shkruaj per te t’thene se te dua shume, jo as per te t’thene se per ty po derdh lot ne keto momente.
Ajo qe sot me shtyn te shkruaj eshte malli qe kam per ty. Vertet ne keto momente po ndjej mall.
Nje dite kur te zgjohesh mos lag syte me lot dikush qe te tregon qe s jam me ne kete bote.
Mos pyet: Se si vdiqa por pyet si jetova si me kaluan ditet e fundit qe pa ty kalova!
Pa ty bota e humb kuptimin, pa ty jeta e humb drejtimin, pa ty loti im po e ujit token,
pa ty dhimbja po ma qan koken. Me ty nisa drejt jeten por e humba edhe vete veten per mua s`mbeti tjeter vec enderr e vjeter!
Pastaj buzeqeshja ime shkoi ate nate se bashku me ty. Ti u ktheve por ajo jo,
morri rrugen e pa njohur per te than ty lamtumiren e fundit dhe diteve qe dikur i kaluam bashk me ty.
Pata nje enderr ne jeten time, dhe mendoja se kurr nuk do te permbushet.
U permbushe diten kur te takova ty. Me kujtohet kur e perjetova perqafimin tend.
Per ty e dashur shume po mendoj dhe as nje cast nuk mundem te te harroj. Pse keshtu po ndodhe as vet nuk po e kuptoje,
ndoshta bukuria jote aq shume po me terhek sa qe per ty mund te fale edhe kete jete.
Perse sonte yjet nuk shkelqejne! A thua edhe ata mungesen tende e ndjejne !
Te lutem mendo pak per mua dhe ne zemren tende ruaj pake vend per mua!!
Po ti ku me je, ne enderr a me sheh?
Kur ika vec ty te mbarta me vete se nuk e dija se sa ore zgjaste rruga nga Dashuria ne Dashuri.
Kur ika ndjenjat nuk i zhvesha dot, si lekurat vitaminoze te portokallit.
Ku jam? Ku je? Nuk e di !!
Pse erdhe kaq vone?! Pse erdhe kaq vone tek une, kur gruri u korr e ne fushen e thare mbeti vetem kashta?
Pse erdhe kaq vone?! Pse erdhe kaq vone tek une, kur edhe dera e fundit u mbyll. Dhe dimri te la perjashta?
Pse kjo Zemra ime kerkon dashuri prej teje? Te lutem kthehu perseri dhe rri pergjithmon pran meje!
Pse me rrah shpejte zemra kur flas me ty, pse me rrjedh loti kur mendoj ne ty?!
Pse nje here nuk mu afrove pse buzen tende nuk ma dhurove?! A e din se te mbaj mall, a e din sa me mungon.
Ah shpirte, eja me ledhato, eja me doren tende me lemo.
Pse moj vajze te mbaj ne zemer, si me hyre keshtu ne shpirt?! Si mendjen ma ke terhjek?!
Pse ne mua nuk ka me hapesire por vetem ty aty te ndi? Do te kalon koha, do te rrenohet gjithesia,
do te perfundon jeta por ti nga une do te mbetsh ajo, gjithe e verteva.
Pse te desha ty ?! Sepse ti prure tek une thesarin e rinise sime qe une e kisha kycur.
E kycin e kisha fshehur,harruar e humbur diku. Si munde ta gjesh ti?
Por ti shume shpejt shkove te gjitha i harrove. Tash te pres ketu qe te jesh me mu.
Rrija neteve pa gjume, mendoja per ne, per fjalet qe thoshe dhe kete se di perse.
S`arrija te kuptoja pse kaq shume te doja. Nuk e kuptoja pse nuk flija dhe ne shtrat te mendoja.
S’besoj se do te lendohesh shume, ti ende s’din c’eshte dashuria, ndaj s’munde ta kuptoje dot , prushin e ndjenjave te mija.
S’kam besuar se me ik si era, s’kam menduar te jetoj pa ty, s’besoj se erdhi pranvera derisa s’pushojne te lotojne keta sy !
S’kam dashur kurre te te lendoj se te kam dashur sa s’ka me, po ti me iken me largohesh, ndaj dhe une ika e po te le.
Shiko syte e mi dhe do te gjesh dashurin. Qendro pran meje dhe do te fale lumturine.
Shume e rende jeta pa ty, s’me ndalen lotet ne sy. Zemrat tona me s’bashkohen as keto plage me nuk sherohen.
Nese keto rreshta i lexon, shkrimin tim e dikton, vetem ne mua pak mendon, dhe e din se zemra ime ende te don!!
1+1=2 te dua vetem ty! 5+5=10 te dua per jete! 1-1=0 ment mi morre sherro! Ndaq me plus ndaq me minus, ndaq pjestim,
ndaq barazim te dua shum o Shpirti im!!
Deri kure ne vuajtje, deri kure ne vetmi, deri kure kjo zemra ime do te vuaj per ty !
Dhe nese kam lene dicka tek ti, nje ndjenje te vogel dashurie apo respekti, te lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote.
Dy lule qelin ato here do kur do thahen,por zemrat tona kurr nuk do te ndahen.
Nuk premtoj te te dua perjete sepse asgje ne kete bote nuk eshte e perjetshme,
por premtoj qe nuk do te heq dore nga dashuria per ty nje cast para se perjetesia te mbaroje..
Dy zogje jemi nje shpirt e kemi,me vjen shume keq e dashur qe afer s jemi.
Dy syte e mi rrjedhin vetem lot ngase jemi larg njeri tjetrit dhe s`te pergdhel dot.
Zemra ndjen dhembje dhe me s`ndjen gezim ngase ti me mungon ne krahrorin tim.
Eh, sa e sa ore e dite me ikin duke te menduar ty,
neteve perpilitem dhe ndjej shterngimin ne zemer lotet me rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime,
atehere lotet teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time.
Edhe pse je larg edhe pse je larguar me sy nuk te shohe me zemer te dua,
po te pres me vuajtje e me vaj,dashurin ton ne zemer e mbaj!
E kam nje deshire, oh sa eshte e thjeshte me ti puthe buzet tjeter s’kisha deshte.
Edhe pse tani ne jemi larg njeri tjetrit,une perseri te dua dhe ashtu do mbetet !
Kur mbi varrin tim fillon punimi, kur mbi koken time fillon vajtimi, kur mbi varrin tim vendohet kurora,
atehere dije e dashurse per jete te harova!
Sa mundem te shoh, syte e mi ty do te kerkojne, sa mua me rrah zemera, ty do te kujtoj!
Sonte shoh nje dore qe s’me bindet, shoh dy sy qe te kerkojn,
ty e dashura ime dhe ndjej nje zemer qe ndoshta s’me perket mua,
ndjej dashuri qe me perbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin,
gjakun, nervat dhe cdo qelize te qenies time.
Dashuri ,dashuri, nuk thuhet kote se fillon me puthje dhe mbaron me lote!
Ta fali si kujtim shpirtin tim. Nese shpirti s te mjafton ta fali syrin qe per ty loton.
Me lot ne faqe me lot ne sy , me zemer te helmuar mendoj vetem per ty.
Gjithenje te kujtoje ,kurr s te harroje se nga zemra ime nuk mundem qe te largoje .
Jam une qe te therras me ze te shurdher dhe vuaj brenda vetes kete dashuri. TE DUA me shpirt.
Kur te ndihesh vetem dhe te mos kesh qetesi vere doren ne zemer per mua pak mendo ulu prane dritares dhe henen shiko
atehere une nga larg do te ndieje se vertet me do,
tek dritarja do vrapoj ngre koken dhe henen shikoj dhe atje larg ne qiell ne largesi do te bashkohen shikimet tona plot dashuri.
Le te fryje er’ e ftohte, s’ka c’me ben dimeri mua: Dashuria me mban ngrohte, se pushtoj ate qe dua.
Me ta dhuru nje lule ,lule ti je vet. Me ta dhuru nje puthje nuk mundesh me fjet.
Une te them te dua e ti s me beson, pyte zemren time ajo te tregon !
Me ty me qeshte zemra edhe kur ajo qante, me ty me ngrohte dielli edhe kur biente shi.
Ty te besoja edhe kur me genjejshe.Me ty bisedoja edhe kur enderroja !!!
Me duket sikur te gjitha fjalet para teje jane te kota! Dhe dal nga kjo gjendje,
e bie perseri, e si mund te jem i qete kur ne zemer je ti?! Prandaj shko moj vajze, shko ti prej ketej, largohu…
Mos mendo se te kam harru, mos mendo se tjeter du, mos mendo se zemren time tjeter kush ka me gezu.
Ne kete nate te qete pran dritares qendroje,shiqoje yjet ne qiell dhe per ty mendoje.
Ne lule me ere putheshim ngahere, dhe si burr’ e grua losnim nene ftua.
Ne endrren time ishim vetem ne te dy. Une qe u dashurova ne ty,
por ti kete nuk e kuptoje sepse ishe large meje�Desha te afrohna por ti u largove prej meje.
Sa u zgjova prej gjumit ti ishe ike diku ku nuk te gjeja ty.
Nese do te me marr malli per ty do ta gjej, ta shuaj ne skutat e kujtimeve te mija qe i ruaj te pastra.
Nese e don Bukurin, ateher mos me duaj mua, sepse ka tjer qe jan me te bukur se une. Nese e don menqurin,
ateher mos me duaj mua, sepse ka tjere qe jan me te menqur se une. Nese e don pasuri, ateher mos me duaj mua,
sepse ka tjer qe jan me te pasur se une. Por nese e don dashurin, ateher duam vetem mua,
sepse nuk ka asnje qe te dashuron me shum se une!
Nese ngjyra me mungon do ta prejsha gishtin tim e me gjak qe me pikon do ta shkruaja kete kujtim.
Nese per mua mendon nje e-mail ma dergon. Nese me zemer me don thirrem ne telefon,
zerin ta degjoj dhe te tregoj qe shume te dashuroj, kurr nuk te harroj!
Ngado qe e hedh doren te parfytyroj se te prek. I prek ato floke tua te gjata,
ate trup te bukur mendoj se jam i ulur mbi preherin tend dhe ngadale me perkedhel.
Nuk me duhet kjo jete nuk me duhet kjo rini, kur s’te kam afer meje gjithmone do te vuaj per ty!
Puthjet me te embla ti mi ke dhurua, jeten ty ta fala kur me the te dua.
Sa e embel eshte jeta, sa e embel eshte rinija por me e embla qenka dashurija !
Te lutem shko pa lot ne sy, te lutem shko se s jam per ty! Te lutem shko koken mos e kthe,
mos me shiko me se ti vet me pare nuk deshte me. Dashuria jone u zhduk si dielli ne perendim,te lutem shko se me s ka kthim !!.
Te jetosh cdo cast kur nje pjese e qenies tende jeton larg dhe aq me keq kur e di qe s’te perket aspak.
E c’rendesi ka per mua, vec ekzistences tende!?
Te veshtira jane ditet kur syri loton, zemra nuk e gjene ngase ka shume large ate qe shume e don !
Ti ndoshta imagjinon cdo te thote te duash dikend ne heshtje, ne kete largesi te mallkuar,
te mendosh dhe te kalosh ditet pergjysem.
Une do te dua deri ne perjetesi vetem ty dhe kete fjale do ta mbylli brenda ne shpirtin dhe kurre s’do ta tradhetoj veten time.
Puthjet jane fjale qe nuk genjejne kurre!
Cfare eshte tjeter nje puthje: Vec nje apostrofe e kuqe mes fjaleve TE DUA!
Mund te harrohet fytyra e te dashurit por asnjehre puthja e tij!
Te duash eshte te zgjedhesh, te puthesh eshte sigla e zgjedhjes!
Puthje te njejta nuk ekzistojne, cdo puthje ka shijen e vet!
Nje puthje krijon nje histori te bukur dashurie, por poezia eben te pafund!
Jane te embla fjalet e tua por jane me te embla puthjet qe i vodha buzeve te tua!
E cfare eshte nje puthje? Nje sekret i thene ne goje, nje cast te pafund qe ka feshferimen e nje blete midis luleve.
Eshte me e lehte te japesh nje puthje se sa ta harrosh ate.
Qetesia e nje puthje vlen me shume se 1000 fjale.
E shkruajta te dua ne rere, e fshine dallget, e shkruajta ne qiell, e fshine rete, e shkruajta ne zemer, do mbetet perjete.
5 petale formojne nje lule, 5 gishta formojne nje dore, 5 shkronja formojne TE DUA!
Me dashuro, me nje dashuri te zjarrte si deshira per te jetuar e per te vdekur; me dashuro me nje dashuri te embel si lenda qe nderton endrrat: eshte gjithcka qe kerkoj ti!
Te dua, pa ditur si, kur dhe nga! Te dua pa paragjykime dhe mendjemadhesi. Keshtu te dua, sepse nuk mundem te te dua ndryshe!
Midis endrres dhe realitetit nuk ka asnje ndryshim, sepse ti di te besh realitet gjithcka qe kam enderruar!
Jam nje pike vese ne mengjesin pranverore, Do rreshqas po me mbajte ne dore, Po me le ne diell, do avullohem, do tres, E me lejo te lutem ne zemren tende te jetoj, te mbes.
Shkronjat fillojne me ABC � Numrat fillojne me 123 � Notat fillojne me DO RE MI � Dashuria fillon me UNE edhe me TI!!!
Me mire te humbesh jeten per urrejtje, se sa te largosh vdekjen ne pritje te dashurise tende!
Pash nje lule dhe mendova: erdhi pranvera…Pash shiun dhe mendova: Dikush atje lart po qan…Pash trishtimin ne syte e nje femije dhe mendova: Ndoshta ka nevoje per ngrohtesi…Dhe me vone te pash ty dhe ne fund e kuptova se kam akoma nje arsye per te jetuar.
Edhe zogjte e qiellit ndaluan, kur…pane syte e tu…dhe, ne nje hapesire pezull ne kohe…harruan te fluturojne!
Nese do ta dije sa shume te dua do te ulje syte qe te mos shihje sa me ben te vuaj.
Largesia eshte armiku i vertete i te dashuruarve…por eshte dhe ajo qe me shume nga te gjithe na ben te ditur se sa duhemi…
Nje dite i dashuri im me pyeti nqs e dija cdo te thoshte melankoli? Dhe une iu pergjigja: ” eshte personi qe me ben shoqeri kur nuk je ti afer meje ”
Pash ne qiell qe mungonte nje yll, u ktheva mbrapa dhe te pash ty.
Nese nje dite do te me thuash “nuk te dua me”, nuk do te te detyroj te me duash, por do te jem i lumtur qe kam jetuar me ty gezime dhe dhimbje. Nese do te shohesh nje pike loti ne fytyren time, nuk do te jete dhimbje por kujtimi i dashurise sone.
Si hena je i bukur, je i mrekullueshem, je i vetem. Si hena ndricon me pranine tende gjithcka qe rrethon. Si hena do te shihja per ore e ore bukurine tende deri sa te zhdukej pertej boshllikut dhe te prisja deri sa te shfaqesh serisht, te imagjinoj afer meje, me driten e syve te tu qe ndricojne te mite, por je kaq larg, pothuajse i paarritshem.
Qesh me gervishjet e dashurise, ai qe nuk ka provuar asnjehere nje plage te saj.
Po fle…te shoh, me deshiren tende per te bere shaka, buzeqeshjen tende tek buzet e tua…kthehesh drejt meje…me qesh..me perkedhel fytyren..isha ne zemren tende, nuk mund ta besoja!!! Nje susurime me zgjoi dhe me beri te ditur se ishte thjesht nje enderr, me zemren te mbushur gjithe dashuri perqafoj jastekun fort duke shpresuar te kthehem serish tek ajo enderr…duke shpresuar qe nje dite te behet realitet.
Me duaj per ate qe jam ne te vertete, per momentet e mia te cmendurise per, diskutimet e mia shume serioze, me duaj per sinqeritetin tim, per oren time, me duaj kur te provokoj, por mbi te gjitha me duaj sepse te dua edhe une!
Nje person nuk eshte i rendesishem se sa hapesire ze ne zemren tende, por per boshllekun qe ze kur nuk eshte me.
Ndonjehere endrrat behen realitet, por me ty, realiteti u be nje enderr.
Buzet tona pasionante u bashkuan me to u bashkuan dhe zemrat tona te pafajshme. lotet na rrodhen se gjetem njeri-tjetrin.
Nese ti nuk do te kishe emer, do te te therrisja Dashuri, dhe nese dashuria nuk do te kishte emer do ta therrisja me emrin tend.
Nese do te zbuloja rrugen per tek zemra jote, do te fshija cdo gjurme per te shmangur kedo qe mund te me ndiqte pas.
Do te mesohem me mosqenien tende, do t’u them njerezve qe “ishte fati”, do te dije te shtirem e lumtur….kushedi ne do te jem ne gjendje t’i them zemres sime qe mbaroi!
Kur me dhe dashurine zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturine.
Dashuria plotesohet kur dy shpirtra bashkohen ne nje frymemarrje te vetme.
Qesh me shenjat e dashurise ai qe nuk ka provuar kurre nje plage.
Sa te cmuar jane syte e tu pas gjithe kesaj qe kam pare. Sa e varfer eshte gjithcka qe shoh kur shoh syte e tu.
Nese dikush te sheh me lote ne sy, duaje sepse ka frike se mos te humbet.
Kur te vije furtuna, dil nga shtepia…dhe leri pikat qe bien te te prekin…jane puthjet e dashurise qe prej shume kohesh kam dashur te t’i jap.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Dashuria e vertete eshte kur zemra dhe mendja jote thone te njejten gje.
Pasuria nuk te jep dashuri, por dashuria na ben te pasur.
Je fjala qe vjen me pas. Je zeri qe i jep force gjithe mendimeve te mia.
Nese dashuria do te kishte ze, zemra ime do te kendonte perjete.
Emocionet e dashurise jane ethe te shpirtit, kur te shoh vdes nga te ftohtet..brrr
Mora nje trendafil dhe per te mos e lenduar e vendosa ne zemren time.Tani ta dhuroj ty qe je dashuria ime e pafund.
Shpirt nuk je i bukur per te tjeret, sepse te tjeret nuk diten te shohin pertej embelsise tende.
Me duart e mia do te desha te te coja ne parajse, por kur te shoh, je ti qe me sjell parajsen ne mendje.
Eshte e veshtire t’u thuash njerezve qe do “Te dua”, kur e di qe keto fjale mund te te bejne ta humbesh pergjithmone.
Ajo qe behet per dashurine eshte pertej te mires dhe te keqes.
Do desha te shkrihesha ne trupin tend, si bore ne diell, per te reshkitur embelsisht pergjate shpatullave te tua dhe per t’u zhdukur vetem pasi te te kem peshperitur sa shume te dua.
Qe kur buzet e mia butesisht takuan te tuat…cdo moment gri u ndricua me gezim, fale rrezeve te dashurise nga zemra jote per mua.
Dashuri eshte kur koha transformohet ne kujtese dhe ben te pranishme nje te kalur plot shprese.
Nqs do te jesh i lumtur per nje cast, Rebelohu! Nqs do te jesh i lumtur per gjithe jeten, Fal!
Largesi eshte per dashurine ashtu si era eshte per zjarrin. Shuan ate te voglin por ushqen ate te madhin.
Do te kuptosh rendesine e nje buzeqeshje vetem kur te te dhurohet nje e tille!
Dashuria eshte nje moment gezimi te thelle e ndjekur nga nje det plot me trishtim absurd!
Nqs enderron vetem, eshte thjesht nje enderr, nqs enderron cift, eshte realitet qe fillon.
Nje fjale na liron nga te gjitha peshat dhe dhimbjet e jetes, ajo fjale eshte DASHURI
Te mos duash nga frika se mos vuan eshte si te mos lindesh nga frika per te jetuar.
Dashuri! Ja nje volum ne fjale, nje oqean ne nje pike loti, nje turbullire ne nje qeshje, nje mijevjecar ne nje sekonde.
Burri fillon duke dashur Dashurine dhe mbaron duke dashur nje Grua.
Es tut so weh wenn man den Menschen verliert den man am meisten liebt.....
Asnjë zë nuk i shkon aq bukur dashurisë sa zëri i femres .
Duket sikur dashuria e vërtetë flet me zërin e saj.
" Fati udheheq ata qe e pranojne dhe zvarrit ata qe ngurrojne !"