Benachrichtigungen
Alles löschen

Dy teste per te dashuruarit...!!!

4 Beiträge
4 Benutzer
0 Reactions
397 Ansichten
(@dreqja)
Beiträge: 101
Estimable Member
Themenstarter
 
[#2605]

( Test 1) SA JENI NJERI ROMANTIK-Psikotest?

Përgjigjuni me sinqeritet mundësisë qëju përshtatet me shume situatës tuaj dhe lexoni prognozën, pasi t`i mbledhni pikët në tabelë.

1. Partneri Ju ftonë në darkë. Më shumë do të ju pëlqente atmosfera:
a) - shtëpiake në banesë të partnerit
b) - restoranti me specialitete të mrekullueshme
c) - Darka me qirinjë e muzikë të lehtë e të qetë

2. Mikut tuaj i bleni dhuratë për ditëlindje. Do të zgjedhni:
a) - dhuratën që do ta përkujtoj përjetë në ju.
b) - atë që dini se i nevoitet.
c) - dhuratën që besoni se do t`i pëlqej.

3. Për të parën herë delni në takim me personin që ju tërhjek. Do të zgjedhni:
a) - kinemanë për ta shiquar ndonjë film dashurie apo ndoshta ndonjë dramë.
b) - shëtinë pranë lumit nëpër natë me hënë.
c) - shkuarje në restaurant ose në disko.

4. Miku ua tregon në besim se frikohet se do ta braktis partneri. Ju veproni:
a) - i thuani se nëse kështu ndodhë, nuk e vleni një partner të tillë.
b) - i tregoni mënyrat se si mund ta mbaj partnerin dhe e këshilloni që haptas të bisedoj me të.

5. Për pritje të viti të ri, më me dëshirë do të zgjedhnit:
a) - ambientin malor përplotë borë pran dritës së kaminit dhe shoqërisë së hareshme.
b) - atmosferën shtëpiake me disa miq të zgjedhur.
c) - restorantin luksoz me muzikë të këndshme.

6. Në mendimin se si do të ishte që me partnerin e zgjedhur nga ju të kaloni një kohë në një ishull të shkretë (vetëm ju të dy), Ju bie ndër mend:
a) - krahas natyrës së bukur, nuk do të ishte dhe aq keq ndoshta.
b) - do të ishte ndoshta interesante e romantike.
c) - ndoshta do të ishte jokomforte dhe madje e rrezikshme një gjë e tillë.

7. Më së shumti adhuroni të shikoni.
a) - filmat aksion apo luftarak
b) - dramat apo komeditë
c) - melodramat apo filmat me tema dashurie.

8. Krevati i ëndërrave tuaja është:
a) - përplotë jastuke të vogla të buta nga mëndafshi me baldakin
b) - i hapët, i përshtatshëm me vija të drejta
c) - masiv, stilik me savat

9. Sikur të mundeshit që të udhëtonit nëpër kohë, do të zgjedhni kohën:
a) - periudhën kur tashmë keni jetuar të lumtur
b) - romantike të kalorsëve dhe damave të pallateve.
c) - ardhmërinë më të bukur.

10. Sikur të krijonit ju kreacione për modën e femrës do të bënit:
a) - tesha të thjeshta, të përshtatshme dhe sportive.
b) - robe elegante nga materiali i butë.
c) - robe të pasuruara me dekore, shkëlqyese dhe me shumë dantellë.

Tabela e rezultateve

Pyetja: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
a). 1 5 3 1 5 3 1 5 3 1
b). 3 1 5 3 1 5 3 1 5 3
c). 5 3 1 5 3 1 5 3 1 5

Prej 10-20 pikë
Vështirë se dikush do të mund t`ju quaj njeri romantik. Jeni praktik dhe të kthyer nga realiteti në masë të plotë. Për romantik thjesht nuk keni shije. Në kohën në të cilën jetoni, gjindeni për mrekulli ngase mendja e juaj praktike gjenë mjaft nxitje në realitetin e përditshëm. Ndonjëherë ankoheni për atë që nuk është më konforte dhe më e përshtatshme, që të mund të keni më pakë probleme dhe të jetoni më mirë.

Prej 21-39 pikë
Nuk jeni për së tepërmi romantik, por nuk mund të thuhet se fare nuk e keni këtë veti. Ka situata kur ajo paraqitet vetvetiu dhe Ju mbeteni të befasuar, me veten tuaj. Në raste speciale kur jeni të kapluar me sentimentalizëm, me ndjenja xhentile dhe të dashuruar, në Ju zgjohet romantizmi i fjetur. Atëherë dini të ëndërroni dhe të kënaqeni në atmosferë të muzikës së qetë dhe të qirinjëve, madje dhe të shiqoni ndonjë film me më shumë melodrama, që do të Ju pëlqente.

Prej 40-50 pikë
Jeni romantik i lindur. Jeni nga ata që kënaqen në atmosferë me qirinjë dhe muzikë të qetë, në qiellin përplot yje, pranë valëzimit të detit në natën e spërkatur me rreze të argjendta të hënës. Para së gjithash i besoni dashurisë, dhe thjesht kur dashuroheni mbeteni "pezull në ajër" duke levituar, në ëndërralla romantike, në muzikë dhe aroma që në Ju zgjojnë ndjenja të veqanta, të këndshme. Do të Ju përshtatej koha e krinolinëve, të kalorësve dhe damave të tyre nga pallatet. Por edhe në botën në të cilën jetoni arrini të gjeni mjaftë romantikë. Me siguri çdo mbrëmje delni të përcjellni perëndimin e diellit dhe lindjen e hënës. Prandaj për Ju kjo botë ka mjaft romantikë.

(Test 2) SA ËSHTË E QËNDRUESHME LIDHJA E JUAJ! DO TË ZGJASË APO DO TË SHUHET AJO!

1. Me orë të tëra keni zier gjellën dhe e keni pastruar shtëpinë. Nëna e tij, megjithatë, e ka shfrytëzuar rastin dhe ju ka kritikuar në lidhje me gjellën tuaj. Kur i keni treguar ai ka vepruar:

a) -Edhe më tej ka vazhduar të luaj me kompjuter duke mos dashur të dëgjoj fare.
b) -I ka rrefuzuar kritikat e nënës dhe ju ka lavdëruar në lidhje me gjellën
c) -Është mbrojtur duke e arsyetuar nënën e vet dhe duke thënë se pa të keq e ka ajo.

--------------------------------------------------------------------------------

2. Sa herë bëni dashuri me të në muaj:

a) -10 herë e më shumë
b) -6 deri 8 herë
c) -Më së shumti 4 herë

--------------------------------------------------------------------------------

3. Kur fjaloseni zakonisht ajo (zënka) përfundon me:

a) -Ai del nga shtpia dhe i përplas dyert apo gjërat tjera
b) -Që të dy i telefononi secili shokut a shoqes së ngushtë dhe i rrëfeheni. Kjo zakonisht është e mjaftueshme për të kuptuar se sa të lumtur jeni
c) -Që të dy mbani inat përderisa dikush nuk lëshon pe..

--------------------------------------------------------------------------------

4. Fshehtësitë tuaja më të sinqerta...

a) -Ai i di të gjitha ngase ju kupton më mirë se cilado qoftë shoqe e juaj e ngushtë
b) -Di diçka nga ato, por megjithatë shoqja e ngushtë të cilës i tregoni gjithçka është e pazëvendësueshme.
c) -Megjithatë është më mirë që meshkujve të mos u tregohet gjithçka

--------------------------------------------------------------------------------

5. A fjaloseni për politikë:

a) -Ndonjëherë
b) -Gjithnjë
c) -Shumë rrallë

--------------------------------------------------------------------------------

6. Ka organizuar vikend për ju të dy, dhe nuk është konsultuar me ju. Kur ju thotë juve si veproni:

a) -Ju pëlqen befasia dhe ecni me entuziazëm të madh
b) -I paketoni gjërat pa vullnet ngase nuk jeni të kënaqur me idenë e tij
c) -Nuk i adhuroni befasitë dhe hjekni dorë nga vikendi i organizuar

--------------------------------------------------------------------------------

7. E zgjidhni një problem të rëndësishëm dhe ju duhet këshillë:

a) -Menjëherë konsultoheni me të
b) -E pyetni atë, dhe pastaj e kërkoni edhe mendimin e dikujt tjetër para se të veproni
c) -E sjellni vendimin pasi që për mendim e keni pyetur cilindoqoftë por jo atë.

--------------------------------------------------------------------------------

8. Dallimi mes moshës tuaj dhe të tij a është apo nuk është për dhjetë vjetë:

a) -Po
b) -Jo

--------------------------------------------------------------------------------

9. Familja e juaj mendon për të:

a) -Se është më i miri
b) -Ia ka dhënë një notë kaluese
c) -Se jeton në mënyrë tejet modeste

--------------------------------------------------------------------------------

10. Do të dëshironit të krijoni familje, por kur mendoni se çfarë babai/nëne do të bëhet. Si e shihni partnerin tuaj në ardhmëri?

a) -Njëjtë si tash, duke e bartur bebën në krihë
b) -Një verzion të tij çfarë nuk e keni parë ende dhe që ju bënë konfuz
c) -Si person që do të ishte më i pjekur dhe më përgjegjës se që është tash.

--------------------------------------------------------------------------------

11. A do të hynit në punë (biznes) me të?

a) Po, pa dyshim
b) Ndoshta po!?
c) Jo kurrë!

--------------------------------------------------------------------------------

12. Çka do të dëshironit te ai të ndërroni?

a) -Mënyrën e veshjes
b) -Shokët e tij
c) -Higjienën e tij personale
d) -Shtëpinë e tij
e) -Mënyrën se si ua shpreh dashurinë dhe ndjenjat
f) -Mënyrën e tij të jetës.

--------------------------------------------------------------------------------

Tabela e rezultateve

Pyetja 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
a. 3 5 3 5 4 5 5 3 5 5 5 1
b. 5 4 5 4 3 4 4 0 4 4 4 2
c. 4 3 4 3 5 3 3 0 3 3 3 1
d. 2
e. 3
f. 3

--------------------------------------------------------------------------------

Prej 0-25 pikë

Lidhje në rrezik!
Dashuria e juaj si shumë të tjera vazhdimisht ec teposhtë dhe shpesh është jo e rrafshtë. Keni filozofi të ndryshme jetësore, paqartësitë ndodhin çdo ditë, dhe ajo që është më e keqja nuk besoni në të plotësisht. E keni shumë vështirë t"i përshtateni nevojave të partnerit dhe shpesh jeni jotolerantë ndaj tij. Problemet e patejkalueshme të jetës si çifte, zënkat e vogla pa lidhje dhe cikërrimet tjera , i fryni në madhësi gjigante. Nëse ai dëshiron të shkoj në kinema, ju dëshironi të shkoni në teatër, nëse ai thotë “bardhâ€


Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ajo qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.

 
Veröffentlicht : 22/04/2009 1:19 a.m.
(@fidani550)
Beiträge: 879
Prominent Member
 

MUE ME DUL TESTI MIR POZITIV E PASNA HAHAHA ME DY VIJA ME DULK HAHAH BINEQ THOJN A HAHAHA A


 
Veröffentlicht : 22/04/2009 1:21 a.m.
(@fitore)
Beiträge: 1
New Member
 

a me don kushtrimi


 
Veröffentlicht : 11/03/2011 12:58 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

a me don kushtrimi

hahahhaa fitore ,a po te dojka ??

Pershendes dhe mire se erdhe ne mesin tone :kafe:


 
Veröffentlicht : 11/03/2011 12:49 p.m.
Teilen: