Benachrichtigungen
Alles löschen

Dy shpirtra ..........

6 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
281 Ansichten
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 
[#2240]

Ishte dite me shi dukej sikur dhe qielli qante per ne te dy
Cfare trishtimi...........
"Ti nuk do me kuptosh ,por do te them.....Do largohem i dashur "
Ti nuk me degjove , por fillove te flisje dhe te renkoje nga dridhja qe pushtoi zemren tende ......
Mora fyturen tende ne duart e mia dhe e ledhatova me dashurine e zjarrte
qe me pervelonte brenda meje
Te shoh ne sy dhe syte e tu leshonin vrer.. inat.. dhimje..
" Atje ku do shkoj nuk eshte vend per ty dashuria ime "
Ti ngrite koken dhe me pe i befasuar dhe me nje shikim te trembur por te embel
"Do shkoj , i dashur , pergjithmone , do shkoj me dashurine tende ne shpirt ,
do shkoj , sepse fati keshtu e deshi .
Por ti mos qaj sepse gjithmone do jem prane ketij shpirtit tend ......."
Duart e tij me ndaluan fjalen ne goje dhe me lot ne sy me perkedhelen faqen e ftohte
"Te lutem mos shko ,jeta ime , pa ty do jem njeri pa jete mos me braktis "
Lotet me rridhnin pa pushim dhe po vrisja vetveten qe nuk po i thoja te verteten .
Nuk mundja ti thoja qe jeta ime i kishte oret e numeruara ,
nuk mund ti thoja se vdekja e pameshirshme po me therriste .........
Nese do ia thoja ,e dija qe ai nuk do ngrinte kurre koke dhe do me vajtonte perjete , ne vetmi
pa njeri , pa jete .........
"Historia jone nuk mund te zgjasi me tej ,mundohu te ecesh perpara, shpirt "
"Pse ???? Pse, te lutem ? Me thuaj pse ?"
"Sepse fati eshte i keq dhe ky fat ra tek ne, engjelli im dhe sepse e di qe pa mua do jesh mire "
"Kurre nuk do jem mire pa ty , e dashura ime , kurre atehere
mos shko , mos me mbyll zemren perjete ne lot e vuajtje "
"Lamtumire dashuria me e bukur e jetes time .Te dua pa mase dhe ne pafundesi
,deri ne fund te frymes time do kem imazhin tend perballe syve te mi ,
dhe do largohem me buzeqeshjen tende ne buze "
Fillova te ecja duke lene pas njeriun me te mire , me te embel qe jeta me dhuroi
Kembet nuk me benin te ecja por ajo cka mbaja ne veten time me detyronte te ecja
Ecja neper shi pa pushim , ecja dhe vetem ecja as vete se di ku........
Per nje cast mendova vendin tone te preferuar dhe shkova me nje fryme pa humbur kohe .
Deti ishte i bukur ne shi
A e keni pare detin sa i bukur eshte ne shi ?
Isha bere qull nga lotet dhe shiun nuk e ndjeja me .......
Sa u ula ne stolin ku qendronim gjithmone ne krahet e njeri-tjetrit ,
kujtimet filluan te kalonin para syve te mi me nje shpejtesi te papare ,
dhe ishin kujtimet me te bukura te jetes time , te cilat do i marr me vete ne varr .
Ai mendoi se e lashe nga familja ime sepse e kishim diskutuar kete problem
,mqs ata ishin kunder kesaj lidhje sepse e dinin fundin tim dhe nuk donin te vuaja
Por ata se kuptonin sa e lumtur isha ne krahet e atij personi
qe me dhuroi momentet me te bukura deri me sot ne jeten time .......
Ata se dinin sa e lumtur ishte zemra ime prane kraheve te tij , prane puthjeve
dhe perkedheljeve te embla qe me jepte , sa vinte nga puna e deri ne fillimin e dites tjeter .
Cfare padrejtesie o Zot !!!!!!!!!!!!!
Eshte me mire keshtu , mendoja me vete , ai do mundohet
te filloje jete te re , pa qene nevoja te vuaj dhe te marri vesh te verteten
Eshte me mire keshtu ...................
Ndoshta nje dite ai do me fali ................
Ndoshta nje dite do vij te me sjelli nje trendafil .....................
Ndoshta nje dite do me ledhatoj perseri ...........................


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 24/03/2009 3:39 p.m.
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
 

:cry: :cry: :cry:


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 24/03/2009 3:45 p.m.
(@a-syri_)
Beiträge: 2114
Noble Member
 

Me mungon ..e dashur.. si gjithmone! Por sot eshte me e veshtire se dite te tjera, sepse deti ka kenduar per mua, e kenga ishte ajo e jetes sone sebashku. Me duket se te kam kenduar , nderkohe qe shkruaj kete leter, e ndjej profumin e luleve nder fusha, qe gjithmone me kane kujtuar Ty. Tashme keto gjera me lejne indferent. Vizitat e tua jane bere teper te ralla, e disa here kam dyshimin se pjesa me e rendesishme e imja, po me rreshqet lehtazi larg edhe perse une sfrocohem.Naten kur jam vetem, te therras.. e gjithmone dhimbja ime arrin kulmin. Ti mundesh akoma te gjesh menyren per tu rikthyer tek une. Mbreme naten te kam pare ne enderr... Ishe ne breg te detit.... era fershellekte mes flokeve te tu , e ne sy kishe ende ndricimin e perendimit te diellit... Mbetem i mahnitur duke te shikuar mbeshtetur ne gur. Sa e bukur je...nje bukuri qe s'e kam gjetur ne asnje femer tjeter. Ngadale eci drejt teje dhe kur me ne fund kthen veshtrimin e me shikon, kuptoj qe edhe te tjeret ishin mahnitur e po te shikonin. ~ E njeh?~ pershperisnin ziliqar, e nderkohe qe ti me buzeqesh, pergjigjem me pastertine e te vertetes:
Me shume se zemren time...! Te arri dhe te mbeshtjell me krahet e mi..rrethoj kete moment me shume se cdo tjeter. Eshte momenti per te cilin jetoj, e kur ti i pergjigjesh perqafimit tim, leshoj veten ketij momenti ... Me ne fund serish kam paqe....Ngrej doren dhe te cek faqet nderkohe ti ul koken dhe mbyll syte. Duart e mia jane te ashpra mbi lekuren tende te bute, e per nje cast pyes veten ne se do te kthehesh mbrapsh (pendohesh), por e di qe s'do jete keshtu... Nuk e kam bere kurre, e ne momente si keto qe kuptoj drejtimin e jetes sime. ( Une jam ketu, per te dashuruar, per te shtrenguar ne krahet e mi, per te te mbrojtur..) Jam ketu per te mesuar nga ty, e te marr ne kembim dashurine tende... Jam ketu , sepse nuk ka asnje vend tjete ku dua te jem...!


Të fillosh diçka është Zotesi, ta perfundosh atë është Fuqi.

 
Veröffentlicht : 24/03/2009 4:04 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi;kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.
Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre.
Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.
Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , nuk deshe te me kuptosh perse?????????????
Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha ka me zemer.
Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume i rendesishem per mua dhe qe te adhuroj.
E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.
Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 24/03/2009 4:15 p.m.
(@a-syri_)
Beiträge: 2114
Noble Member
 

Ne fund ti dole ne drite te qeshurat tua u perzien me lotet e gezimit tim,oh c'gezim eshte ai cast,c'gezim me sjell ai moment. Po a e meritoj valle kete shperblim qe me ben ti mua,a e meritoj valle kete ftohtesi,kete sjelljen tende. Zemra ime spo te kerkoj shume zemer, vetme te te shoh nje here e te te puth syte e ballit,te te ndjej vec nje here prane,te ndjej aromen e qenies tende,vetem kac zemer. Shume eshte valle per ty kjo,apo jo. Jeta po me kalon shume shpejt e vecanerisht mungesa jote, sot zemer mu deshta te ta thom, te lutem trego pak butesi per shpirtin tend. Ka ardhur koha zemer qe zemra jote te zbutet dhe te ndjej pak dhimbje per nje shpirt qe e keputi malli,qe e mbyti merzia,qe i eshte djegur zemra dhe i jane thare lotet mendohu zemra ime mendohu. Ti per mua je ende zemra ime je shpirti,je gezimi dhe je pranvera e shkurter e asaj pak jete qe me ka mbetur. Vetem mos haro zemra ime se do te dashurohesh edhe ti e te te pyes edhe une a vuan edhe ti, me siguri qe po, pra atehere do te ndjesh dhimbjen time por edhe larg qoft larg qoft qe ta pesosh si une . Eja te te shoh te pakten nje here te lutem shum,Asgje me shume nuk dua ,Vec ti t"me duash e une te dua ,Zemer shpirti yt kaq kishte tani bej si te duash letren ndash grise ndac bej cte duash me te .Vec te lutem mos haro kush te donte cmendurisht.Te perqefon shpirti yt.


Të fillosh diçka është Zotesi, ta perfundosh atë është Fuqi.

 
Veröffentlicht : 24/03/2009 4:36 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Ti nuk mund te Urresh....

Ti nuk mund te me urresh kurr,sepse Engjejt nuk urrrejne,ato vetem mbrojne.Do ishte e kote te provosh te me urresh mua sepse urrejtja jote do te kthehet ne dashuri dhe dashuria jote ne mbrojtje per mua...
Ti nuk mund te me urresh sepse tashme un jam pjese e jetes tende,jam cope e zemres tende.Te me urresh mua do te thote te urresh vetveten.
Sa here qe ti vuan une vuaj bashke me ty,sa here qe merr fryme un marr fryme bashke me ty,sa here qe ti qesh un qesh bashke me ty.Sa here qe ti me urren un te adhuroj.
Te dhashe zemren time qe te jete me ty ne cdo hap te jetes tende.
Te solla prane engjejt e mi per te qendruar perjetesisht me ty ne ditet bukura e te veshtira.
E di qe nuk mund te me urresh edhe pse ke deshire edhe pse do te me harrosh nuk mundesh sepse un jam gjithmon me ty jashte dhe brenda teje.
Edhe pse nuk te kam prekur kurre e ndjej qe jam Brenda teje,ne nje vend te vogel ne fund te zemres tende.
Sa here qe ti me kujton mua ti vuan,ti do qe te flesh por nuk mundesh sepse imazhi im te mundon,do te me kesh prane dhe sa here ti e kerkon kete un jam aty me ty....
Une vuaj njesoj si ty vetem se nuk qaj,ne keto momente po degjoj te njejten kenge qe po degjon ti por vetem me nje ndryshim,ti tani po qan kurse un jo.Brenda ne lotet e tu jam une.Ti je nje pike loti dhe prandaj une nuk qaj sepse kam frike se mos te te humbas.Dhe keshtu mbaj gjithcka Brenda meje.Dhe kjo me ben te vuaj akoma me shum.Une linda per ty edhe pse kete e kuptova pas shum kohesh.
Linda per te te bere te lumtur,kurse ti per te me bere te vuaj.Jam e bindur qe ne keto momente po qan,po Brenda ketyre loteve jam une,ti me sheh ne enderr ndersa un s`do te enderroj kurre sepse endrra ime fillon kur flas me ty.
Te jesh e bindur per dicka::::
JE PJESA ME E BUKUR E JETES TIME,ndersa un personazhi negativ i librit tend...


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 31/03/2009 4:15 p.m.
Teilen: