DASHURIA DHE KOHA
Na ishte seç na ishte. Na ishte një herë një ishull në të cilin jetonin ndjenjat dhe vlerat tjera njerëzore: vullneti i mirë, brenga, dituria... dhe, në mes tjerash, në këtë bashkësi ishte edhe dashuria.
Një ditë, ata kuptojnë se ishulli i tyre do të fundoset, andaj, përgatitën barkat dhe mjetet tjera të lundrimit për një evakuim emergjent nga ishulli. Nga të gjithë të tjerët, vetëm DASHURIA fillimisht nuk deshi të largohet dhe vendosi të qëndronte deri në fund aty. Kur ishulli u rrezikua aq nga zhytja, në momentin e fundit, DASHURIA vendosi të kërkoj ndihmën e shpëtimit.
Me barkë në ikje, afër saj, së pari kalon PASURIA, dhe DASHURIA e lut që ta merr edhe atë me veti. Por, PASURIA si gjithnjë krenare në vete e refuzon me këto fjalë:
- “Nuk mundem të të marr DASHURI, sepse barka ime është përplot me flori, dhe, nëse do të na bashkëngjitësh edhe ti, nga pesha e tepërt ekziston rreziku që të tytë së bashku të fundosemi në ujë.â€