Benachrichtigungen
Alles löschen

Ciftet grinden 2.455 here ne vit: 7 here ne dite!

4 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
232 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6034]

Ciftet grinden 2.455 here ne vit: 7 here ne dite!

Keni pasur një grindje epike, dhe prapë partneri yt sillet si përherë: sheh televizor, këndon në dush ... Si ka mundësi të jetë kaq indiferent? Mos vuan gjë nga një humbje kujtese e menjëhershme?

Ka dy mundësi: ose për atë nuk ka ndodhur asgjë e rëndë, ose është me të vërtetë i zemëruar dhe po të përjashton, saktëson William Luly.

Si ta kuptosh? Shiko shenjat e tij. Të shtrëngon lehtë në mes kur të kalon afër dhe net për ditën? Atëherë i ka kaluar. Po nëse ruan distancë, ndoshta po kalon një fazë inati sepse mendon se fajin e ke ti. Mbajtja e një pamjeje të qetë mund të jetë mënyra e tij pasive-agresive për të përballur krizat, paralajmëron psikologu.

Flamuj të tjerë të kuq: zhytet në programet televizive pa folur fare, përgjigjet me po ose jo ose tregohet i ftohtë. Në këtë situatë, përpiqu të flasësh për grindjen tuaj rastësisht, ndoshta kur jeni duke parë televizor, kështu mund ta zgjidhni çështjen.

Nuk ka asgjë të gabuar që të bësh paqe në krevat, pasi të jeni sqaruar, por mos e përdorni seksin si një ankerplast që mbulon plagën. "Ai mund të synojë te erosi për të krijuar një sens iluziv intimiteti", shpjegon psikologu William Luly


 
Veröffentlicht : 09/03/2012 5:41 p.m.
(@bleoni_)
Beiträge: 8
Active Member
 

:respekt: :respekt:


 
Veröffentlicht : 27/04/2012 2:25 p.m.
(@demi-shkup)
Beiträge: 8
Active Member
 

Mendoj qe Besimi humb dhe hmmmmm

Se Buka Kur Thehet Dhe Ma Nuk Ngjitet :respekt:


 
Veröffentlicht : 10/06/2012 12:54 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Nje dite, nje plak i urt indian i ben kete pyetje nipave te tij: "Pse njerezit bertasin kur grinden me njeri-tjetrin ?"

-Sepse humbin durimin,pergjigjet njeri prej tyre.. -Bertasin sepse duam qe te na degjojne,thote dikush tjeter.
-Plaku i urte tha : Ateher a nuk do ishte me mire te flisnim me ze te ulet..??
Shume pergjigje u thane, por asnjera nuk ja mbushi atij mendjen.

Atehere plaku i urte filloi te fliste : -"Ju nuk e dini perse njerezit bertasin kur grinden me njeri-tjetrin??
Kur dy njerez jane te zene me njeri-tjetrin,zemrat e tyre largohen shume.

Per te kompesuar kete largesi,ata bertasin qe te degjohen..
Por kjo nuk ndodh nese dy njerez jane te dashuruar... Pse?

Sepse kur dy njerez jane te dashuruar ata nuk bertasin,vetem flasin dhe a e dini përse??

-Sepse zemrat e tyre jane shume afer... Distanca midis tyre eshte e vogel..Ndonjehere zemrat e tyre jane
aq afrer sa as nuk flasin,vetem pershperisin...Dhe kur dashuria eshte e madhe nuk eshte e nevojshme te peshperisesh,mjafton nje shikim dhe zemrat kuptohen..

Duke mbaruar shpjegimin plaku i urte dhe i menqur u thote :

-"KUR JU DISKUTONI, MOS LEJONI QE ZEMRAT TUAJA TE LARGOHEN,MOS THONI FJALE QE MUND T''ju DISTANCOJNE ME SHUME, SEPSE DO TE VIJE NJE DITE QE DISTANCA DO TE JETE AQ E MADHE, SA ZEMRAT NUK DO TE MUND TE GJEJNE ME RRUGEN PER TU TAKUAR"


 
Veröffentlicht : 31/08/2012 12:09 a.m.
Teilen: