A thua i pëlqeni atij?
Meshkujt mund t"ju habisin. Një ditë është i mirë me ju, ndërsa ditën tjetër e shihni sesi flirton me tjetrën para syve tuaj. A dëshiron të dish nëse ti e tërheq vëmendjen e tij, apo jo? Lexo dhe kupto se çfarë mendon ai...
TË TELEFONON KUR TË KA PREMTUAR
Djemtë dhe vajzat nganjëherë me qëllim nuk i telefonojnë personit që kanë simpati, që ai ose ajo të pyesë veten se për çfarë bëhet fjalë. Në qoftë se ai që të simpatizon, të telefon sapo është kthyer nga shkolla, nga puna etj, me këtë ju tregon haptas se jeni duke i pëlqyer.
KUR ËSHTË AFËR TEJE, NUK FLET
Ai është llafazan i madh kur është me shokët e tij, por kur është me ju, vetëm skuqet në fytyrë. Ai është i dashuruar. Mos harroni se edhe djemtë dinë të bëhen nervozë. Për këtë arsye, kur e shihni se është skuqur në fytyrë, ose nuk flet, ju dhurojini një buzëqeshje, sepse ai ende nuk është i çiltër me ju. Ky djalë pret vetëm një shenjë nga ju.
SHOKËT E TIJ TË PYESIN NËSE TË PËLQEN AI
Djemtë frikohen se mos i refuzoni dhe mendojnë se më mirë është që shokët e tij të bëjnë këtë pyetje. Në këtë mënyrë, ai nuk rrezikon “të turpërohetâ€
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???