Benachrichtigungen
Alles löschen

Planeti qe nuk shihet apo sajimi i tij

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
568 Ansichten
(@defaxhija)
Beiträge: 66
Estimable Member
Themenstarter
 
[#6080]

“21 dhjetori do të jetë një ditë si gjithë ditët e tjera”, ky është mesazhi kryesorë i Agjencisë Hapësinor Amerikane, deklaruar nga kreu i saj Don Yiomans, i cili njëkohësisht është dhe udhëheqës i programit Senior Research Scientist dhe Near-Earth Object Program Office.
Siç edhe deklaron ai: “Teoricienët filluan ta përhapin atë me besimin se kalendari i Maya përfundon atë ditë. Mirëpo, kalendari Maya nuk mbaron në atë ditë. Është thjeshtë fundi i një cikli dhe fillimi i një të riu, ashtu siç edhe kalendari ynë arrin në fund të tij më 31 dhjetor për të filluar një kalendar i ri i vitit të ri, që nis më 1 janar”.
Në vazhdim, Yiomans hedh poshtë një e nga një të gjitha teoritë që lidhen me shkaqet e zbulimit të Maya siç është ai i shfaqjes së planetit imagjinar Nibiru, i cili do të shfaqet nga jashtë sistemit tonë Diellor dhe do të përplaset me Tokën.
“Ai planet gjigandë, supozohet se do të qaset për në orbitën e Tokës, por nëse vërtet do të ndodhte diçka e tillë do ta kishim diktuar shumë më herët. Edhe sikur për një arsye të panjohur, ai të ishte i padukshëm, ne do të mund të shikonim (gravitetin) ndikimin e tij mbi planetët përreth”, thotë Yiomans, duke shtuar “Janë me mijëra astronomët të cilët skanojnë çdo ditë qiellin, por akoma nuk e kanë parë apo diktuar atë”.
Gjithashtu shkencëtari i referohet edhe një mundësie të… fshehjes së rrezikut që do të shkaktonte ai, pra nëse NASA do ta fshihte këtë fenomen, duke i paraprirë teorive konspirative të tjera.
“Imagjinoni ata mijëra astronom të cilët vëzhgojnë gjithë ditën e gjithë natën qiellin, të mbajnë të njëjtin sekret të fshehtë nga masa për shumë vite rresht?”.
NASA në një deklaratën e saj për media deklaroi se as boshti i Tokës do të ndryshojë, e as ekzistojnë të dhëna rreth shpërnguljes së fushës magnetike të Tokës, gjë -sipas NASA-s- që ndodh një herë në gjysmë milionë vitesh

Veröffentlicht : 15/03/2012 4:32 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 
kalendari Maya nuk mbaron në atë ditë. Është thjeshtë fundi i një cikli dhe fillimi i një të riu, ashtu siç edhe kalendari ynë arrin në fund të tij më 31 dhjetor për të filluar një kalendar i ri i vitit të ri

Kalendari Maya ka mbaruar ne ate date dhe nuk eshte regjistru asnje cikli tjeter,asnje date tjeter ,por thuj ishalla nuk ndodh se si te shkojn mbas ati kalendari e patem shkum me te gjithat qka jemi :lotet:

Veröffentlicht : 25/03/2012 1:28 a.m.
Teilen: