Tentojnë të vjedhin, por i djegë rryma
Siç duket edhe rryma është lodhur me vjedhje pasi që ka djegur dy meshkuj të cilët kanë pësuar keq pasi në tentim për të vjedhur atë, kanë provuar të lidhen ilegalisht.
Ngjarja ka ndodhur kah mesnata të premten më 15 prill rreth 00:08 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Dy meshkujt, shqiptarë, kishin pësuar djegie trupore nga energjia elektrike pasi që kanë tentuar të kyçen ilegalisht ne orën elektrike.
Pasi nuk ishin të shkathtë në këtë “punë”kanë prekur gabimisht telat andaj është përfshire nga zjarri edhe ora e rrymës elektrike. Dy të dyshuarit me lëndime nga djegia janë dërguar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, Zjarrfikësit dhe KEK-ut si dhe eksperti komunal për zjarre.
Deri sa dy të dyshimtit janë shtrirë në spital hetuesit po kompletojnë lëndën për rastin që shkon në gjykatë në procedurë të rregullt.