Ministri Hashim Thaçi ka theksuar se nuk guxojnë të dështojnë edhe një herë në këtë proces.

​Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtëm Hashim Thaçi ka theksuar se Qeveria nuk do t’i procedojë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës pa u siguruar se i ka votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojnë të dështojnë edhe një herë në këtë proces.

“Ne jemi duke punuar që një votim i tillë pozitiv të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Sa më tepër që shtyhet, gjërat mund të ndërlikohen. Por jemi në koordinim si spektër politik, në të njëjtën kohë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë që votimi i ardhshëm të bëhet në momentin kur të jemi të sigurt që janë votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojmë të gabojmë dhe të dështojmë”, ka thënë Thaçi

Thaçi këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikolaos Kotzias, me të cilin kanë folur për bashkëpunimin e dy vendeve. / RTKLive

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, tha para deputetëve se Kosova sot po fillon një proces jo të lehtë, që ka të bëjë me pastrimin e luftës së UÇK-së.

Sipas tij, Kosova është para dy mundësive, që të themeloj vet këtë gjykatë me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të përmbyll njëherë e përgjithmonë këto pretendime për një periudhë kohore prej 5 vitesh, ose në rast të dështimit, ekziston mundësia e dytë që kjo çështje të shkoj në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Jemi të vetëdijshme që Serbia ka vrarë mbi 12 mijë qytetar, se ushtarët e forcat policore serbe kanë dhunuar 20 mijë gra, se Serbia ka dëbuar me dhunë mbi 1 milionë qytetar nga Kosova, se ka 1600 të zhdukur nga konflikti e që shumica e tyre janë shqiptar”, tha Thaçi.

Ai tutje tha se Kosova për herë të pestë po përballet me pastrim të luftës së UÇK-së dhe me hetim të ushtarëve të UÇK-së.

Sipas tij BE do të shpenzoj 300 milionë euro për krimet e supozuara gjatë luftës së f undit në Kosovë dhe Kosova, sipas tij, ka nevojë që të pastrohet nga ky etiketim i panevojshëm dhe i padrejtë, ndonëse Thaçi tha se në të gjitha luftërat ka pas lëshime dhe krime.

Ai ftoj deputetët që të votojnë pro kësaj gjykate. / RTKLive

Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi e bashkë me të edhe Presidentja Atifete Jahjaga i kanë duartrokitur artistëve modern francez, në performimin e tyre të Prishtinë, në kuadër të Javës së Frankofonisë.

Këto momente Thaçi i ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, ku ka përshkruar mbrëmjen duke shpalosur edhe disa momente nga kjo mbërëmje përmes fotografive.

“Para ca ditësh organizuam bashkë me ministritë simotra të Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut Javën e Frankofonisë. Kosova u anëtarësua si anëtare vëzhguese e kësaj organizate globale dhe tani feston kulturen dhe gjuhen frankofone”.

“Në organizimin në qendrën kulturore Soma u paraqiten artistë modern francez para skenës kulturore vendore, korit diplomatik dhe Presidentes Atifete Jahjaga”, shkroi Thaçi në Facebook. /reporteri.net