Zbulime dhe Talentet Shqiptar - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Shkup, gjeniu 8 vjecar befason rajonin
Një fëmijë maqedonas , vetëm 8 vjec është shndërruar në një nga figurat më të përfolura në Ballkan , pasi ka kaluar provimin e sistemit Microsoft, duke u bërë profesionisti më i ri që ka arritur një rekord të tillë. Gjeniu me emrin Marko Calasan, që i vogël ka treguar aftësi të jashtëzakonshme. Në moshën 2 vjecare dinte të lexonte e të shkruante ndërkohë që 4 vjec dinte të fliste anglisht. Prindërit e 8 vjecarit drejtojnë një shkollë informatike dhe shpesh thërrasin djalin e tyre për të riparuar problemet me kompjuterat.
“Fëmijët në moshën e tij dinë ta përdorin kompjuterin ndoshta më mirë nga sa mund të imagjinojmë ne, por Marko është fëmijë me shumë dhunti” shprehet e ëma.
Vetë Marko tregon se nuk e sheh të ardhmen e tij në Maqedoni , pasi atje mungojnë burimet për të zhvilluar talentin e tij, ndërsa shprehet se ekziston mundësia që të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas mamasë së tij, ndryshe nga bashkëmoshatarët Markos nuk i pëlqejnë videolojrat por parapëlqen matematikën dhe astronominë. Për të informatika është si një lojë e thjeshtë fëmijësh , thonë për gjeniun e vogël. Ai i ka që tani idetë e qarta se cfarë do të bëjë në të ardhmen që sigurisht ka lidhje me këtë teknologji.
Marko i ka rrëmbyer rekordin një tjetër fëmije, një vajze indiane e cila dhjetorin e shkuar kaloi testin e kompanisë Microsoft.
Namik Malasi, 13-vjeçari që zgjidh problemet e universitetit
Namik Malasi, 13-vjeçari që zgjidh problemet e universitetit ARTIKUJ TE TJERE
Moshatarë, por dhe pak më të rritur trokasin tek Namiku që të gjejnë “derman” për matematikën
U ulëm për një kafe pune në një nga lokalet në hyrje të qytetit të Kuçovës i quajtur ndryshe edhe qyteti Naftëtari, por rastësisht zbuluam një talent të ri në lëndën e matematikës, i cili për modesti, në moment na fshehu edhe certifikatat e nderit dhe medaljet e marra në olimpiada të ndryshme të lëndëve ekzakte.
Ngjitur me barin pranë ndërmarrjes të KESH–it, pronari i tij Syrja Malasi kishte ngritur edhe një tjetër dhomë, të cilën e kishte kthyer në klasë mësimi për djalin e tij 13-vjeçar Namikun. Kam 8 vjet që kam ngritur këtë dhomë klasë për djalin tim, pasi e pashë që kishte vullnet të mësonte, por që kushtet i kërkonte ndryshe nga dy fëmijët e mi të tjerë. E vinim re tek djali në shtëpi që e vizitonin shumë nxënës që e kërkonin me fletore në dorë, hynin në dhomën ku mësonte djali dhe iknin të kënaqur.
Të detyruar jo nga bezdisja, por nga mungesa e kushteve në banesën ku jetonim, u detyrova që t’i bënim këtë dhomë klasë, të cilën e kompletuam me të gjithë bazën materiale si dërrasa e zezë, tavolinë, shkumësa, një kompjuter, si dhe fletë të bardha etj., që i nevojitet një nxënësi normal për të mësuar, apo për t’u përgatitur për të nesërmen.
Me ndërtimin e kësaj klase zgjidha disa probleme njëherësh pohon prindi i 13-vjeçarit Malasi, e para për të është se djalit i ngelej kohë më shumë se më parë për të mësuar, e dyta është se angazhohej më shumë si dhe përqendrohej më shumë në përgatitje dhe çka është më kryesorja djali kishte kohë të konsultohej me shokët apo me mësuesit e tij gjatë kohës të pushimit në fundjavë, apo në pushimet semestrale. I pyetur për rezultatet e djalit të tij, Syrjai tha se nuk ka prind në botë që të mos kënaqet me rezultatet që arrin fëmija i tij në shkollë apo në jetë si dhe për arritjet dhe sjelljet në familje e në shoqëri. “Në këto kushte ndodhem edhe unë, kur disa mësues më erdhën dhe më treguan se djali im dhe nxënësi i tyre jo vetëm sillej mirë, por në mësime ishte shumë mirë, madje sipas tyre ai kishte fituar dy olimpiada matematike njërën prej tyre në Tiranë mes rreth 200 konkurrentëve nga e gjithë Shqipëria.