Trojet Shqiptare - Zemra – Portali Shqiptar Forum
LUFTA NUK OSHT LOJ
Shqipëria në shënimet e albanologëve gjermanë
Nopça
Një nga shtegtarët më të njohur të Shqipërisë së Veriut është Franz Baron Nopça. Gjeologu, paleontolog e albanolog hungarez, Nopça u bë një nga njohësit më të mirë të kësaj treve me qëndrime të gjata. Vepra, kujtime dhe fotografi të tij janë botuar dhe kanë prekur një lexues të gjerë. Për herë të parë, Biblioteka Kombëtare ka ekspozuar "Ditarët e punës për Shqipërinë" në dorëshkrim. Biblioteka ruan në fondin e saj një thesar ende të pashfrytëzuar nga albanologu, që janë 10 radhojtë e tij, shënime të shumta si dhe një numër vizatimesh nga krahina të ndryshme të Shqipërisë së Veriut. Në fletët e ditarit të tij, përveç shënimeve gjen portrete malësorësh, skica të shpendëve apo edhe nga jeta familjare të cilën ai e ka prekur nga afër. Edhe shumë vepra të albanologëve të tjerë do të mbeten një thesar për të kuptuar jetën, botëkuptimin, folklorin dhe etnografinë shqiptare gjatë këtyre shekujve.
Një hartë etnike
Bashkimi kombetar rruga e vetme e zhvillimit shqiptare
Çdo vizit imja në Shqipërinë mëmë, që nga shkurt-marsi i vitit 1972, e deri te kjo e këtyre ditëve në Tiranën milionshe, ka një kuptim jo vetëm freskie, ngjallje dhe ringjallje idesh, botkuptimesh, shtytje dhe fuqi për punë dhe aktivitet më të gjallë dhe më të fuqishëm për të ardhmën e kombit, gjeneratave dhe të atdheut. Takimet e mija me pjesën tjetër të intelektualëve të atdheut, përherë kanë patur karakter pune, interesi dhe zgjuarje kurreshtjesh për vazhdimin tim të interesimit jetik për të ardhmën e kombit. Konsideroj se më, me asgjë nuk duhet të veprohet dhe të punohet në fshehtësi, në ilegalitet të thellë, si dikur. Bje fjala si në vitet 1992-1993, 1995-96, 1999, apo 2008 dhe tani në vitin 2009. Rrugëtimin tim herë legal dhe herë në rrëzikë të madh illegal, tashmë e kam përfunduar. Veprimtaria dhe puna ime, tashmë është e përqëndruar jetësishtë në një luftë legale, transparente dhe në mënyrën më të sinçertë në angazhimin tonë maksimal, në luftën demokratike për bashkimin e kombit shqiptarë dhe krijimin e Shqipërisë Natyrale. Në takim më z. Koço Danaj, Drejtor i Institutit të Prognozave Rajonale , njëherit hartues i Platformës për Shqipërinë Natyrale në Tiranë,këtyre ditëve, këmbyem, ide, mendime dhe shkëmbyem shqetësimet rreth çështjes, veprimit dhe idesë imanente të veprimit të mëtejmë të aktivitetit, të cilin z. Danaj, tashmë e ka të shtrirë në veprim konkret me hartimin e Platformës për bashkim. Të përpiluar dhe të përgatitur në disa gjuhë botërore. Dokument, tashmë ka marrë udhë drejtë kancelarive botërore, i përshtatur dhe i përkthyer në gjuhtë respektive dedikuar bashkimit kombëtar.Kurse pjesa tjetër e Platformës, është duke u përgatitur të paktën në 50.000 kopje, më qëllim që të shpërndahet brendapërbrenda hapësirës shqiptare dhe në diasporë. Platforma në fjalë (një pjesë e saj), ka disa javë që gjendët nëpër agjensitë elektronike shqiptare; “Nëna-Shqipëri”, “Albaniapress”, “Dervina komerc”, Org. “Pashtriku”, “Shqipëria e Bashkuar” etj. Ideja dhe mendimi i “prerë”, se duhet bashkuar të gjitha organizatat, organizmat, lidhjet, grupet, kruzhokët etj, më një të vetmin organizëm politik, demokratik dhe diplomatik, më qëllim të sinkronizimit të punës dhe aktivitetit më të sinqertë, më të suksesëshëm dhe më të shpejtë, drejtë sëndertimit të Programit buron dhe shtrihet në Platformën për Shqipërin Natyrale, i cili për qëllim ka jetësimin e punës dhe aktivitetit në vepër.” Anulimin dhe hedhjen poshtë me fakte relevante historike, juridike dhe diplomatike të Konferencës së Londrës, të vitit 1913, në të cilën Konferencë, pa pjesëmarrjen e shqiptarëve në te, u bë ndarja e kombit dhe atdheut të shqiptarëve, Shqipërisë etnike – Natyrale. Të gjitha faktet relevante historike, politike dhe diplomatike, flasinë për një padrejtësi (fundamentale), të veprimit të kancelarive dhe pjesëmarrsëve të kohës, përkatësishtë vendimeve tepër të padrejta të vendimmarrsëve në Konferencën në fjalë. Prandaj, shqiptarët dhe shteti shqiptarë kurrë nuk ka festuar tjetër festë kombëtare, pos 28 qershorit të vitit 1912, vendosur sipas Kuvendit historik të Vlorës, të udhëhequr nga patriotët e shquarë, në krye me Ismail be Vlorën. Kurrë, nga populli shqiptarë nuk është pranuar ndarja e kombit dhe e atdheut kaq padrejtësisht. Një gjë të tillë, kurrë nuk e ka pranuar asnjë tubim, asnjë institucion shtetëror, organ apo organizëm shqiptarë në Shqipërinë e udhëhequr nga F. S. Noli, A. Zogu, E. Hoxha, por as tani në periudhën e tranzicionit “të demokracisë” etj. Ndarja e kombit dhe atdheut në Konferencën e Londrës të vitit 1913, është bërë spekulativisht, padrejtësisht, njëanshëm dhe me direktiva të fuqive të kohës, me çrast vendimet e asaj Konference diametralisht kanë qenë dhe kanë vepruar në dëmë të shqiptarëve. Të cilët edhe sot e kësaj dite, gjendën të shpërndarë, në 6 shtete në Gadishullin Ballkanik. Ide, këto, të cilat dhe për të cillat, biseduam me z. Koço Danaj, gjithashtu duke i analizuar të gjitha rrethanat aktuale brendashqiptare dhe ato ndërkombëtare. Mendoj se koncepti i formuluar në Platformë për krijimin dhe bashkimin e Shqipërisë Natyrale, është i drejtë dhe mirë i konceptuar, analizuar dhe i shkoqitur në aspektin konceptual, përmbajtësor dhe me klauzola fikse, të qarta dhe mirë të analizuara e të shpjeguara. Kurse çështja e aspektit historik të Shqipërisë së dikurshme etnike, në kufijt e saj para formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, qershor 1878, ka një dallim mes asaj periudhe dhe kohës aktuale të shtrirjes së popullit shqiptar në viset aktuale, të banuara në 6 hapësira të ndryshme shtetesh në gadishull. Përpjekjet që me Kosovën e çliruar në qershor të vitit 1999, të krijohet një komb i hibridizuar “kosovar”, heqja e flamurit, stemës dhe himnit kombëtar, dhe pranimi blanko i pakos së Ahtissarit, e ashtuquajtura marrveshja e Konçulit ajo e Ohrit, apo e Maqedonisë; “E sëmura e Ballkanit”, siç edhe është në të vërtetë dhe siç e quajti këtyre ditëve z. Bardhyl Mahmuti, dhe e një serë marrveshjeve tjera të parealizuara, të cilat popullin shqiptarë e kanë sjellur në një situate tejet të palakëmueshme labirinthi, duhet ndryshuar sa më pare aq më mire jo vetëm për kombin shqiptar. Në një ndarje dhe përçarje graduale, duke krijuar një të ardhme fare të papërspektivë. Të gjitha këto lloji “marrveshjesh” të pamarrveshjeje, hapësirën dhe popullin shqiptarë e kanë sjellë dhe mund ta sjellin në një “libanizim” të ardhshëm panshqiptarë dhe ballkanas”! Duhet të jemi koshientë, të vetëdijshëm dhe të kemi sens për kuptim dhe mirëkuptim, se çfarë do të thotë, të heqesh dorë nga simbolet kombëtare, nga emri dhe burimi i emërtimit shekullor të popullit shqiptarë, dhe të atdheut në tërësinë e tij natyrale. Çfarë përgatitjeje racionesh e kuzhinash të tjera, u përgatitën shqiptarëve për servim, pas një kohe relativishtë të shkurtër nga ky mish-mash!?. Këto dhe një mori çështjesh të tjera, nuk duhet munduar dhe shqetësuar, vetëm një grusht njerëzish, një grup kombëtarësh dhe intelektualësh atdhetarë të kombit kudo që janë. Por këto çështje, u takojnë të gjithë shqiptarëve kudo që janë, brenda hapësirës natyrale dhe jashtë në diasporë. Tashmë, idetë, mendimet dhe konceptet e z. Koço Danaj, autorit të këtij teksti, dhe i një mori personalitetesh, atdhetarë dhe demokratë të vërtetë, i kanë të qarta botëkuptimet, rrugët dhe trasimin e tyre nga Programi teorik, në realizimin e Platformës për Shqipërinë e bashkuar Natyrale në praktikë. Mënyra e shtruarjes demokratike të problemit para faktorit ndërkombëtar, për anulimin e vendimeve shumë të padrejta të një Konference nga “Londra 1”, e vitit 1913“, në “Londrën 2”, brenda këtyre dy-tre vjtesh, ose në kapërcyll të 100-vjetorit të Shqipërisë Londineze, është tepër imanente, me rendësi jetike historike diplomatike dhe politike, për kombin dhe të ardhmën e popullit shqiptarë. Së fundi;
Armiku njihet për armik
Këtu nuk është nevoja të ndalem aspak në krimet e shtetit shovinist grek dhe të kishës shoviniste greke kundër Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, kur na helmoi pionierët e saj, si Naum Veqilharxhin, Anastas Kulluriotin, Papa Kristo Negovanin, Koto Hoxhin, Petro Nini Luarasin dhe na vrau shumë të tjerë. Këtu, me fakte, do të përmend vetëm disa nga çastet më të vështira që ka përjetuar kombi shqiptar në historinë e vet, pas shpalljes së pavarësisë, kur Greqia, si shtet fqinj, paçkas e nuk na ka dashur kurrë, të paktën duhej të tregohej korrekte me ne. Ajo mund edhe të mos e ndihmonte Shqipërinë për kapërcimin e situatave të vështira, madje të rrezikshme, që ia ka imponuar shovinizmi evropian i Fuqive të Mëdha, i cili, për interesin e ortodoksisë sllavo-greke, është munduar ta zhdukë fare Shqipërinë nga harta e Evropës. Shqipëria Londineze duhet t’u jetë mirënjohëse vetëm armëve të veta dhe SHBA për mbijetesën e saj. . Pra, Greqia të mbante, së paku, një qëndrim asnjanës ndaj vendit tonë dhe të na linte t’i përballonim vetë fatkeqësitë tona. Jo! Përkundrazi! Greqia, pikërisht atëherë kur vendi ynë përpëlitej për të mbijetuar në kulmin e fatkeqësive që e kishin pllakosur, është turrur për ta gllabëruar pabesisht, pikërisht si nepërka që rri strukur në pusi, në pritje të presë së vetë. Le t’i shikojmë faktet me radhë.
Së pari, disa ditë pas shpalljes së pavarësisë, shteti shovinist grek, tamam si bandit, dërgoi në ujërat e Gjirit të Vlorës kanonieret e veta dhe filloi bombardimin e qytetit, duke prerë, në të njëjtën kohë, edhe kabllon e lidhjes telegrafike me Italinë (shih: Eqrem bej Vlora. Kujtime, 2, f.18, 21-22).
Së dyti, në vitin 1913,  kur populli shqiptar, ende i paorganizuar mirë në një shtet të centralizuar, për shkak të pazareve që po bënin Fuqitë e Mëdha në Londër për copëtimin e trojeve tona etnike, shteti shovinist grek shfrytëzoi pabesisht rastin për të kryer barbarizma në Shqipërinë e jugut. Ja se çfarë shkruan Faik Konica për ato çaste tragjike në një letër që u dërgonte nacionalistëve Dervish Duma dhe Andon Logoreci, më 6 dhjetor 1940: “Nuk do t’ju mërzis duke iu referuar historisë së shkuar, për t’ju treguar se çfarë i ka bërë Greqia Shqipërisë Jugore.., që do t’ju rifreskojë kujtesën rreth barbarizmave greke të vitit 1913: vrasje të shumta, djegie sistematike, përdhunime pa numër, madje edhe vajzash nën 15 vjeç”  (vëllimi 4, f.276-277).
Së treti, me fillimin e Luftës I Botërore, shteti shovinist grek organizoi pabesisht në Jug të Shqipërisë të ashtuquajturën “lëvizje popullore” dhe formoi “Qeverinë Autonome Vorio-Epirote”, me qëllim që, në kundërshtim me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të 11-12 gushtit 1913 për përcaktimin e kufijve jugorë dhe juglindorë të Shqipërisë (edhe pse Greqisë i ishte aneksuar një ndër “thelat më të majme” të trojeve shqiptare - Çamëria), të realizonte aneksimin e “Epirit të Veriut”. “Kjo formë qeverie ishte ngrehur nga qeveria greke, vënë në veprim prej saj, e paguar prej saj, e përkrahur politikisht dhe ushtarakisht prej saj” (Sejfi Vllamasi. Ballafaqime politike në Shqipëri. 1897-1942, f.73).  Dhe “ndërkaq “bandat vorio-epirote” (8070 ushtarë grekë dhe vullnetarë kretanë, së bashku me oficerët e tyre të liruar nga ushtria e rregullt) kryen masakra të tilla të turpshme, që mund të krahasohen mbase vetëm me mizoritë e hunëve, siç tregojnë kronikat e Mesjetës” (Eqrem bej Vlora, po aty, f.39). Madje ushtria greke, në kulmin e Luftës I Botërore, e ripushtoi Shqipërinë e Jugut “dhe në mars rë vitit 1916 Greqia e shpalli, me dekret mbretëror, aneksimin e saj…” (Tensioni greko-shqiptar…, f.20).
Së katërti, pas Luftës I Botërore, në Konferencën e Paqes në Paris, kur Fuqitë e Mëdha përsëri po diskutonin për copëtimin përfundimtar të Shqipërisë mes ortodoksisë sllavo-greke, gjë që s’u realizua falë ndërhyrjes së presidentit amerikan, Uillson, kryeministri shovinist grek, Venizellosi, “u përpoq me të gjitha forcat të fitonte bekimin për realizimin e ambicieve territoriale në kurriz të Shqipërisë. Më 13 shkurt 1919 ai i kërkoi Konferencës aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia” ( po aty, f. 22).
Për realizimin e qëllimeve të veta aneksioniste ndaj Shqipërisë së Jugut, pikërisht në çastet e luftës për mbijetesë të kombit shqiptar, shteti shovinist grek ka vënë në funksionim edhe mekanizmin e shpifjes, e cila në Greqi është një “shkencë” me arritje shumë të shënuara. Falsifikimi i së vërtetës, mashtrimi dhe shpifja kanë qenë dhe mbeten tipare karakteristike të kodit moral të diplomacisa greke. Zhan Zhak Ruso thotë: “Të gënjesh vetveten për përfitime personale do të thotë të bësh një falsifikim, të gënjesh për një tjetër njeri do të thotë të mashtrosh, kurse të gënjesh me qëllim që të dëmtosh dikë do të thotë të merresh me shpifje”. Dhe shovinizmi grekomadh ka shpifur pikërisht për ta dëmtuar kombin shqiptar. Kështu, Faik Konica, në një letër që i dërgonte Fan Nolit më 26 gusht 1940, e njoftonte si më poshtë: “… po ju komunikoj juve një lajm me rëndësi, nga një burim diplomatik grek i sigurt: Greqia ka përgatitur një memorandë për Konferencën e Paqes, ku do të provojë se Shqipëria është bërë një vatër panislamike dhe një sukursalë e Mustafa Qemalit” (vëll.4, f.218). Pra, diplomacia greke, për të “shpëtuar” Evropën nga “krijimi” i një vatre “panislamike” shqiptare, kërkonte që Shqipërinë ta fuste në “gjirin” e ortodoksisë greke. Gjynah që s’ia dëgjoi fjalën presidenti Uillson! Greqia për “të mirën” e krishtërimit evropian “po përpiqej”!
Në një informacion të ambasadës sonë nga Moska për Behar Shtyllën, datë 8 tetor 1956, thuhej: “MPJ e B. Sovjetik i ushqeu shpresat e udhëheqjes shqiptare se mundësitë për vendosjen e marrëdhënieve me Greqinë ishin reale. Ajo njoftoi ambasadorin shqiptar në Moskë, se nga bisedimet me deputetët grekë dhe me të dërguarin special të qeverisë greke, kishte arritur në konkluzionin që tani Greqia dëshironte të përmirësonte marrëdhëniet me Shqipërinë, porse ajo gjente kundërshtim nga amerikanët” (Shqipëria dhe Greqia…, f.125).
Një shpifje tipike greke kjo, sa e poshtër, aq edhe cinike, që kishte si qëllim pikërisht armiqësimin edhe më shumë të Shqipërisë me SHBA. Po si qëndronte e vërteta? SHB vazhdimisht kanë qenë për normalizimin e marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, jo vetëm sapo mbaroi lufta civile atje, por edhe në vijim, deri sa ato u vendosën faktikisht më 6 maj 1971. Le t’u drejtohemi fakteve që hedhin poshtë shpifjet e ulëta greke: “Ambasadori amerikan (në Beograd më 1949 - E.Y.) Kanon pohonte: “Ne do të presim që zhvillime të tilla të bëjnë të mundur marrëdhënie të mira të Shqipërisë me Greqinë… dhe ta orientojmë Shqipërinë nga Perëndimi” (Tensioni greko-shqiptar…, f.625). Ja edhe një tjetër fakt i vitit 1963, që hedh poshtë shpifjen greke: “Me qëllim që Shqipëria të hapej drejt Perëndimit, amerikanët e mirëprisnin një dialog të saj me vendet perëndimore. SHBA dëshironin marrëdhënie të reja tregtare dhe, gradualisht, të zgjeronin njohjen diplomatike të Shqipërisë, duke pasur parasysh që kjo njohje të bëhej edhe nga Greqia” (Shqipëria dhe Greqia…, f.197). Ja edhe një fakt i tretë i vitit 1966: “Qeveria amerikane e konsideronte çështjen e vendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë si një vendim, që duhej ta merrtë vetë qeveria greke, në bazë të interesave të saj dhe se qeveria greke ishte në gjendje të gjykonte për perspektivat dhe rrjedhojat më mirë se Vashingtoni. Qeveria e SHBA, as në të shkuarën, dhe as në të ardhmen, nuk kishte kundërshtuar dhe nuk do të kundërshtonte përpjekjet e qeverisë greke për të hequr gjendjen e luftës dhe për të vendosur marrëdhëniet diplomatike” (po aty, f.200).
Ja edhe një tjetër shpifje e vitit 1966 kundër Shqipërisë nga arsenali i shpifografisë greke, që kishte për qëllim armiqësimin e Evropës me Shqipërinë, një shpifje e fëlliqur kjo, që mbështetej edhe nga Moska, “mikja” e deridjeshme e popullit shqiptar:
“Ndërsa Tirana po përsëriste ofertat për normalizimin e marrëdhënieve, shtypi grek ngriti në këmbë opinionin vendas mbi rrezikun që i kanosej Greqisë dhe Evropës nga instalimi i raketave kineze në territorin shqiptar… Ajo (Shqipëria - E.Y.) u krahasua me rrezikun që paraqiste Kuba për SHBA. Gazeta “Eleftheros Kosmos” theksonte se… ekzistonte mundësia që Kina komuniste të kërcënonte Evropën nëpërmjet Shqipërisë në të ardhmen… Pikërisht në këtë kohë, edhe Agjencia Sovjetike e lajmeve njoftoi se Shqipëria po ndërtonte një bazë raketash bërthamore me ndihmën kineze, rrezja e të cilave mbulonte gjithë zonën e Evropës” (po aty, f.204-205).
Si gjithmonë, edhe këtë herë diplomacia amerikane doli në mbrojtje të Shqipërisë: “… Departamenti i Shtetit e vuri në dyshim vlerën e këtyre informacioneve sepse: nuk kishte të dhëna që kinezët të kishin aftësi për ndërtimin e një baze të tillë; nuk kishin arsye të dukshme që të ndërtonin një bazë të tillë në Evropë dhe sepse as shqiptarët as kinezët nuk mund të fitonin ndonjë gjë duke ndërtuar një bazë të tillë. Madje, përkundrazi, në rastin e ndonjë krize, ekzistenca e një baze të tillë do ta shndërronte Shqipërinë në një objekt primar goditjeje” (po aty, f.205).
Pas shembjes së komunizmit,   në vitet 90-të të shekullit të kaluar, një tjetër pinjoll i shovinizmit grekomadh, një armik i betuar i kombit shqiptar dhe i kombit turk, një gjeneral ultrashovinist grek me emrin Nikolaos Grilakis, ish-këshillëtar i kryeministrit Micitaqis, në një libër me kujtime, të botuar në vitin 2001 me titull: “…zbuloj ngjarjet dramatike të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të 20-të në Greqi dhe në Ballkan, siç i jetova”, vazhdon të notojë në ujërat e fëlliqura me shpifjet e diplomacisë shoviniste greke dhe të shtetit shovinist grek. Greqia nuk rri dot pa shpifje kundër kombit shqiptar. Në artin e shpifjes ajo gjen ngushëllim për mosrealizimin e objektivave “madhore” të shovinizmit grekomadh - kthimin e trojeve të Perandorisë Bizantine, për trashëgimtare të së cilës e mban veten edhe sot e kësaj dite.
Ky gjenerali Grilakis shkruan: “Personalisht e kisha bërë të qartë  qysh në fillim se isha kundër një mendimi për dhënie ndihme partive të djathta në vendet myslimane, si Shqipëria, me mendimin se partitë e djathta shqiptare do të përfundojnë në serat e kultivimit të shtrirjes turke në Ballkan. Parashikova, gjithashtu, se imamët e Turqisë shumë shpejt do të mbillnin në mendjet ateiste të shqiptarëve hashashin e myslimanizmit me idetë kanceroze të shtrirjes turke në Ballkan” (“Shekulli”, 8 maj 2004, f.3). I shkreti Grilakis! Megjithëse ishte në shërbim të kabinetit të djathtë të Micotaqisit, atë e paska torturuar dashuria përvëluese për të majtën shqiptare, së cilës, tërthorazi, gjenerali i gjorë  ia zbulon keq ca vende delikate faqe miletit dhe e lë zbuluar, si tradhtare të çështjes kombëtare shqiptare: të majtës shqiptare nuk na i pëlqeka “çallma” myslimane, ajo na qenka e djegur për kamillafin e greko-ortodoksisë!
Në kujtimet e veta gjenerali Grilakis pretendon se kur e ftoi Kryepeshkopi Serafim për të biseduar lidhur me helenizimin e “Vorio-Epirit” pas rënies së komunizmit, ai nuk e vuri në dijeni kryeministrin Micitaqis. Këto përralla gjenerali i zhgënjyer le t’ua shesë atyre grekëve që vuajnë nga trashtina e trurit, jo shqiptarëve. Deklarata shoviniste e Micotaqisit e 14 korrikit 1993 vërteton më së miri se sa “i painformuar” paska qenë ai për veprimtarinë armiqësore kundër Shqipërisë të prapavijave të kabinetit të tij kryeninistror!
Së pesti, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe fillimit të luftës italo-greke më 28 tetor 1940, shovinizmi grekomadh përsëri iu kthye realizimit të ëndrrës së vjetër për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, duke shfrytëzuar pabesisht rastin që vendi ynë e kishte humbur tashmë sovranitetin e vet dhe, si subjekt juridik, figuronte vetëm nën kurorën e Viktor Emanuelit III. “Duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe organizimin e dobët të sulmit italian, forcat greke e thyen shpejt atë dhe në mesin e nëntorit kaluan në kundërsulm. Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe më 8 dhjetor Gjirokastrën” (Tensioni greko-shqiptar…,  f.50).
Së gjashti, pas prishjes së marrëdhënieve të Jugosllavisë me Shqipërinë në vitin 1948 dhe përfundimit gradual të luftës civile në Greqi, vendi ynë u gjend i rrethuar nga dy shtete armiq. Pikërisht këtë situatë të rrezikshme që po përjetonte Shqipëria shovinizmi grekomadh u mundua ta shfrytëzonte pabesisht. Atij iu nxitën edhe më shumë epshet shoviniste për pushtimin e Shqipërisë së Jugut. “Në fillim të prillit të vitit 1949 qeveria greke i dërgoi një memorandum tjetër Londrës dhe Vashingtonit, i cili sugjeronte dhe argumentonte nevojën e pushtimit të Shqipërisë” (po aty, f.621). Disa muaj më vonë qeveria greke bëri një tjetër kërkesë këmbëngulëse për pushtimin e Shqipërisë. “Në gusht të vitit 1949 u zhvilluan luftimet vendimtare të UKG kundër gueriljeve. Qeveria greke e shtopi presionin ndaj Aleatëve Perëndimorë që ushtria e saj të lejohej të pushtonte territorin shqiptar” (po aty, f.622).
Së shtati, Greqia shfrytëzoi pabesisht edhe situatën e rrezikshme që u krijua për vendin tonë pas prishjes së marrëdhënieve të Bashkimit Sovjetik me Shqipërinë. “Udhëheqja shqiptare, tani në marrëdhënie krejt të ndryshme me Moskën, e ndiente se ajo po e kërcënonte, duke përkrahur synimet greke ndaj Shqipërisë së Jugut” (Shqipëria dhe Greqia…,  f.166). Synimet shoviniste të shovinizmit grekomadh i kishte përkrahur vetë Hrushovi në takimin që kishte pasur me Sofokli Venizellosin më 5 qershor 1960. Ndërkohë, “perveç deklaratave të hapura të qeveritarëve grekë mbi “Epirin e Veriut”, qeveria e Athinës kishte pyetur qeverinë austriake se cili do të ishte reagimi i saj në rast se Greqia sulmonte ushtarakisht Shqipërinë për të aneksuar Shqipërinë e Jugut” (po aty, f.169-170).
Së teti, me daljen në pah të acarimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, shovinizmi grekomadh u hodh përsëri në veprime agresive kundër vendit tonë. “Qeveria greke…dha një sinjal tjetër se planet e saj kundrejt Shqipërisë së Jugut nuk ishin arshivuar. Në vitin 1976, në parlamentin grek u aprovua një ligj i ri mbi emigracionin. Ai ishte shtojcë e ligjit të vjetër të Venizellosit, i cili ndalonte dhënien e shtetësisë greke emigrantëve me origjinë nga Shqipëria e Jugut, me synimin që, në rastin e zhvillimit të ndonjë referendumi të mundshëm, ata të votonin pro aneksimit të saj nga Greqia” (po aty, f.300).
Së nënti, në vitin 1990, kriza e regjimit komunist, që ishte në kulmin e saj, ashtu edhe periudha e gjatë e tranzicionit të vështirë,  “e nxitën më tej aktivizimin e lobit grek, sepse ai pa hapësira të reja për të realizuar objektivat e tij të vjetra. Vazhduan përpjekjet e qeverisë dhe të shtetit grek për të mobilizuar dhe nxitur diasporën si një vegël për zbatimin e politikës së saj ndaj Shqipërisë. Madje ajo ka krijuar një përvojë të madhe dhe mekanizma shumë efektive për të realizuar një politikë të tillë” (po aty, f.326).
Përveç organizimit të të gjitha strukturave shtetërore kundër Shqipërisë, shovinizmi grekomadh, në këto kushte, përveç lobit shovinist greko-amerikan, si gjithmonë në historinë e tij, nxiti për veprime të shpejta kishën shoviniste greke për helenizimin e Shqipërisë së Jugut. Gjenerali Grilakis kujton: “…më ftoi Kryepeshkopi i Greqisë, Serafimi, për të shkëmbyer pikëpamje rreth çështjeve të helenizimit të Vorio-Epirit pas rënies së komunizmit. E pranova me kënaqësi…” (“Shekulli”, 9 maj 2004, f.3). Pikërisht në kohën e amullisë politike dhe të varfërisë së skajshme që kishte pllakosur vendin tonë, shovinizmi grekomadh, si gjithmonë me pabesinë që e ka karakterizuar, harton “Planin Lotos”, në themel të strategjisë së të cilit qëndronte çlirimi i “Epirit të Veriut” nga “sundimi shqiptar”. Me hollësitë e këtij Plani lexuesi është njohur në fjalën e Kryetarit të SHIK-ut, zotit Bashkim Gazidede, të mbajtur në Kuvendin popullor në pranverën e vitit 1997 dhe të botuar në gazetën “Albania” më 4 mars 2004.
Së dhjeti, rënien e firmave piramidale dhe tragjedinë që shkaktuan neokomunistët socialistë në Shqipërinë e Jugut, të përkrahur tërësisht nga shteti shovinist grek, në bashkëpunim më tradhtarë shqiptarë, që sot ndodhen në në opozitë, shovinizmi grekomadh u mundua ta shfrytëzonte pabesisht për të futur trupat e veta pushtuese në Shqipërinë e jugut. Në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, të transmetuar në TV “Top channel” më 18 mars 2004, Prof.Sherif Delvina deklaroi: “Më 1997 Greqia, përmes zonjës Ollbrait (Allbright), u kërkoi SHBA që të fuste trupat e veta në Shqipërinë e Jugut, por zonja Ollbrait u tha: “Po ç’do të bëjë Turqia? Do t’ju bjerë nga pas”. Dhe Greqia nuk u fut në Shqipëri”.
Ja, kjo ka qenë fytyra e vërtetë e shtetit shovinist grek, i  cili e ka manifestuar me fakte armiqësinë e egër ndaj Shqipërisë, sa herë që kësaj i është dashur të përjetojë çaste kthesash vendimtare dhe situata të rrezikshme në historinë e saj të vështirë që prej shpalljes së pavarësisë.
Në vëllimin e parë prof.Meta na njeh edhe me një fakt tjetër interesant. Gjatë periudhës së Mbretërisë së Ahmet Zogut, kur vendi kishte zot, Greqia s’pati  guxuar kurrë të paraqiste hapur synime aneksioniste ndaj Shqipërisë. “Arsyet më kryesore të mbajtjes në prapaskenë të aspiratave territoriale greke ishin stabilizimi i shtetit shqiptar dhe situata e pafavorshme ndërkombëtare” (f.43). Por, kur Greqia “e ka ndier veten të fuqishme ekonomikisht e politikisht, kur i janë krijuar kushte e rrethana të favorshme ndërkombëtare dhe kur ka parë se shteti shqiptar është ndodhur në vështirësi dhe nuk ka mundur të kontrolloje efektivisht këtë territor, ka fuqizuar politikën dhe veprimtarinë e saj aneksioniste, e cila ka kaluar përmes rritjes së ndikimit dhe të ndërhyrjes politike dhe ekonomike në rajon…Kjo përvojë historike mund të shërbejë edhe si një mësim për të ardhmen” (po aty, f.23).
Popull “vëlla” grek, popull “mik” grek,
popull  “i mirë” grek,
apo popull shovinist grek
Shprehjet popull “vëlla” dhe popull “mik” na janë bërë bozë në fjalimet e shpëlara të Enver Hoxhës dhe të udhëheqësve të tjerë të periudhës së komunizmit. Vetëm Enver Hoxha dhe klika rreth tij, që kishin tradhtuar interesat kombëtare dhe ishin lidhur kokë e këmbë me sllavët, mund të përdornin shprehje të tilla që nuk kishin asnjë taban historik. Më 1 shkurt 1948 Enver Hoxha deklaronte: “…kush cënon territorin tonë, ka cënuar pavarësinë e sovranitetin e tre popujve - të Shqipërisë, Bullgarisë e Jugosllavisë, tre shtete, të lidhura me aleanca gjer në vdekje” (Tensioni greko-shqiptar…, f.565).
Vallë nuk e dinte Enver Hoxha që Traktati i Miqësisë dhe i Bashkëpunimit Reciprok midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë (i nënshkruar më 9 korrik 1946) nuk ishte gjë tjetër veçse një parapërgatitje për gllabërimin tërësor të vendit tonë ng Federata Jugosllave, se “aleanca gjer në vdekje” me sllavët dhe bashkëjetesa e tyre me shqiptarët ka qenë, është dhe do të mbetet e pamundur, siç e ka vërtetuar dhe po e vërteton historia çdo ditë e më shumë? Etja për pushtet personal Enver Hoxhës ia kishte turbulluar vetëdijen deri në atë shkallë, saqë ai arrinte të bënte të tilla deklarata bajate, të cilat koha i zhvlerësoi shumë shpejt. Për të tilla “miqësi” ka shkruar Enver Hoxha edhe kur ka qenë fjala për popullin grek. Madje ai shkroi edhe një libër të tërë për këtë “temë” me titull “Dy popuj miq”. Por marrëdhëniet “miqësore” ose “vëllazërore” nuk ekzistojnë dhe nuk zyrtarizohen dot kurrë midis popujve. Marrëdhëniet “miqësore” apo “vëllazërore” ekzistojnë vetëm mes shteteve, të përfaqësuar nga qeveritë përkatëse. Në themel të tyre, domosdoshmërisht, qëndrojnë interesat ekonomike dhe politike dhe në disa rrethana të caktuara mund të marrin sipërinë herë të parat, herë të dytat. Kur nuk ka përputhje sidomos të interesave ekonomike, marrëdhëniet mund të vendosen, por ato janë formale. Nuk ka asnjë arsye që marrëdhëniet me një shtet tjetër të quhenvëllazërore, miqësore, aq më tepër për ne, shqiptarët, që ua kemi parë sherrin “miqësive” dhe“vëllazërive” të tilla, të cilat na kanë lënë në baltë në çastet më kritike. Marrëdhëniet mes shteteve mund të jenë të afërta, të rregullta, korrekte, dashamirëse, gjykuar vetëm nga këndvështrimi i mbrojtjes së interesave kombëtare. Duhet theksuar se Enver Hoxha, siç e pamë më lart, s’la gur pa lëvizur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Madje ai, siç del nga faqet e vëllimit të dytë të prof.Metës, e zbriti vetveten dhe diplomacinë shqiptare deri në nivele të tilla servilizmi, saqë kjo e fundit, me 49 nismat diplomatike që ndërmori vetëm nga viti 1954 deri më 6 maj 1971, pa u udhëhequr aspak nga mbrojtja e interesave kombëtare, siç janë çështja çame dhe çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, arriti  të tërhiqej zvarrë para shovinizmit grekomadh. Sot, pas gati 60 vjetësh, diplomacia shqiptare, në rojtinat e saj, nuk ka të dokumentuar kurrfarë tradite në lëmin e nismave diplomatike në mbrojtje të çështjes çame dhe të minoritetit shqiptar në Greqi. Prandaj presidenti grek, Stefanopulosi, gjatë konferences së shtypit të datës 18 tetor 2004, me një gjakftohtësi revoltuese, e quajti të mbyllur çështjen çame! Kishte shumë të drejtë një dëgjues nga Durrësi, i cili, në emisionin e mëngjesit të kanalit TV “Teuta” të datës 19 tetor 2004, vizitën e Stefanopulosit e krahasoi me vizitën e Viktor Emanuelit dhe politikanët tanë të tanishëm i krahasoi me kolaboracionistët e atëhershëm!
Shëmbullin më kuptimplotë të marrëdhënieve “miqësor dhe vëllazërore” mes “popujve” e dhanë popujt sllavë. Kur ngrehina e perandorisë komuniste sovjetike po shembej, të parët që u larguan prej saj ishin ukrainasit dhe bjellorusët, paçka se që të dy janë pjesëtarë të të njëjtit grup popujsh sllavianolindorë! Madje një grup gazetarësh ukrainas, kur po i shoqëroja si përkthyes në Kosovë në korrik të vitit 1999, më thanë: është fatkeqësi për ne që Rusinë e kemi në kufi!
S’kaloi shumë kohë pas përmbysjes së komunizmit në Lindjen Evropiane, kur çekët dhe sllovakët, të “velur” nga “miqësia vëllazërore” gjatë disa dhjetëvjeçarëve, i ndanë “lakrat” me njëri- tjetrin, i vunë kufij shoqi-shoqit dhe formuan gjithsekush shtetin e vet të pavarur, paçka  se që të dy janë pjesëtarë të të njëjtit grup popujsh sllavianoperëndimorë!
E njëjta gjë ndodhi me popujt sllavë të ish-mikroperandorisë jugosllave, të cilët, megjithëse qenë pompuar gjatë më shumë se 70 vjetëve me dogmat e “miqësisë vëllazërore”, s’donin t’ia shikonin më bojën njëri-tjetrit në të njëjtën vathë të “bashkim-vëllazërimit”, paçka se përbëjnë të njëjtin grup popujsh sllavianojugorë!
Në një artikull në “Zërin e Popullit” të datës 19 shtator 1957 Enver Hoxha e vinte theksin te“miqësia historike, tradicionale” shqiptaro-greke. Madje ai thoshte se “populli shqiptar dhe populli grek, me gjithë pëpjekjet e atyre elementëve që përpiqen të thellojnë artificialisht përçarjen me pretendimet absurde, kanë qenë kurdoherë miq dhe kanë luftuar kurdoherë së bashku kundër të njëjtëve armiq”  (Shqipëria dhe Greqia…, f.132).
Enver Hoxha këtu përdor terma të përgjithme, të cilat përbëjnë stereotipa të propagandës komuniste. Nuk njihet ndonjë rast kur  grekët dhe shqiptarët të kenë luftuar “së bashku kundër të njëjtëve armiq”. Kur shqiptarët shprehën dëshirën të luftonin bashkërisht kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë gjatë Luftës II Botërore, klasa politike greke bëri gjithçka që ishte e mundur për të mos lejuar koordinimin e veprimeve të përbashkëta, çka sqarohet me fakte në faqet e vëllimit të parë të prof.Metës, sepse asaj i rrihte mendja te pushtimi i Shqipërisë së Jugut. Në qoftë se Enver Hoxha e kishte  fjalën për luftën e grekëve, përkrah kapedanëve shqiptarë,  kundër armikut “të përbashkët” - Perandorisë Otomane, atëherë ai zbulonte cektësinë e gjykimit të tij. Kapedanët shqiptarë që morën pjesë në revolucionin grek luftuan jo për të mirën, por për  të zezën e tyre. Ngjarjet që rrodhën pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë vërtetuan në praktikë se armiku më i egër i kombit shqiptar nuk ishte aspak Perandoria Otomane, por shovinizmi grekomadh, që e gjeti mishërimin e tij në të gjitha strukturat e shtetit shovinist grek, bëmat e të cilit kunder Lëvizjes Kombëtare Shqiptare janë të dokumentuara mirë nëpër faqet e historisë së popullit shqiptarë. Ata kapedanët shqiptarë, që luftuan për grekët, vërtetë që ishin shumë trima, por  ishin edhe shumë  pak të zgjuar, ishin shumë dritëshkurtër. Dhe dritëshkurtësia e tyre do të na kushtonte shtrenjtë!
Në një deklaratë të qeverisë shqiptare të vitit 1973, në përputhje me retorikën enveriane, thuhej se nga territori i Shqipërisë “nuk do t’i vinte asnjë e keqe popullit vëlla grek” (Shqipëria dhe Greqia…, f.254). Ku e kishte gjetur këtë popullin grek qeveria shqiptare që na e quante “vëlla”? S’kemi dëgjuar as edhe një herë të vetme që qeveria greke ta quante popullin shqiptar “popull vëlla”. Pse mbante një qëndrim kaq të përulur qeveria shqiptare? Vërtetë që nga territori ynë s’do t’i vinte ndonjë e keqe popullit “vëlla” grek, por është halli se nga territori i atij popullit “vëlla” grek popullit shqiptar i kanë ardhur dhe po i vijnë përherë gjëma të rënda!
Në një artikull të zotit Kastriot Demi, të botuar para disa vjetësh me titull: “Greqia, fqinja jonë jugore”, thuhet: “Populli shqiptar është i ndërgjegjshëm se ato që ndodhën me bijtë e tij nuk janë vepër e popullit grek, për të cilin ne kemi respekt, por vepër e atyre qarqeve, të cilat e njollosin qytetërimin grek” (Gazeta “Çamëria”, mars 2004, f.11). Personalisht nuk e di që në Greqi të ekzistuakan qarqe, që vepruakan kundër shqiptarëve pa dijeninë e shtetit grek dhe të strukturave të tij. Edhe organizatat terroriste greke kanë vepruar me dijeninë dhe nën mbrojtjen e shtetit grek kur në vitet ’80-të filluan të vrisnin anglezë dhe amerikanë që ndodheshin me shërbim në Greqi. Le të përmendim vetëm grupin terrorist “17 nëntori”.  “Kur Papandreu erdhi në fuqi, ai e shkriu njësinë e posaçme të policisë që merrej me hetimin e grupit terrorist “17 nëntori”. Grupi “17 nëntori” do të mbetej gjatë gjithë periudhës së fillimit të viteve 1990 skuadra më enigmatike terroriste dhe më e pamundura për t’u penetruar, në krejt Evropën dhe në Lindjen e Mesme” (Robert D.Kaplan. Greqia: dashnorja e Perëndimit, gruaja e Lindjes, f.68). Nuk e di pse nuk e kuptuakësh zoti Demi, që në Greqi mbizotëron një histeri antishqiptare, e frymëzuar nga shteti shovinist grek, gjë që nuk e shpëton nga përgjegjësia edhe mbarë popullin grek, ashtu siç nuk e kanë shpëtuar nga përgjegjësia popullin gjerman krimet që kreu nazizmi në mbarë Evropën. Ndërsa për atë “qytetërimin” grek s’ka nevojë të merakosemi shumë   ne, shqiptarët, kur për të s’e çajnë fare kokën vetë grekët, para se të kryejnë krime kundër shqiptarëve!
Në artikullin e zotit Baleta me titull “Gëzimi dhe dhimbja e fitores së përgjakur” kemi lexuar: “…gjatë emisionit të Xhungës me ambasadorët Karkabasis e Zeneli dëgjuam dëshmitë e një shqiptari nga Patosi, të rrahur për vdekje nga policët grekë në rrugët e Athinës, i cili këmbënguli të kuptohet mirë se dhunën kundër shqiptarëve nuk e bëri populli i mirë grek, as huliganët e këqinj grekë, por e bëri policia greke” (Rimëkëmbja, 21 shtator 2004, f.6). Jo, ore zotëria nga Patosi, ne ty nuk të keqkuptojmë. Ne veç e kuptojmë që ty të rrahu shteti grek dhe të rrahu padrejtësisht thjesht pse gëzoje për fitoren e përfaqësueses sonë të futbollit. Por, çuditërisht, ti nuk e kupton që shteti grek të lejon të gëzosh vetëm për fitore greke, jo për fitore shqiptare. Ti nuk e kupton që mes atij popullit “të mirë” grek shqiptarët nuk kanë të drejtë të gëzohen për veten e tyre, nuk kanë të drejtë të krenohen me veten e tyre, me historinë e tyre, me traditat e tyre, me heronjtë e tyre, me artistët e tyre, me talentet e tyre, me bukurinë e tyre, me fisnikërinë e tyre, me zakonet e tyre, me kodin moral të tyre, se shteti shovinist grek i ndëshkon, i përbuz, i poshtëron, i bën objekt shpifjesh të ulëta. Dhe populli “i mire” grek hesht. S’kemi parë dhe as kemi dëgjuar që në Greqi të shpërthejë ndonjë demonstratë e fuqishme e ndonjë grupi qytetarësh grekë në përkrahje të emigrantëve shqiptarë. Heshtja e qytetarëve grekë para krimeve që kryhen kundër emigrantëve shqiptarë është përkrahje e plotë për dhunën dhe terrorin policor që shteti shovinist grek ushtron kohë pas kohe kundër tyre.
Tani së fundi, gazetarja Fatime Kulli i qe drejtuar me këtë pyetje kolonel Kastriot Lushës: “Cili është qëndrimi juaj dhe çfarë rrezikojmë ne si komb me fenomenin Bollano?”. Dhe kolonel Lusha përgjigjet” “…Sa për rrezikun, nuk dua ta besoj, se edhe elita politike, qytetare e demokratike greke nuk i bazon fatet e marrëdhënieve të të dy vendeve fqinje te aventurat e aventurierë të tipit Bollano…” (Gazeta “Ndryshe”, 20 dhjetor 2008, f. 16). Çudi, kolonel Lusha “paska” informacione se “elita politike, qytetare e demoktratike greke” na qenka mbrojtëse e shqiptarëve dhe se ajo nuk ndaka të njëjtat pikëpamje me shtetin shovinist grek, me kishën shoviniste greke dhe me sahanlëpirësit e tyre në Shqipëri, si puna e lakejve Dule e Bollano, në pretendimet për greqizimin e Shqipërisë së Jugut! Ndërsa mbarë shqiptarët me formim nacionalistë, tek “elita politike, qytetare e demokratike greke” kanë parë vazhdimisht përkrahësen pa rezerva të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke në pretendimet e tyre territoriale ndaj Shqipërisë që prej vitit 1912.
Po cilat janë faktet që na ofrohen në të dy vëllimet e prof.Metës për këtë popullin “vëlla” grek, për këtë popullin “mik” grek, për këtë popullin “e mirë” grek, nga gjiri i të cilit vjen e krijohet ai që quhet opinion publik grek. Paraprakisht u kërkoj ndjesë lexuesve për ndonjë përsëritje të detyrueshme për efekt ilustrimi.
1. Në notën e qeverisë greke drejtuar Edenit më 14 dhjetor 1942 thuhej se “në qoftë se deklarata britanike nuk do të njihte në mënyrë eksplicite të drejtat e Greqisë në “Epirin e Veriut”, do krijohej një përshtypje e hidhur në popullin grek dhe do të dobësohej rezistenca greke” (Tensioni greko-shqiptar…f.96). Madje në fund të notës nënvizohej se “qeveria greke e cilësonte aq jetik problemin e “Epirit të Veriut”, saqë ajo deklaronte botërisht sekombi grek nuk do të pranonte asnjë zgjidhje të këtij problemi, e cila do të injoronte të drejtat e ligjshme të Greqisë” (po aty). Pra, qeveria greke e pranonte vetë në një notë zyrtare se populli grek dhe kombi grek ishte dhe mbetet popull dhe komb shovinist!
2. Në një takim të Mehmet Konicës në Romë në verën e vitit 1944 me përfaqësuesin grek, ky i fundit tha se “asnjë grek nuk ishte i dispozuar për të lënë mënjanë të drejtat e pakontestueshme të Greqisë në këtë territor” (po aty, f.127). Kështu, diplomati grek e pranonte me gojën e tij se të gjithë grekët ishin shovinistë!
3. Më 1946, në Konferencën e Paqes në Paris, Caldarisi “këmbënguli në kërkesën për aneksimin e Shqipërisë së Jugut se midis të gjithë grekëveekziston një harmoni e plotë për këtë çështje” (po aty, f.272). Domethënë, edhe vetë kryeministri grek e pranonte se të gjithë grekët ishin shovinistë!
4. “Pretendimet territoriale kryeministri grek ia parashtroi edhe delegacionit britanik… Sipas tij,opinioni publik grek  s’do të ishte në gjendje të qëndronte indiferent, në qoftë se Konferenca do të përforconte pozitat e Shqipërisë nëpërmjet Traktatit të Paqes me Italinë…” (f.273). Sipas kryeministrit grek, del se opinioni publik grek ishte shovinist!
5. Meqënëse Konferenca e Paqes në Paris nuk pranoi të diskutonte për pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë së Jugut, kryeministri grek, Caldaris, “deklaroi më 2 tetor se ngjarjet në Paris kishin shkaktuar një zemërim që kuptohej qartë në popullin grek për arsye të padrejtësisë që iu bë atij. Themistokles Sofulis, njëri nga krerët e opozitës, e vlerësoi dështimin në Paris si një zi të rëndë, ndërsa lideri tjetër opozitar, ish kryeministri George Papandreu, në mënyrë solemne, deklaroi se “zia e kombit kishte arritur në infinit…” (po aty, f.281). S’kemi ç’bëjmë! Udhëheqësit e të dy krahëve të politikës greke e kanë deklaruar vetë, me gojën e tyre, që populli dhe kombi grek ishin shovinistë, se i kishte pllakosur zija e rëndë që kishte arritur në infinit, për të vetmen arsye se nuk u qenkëshin plotësuar tekat shoviniste në Paris!
6. “Në prill të vitit 1946, Ndihmësatasheu Ushtarak i SHBA në Athinë, Uilliam McNeill, i shkruante Departamentit të Shtetit: “Pavarësisht nga fakti se pretendime të tilla duken qartë se e dëmtojnë, më tepër se sa e ndihmojnë, sigurimin e Greqisë, pavarësisht se realitetet ndërkombëtare janë në kundërshtim me plotësimin e këtyre pretendimeve dhe pavarësisht nga karakteri i dyshimtë i shumë argumenteve të paraqitura,shumë,  dhe ndoshta  shumica e grekëve, besojnë fort dhe në mënyrë entuziaste se sakrificat e tyre gjatë luftës duhet dhe do të shpërblehen me përfitime substanciale territoriale në kurriz te vendeve fqinjë… Në qoftë se qeveritë britanike dhe ajo amerikane nuk do të mbajnë qëndrim të ngrohtë dhe nuk do të mbështesin në mënyrë efikase pretendimet territoriale greke…, shumë, dhe ndoshta të gjithë grekët, do të ndiejnë se ata janë tradhtuar nga Aleatët Perëndimorë” (po aty, f.501). Kurse i ngarkuari me punë i SHBA në Athine, Karl Rankin, paralajmëronte se “do të ketë një shpërthim të ndjenjave kundër Fuqive Perëndimore” (po aty, f.501-502). Pra, edhe diplomatët amerikanë dëshmonin se shumë dhe ndoshta shumica, apo të gjithë grekët ishin shovinistë!
7. Ambasadori amerikan në Athinë, McVeagh u udhëzua, “t’i transmetonte kryeministrit Caldaris një mesazh, në të cilin thuhej se ishte jashtëzakonisht e vështirë për qeverinë amerikane që të mbështeste pretendimet territoriale greke në Këshillin e MPJ, pasi shumë arsye të përgjithshme diktonin që kufijtë e Greqisë të mbeteshin ato që kishin qenë para luftës. Jo vetëm qeveria, por edheopinioni publik grek duhej ta kuptonte këtë pozicion… Ambasadori amerikan u kërkoi politikanëve grekë të ushtronin të gjithë influencën e tyre që këto vendime (për mospranimin e pretendimeve territoriale greke ndaj Shqipërisë -E.Y.) të pranoheshin në Greqi me minimumin e pakënaqësisë dhe të zemërimit kundër Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast qeveria amerikane shfaqi pakënaqësinë se, në vend që të përgatiste opinionin publik për dështimin në këto çështje, shtypi dhe radioja greke, gjatë javëve të fundit, po nxisnin sistematikisht, në shumë mënyra, opinionin publikkundër Britanisë dhe SHBA, për arsye se këto pretendime nuk ishin realizuar”  (po aty, f.514-515). Siç del edhe nga këto porosi të Departamentit të Shtetit për ambasadorin amerikan në Athinë, qeveria amerikane kishte krijuar bindjen se në Greqi ekzistonte një opinion publik grek shovinist!
8. “…më 8-9 korrik (1956 - E.Y.) ishte mbajtur në Athinë Kongresi Ndërkombëtar Panepirot, i cili doli me thirrjen për çlirimin e “Vorio-Epirit” duke përdorur forcën. Kongresi kishte hedhur parullën e krijimit të Frontit Nacional për çlirimin e “Vorio-Epirit”, me pjesëmarrjen e të gjithë grekëve dhe kishte vendosur krijimin e një organi ekzekutiv kombëtar për zbatimin e vendimeve të tij” (Shqipëria dhe Greqia… f.124). Sipas parullës së këtij Kongresi, të gjithë grekët ishin shovinistë!
9. “Në fund të nëntorit (1956 - E.Y.) B.Shtylla takoi Kasimatin në Nju-Jork dhe i propozoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, me anë të një komunikate fare të thjeshtë. Përfaqësuesi grek dha një përgjigje të rezervuar dhe deklaroi se qeveria greke dëshironte normalizimin e marrëdhënieve por më parë duhej përgatitur psikologjikisht opinioni” (po aty, f.126). Diplomati grek e pranonte se në Greqi ekzistonte një opinionantishqiptar, shovinist!
10. “Pas stabilizimit të Juntës, aty nga fundi i vitit 1968, udhëheqja shqiptare po konstatonte disa nuanca të reja të një qëndrimi armiqësor dhe provokues ndaj Shqipërisë. Të tilla vlerësoheshin fjalimet armiqësore dhe mbështetja e pretendimeve për aneksimin e Shqipërisë së Jugut në ceremoninë e varrimit të peshkopit Kotokos, në të cilën morën pjesë edhe qeveritarë grekë. Përshtypje negative la në Tiranë edhe deklarata e zëvendëskryeministrit grek D.Patilis mbi  “vendosmërinë e grekëve për të mos hequr dorë nga aneksimi i “Epirit të Veriut”. (po aty, f.219-220). Edhe sipas fjalëvë të këtij politikani të lartë grek, del se grekët janë shovinistë, të gjithë, pa përjashtim!
11. “Më 8 dhjetor 1963 ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri Venizelos bëri publik një propozim që “grekëve të “Epirit të Veriut” t’u jepej vetëqeverisja në kuadrin e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, më 6 dhjetor ai i kishte deklaruar agjencisë “Rojter” se marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë janë në gjendje negative, për arsye të shqetësimit që ka i gjithë kombi grek  lidhur me të ardhmen e vëllezërve tanë që jetojnë në këtë vend” (po aty, f.191). Po a shfaqi vallë ndonjë shqetësim ky kombi grek edhe për vëllezërit tanë çamë, ish-shtetas grekë, të cilët i masakroi aq barbarisht shteti shovinist grek, apo synimet shoviniste ndaj Shqipërisë kërkon të na i shesë për shqetësime për bashkëkombasit e tij minoritarë në vendin tonë?
12. “Studiues grekë, me të drejtë,  kanë konstatuar se politika e Karamanlisit kundrejt Shqipërisë dallonte nga politika që ndoqi ai ndaj fqinjëve të tjerë veriorë. Ata kanë veçuar tri arsye të këtyre diferencave” (po aty, f.281). Këtu do të mjaftohem me përmendjen e arsyes së parë, e cila ka qenë mungesa “e mbështetjes publike për një afrim me Shqipërinë në nivelin që Greqia ishte afruar në atë kohë me shtetet e tjera ballkanike” (po aty). Rrjedhimisht, edhe vetë studiuesit grekë e paskan pranuar se në Greqi paska munguar njëmbështetje publike për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë për arsye të ngarkesave të forta shoviniste në mesin e saj!
13. “Në një informacion të ambasadës sonë në Athinë për MPJ, të datës 23 prill 1975, thuhej: ”…qeveria greke do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim edhe në të ardhmen. Ajo, sikurse grekët në përgjithësi, e ka të ngulitur thellë në shpirt “Vorio-Epirin”” (po aty, f.283). Më në fund, edhe ambasada jonë në Greqi qenkësh bindur se jo vetëm qeveria greke, por edhe grekët në përgjithësi ishin shovinistë! Nuk e di nëse arriti ta krijonte këtë bindje edhe vetë udhëheqja e lartë shqiptare, këtu, në Tiranë!
14. “Diplomatët shqiptarë në Athinë raportonin edhe për disa shenja të tjera negative. Kështu, në Muzeun e Luftës të Greqisë ishte vendosur një stendë për luftën në “Vorio-Epir” dhe për “Qeverinë Autonome” të “Vorio-Epirit”. Në tekstet shkollore ishin futur mësime të reja për “Vorio-Epirin”, të cilat kishin përmbajtje shoviniste” (po aty, f.286). Tani lind pyetja: këto  tekste shkollore me përmbajtje shoviniste shërbenin për edukimin me shovinizëm të bijve të popullit grek, apo të popullit të “Zullulandit”?
15. “Ligji i luftës me Shqipërinë nuk u hoq nga parlamenti grek, i cili ishte i vetmi institucion kushtetues që mund ta bënte atë. Vendimi i qeverisë së Papandreut ishte një akt, që i mungonte baza kushtetuese. Ai u shpall pa aprovimin e presidentit Kristos Sarçetaqis dhe nuk u miratua në parlament, pasi atje, me sa duket, ekzistonte një shumicë që e kundërshtonte këtë vendim. Gjithashtu, edhe kisha greke, e cila kishte ndikim të madh në politikën dhe në opinionin grek, ishte kundërshtare e fortë e heqjes së gjendjes së luftës” (po aty, f.312). Prandaj, besoj se kam pasur të drejtë kur në këtë material kam përdorur shpesh herë shprehjen kisha shoviniste greke, e cila, po të mos ishte e tillë, do të merrej me punët e Zotit dhe qetësimin e shpirtrave të njerëzve. Por ajo, duke u marrë me edukimin e ndjenjave shoviniste në shpirtrat e grekëve, ka dëshmuar se ushtron një politikë të pastër shoviniste kundër popullit shqiptar dhe, si mbështetëse e fuqishme e shovinizmit grekomadh, farkëton urrejtjen kombëtare greke kundër kombit shqiptar. Për dijeninë e lexuesve, prof.Meta jep një informacion interesant. “Kështu, sipas ligjit 1566, të miratuar në vitin 1985, synohet fuzioni i helenizmit dhe i kristianizmit nëpërmjet ortodoksisë. Për herë të parë në historinë e arsimit grek, u miratua një ligj për  zhvillimin e ndërgjegjes fetare në përputhje me teologjinë e Kishës Lindore Ortodokse. Pavarësisht se ka një tendencë për fuqizimin e shekullarizmit, prezenca e kishës ortodokse është reale, duke e bërë Greqinë një aurorë teokratike” (po aty, f.315).
Duke edukuar në opinionin publik grek dhe në mbarë kombin grek urrejtjen dhe armiqësinë ndaj një kombi tjetër, siç është kombi shqiptar, kisha greke është marrë me punët e djallit dhe vetë është shndërruar në një strehimore të djallit!
16. Për ngjarjet e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë, “ndonëse Athina zyrtare heshti kur tanket serbe shtypnin shqiptarët, dy komponentë të fuqishëm të politikës dhe të shoqërisë greke, kisha dhe shtypi grek, manifestuan fuqimisht përkrahjen e tyre për shovinizmin serb” (po aty,  f.314). Pra, dy leva të fuqishme të mbjelljes dhe të ngulitjes së urrejtjes kombëtare greke për kombin shqiptar,kisha dhe shtypi grek, funksionojnë me ngarkesë të plotë pikërisht atëherë kur opinionit publik grek i duhet thënë e vërteta. Atëherë ky opinion publik grek, ky popull grek, ky komb grek nuk mund të mos edukohet me ndjenja shoviniste dhe nuk mund të mos shndërrohet në opinion  shovinist grek, në popull shovinist grek, në komb shovinist grek në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, kur ushqimin e tij shpirtëror e helmatisin dy komponentë të fuqishëm të formimit botëkuptimor të tij - feja dhe shtypi, ndërsa politika shtetërore, në rastin konkret, bën sikur nuk di gjë, bën sikur hiqet mënjanë!
M’u desh t’i qëmtoja gjatë këto fakte, të shpërndara nëpër më shumë se 1 000 faqe të veprës në dy vëllime të prof.Metës, për t’u krijuar mundësinë lexuesve të nderuar të përsiasin për deklaratën e Enver Hoxhës të vitit 1957, të qeverisë shqiptare të vitit 1973, për fjalët e zotit Kastriot Demi, të atij shqiptarit nga Patosi (që u rrah aq barbarisht nëpër rrugët e Athinës nga policia e shtetit shovinist grek) dhe të kolonel Kastriot Lushës.
Nga sa u citua më sipër, rezulton se ekzistuaka me të vërtetë një opinion publik grek, një popull grek, një komb grek, një kishë greke, një shtyp grek që shërbyekan si taban i fuqishëm i shovinizmit grekomadh në synimet e tij për aneksimin e Shqipërisë së Jugut dhe, në përgjithësi, në urrejtjen e tij kundër kombit shqiptar! Siç u argumentua më lart, me fakte, vetë politikanët kryesorë grekë dhe diplomatë të huaj e kanë pranuar me gojën e tyre se opinioni publik grek, se populli grek, se kombi grek qenka shovinist në qëndrimin ndaj kombit shqiptar! A thua të jetë i çmendur ky opinion publik grek, ky popull grek, ky komb grek, ky shtyp grek? A thua të jetë e çmendur kjo kishë greke? Nuk e di! Veçse duhet të kujtojmë fjalët e njërit nga politikanët më kryesorë grek, si Kostandin Karamanlisi, ish-kryeministër dhe president i Greqisë, i cili e përshkruante vendin e vet si një “azil i madh të çmendurish” (Robert D.Kaplan.Vepër e cituar, f.40). Natyrshëm lind pyetja: po a ka vallë njerëz në radhët këtij opinioni publik grek, e këtij populli grek, e këtij kombi grek, të cilët i kundërvihen shovinizmit grekomadh në qëndrimin ndaj kombit shqiptar? Sigurisht që edhe mund të ketë aty-këtu. Por ata, besoj,  duhet të jenë aq të paktë, saqë, me sa duket, kanë humbur si gjilpëra në kashtën e shovinizmit grekomadh! Më shumë se katër vjet më pare, në mjediset e hotelit “Dajti”, u njoha rastësisht me një profesor grek të filozofisë. Në bisedë e sipër  më shkoi gjuha atje ku “më dhemb dhëmbi”: te qëndrimi që mbahet në Greqi ndaj emigrantëve shqiptarë. Profesori më tha: “Më vjen turp për pronarët grekë që sillen keq me shqiptarët!”
Në emisionin kryesor të lajmeve të TV “Top Channel” të datës 8 shtator 2004, gjatë një “demonstrate”, të organizuar në qytetin e Selanikut (ku morën pjesë rreth 2 000 vetë) në përkrahje të emigrantëve shqiptarë, që u masakruan nga shteti shovinist grek pas përfundimit të ndeshjes së futbollit të 4 shtatorit, një qytetar grek deklaroi para kamerës: “Qëndrimi arrogant i shtetit dhe i policisë greke nuk është qëndrimi ynë”!!! Vini re! Demonstrata organizohej katër ditë pas gjakosjes së rrugëve të qyteteve greke me gjak emigrantësh shqiptarë të pafajshëm! Shteti shovinist grek atë ditë kishte nxjerrë në rrugët e qytetit ca turma që i kishte marrë “me qira” (siç i quante me të drejtë Robert D.Kaplan turmat që nxirrte në rrugë Andreas Papandreu në përkrahje të martesës së tij të re me ish-stjuardesën Lian), për të larë sadopak turpin që e mbuloi, kur, faqe botës, lëshoi policinë e ndërkryer kundër emigrantëve paqësorë shqiptarë, që i gëzoheshin fitores nëpër rrugët e qyteteve greke. Komedi të tilla shteti shovinist grek le t’ua shesë, përsëri, atyre grekëve që vuajnë nga trashtina e trurit, jo shqiptarëve!
Nga sa u tha dhe u argumentua më sipër me fakte të pakundërshtueshme, vetvetiu mund të lindë pyetja: Po parlamenti grek a do të mundet ta ratifikojë MSA-në me Shqipërinë?” Gazetari Fatos Çoçoli thotë: “…janë ndoshta me mijëra arsye pse shumica e anëtarëve të parlamentit grek duhet dhe do të votojë për fqinjësinë e mirë dhe për të ndihmuar një vend fqinj e mik, si Shqipëria” (“Ballkan”, 20 dhjetor 2008, f. 18). Edhe unë kam dëshirë të besoj që Greqia mund edhe ta ndihmojë një vend fqinj, si Shqipëria. Por tradita e pasur e politikës agresive që shteti shovinist grek ka ndjekur ndaj Shqipërisë në veçanti dhe ndaj kombit shqiptar në tërësi, më bëjnë të jem skeptik ndaj shpresave të zotit Çoçoli. Nëse Greqia do të ishte me të vërtetë dashamirëse me ne, ajo, si një vend fqinj, duhej ta kishte ratifikuar e para MSA-në me Shqipërinë. Por çuditërisht, edhe tani, kur të 26 parlamentet e Bashkimit Evropian e kanë ratifikuar MSA-në, Greqia vazhdon të mos e ratifikojë ende, sepse ajo kërkon t'i zhvasë sa më shumë lëshime klasës politike të Tiranës. Dhe unë jam i bindur që klasa politike e Tiranës, kjo tradhtare e kombit shqiptar, ka për t'i bërë shumë lëshime të turpshme shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke. Kjo vonesë pikërisht nga ana e Greqisë në firmosjen e MSA-së, dëshmon më së miri se Athina zyrtare nuk është shëruar dhe nuk ka menduar ndonjëherë të shërohet kurrsesi nga ethet e shovinizmit grekomadh për gllabërimin e Shqipërisë së Jugut. Mirë do të ishte që parlamenti grek të mos e ratifikonte MSA-në dhe pranimin e Shqipërisë në NATO, në mënyrë që të merrte përsipër rolin e kaut balash në radhët e Bashkimit Evropian.  Kësisoj shqiptarëve dhe mbarë dashamirësve të tyre në Evropë ajo do t’u dukej si dhia në mes të dhenve. Se Greqia, në Bashkimin Evropian, përfaqëson me të vërtetë një vend që duhet treguar me gisht. Sepse ky është vendi më paradoksal i Evropës, është i vetmi vend teokratik i kontinentit tonë, ku ligjin e bën feja, e bëjnë priftërinjtë, është një vend ku sundon terrorizmi shtetëror, prandaj edhe organizatat terroriste, si “17 nëntori”, nuk zbulohen asnjëherë.
Një burg demokratik
Sapo pata mbaruar së lexuari këto fjalë të këtij djaloshi të shkëlqyer shqiptar, aty për aty më erdhi ndër mënd një poezi katërvargshe, sa e bukur, aq edhe e dhimbshme e mikut tim të vjetër, ushtarakut, poetit dhe piktorit të talentuar, z.Novruz Dervishi, të cilin valët e jetës, që dalldisën pas vitit 1990, nga komandat divizioni, e degdisën si emigrant në Greqi. Në një çast përsiatjeje, në një ballafaqim të përfytyruar me grekët, ai hodhi në letër këtë poezi, me katër vargje tronditëse për fatin e një ushtaraku aq të talentuar, por tashmë të lëshuar, të braktisur nga shteti i tij. Poezia titullohet: “Në Greqi”: Shok, e di, s’më bëni dot, / Sepse s’jam nga ana juaj, / Ju shikoni që derdh lot, / Po s’kuptoni përse vuaj”.
Qëndrimi servil i diplomacisë shqiptare
Si shpjegohet ky poshtërim që i ka bërë vetvetes diplomacia shqiptare? Si shpjegohet që Enver Hoxha këmbëngulte aq shumë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, të cilat na përfaqësuakëshin një “çështje që u interesonte më shumë shqiptarëve”, siç shkruhej në një shënim të tij mbi një propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të datës 8 dhjetor 1970 (f.230). Mos vallë ai e kishte ngritur ndonjëherë zërin pas vitit 1949 në mbrojtje të çështjes çame dhe të minoritetit shqiptar në Greqi (i cili është disafish më i madh se minoriteti grek në Shqipëri), që kështu lexuesi të bindet që shqiptarëve me të vërtetë u paska interesuar më shumë vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, në mënyrë që të jenë të pranishëm në Athinë me ambasadën e tyre? Aspak! Atëherë çfarë e ka shtyrë Enver Hoxhën të mbante një qëndrim kaq servil ndaj diplomacisë shoviniste të një shteti armik për vdekje, siç ka qënë, është dhe do të vazhdojë të mbetet shteti shovinist grek? Qëllimi kryesor i Enver Hoxhës, me siguri, ka qenë ruajtja dhe forcimi i pushtetit personal, i cili e çoi në braktisjen  e interesave kombëtare, madje në tradhti kombëtare. Nuk ishte aspak e nevojshme që diplomacia shqiptare të hiqej zvarrë para shtetit shovinist grek për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Nga analizat e prof.Metës lexuesi e kupton fare qartë që Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, para se të kërkonin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, duhej të shtronin tri kërkesa kryesore para saj. E para: të abrogohet ligji i luftës me Shqipërinë. E dyta: të njihet tërësia territoriale e Shqipërisë dhe të respektohen kufijtë ekzistues. E treta: popullsia e dëbuar çame të kthehet në trojet e veta stërgjyshore dhe të njihet minoriteti shqiptar në Greqi.
Pikërisht këto tri kërkesa duhej të përbënin tri shtyllat kryesore, ku duhej të mbështetej Enver Hoxha dhe diplomacia e tij në hapat që ndërmerreshin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Çdo shqiptar i thjeshtë, me vetëdije kombëtare, çdo nacionalist shqiptar e ndien veten të fyer në dinjitetin e tij kombëtar kur në faqet e këtij vëllimi njihet me qëndrimet arrogante, përbuzëse, shpërfillëse të shtetit shovinist grek ndaj kërkesave pa bosht kombëtar që ka bërë diplomacia shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka pranuar të vendosë as marrëdhënie tregtare me vendin tonë, siç bëhej e ditur në një informacion të Behar Shtyllës të vitit 1959, pas një takimi që kishte pasur me të ngarkuarin me punë të Bashkimit Sovjetik në Tiranë, Novikovin (f.151-152).
Këto qëndrime arrogante të diplomacisë shoviniste greke kanë shërbyer si mjet i përhershëm presioni ndaj diplomacisë shqiptare, me qëllim që kësaj të fundit t’i zhvateshin sa më shumë lëshime në interes të shovinizmit grekomadh. Dhe këto lëshime, në fund të fundit, diplomacia greke arriti t’ia zhvaste me shumë sukses diplomacisë shqiptare, në dëm të interesave tona kombëtare. Madje këto lëshime, siç vëren prof.Meta, “ishin shumë të mëdha. Mosinsistimi për njohjen e vlefshmërisë së kufijve shqiptaro-grekë nga Greqia, kalimi në heshtje i konservimit të ligjit të luftës dhe injorimi i spastrimit etnik të Çamërisë gjatë procesit të diskutimeve dhe në deklaratën përfundimtare ishin koncensione të mëdha, të cilat Tirana i bëri me shpresën se vendosja e marrëdhënieve diplomatike do ta ulte tensionin. Në të vërtetë, tensioni u ul, por nuk u eleminua. Rreziqet dhe kërcënimet ndaj Shqipërisë mbeteshin në trajtë latente. Por kjo s’do të thotë se ato tani ishin më të vogla e më të zbehta. Ndërkohë u hodh edhe një hap tjetër drejt varrosjes së problemit çam. Pala greke, me siguri, ishte e kënaqur se ajo nuk u tërhoq prej pozitave të saj të mëparshme dhe, njëkohësisht, po konstatonte se presioni i saj 30-vjeçar kishte dhënë disa rezultate.Së pari, kishte shuar vullnetin e qeverisë shqiptare për të rihapur problemin e spastrimit etnik të Çamërisë. Së dyti, kishte arritur ta zbuste dhe ta thyente këmbënguljen e mëparshme të qeverisë shqiptare për të mos pranuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, në qoftë se kjo nuk do të deklaronte qartë, më parë, se i njihte kufijtë me Shqipërinë si të përhershëm dhe në qoftë se nuk deklaronte se e quante të paqenë ligjin absurd të gjendjes së luftës” (f.233-234).
Shumë shpejt diplomacia shoviniste greke do ta tregonte fytyrën e vërtetë në qëndrimin ndaj diplomacisë shqiptare pa taban kombëtar. Më 5 maj 1971, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Palamas, vuri në dijeni ambasadorin amerikan në Athinë, Taska (Tasca) se “çështja e “Epirit të Veriut” do të lihej “të flinte”, të paktën për momentin” (f.234). Po ky Palamasi, në Konferencën e shtypit që dha më 8 maj 1971, po për çështjen e “Epirit të Veriut” deklaroi se “situata ekzistuese, në fund të fundit, nuk ka ndryshuar në lidhje me pozitat greke. I vetmi ndryshim është se mungesa është zëvendësuar nga prezenca, indiferenca nga interesimi dhe qetësia nga dialogu” (po aty). Ai madje “kishte dhënë garanci se pozita fundamentale e Greqisë kundrejt “Epirit të Veriut” nuk kishte ndryshuar në asnjë mënyrë” (f.235). Kurse drejtori për çështjet ballkanike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Papajoanu, u tha amerikanëve se “Greqia kishte interes të hapte konsullatat e saj në Shqipërinë e Jugut për shkak të ekzistencës së minoritetit grek atje. Por ai e përjashtoi mundësinë që Shqipëria të hapte ndonjë konsullatë në Greqi, sepse, sipas tij, në këtë vend nuk ekzistonte ndonjë minoritet shqiptar” (f.234-235).
Por faktet zbulojnë lakuriq qëndrimin mashtrues të diplomatit grek ndaj diplomatëve amerikanë lidhur me minoritetin shqiptar në Greqi. Kishte kaluar më shumë se një vit pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, kur ambasadori ynë në Greqi, “bëri një vizitë në Çamëri më 5-9 qershor 1972, i shoqëruar nga zëvendësministri për Epirin, Petro Koceli. Gjatë vizitës ai konstatoi se në zona të caktuara, si në ato të Sulit, afër Janinës, Prevezës, Igumenicës, Pargës, Filatit dhe më pak në atë të Artës, kishte mbetur një numër i konsiderueshëm banorësh me origjinë shqiptare, të cilët jetonin kryesisht në fshatra. Me gjithë këtë prezencë të dukshme të shqiptarëve, vetëm dy prej zyrtarëve grekë e përmendën ekzistencën e popullsisë shqiptare në këtë zonë. Prefekti i Igumenicës i tha ambasadorit shqiptar se në këtë rajon kishte shumë njerëz që flisnin shqip dhe që kishin të afërm në Shqipëri. Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë së Igumenicës, i cili ishte me origjinë shqiptare dhe fliste shqip, pohoi se ende këtu kishte fshatra të tjerë që flasin shqip. Ndërsa mjeku me origjinë shqiptare nga Grapshi i Gjirokastrës, Thoma Luçi, kishte pohuar se në Prefekturën e Prevezës, ose midis saj dhe Igumenicës, kishte 40 fshatra që flisnin shqip. Gjatë vitit 1973 funksionarë të tjerë të ambasadës shqiptare bënë vizita në Igumenicë, ku konstatuan ekzistencën e disa fshatrave të krishterë që flisnin shqip. Ata vizituan fshatin Kastro me 1 800 banorë, i cili njihej si “Tirana e Greqisë”, për arsye se të gjithë fshatarët flisnin shqip dhe dëgjonin Radi-Tiranën. Mirëpo, përveç këtyre vizitave, nga qeveria dhe nga diplomacia shqiptare nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër në drejtim të problemit të madh të spastrimit etnik të Çamërisë dhe të ruajtjes së identitetit shqiptar të asaj pjese të popullsisë shqiptare që kishte mbetur në Greqi” (f.252-253).
Por qeveria dhe diplomacia shqiptare nuk mund të ndërmerrnin ndonjë veprim tjetër se ato kishin rënë në bark para diplomacisë shoviniste greke, se ato e kishin zhveshur veten nga dinjiteti kombëtar!
Po diplomacia shoviniste greke a ndërmori vallë ndofarë hapash konkretë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë? Nga materialet burimore që ka shfrytëzuar autori, lexuesi mëson për herë të parë se vetëm në tre raste ajo ka ndërmarrë ca nisma të vakta: në mars të vitit 1966, në maj të po atij viti dhe në shtator të vitit 1968. Madje që në nismën e parë ambasadori grek në Bukuresht, në takimin që kërkoi me ambasadorin tonë atje,  theksoi që “çështjen e “Vorio Epirit”, të cilin shqiptarët e quanin Shqipëria Jugore, të mos e përmendim fare” (f.203). Diplomacia shoviniste greke pikërisht të tilla gracka i ka ngritur diplomacisë sonë, në të cilat kjo e fundit ka rënë me lehtësi, duke mos u udhëhequr nga parimi bazë i mbrojtjes së interesave mbarëkombëtare. Duke pasur parasysh qëndrimin e pandryshueshëm armiqësor të shtetit shovinist grek ndaj shtetit shqiptar që prej vitit 1944 e deri në mars të vitit 1966, nuk e di se sa dinjitoze mund të vlerësohet deklarata e Enver Hoxhës, i cili, pasi u njoh me nismën e parë të diplomacisë greke, në takimin me ambasadorin kinez Shy Gjien Guo, më 4 prill 1966, tha: “Ata (grekët - E.Y.) për 22 vjet me radhë donin të na kafshonin dorën, tani kërkojnë të na e puthin” (f.203). Gjatë gjithë kësaj kohe (1949 - 4 prill 1966) shënoheshin 83 aksione të diplomacisë greke dhe të shtetit shovinist grek për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, pa llogaritur këtu provokacionet e rënda në kufi, të cilat vetëm brenda 10 vjetëve (1944-1953) arrinin në 2183 raste (shih tabelën në f.62 të këtij vëllimi). Ndërkohë, vetëm prej vitit 1954 e deri më 4 prill 1966 qeveria shqiptare pati ndërmarrë 46 aksione diplomatike për vendosjen e marrëdhënieve me Greqinë. Atëherë, për ç’arsye Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, gjatë 22 vjetëve, patën këmbëngulur aq shumë për t’ia afruar dorën nepërkës greke, kur kjo kërkonte veç ta kafshonte? Për ç’arsye Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare mbanin një qëndrim kaq të përulur, kaq servil ndaj shtetit shovinist grek, kur dihet që nuk udhëhiqeshin aspak nga mbrojtja e interesave tona kombëtare, të cilat, në rastin konkret, lidheshin me çështjen çame dhe me minoritetin shqiptar në Greqi? Arsyeja e një qëndrimi të tillë fshihej në pikësynimin e klikës prosllavokomuniste të Tiranës, e cila, siç e vë në dukje prof.Meta, kërkonte qetësi në kufijtë tanë jugorë vetëm e vetëm që të forconte pushtetin personal të Enver Hoxhës!
Po a nuk do të kishte qenë shumë më bukur sikur Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, fill pas çlirimit të vendit, të kërkonin të vendosnin menjëherë marrëdhënie diplomatike me “mangustën” turke, e cila do t’i kishte kursyer shtetit shqiptar shumë energji të harxhuara kot me Greqinë dhe do të kishte shërbyer si një ilaç tepër i goditur kundër kafshimeve të nepërkës greke? Marrëdhëniet diplomatike me Turqinë u vendosën me shumë vonesë, në vitin 1958, ndërkohë që vetëm gjatë dy vjetëve - 1954-1956 - shënoheshin 11 aksione diplomatike të qeverisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë! Megjithëse Turqia ishte anëtare e Paktit Ballkanik, të themeluar më 9 gusht të  vitit 1954 mes Greqisë, Jugosllavisë dhe Turqisë, kjo e fundit “mbante qëndrim dhe kishte synime krejtësisht të tjera ndaj Shqipërisë. Ajo ishte kundërshtare e pretendimeve tokësore greke në kurriz të Shqipërisë, mbështeste integritetin e saj territorial dhe përpiqej për ta tërhequr shtetin shqiptar në anën e Perëndimit dhe në Paktin Ballkanik” (f.83).
Enver Hoxha, që jargavitej pas komunizmit rus në interes të ruajtjes së kolltukut personal, nuk donte ta kuptonte se kush ishte dashamirësi i vërtetë i Shqipërisë dhe i mbarë kombit shqiptar. I tillë në Ballkan ishte dhe mbetet shteti turk, aq më tepër që atje kishte një komunitet të madh shqiptar. .
Por qeveria shqiptare Paktin Ballkanik e vlerësonte si të tillë, “që drejtohej kundër Bashkimit Sovjetik, “Demokracive popullor”, veçanërisht kundër Republikës Popullore të Shqipërisë e Bullgarisë dhe si një pjesë të pandarë të Paktit “agresiv” të Atlantikut Verior. Sigurisht që kjo ishte pikëpamja e Kremlinit” (f.102).
Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Greqin përfitoi tërësisht diplomacia shoviniste greke, shteti shovinist grek, shtypi shovinist grek, lobi shovinist grek në SHBA dhe kisha shoviniste greke, të cilët frytet e veprimtarisë së tyre antishqiptare do t’i vilnin më vonë, pas vitit 1990, me vendosjen e sistemit neokomunist demokratiko-socialist. Faktet e përfitimeve të shtetit shovinist grek dhe të të gjitha strukturave ndihmëse të lartpërmendura në kurriz të vendit tonë prof.Meta i ndriçon fare mirë në faqet e këtij vëllimi, kur thekson se nismat e vakta greke për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike  nuk ishin aspak të favorshme për ne sepse “Greqia nuk njihte vlefshmërinë e kufijve me Shqipërinë, nuk hiqte ligjin e luftës dhe kishte mbyllur diskutimin e problemit çam, të cilin dukej qartë se edhe qeveria shqiptare ia kishte lënë historisë. Këto avantazhe u siguronin grekëve kushte më të favorshme se në vitin 1949 që, në të ardhmen, kur ata ta shihnin të volitshme, të rigjallëronin përsëri pretendimin mbi ekzistencën e gjendjes së luftës dhe… të parashtronin përsëri kërkesën dhe të vazhdonin përpjekjet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut dhe organizimin e një konference ndërkombëtare për këtë qëllim, pa pasur shqetësimin se do të ishin të detyruar të përballeshin me problemin çam, i cili, që prej vitit 1948, nuk ishte përmendur më nga qeveria shqiptare” (f.228)
Duke hequr dorë nga mbrojtja e interesave mbarëkombëtare me lënien në harresë të tragjedisë çame dhe të spastrimit etnik të Çamërisë, qeveria shqiptare e kishte katandisur veten në një pozicion të mjerë në qëndrimin ndaj diplomacisë greke dhe kishte bërë të mundur që qeveria greke të “kishte fituar një avantazh të madh, që në të ardhmen ta rriste presionin ndaj Shqipërisë, duke përdorur kartën e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Ajo (qeveria greke - E.Y.) dëshironte t’i zgjeronte kufijtë gjeografikë dhe standardet politike të tij përtej kufijve realë e të pranueshëm nga normat ndërkombëtare, me synimin që të rriste influencën e vet në Shqipërinë e Jugut. Me spastrimin etnik të Çamërisë ishte krijuar një disbalancë politike në dëm të shqiptarëve, e cila do të ndikonte në rritjen e presionit grek dhe do të pakësonte mundësinë e shanset për marrëdhënie të balancuara, korrekte, për mirëkuptimin dhe besimin reciprok të të dy vendeve” (f.228-229).
Shqetësimet dhe parashikimet e prof.Metës dolën me të vërtetë profetike. Provokimet e drejtpërdrejta të shtetit shovinist grek për acarimin e situatës në Himarë me rastin e zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2003 vërtetuan më së miri se neotradhtarët në pushtet të interesave tona kombëtare janë trashëgimtarë të tradhtisë kombëtare të klikës veteranokomuniste shqiptare: shteti shovinist grek synoi haptas t’i zgjeronte me të vërtetë kufijtë gjeografikë të minoritetit grek në Shqipëri, duke kërkuar që edhe Himara të shpallet zonë minoriteti. Prandaj nuk ka asgjë për t’u çuditur që, sot, shovinizmi grekomadh, mes himariotëve, ka arritur të peshkojë edhe elementë të shitur, tradhtarë, si puna e Kolilës, e Bollanos dhe e përkrahësit të këtij të fundi, lakeut Dule, të cilët, duke i detyruar t’u bien  borive në të katër anët, i vuri në lëvizje për “përgatitjen” e memorandumit shtatëpikësh,  drejtuar parlamentit grek për greqizimin e Shqipërisë, përndryshe parlamenti shovinist grek do të vërë veton kur të vijë koha për të diskutuar çështjen e firmosjes së MSA-së dhe të pranimit të Shqipërisë në NATO. Duke pasur parasysh krejt politikën tradicionalisht armiqësore të shtetit shovinist grek ndaj kombit shqiptar, kemi plotësisht të drejtë të mendojmë se memorandumi shtatëpikësh, në fshehtësi të plotë, duhet të jetë përgatitur fillimisht në kancelaritë e kryeministrit Karamanlis dhe në skutat e mykura të kishës shoviniste greke, para se t’i dërgohej për firmë tradhtarit Bollano dhe për informin lakeut Dule. Ja, ky është rezultati i gjëmave që i përgatiti çështjes sonë kombëtare tradhëtia veterane, enverhoxhane, e  komunistëve shqiptarë me lëshimet që i bëri shovinizmit grekomadh para se të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike me shtetin shovinist grek, tradhti kjo, që i çeli udhën sulmit frontal, në të gjitha fushat, të greko-ortodoksisë kundër vendit tonë dhe që, sipas fjalëve të arta të zotit Abdi Baleta, do të duhet të përballohet me një kosto shumë të lartë!
Por edhe pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, shteti shovinist grek nuk i reshti përpjekjet e tij të ethshme për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Katër vjet më vonë, diplomacia shqiptare, siç nënvizon prof.Meta, po provonte një zhgënjim të madh. Për forcë të këtij zhgënjimi, “Ambasada shqiptare në Athinë  konstatonte në fillim të vitit 1975 se qeveria e Karamanlisit, “i cili më parë kishte dhënë prova si një shovinist”, në fillim të aktivitetit të saj po mbante një qëndrim të moderuar… Megjithëkëtë, pikëpamja e ambasadës shqiptare për udhëheqësit e rinj grekë ishte jo fort pozitive. Ajo i cilësonte ata “po aq shovinistë sa edhe më parë”, por vinte në dukje se ata “vetëm se po e vazhdonin këtë rrugë me mjete dhe me metoda të tjera”. Amasada i shfaqte MPJ këtë mendim: “Nuk duhet ushqyer asnjë iluzion, se qeveria greke do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim edhe në të ardhmen. Ajo, sikurse grekët në përgjithësi, e ka të ngulitur thellë në shpirt “Vorio-Epirin” (f.282-283).
Pas këtij informacioni të ambasadës sonë në Athinë, Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, gjashtë vjet më vonë, kishin rast për t’u bindur edhe një herë tjetër për natyrën e pandryshueshme armiqësore të shtetit shovinist grek dhe për kotësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me të, pa respektimin paraprakisht të të tri kërkesave të lartpërmendura. Rasti u paraqit në pranverën e vitit 1981. Në Prishtinë shpërthyen demonstratat e fuqishme të rinisë studentore kosovare kundër tiranisë serbe, në  të cilat shtrohej si kërkesë kryesore shpallja e Kosovës “Republikë”. Asokohe tërë mjetet e propagandës së shkruar dhe pamore, mbarë opinioni publik grek, bashkë me kishën shoviniste greke, mbajtën një qëndrim unik kundër kombit shqiptar, duke përkrahur fuqimisht shovinizmin serbomadh në ushtrimin e masakrave shtazarake ndaj rinisë dhe inteligjencies kosovare. Kjo përkrahje shpjegohej me faktin se “Greqia, tradicionalisht, ka qenë dhe është kundërshtare e rritjes së standardit të lirive të shqiptarëve në Ballkan. Ajo është kampione e propagandës mbi rrezikun e “Shqipërisë së Madhe”. Thelbi i kësaj politike bazohet në logjikën se sa më i  dobët të jetë shteti dhe kombi shqiptar, aq më lehtë do të realizohen objektivat greke për zgjerimin dhe fuqizimin e helenizmit në Veri” (f.314).
Në harkun kohor 6 maj 1971 - 1990 shënohen edhe 59 aksione të tjera diplomatike të shtetit shovinist grek për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, të mishëruara në veprimtarinë e diplomacisë shoviniste greke, në organizimin e demonstratave antishqiptare, siç ishte rasti i atyre që “ filluan më 3 mars 1982 me marshimin drejt ambasadës shqiptare në Athinë, arritën kulmin në shkurt të vitit 1984, me një miting ku morën pjesë më shumë se 40 000 mijë vetë. Demonstrata të tilla dhe aktivitete të tjera të ndryshme u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Greqisë” (f.316).
Frymëzuesi i heshtur i të gjitha këtyre aktiviteteve antishqiptare ishte shteti shovinist grek, ndërsa iniciatorë të hapur “të zhvillimit të tyre ishin peshkopët grekë, Komiteti Qëndror për Çlirimin e “Epirit të Veriut” (KEVA), Shoqata “Vorio-epirote”, shoqatat fetare, Lëvizja Studentore Kristiane dhe lëvizjet politike të rinisë. Më aktivja ishte Shoqata Koordinuese e Studentëve universitarë për Çlirimin e “Vorio-Epirit” (SEVA)” (po aty).
Urrejtja  ndaj  kombit  shqiptar - themeli i politikës  së ditës dhe i strategjisë së  shovinizmit grekomadh
Këtij vëllimi autori i ka vënë nëntitullin “Paqja e vështirë”. Kam bindjen se me shtetin shovinist grek nuk do të jemi kurrë në paqe, qoftë kjo edhe e vështirë. Për mendimin tim, paqja me grekët është e pamundur. Prandaj ka plotësisht të drejtë një miku im i nderuar nacionalist, i cili më thoshte para ca kohësh se me grekët mund të kemi vetëm armëpushim, por jo paqe, se shovinizmi grekomadh nuk e ka dashur dhe nuk do ta dojë kurrë paqen me kombin shqiptar!
Siç e theksuam edhe më lart, në këtë vëllim autori analizon marrëdhëniet greko-shqiptare nga viti 1949 e deri në vitin 1990. Jam i bindur se ai do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër marrëdhëniet greko-shqiptare edhe pas vitit 1990 dhe, me siguri, përmes materialeve burimore, do të na njohë me të tjera fakte tronditëse nga sfera e veprimtarisë armiqësore të shtetit shovinist grek kundër Shqipërisë dhe kombit shqiptar gjatë periudhës së tranzicionit që po e përjetojmë kaq pafundësisht, jo vetm për mëkatet e rënda të klasës sonë politike, por edhe për disfatat e suksesshme që po na shkakton fqinjësia me Greqinë.
Periudha pas vitit 1990 e deri tani është karakterizuar nga zhvillime tepër dramatike në marrëdhëniet greko-shqiptare. Shovinizmi grekomadh gjeti bash kohën më të përshtatshme për të shpërthyer tërë urrejtjen e vet kundër shqiptarëve. I bindur se tashmë kishte ardhur çasti më vendimtar për helenizimin pa luftë të viseve tona jugore apo edhe të krejt Shqipërisë, në dhjetor të vitit 1990, shteti shovinist grek i “hapi kat e kat” kufijtë me Shqipërinë për dyndjen e mijëra të rinjve shqiptarë, duke shfrytëzuar varfërinë e tyre të skajshme dhe duke shtruar si kusht kryesor për punësimin e tyre ndërrimin e emrave.
Me kalimin e viteve, emigrantët shqiptarë ranë pre e racizmit të tërbuar grek, i cili u konkretizua me keqtrajtime shtazarake, me dëbime masive në kuadrin e operacioneve të fëlliqura me etiketën “Fshesa”, me dhunime të të drejtave të tyre, me vrasje të shumta, me të ashtuquajtura aksidente automobilistike, me demaskime dhe poshtërime publike nga mjetet e propagandës së shkruar dhe pamore për akuza të paqena (për krime të kryera nga emigrantë të tjerë, nga vende ortodokse), me nxitjen e histerisë dhe të urrejtjes kombëtare greke kundër tyre në veçanti dhe kundër kombit shqiptar në tërësi. Dhe të gjitha këto ngjarje të dhimbshme shpaloseshin në kuadrin e miqësisë së pështirë të shtetit shovinist grek me klasën politike shqiptare, e cila nuk e ngriti zërin as edhe një herë të vetme në mbrojtje të bashkatdhetarëve të vet nga barbaria greke. Përkundrazi, klasa jonë politike, që mban në ballë damkën e tradhtisë së interesave kombëtare, heshti në mënyrën më të turpshme, kur personalitetet më të larta të shtetit shovinist grek u shprehën haptazi kundër interesave të kombit shqiptar. Le të kujtojmë për një çast deklaratën antishqiptare të 14 korrikut 1993 të kryeministrit Micotaqis,  deklaratën antishqiptare të 22 marsit 1999 të kryeministrit Simitis, i cili, dy ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, u shpreh: “Ne kemi deklaruar që në fillim se nuk do të marrim pjesë në asnjë operacion ushtarak”, ndërkohë që makina ushtarake serbe bënte kërdinë kundër popullsisë civile në Kosovë. Kurse më 4 maj 1999 ai foli edhe në parlamentin grek, ku tha: “Unë dyshoj në korrektësinë e bombardimeve të NATO-s, të cilat nuk kanë dhënë asnjë rezultat”. Le të kujtojmë, gjithashtu, deklaratën e Karamanlisit, kryetar i Demokracisë së Re (tani kryeministër), i cili, po më 4 maj 1999, tha: “Partia ime mbështet fuqimisht idenë e pandryshueshmërisë së kufijve, është plotësisht kundër krijimit të një shteti të pavarur kosovar dhe kërkojmë fuqimisht ndalimin e bombardimeve nga ana e NATO-s që po viktimizon jetë të pafajshme”. Për viktimat kosovare të terrorit serb Karamanlisit as që i bëhej vonë fare!
Madje gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në Greqi organizoheshin demonstrata të fuqishme kundër SHBA. Në ato demonstrata shprehej përkrahja e plotë për kriminelët serbë që po bënin spastrimin etnik të Kosovës. Ishin të shumtë demonstruesit që bllokuan shinat e hekurudhës Selanik-Shkup, për të mos lejuar lëvizjen e trenave, të ngarkuar  me amartime konvencionale të NATO-s për në Maqedoni, prej nga do të bëhej transportimi i tyre për në Kosovë, gjatë hyrjes së trupave të këmbësorisë. Të gjithë e mbajmë mend se me çfarë demonstratash të tërbuara antiamerikane u prit vizita e presidentit Klinton në Athinë. Asokohe nuk dëgjuam as edhe një lajm të vetëm, me të cilin të na bëhej e ditur, qoftë edhe për ndonjë grek të vetëm, që të mund të kishte pasur burrërinë dhe të ishte ngritur në mbrojtje të popullit shqiptar të Kosovës! Në asnjë kanal TV nuk na zunë sytë, qoftë edhe ndonjë grup të vogël demonstruesish grekë, që të guxonte të protestonte kundër shovinizmit serbomadh dhe të ngrinte zërin në përkrahje të popullit shqiptar të Kosovës! Asokohe do të ishte me të vërtetë paradoksale sikur vetëm nëpër mend ta shkoje një gjë të tillë. S’u pa kurrkund ndonjë “elitë politike, qytetare e demokratike greke” që të ngrihej në përkrahje të hapur të popullit shqiptar të Kosovës.
Madje në urrejtjen e tyre kundër shqiptarëve grekët kanë zbritur deri në  të tilla nivele shëmtimi, saqë është e pamundur edhe të përfytyrohet. Kështu, në tërbimin që i kishte pushtuar kundër Anastas Kulluriotit ata arritën deri aty, saqë “në gjelltoret s’i jepnin të hajë me të hollat e tija… duke i thënë: s’shesim gjellë për ty, shqiptar i ndyrë (paloarvaniti)!” (Faik Konica, vëll. 3, f. 65-66). Prandaj ka plotësisht të drejtë Konica kur thotë se “…urrejtja për grekët është rrënjosur aq shumë në zemrat e gjithë shqiptarëve të vërtetë… (vëll.4, f.277). Dhe më poshtë vazhdon: “…çdo gjë që t’i ketë bërë Italia Shqipërisë ka qenë e natyrës politike. Ndërsa ajo që i ka bërë Greqia Shqipërisë, më shumë se politike, ka qenë agresion ndaj shtëpive dhe nderit të familjes” (po aty).
Pra, kur është fjala për të manifestuar urrejtjen kombëtare greke kundër kombit shqiptar, në Greqi vendoset një unitet me të vërtetë i hekurt mes të gjitha forcave politike, të të gjitha strukturave të shtetit shovinist grek, duke filluat që nga fëmijët e kopshtit e deri te kreu i shtetit, të të gjithë grekëve, që nga Athina e deri në diasporë në mbarë botën. Grekët duhen pasur zili për këtë unitet që kanë arritur të realizojnë, por ama si unitet në vetvete, jo si   unitet i  së mirës, por si unitet i së keqes, si unitet i urrejtjes për një komb tjetër, që s’ka asgjë të përbashkët me kodin moral të kombit tonë. Shovinizëm shqiptaromadh s’ka pas ekzistuar, që grekët dhe serbët të kishin arsye pse të na urrenin. Por ata kanë arritur të ndërtojnë një unitet unikal urrejtjeje për kombin shqiptar, çka përbën një rast të rrallë në historinë e marrëdhënieve mes kombeve. Sikur ne ta kishim urryer shovinizmin serbomadh dhe grekomadh po me këtë forcë uniteti, me siguri që trojet tona etnike sot do të ishin të bashkuara në një shtet të unifikuar kombëtar. Shqiptarët s’kanë ditur ta përvetësojnë mirë Shkencën e Urrejtjes për shovinizmin e fqinjëve, prandaj edhe sot shovinizmi evropian vazhdon t’i mbajë të hallakatur “kashtë e koqe” nëpër pesë shtete të ndryshme të Evropës Juglindore. Dhe kështu do të vazhdojë t’i mbajë, në qoftë se shqiptarët nuk do të zgjohen nga gjumi i gjatë letargjik dhe t’i hyjnë me zell studimit të Shkencës së Urrejtjes për shovinizmin serbo-grek. Disa muaj pas agresionit gjerman kundër Bashkimit Sovjetik, Shollohovi shkroi një tregim shumë të bukur me titull “Shkenca e Urrejtjes” (Nauka Njenavisti)), i cili shërbeu si trakt nëpër të gjitha llogoret e Ushtrisë së Kuqe, përgjatë gjithë vijës së saj të frontit, që nga Deti Balltik deri në Detin e Zi. Ideja e tregimit i frymëzoi ushtarët e kuq të kryenin akte të pashembullta heroizmi gjatë Luftës së Madhe Patriotike. Shollohovi, me atë tregim, u jepte këtë frymëzim ushtarëve të kuq: që të fitosh mbi armikun gjerman, atë duhet të dish ta urresh, por, që të dish se si urrehet armiku, duhet të mësosh “Shkencën e Urrejtjes”.
Kurse klasa jonë politike s’bëhet e gjallë kur qytetarin shqiptar Vasil Begolli, nga Korça, ushtarët grekë e dhunojnë, e poshtërojnë, duke i lëshuar qentë për ta masakruar, për të vetmen arsye se ai, në kërkim të djalit të tij 13-vjeçar, aksidentalisht ishte futur 50 m në thellësi të tokës greke (“Shekulli”, 26 mars 2004, f.3). Pse u sollën kësisoj ushtarët grekë me një qytetarë të thjeshtë shqiptar, i cili shkeli kufirin pa ndonjë qëllim të keq? Normalisht, ushtarët grekë  mund ta arrestonin dhe  ta çonin në postën e kufirit. Paskëtaj mund  t’ua përcillnin organeve përkatëse, të cilat, në përputhje me legjislacionin grek për shkelësit e kufirit, mund ta gjobisnin ose ta burgosnin, duke vënë në dijeni edhe organet shqiptare të kufirit. Por jo! Ushtarët grekë nuk mund të vepronin në këtë mënyrë, se ata nuk i linte të qetë instinkti i urrejtjes për shqiptarët, se Shkencën e Urrejtjes për këta të fundit, të cilën ua kanë kultivuar në shpirt shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, ata e kanë studiuar shumë mirë.
Klasa jonë politike mbetet pa gojë kur Nikolas Geixh, armik i betuar i kombit shqiptar, me porosi të heshtur të shtetit shovinist grek, vjen që nga Amerika dhe ditën për diell bën thirrje në Sarandë për tjetërsim të sipërfaqeve shtetërore nga ana e minoritarëve grekë (“Albania”, 4 prill 2004) dhe kur gjykata e Sarandës, me vendim nr. 568, datë 19.07.2004, të firmosur nga gjyqtari Rasim Doda, i zbaton në praktikë ato porosi! (“Albania”, 15 shtator 2004, f. 6-8).  Klasa jonë politike hesht kur mëson se vetëm gjatë 9 muajve të parë të vitit 2004 nga Kapshtica janë kthyer kufomat e 20 emigrantëve shqiptarë (“Sot”, 22 shtator 2004). Asaj as që i intereson të dijë se kufomat e sa emigrantëve janë kthyer nga Greqia që prej fundit të dhjetorit të vitit 1990 e deri tani dhe sa emigrantë janë zhdukur pa nam e pa nishan nga shteti shovinist grek. Klasa jonë politike heshti kur katër vjet më parë u bë e ditur se 300 emigrantë vetëm në prefekturën e Elbasanit figuruakëshin të zhdukur në Greqi dhe se shumica e tyre paskan përfunduar “me një plumb pas koke e të humbur nëpër humnera” (“Ballkan”, 14 tetor 2004 f. 2). Klasa jonë politike heshti kur disa organe shtypi dhe mjete të komunikimit pamor më 22 prill 2004 njoftonin se Parlamenti Evropian (sigurisht, nën presionin e Greqisë) hodhi poshtë amendamentin për rifutjen e Korridorit 8 në listën e objekteve ndërtimore prioritare transevropiane (“Sot”, 22 prill 2004). Çuditërisht, atë ditë të 22 prillit, kur njoftohej për këtë vendim të gjëmshëm për ekonominë e vendit tonë, heshtja kishte pllakosur vetëm “Zërin e Popullit” dhe “Rilindjen Demokratike”. Madje “RD”-ja pikërisht atë ditë na paskësh zgjedhur si kryeartikull një njoftim për dëbimin e Nanos nga një restorant i Nju-Jorkut, ku ndodhej për një vizitë pune, meqenëse e paskëshin gjetur duke pirë duhan. “RD”-ja ngazëllonte, sikur Nanoja të qenkësh kryeministër vetëm i socialistëve, jo i shqiptarëve të mbarë Shqipërisë, sikur dëbimi i tij nga ai restorant të mos përbënte një turp për mbarë shqiptarët!
Klasa jonë politike heshti kur mësoi më 13 gusht 2004 për ndotjen e rëndë të ujërave të Jonit me derdhje të shumta nafte, solari dhe fekalesh, duke filluar nga Gjiri i Vlorës deri në Ksamil, ndotje kjo e shkaktuar nga anije greke. Qytetarë, të intervistuar nga TV “Klan” (14 gusht 2004) deklaruan se ndotja e bregdetit tonë bëhej nga Greqia për të sabotuar turizmin në Shqipëri. Shteti shqiptar, të cilin klasa jonë politike e ka kthyer në pronë të vetën, nuk dëshiron t’i mbrojë kufijtë e vet detar! Për të larguar sadopak erën e rëndë të skandalit të ndotjes së bregdetit të Jonit nga anije greke, më 18 gusht 2004 u sajua incidenti me helikopterin italian mbi fshatin Lazarat. Duhej tërhequr vëmendja e opinionit publik shqiptar mbi diçka tjetër, që ky të mos vazhdonte të akumulonte urrejtje kundër shtetit “mik” grek. Por kjo “gjethe fiku” nuk mjaftoi. Duhej një tjetër gjethe, më e përmasshme, për ta hedhur përsipër ndotjeve të qelbura greke në ujërat e Jonit. U sajua shpejt e shpejt vizita në Tiranë e ministrit grek të turizmit, Dhimitris Avramopulos, i cili, në intervistën që i dha kanalit TV “Top Channel” më 22 gusht 2004, me një hipokrizi të shpifur, tipike greke, premtoi për një zhvillim të turizmit rajonal, duke thënë se Shqipëria ka një natyrë të virgjër. Edhe më skandaloze, edhe më hipokrite tingëlluan fjalët e Avramopulosit, kur deklaroi se Greqia, demek, na qenka e interesuar për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Shqipërisë! Nepërka greke kërkuakësh që ne të zhvillojmë ekonominë dhe kulturën! Ç’t’i bësh, kur intervistuesi nuk e pyeti ballazi ministrin hipokrit grek: Ju, ore zotëri, që qenkeni kaq i interesuar për zhvillimin e turizmit rajonal, ç’patët që na i ndytë ujërat e pastra të bregdetit tonë me pisllëqet e natyrës suaj të zhvirgjëruar me kohë? Ose të paktën intervistën e hipokritit grek ta kishte shoqëruar me një koment të fortë, në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar. Prandaj intervista e gazetarit të mjerë na la një përshtypje të mjerë se s’kishte bosht kombëtar!
Klasa jonë politike hesht përballë varfërimit të çdoditshëm të vendit tonë, të cilin ajo vetë e ka shndërruar në koloni të Greqisë, në një shtojcë të ekonomisë greke, në një treg për zbrazjen e prodhimeve të posaçme greke të një cilësie të dobët. Klasa jonë politike hesht për çmimet shumë të larta (në krahasim me vendet fqinje) të telefonisë së lëvizshme, pronë e kompanive zhvatëse greke, të cilat, çdo vit, dërgojnë nga Shqipëria në Greqi 350 milionë euro. Nga emigrantët tanë në Greqi futen çdo vit në Shqipëri vetëm 200 milionë euro, kurse prej saj dalin, për çdo vit gjithashtu, dhe shkojnë në Greqi 600 milionë euro (“Shekulli”, 8 prill 2004). Sigurisht që s’mund të ndodhë ndryshe, se kompanitë greke AMC dhe VODAFONE përbëjnë krahun financiar të shovinizmit grekomadh në Shqipëri, krahas krahut politik të tij - kishës shoviniste greke, me Janullatosin në krye.
Klasa jonë politike heshti para histerisë dhe tërbimit të shfrenuar të shovinizmit grekomadh, që u shpalos pas disfatës së përfaqësueses greke të futbollit në Tiranë (4 shtator 2004), kur emigrantët tanë, nëpër rrugët e qyteteve greke, u bënë pre e dhunës policore, vetëm e vetëm se ngazëllonin me flamuj në duar për fitoren e skuadrës sonë.
Takimi i dy  përfaqësueseve shqiptare dhe greke ishte thjesht një ndeshje futbolli dhe në raste të tilla, si në të gjitha stadiumet e botës, dashamirësit e kësaj loje të bukur kanë organizuar dhe organizojnë manifestime entuziazmi për fitoren e skuadrave të tyre kombëtare. Pra, entuziazmi i rinisë sonë natën duke u gdhirë 5 shtatori2004 ishte një dukuri tepër e zakonshme dhe s’kishte kurrfarë arsyeje  që shteti shovinist grek të turrej me atë histeri aq shtazarake kundër të rinjve tanë emigrantë, të cilët, në një mënyrë krejtësisht paqësore, po manifestonin nëpër rrugët e qyteteve greke. Por shovinizmi grekomadh e vlerësoi si tepër të përshtatshëm rastin për të shfryrë tërë urrejtjen e vet kundër kombit shqiptar. Shovinizmi grekomadh s’kishte pse të shpërthente aq dhunshëm kundër emigrantëve shqiptarë pas mposhtjes së përfaqësueses greke në stadiumin “Qemal Stafa”. Ai nuk kishte pse të befasohej aq shumë nga fitorja jonë. Në “Qemal Stafa” dajakun e përfaqësueses sonë kombëtarja greke e ka provuar edhe herë tjetër. Veç asaj, në këtë stadium ne kemi mposhtur skuadra ku e ku më të fuqishme se skuadra greke, siç ka qenë përfaqësuesja e Gjermanisë Perëndimore, e Belgjikës etj. Më 29 mars të vitit 2003 ne mposhtëm edhe përfaqësuesen ruse në stadiumin “Vojo Kushi”. Kjo do të thotë se në Shqipëri  luhet futboll i nivelit evropian. Por kjo do të thotë se edhe përfaqësuesja greke, siç ndodhin shpesh në futboll gjëra aksidentale, nuk e kishte merituar titullin kampione e Evropës. Prandaj dajakun që hëngri nga skuadra jonë e meritonte plotësisht.
Po sikur ne të kishim vrarë disa grekë këtu, në Tiranë, si hakmarrje për vrasjet e emigrantëve tanë në Greqi? Me siguri që shovinizmi grekomadh jo vetëm që do të na kishte vrarë sa e sa emigrantë të tjerë nëpër rrugët e qyteteve greke, por, në shenjë kërcënimi, do të fillonte, besoj, edhe të na kërcëllonte dhëmbët, duke filluar lëvizjen e trupave të veta drejt kufirit tonë, sepse ligjin e luftës vazhdon ta ketë në fuqi.
Fushata e ethshme e shovinizmit grekomadh
Autori na njeh me disa faza të ofensivës diplomatike të shtetit shovinist grek. Kështu, faza eparë përfshin periudhën janar-shtator 1945. Vetëm gjatë këtij harku kohor qeveria greke ka bërë 8 kërkesa, nota dhe memorandume, drejtuar diplomacisë se Fuqive Perëndimore, personaliteteve me peshë të botës dhe organizatave të tjera të rëndësishme, duke filluar nga Forin Ofisi, Departamenti i Shtetit etj. Faza e dytë nis nga shtatori i vitit 1945 dhe vazhdon deri në korrik të vitit 1946. Gjatë kësaj periudhe dhjetëmujore qeveria greke bën edhe 21 kërkesa, nota dhe memorandume të tjera për arritjen e të njëjtave synime shoviniste. Periudha nga 29 korriku deri më 15 tetor 1946, kur zhvillon punimet Konferenca e Paqes në Paris, përbën fazën e tretë të histerisë diplomatike të shovinizmit grekomadh për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. “Në këtë periudhë politika e Greqisë arriti kulmin e agresivitetit të saj. Për të argumentuar gjendjen e luftës me Shqipërinë, qeveria greke gjatë kësaj periudhe veproi në disa plane: ajo vazhdoi të kundërshtonte kërkesën e Shqipërisë për pranimin në OKB. Intensifikoi goditjet në kufi, duke shkaktuar një gjendje shumë të acaruar, me qëllim që të krijohej përshtypja në opinionin botëror se vërtet midis dy vendeve ekzistonte një gjendje lufte, së cilës vetëm Konferenca e Parisit dhe Këshilli i MPJ mund t’i jepnin fund. Diplomacia greke vijoi të kërkojë me këmbëngulje dhe pa ngurrim aneksimin e Shqipërisë së Jugut, si kusht për kapërcimin e gjendjes së luftës midis dy vendeve” (f.269-270).
Në periudhën në fjalë të bien në sy edhe 18 ndërhyrje  të qeverisë greke me fjalime të udhëheqësve të saj shovinistë, nota dhe memorandume, në të cilat çekani rrihte në të njëjtin vend - në aneksimin e Shqipërisë së Jugut.
Fazën e katërt të çmendurisë diplomatike greke e përbëjnë kërkesat e saj për diskutimin e pretendimeve territoriale ndaj vendit tonë në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme, pas përfundimit të Konferencës së Paqes. Në këtë kohë qeveria greke bën edhe 27 ndërhyrje të tjera në instancat ndërkombëtare dhe në takime me përfaqësues të diplomacisë evropiane dhe amerikane për të njëjtin qëllim. Kur, më në fund, të gjitha këto aksione diplomatike - 74 gjithsej - të diplomacisë së marrë greke nuk gjetën përkrahjen e duhur, kryesisht nga ana e diplomacisë amerikane, atëherë shovinizmi grekomadh vendosi të ndërmerrte një tjetër hap të dëshpëruar. Përmes zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Panajotis Pippinelis, ajo i paraqiti Departamentit të Shtetit një plan për aneksimin tërësor të Shqipërisë nga ana e Greqisë. Duke e njohur lexuesin hollësisht me Planin Pippinelis, autori shtjellon tre variantet e tij, të cilët mund të renditen si më poshtë: 1. Copëtimi iShqipërisë mes Greqisë dhe Jugosllavisë ose midis Greqisë, Jugosllavisë dhe Italisë (një plan i vjetër ky për zhdukjen e Shqipërisë nga harta e Ballkanit, i diskutuar në fshehtësi mes Greqisë dhe Serbisë në vitin 1913, pra, një vit pas shpalljes së pavarësisë sonë, dhe midis Britanisë së Madhe dhe Francës në vitin 1919). 2. Administrimi i Shqipërisë nga një organizëm ndërkombëtar ose nga një fuqi e painteresuar. Këtë lloj protektorati ndërkombëtar, megjithëse e propozonte si variant të dytë, vetë Pippinelis nuk e pëlqente si zgjidhje, meqenëse ekzistenca e shtetit shqiptar në Ballkan, qoftë edhe nën një protektorat ndërkombëtar, binte në kundërshtim me objektivat e politikës greke dhe jugosllave. “Pra, ai përjashtonte çdo mundësi të qytetërimit, të zhvillimit dhe të evropianizimit të Shqipërisë… Këtu janë shfaqur qartë konceptet politike shoviniste dhe paragjykimet raciste të politikës greke të kohës” (f.306). 3. Bashkimi iShqipërisë me një nga vendet fqinje dhe pikërisht me Greqinë. Këtë variant Pippinelis e vlerësonte si zgjidhjen më racionale.
Plani Pippinelis përfaqësonte në thelb një pabesi tipike greke dhe një hipokrizi të theksuar politike. Në mbështetje të variantit të fundit Pippinelis sillte si argumente: 1. Marrëveshjen e parë midis kapedanëve grekë dhe shqiptarë, në Sul, më 15 janar 1821, për të formuar një aleancë dhe zotimin që i kishin dhënë njëri-tjetrit se “do të ishin vëllezër të bashkuar në një trup dhe në një shpirt”. 2. Propozimin që gjoja i paskëshin bërë shqiptarët qeverisë greke më 2 qershor 1829 për përfshirjen e krahinës së Vlorës në shtetin grek, me kusht që atyre t’u garantohej liria e besimit dhe të ruhej nderi i haremeve të tyre. 3. Memorandumin e një “numri të madh” shqiptarësh, nën udhëheqjen e Gjolekës, dërguar mbretit të Greqisë, Otto-s, për bashkimin e Shqipërisë me Greqinë. 4. Memorandumin dërguar Lordit Bikonsfild (Beaconsfield) nga Komiteti Shqiptar gjatë zhvillimit të Kongresit të Berlinit, në të cilin sugjerohej ideja e bashkimit greko-shqiptar dhe pohohej se “fuqia jonë mbrojtëse mund të dyfishohet në një Federatë dhe nëpërmjet një aleance me Greqinë” (f.310). 5. Mbështetjen historike nga ana e opinionit grek të Konfederatës Greko-Shqiptare të Athinës, e cila në vitin 1899 kishte propozuar “bashkimin e të dyja racave sipas modelit të Austro-Hungarisë”. 6. Tratativat e Ismail Qemalit në vitet 1904-1906 dhe marrëveshjen e tij me kryeministrin grek George Theotoki më 1908 për çlirimin e Shqipërisë dhe bashkimin e saj me Greqinë. 7. Propozimin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Koço Kota, në shkurt të vitit 1944, bërë guvernatorit ushtarak të Selanikut për bashkimin e grekëve dhe të shqiptarëve.
Agnesë Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
nga Agim Gashi prej Sat Feb 06, 2010 11:13 pm
.Agim Gashi: Agnesë Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
Në 100 Vjetorin e Nënës Tereze
br /br /"Nëna Tereze është engjëll i rojës për Kosovën dhe popullin shqiptar"
Dr.Ibrahim Rugova
Pergatitur nga Agim Gashi
Agnesë Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
(1910 - 1997)
"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Nënë Terezës, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër. "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".
Nëna Tereze më 1988
Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, në sa Anjezja nuk i kishte mbushur endè 8 vjetët, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë.
Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.
Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu "frymëzimin" e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atë ditë, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrë, etja e Krishtit për dashuri e për shpirtra njerëzore e pushtoi zemrën e saj dhe dëshira e flaktë për ta shuar etjen e Zotit u bë qëllimi kryesor i jetës. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajo nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj e të shihte vegime. Krishti i zbulonte kështu dëshirën e zemrës së Tij ndaj "njerëzve, që duke u flijuar për dashurinë", "do të rrezatonin dashurinë e tij ndër shpirtra". "Eja, të jesh drita ime"- iu lut - "nuk mund të shkoj vetëm". E i tregoi sa vuante duke parë mospërfilljen ndaj të varfërve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri të zjarrtë kishte për ta. Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të themelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t'i kushtoheshin shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nënë Tereza të merrte lejen për fillimin e misionit të saj të ri. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve.
Gonxhe Bojaxhiu (majtas) me motren e saj Agen në veshje kombëtare
Pas një kursi të shkurtër pranë Motrave Mjeke Misionare në Patna, Nënë Tereza u kthye rishtas në Kalkutë ku gjeti një strehë të përkohshme pranë Motrave të Vogla të të Varfërve. Më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve: vizitoi familje, u lau plagët disa fëmijëve, u kujdesua për një plak që dergjej në rrugë të madhe dhe për një grua që po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditën me Jezusin në Eukaristi; pastaj, me rruzaren në duar, dilte për t'i gjetur dhe për t'u shërbyer atyre që janë: "të braktisur, të padashur, të papërkujdesur". Disa muaj më vonë, me të u bashkuan, njëra pas tjetrës, disa nga ish-nxënëset e saj.
Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës nga Papa Pali VI në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani dhe, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.
Për t'iu përgjigjur sa më mirë si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtërore të të varfërve, Nënë Tereza më 1963 themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë; më 1976, degën kundruese të motrave; më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Bamirësisë. Gjithsesi frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm në njerëzit e thirrur për jetë rregulltare. Organizoi Bashkëpunëtorët e Nënë Terezës dhe Bashkëpunëtorët e Sëmurë dhe të Munduar, njerëz të feve e të kombësive të ndryshme, me të cilët u bë një në lutje, thjeshtësi, flijim dhe në apostullimin e saj që shprehej me vepra të përvuajtura bamirësie. Kjo frymë e shtyu të themelonte më pas Misionarët Shekullarë të Bamirësisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve, më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si "rrugë e vogël që i çon në shenjtërim" ata, të cilët ishin një mendje me karizmën dhe me shpirtin e saj.
Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi "për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve".
Ish Presidenti amerikan Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985
Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. Por duhet theksuar edhe një virtyt tjetër heroik i kësaj gruaje të madhe, i cili u bë i njohur vetëm pas vdekjes së saj. E fshehur nga sytë e të gjithëve, e fshehur deri nga ata që i qëndruan më pranë, jeta e saj e brendshme u vu në provë: pati përshtypjen e dhimbshme e të vazhdueshme se ishte ndarë nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndërsa në shpirt i rritej gjithnjë e më tepër dëshira për ta pasur pranë. Atë që po provonte e quajti "errësirë". "Nata e dhimbshme" e shpirtit të saj, e cila nisi në kohën kur sapo kishte filluar apostullimin mes të varfërve e që vijoi gjatë gjithë jetës, e çoi Nënë Terezën në një bashkim edhe më të thellë me Zotin. Përmes errësirës, mori pjesë mistikisht në etjen e Krishtit, në dëshirën e tij të dhimbshme e të zjarrtë për dashuri, duke u njësuar me mjerimin e të varfërve.
Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997 bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapo zgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë e bëri edhe një udhëtim jashtë shteti. Si pati takuar Papën Gjon Pali II për të mbramen herë, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë cak shtegtimi e lutjeje për njerëz të besojmave të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtzakonshme. Duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit "Eja, të jesh drita ime!", u bë Misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.
Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.
27 gusht 1910 – U lind Ganxhe Bojaxhiu në Shkup si bija e Kolë Bojaxhiut dhe Drane Bernajt nga Prizreni, me prejardhje nga Novosella e Gjakovës. 27 gushti i vitit 1910 ia shtoi familjes Bojaxhiu fëmijën e tretë pas dy të parëve, Ages dhe Lazrit. Në familjen Bojaxhiu, Ganxhja thithi nektarin e parë të fesë së Krishtit dhe të gjakut të të parëve të vet. Që nga fëmijëria e hershme, së bashku me familjen shtegtoi në shenjtëroren e Zojës Cërnagore në Letnicë.
Nene Tereza ne Shqiperi
Fati i mirë i Nënës Tereze ishte edhe lindja e saj në një familje të shëndoshë, apo siç thotë vetë Nëna Tereze: “Ishim të gjithë të bashkuar... jetonim njëri për tjetrin... Ishim familje e bashkuar dhe shumë e lumtur”.
1919 – Në rrethana të dyshimta i vdes babai, Kolë Bojaxhiu, tregtar i zgjuar, veprimtar i zellshëm dhe besnik për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë.
1915–1924 – Shkolla dhe jeta në famulli. Vijon me zell shkollimin dhe ishte e rregullt në veprimtarinë e jetës famullitare: në meshë dhe katekizëm. Lazri, vëllai i saj, dëshmon: “Jetonim afër kishës famullitare të Zemrës së Krishtit. Nganjëherë nëna dhe motrat e mia, Agëja dhe Ganxhja, më bënin mbresa se po rrinë sa në shtëpi, aq në kishë, sepse kaq shumë ishin të preokupuara me korin e famullisë, me shërbimet fetare dhe temat për misione”.
26 shtator 1928 – Thirrja rregulltare. Pikërisht më 26 shtator të vitit 1928, niset për në Zagreb në përcjelljen e nënës Drane dhe motrës Age, ku do të qëndrojë deri më 13 tetor. Në ditën e 13 tetorit, së bashku me zonjushën Betike Kanjc, niset për në Irlandë. Udhëtimi u bë nëpër Austri, Zvicër, Francë, pastaj me anije nëpër kanalin Lamanche, kurse prapë vazhduan rrugën kah Londoni, prej kah vazhduan për në Dublin. Në Dublin qëndruan rreth dy muaj të angazhuara në mësimin e gjuhës angleze.
6 maj 1929 – Mbërrin në Darjeeling, rrëzë Himalajeve, ku pas një prove të vogël, më 23 maj 1929, filloi noviciatin, duke u quajtur Terezja e Krishtit të Vogël.
25 maj 1931 – Dha kushtet e para te Motrat e Loretos. Pas kushteve të para u dërgua në Bengal për të punuar si misionare.
1931–1937 – Motra Tereze, pasi një kohë shërbeu si infermiere, për së shpejti u emërua mësuese e gjeografisë në St. Mary High School në Kalkutë. Nga kjo kohë kemi këtë dëshmi të saj: “E kam fituar edhe një fushë të punës: shkollën e Shën Terezës. Kjo shkollë është mu në Kalkutë. Mu të njëjtën ditë, kur ma besuan këtë detyrë, shkova ta shoh. Është shumë larg, por udhëtoj me qerre indiane.
Kur më shikuan ata të vegjël për herë të parë, pyetnin njëri-tjetrin se a jam hyjneshë apo shpirt i keq. Për ta nuk ka mes. Kush është me ta i mirë, atë e nderojnë si hyjnitë e veta, ndërsa kush është i mrrolshëm, i frikësohen porsi shpirtit të keq, dhe vetëm e adhurojnë.
Me të shpejtë përvola krahët, shkova në dhomë, mora ujë dhe fillova të laj dyshemenë. Kjo i befasoi shumë, sepse ende nuk kishin parë që ndonjë mësuese të merrej me atë punë. Kur më vërejtën fytyrëgëzuar dhe të hareshme, vogëlushet filluan të më ndihmojnë, ndërsa vogëlushët sillnin ujin. Për dy orë vendi ku ishim u bë i përshtatshëm për klasë mësimi, u bë krejt i pastër.
Kur erdha këtu kishte vetëm 52 fëmijë, ndërsa sot janë rreth 300... Pasi u njohëm, nënat filluan t’i sjellin fëmijët për bekim. Në fillim pakëz më befasuan me lutjet e veta, por në misione duhet të jemi të gatshme për çdo gjë, ndër të tjera, edhe të ndajmë bekimin”.
24 maj 1937 – Pasi i kaluan kushtet e përkohshme rregulltare, motra Tereze i kushtohet Zotit me kushte të përjetshme te Motrat e Loretos, të cilat u themeluan në vitin 1609 nga anglezja Mary Ward. Te motrat e Loretos fitoi një përvojë të mirë rregulltare dhe shpirtërore. Më vonë u bë edhe drejtoreshë e St. Mary High School. Për këtë përvojë të punës do të dëshmojë: “Në Loreto isha rregulltarja më e lumtur e botës. Isha dhënë pas arsimit. Ajo punë e udhëhequr prej Zotit ishte apostullat (të dërguar) autentik që më pëlqente shumë”.
1942 – Ante Gabric, misionar kroat, në revistën “Katolicke Misije” të vitit 1942 shkruan: “Motra Tereze ishte teje
Nene Tereza ne Shqiperi
t e sëmurë, dhe s’kemi pasur fort shpresë se do të shpëtojë, por tash përsëri është në këmbë dhe po punon sa dhjetë veta”.
10 shtator 1946 – Pasi kishin kaluar paksa vështirësitë e luftës dhe ishin kthyer përsëri kuvendet e motrave të Loretos të cilat i kishte përdorur ushtria, motra Tereze, duke udhëtuar për në ushtrime shpirtërore në Darjeeling, fiton edhe një thirrje të re. 10 shtatorin vetë Nëna Tereze do ta quajë “Ditë inspirimi”. Tashmë e rryer në jetën fetare dhe e regjur me vështirësitë e popullsisë së vendit, si edhe duke sjellur nëpër mend Jezusin, të cilit ia kishte kushtuar fëmijërinë dhe rininë, vendosi të lëshojë motrat e Loretos dhe t’u kushtohet krejtësisht më të varfërve ndër të varfër, duke u njëjtësuar me ta në veshje, në banim, në ushqim...
Për këtë thirrje të dytë do të dëshmojë: “Isha duke udhëtuar me tren për Darjeeling prej Kalkutës. Atje shkoja për ushtrime shpirtërore. Derisa isha në lutje intime dhe isha në gjendje prehjeje, fitova qartas një thirrje mbi thirrje. Porosia ishte tejet e qartë: duhet të lë kuvendin dhe t’u kushtohem të varfërve, duke jetuar në mesin e tyre. Ishte një dërgim. E kuptova porosinë, por nuk e dija si do ta njëmendësoja”.
7 shkurt 1946 – I shkruan Kongregatës së Rregulltarëve dhe kërkon lejen që të lë kuvendin e Loretos dhe t’u kushtohet tërësisht më të varfërve ndër të varfër. Letra në Romë u shkrua pas shumë orvatjesh dhe marrëveshjesh që Nëna Tereze i kishte pasur me ipeshkvin e Kalkutës, Ferdinand Perier, i cili ia kishte ofruar veshjen e parë rregulltare më 1929, si dhe me eproren e Loretos.
7 gusht 1948 – Mori lejen nga Papa Piu XII që të lëshojë Loreton dhe të ndjekë zërin e ndërgjegjes ku i fliste Zoti. Kjo leje ishte e nevojshme që çdo gjë të shkojë në rregull, sepse asohere Nëna Tereze kishte kushtet e përjetshme kështu që duhej leja e Kongregatës së Rregulltarëve.
16 gusht 1948 – Doli nga kuvendi i Loretos, e brumosur me dije dhe aftësi intelektuale, ku gjatë qëndrimit në këtë kuvend ishte 20 vjet profesoreshë, e më vonë edhe drejtoreshë e St. Mary High School. Pastaj kishte marrë në mbikqyrje ehd eKongregatën dioqeziane të motrave indiane, të quajtura “Bijat e Shën Prenës”.
Ishte kjo dita kur Nëna Tereze mori një rrugë të cilën ia tregoi Zoti porsi Abrahamit: e pasigurtë, plot rreziqe, përplot frikë, por sikurse edhe Abrahami, Nëna Tereze, atëherë ende motra Tereze, besonte se thirrja e “dytë” është vullneti i Zotit.
Nene Tereza ne Shqiperi
Kjo ishte ajo ditë kur Nëna Tereze pa hamendje la kuvendin, mirëqenien, kënaqësinë, miqësinë e madhe të bashkëmotrave dhe u nis (doli në rrugë) duke mos ditur qartë se kah po shkon, pos që e kishte të qartë se duhet ta kryejë vullnetin e Zotit. Dhe sikurse Zoti i premtoi Abrahamit: “Prej teje do të bëj një popull të madh dhe do të të bekoj. Do ta bëj të madh emrin tënd. Ti vetë do të jesh bekim” (Zan 12, 2), ashtu edhe Nëna Tereze, duke ecur rrugës të cilën ia kishte treguar Zoti, u bë emër i madh dhe bekim për mijëra e mijëra njerëz.
Daljen nga kuvendi i Loretos do ta përshkruajë kështu: “Hyji ynë dëshiron që të jem rregulltare e lirë, e veshur me varfërinë e kryqit. Sot e kam mësuar një mësim të madh: Varfëria për të varfërit është tepër e rëndë! Kur e kam kërkuar shtëpinë (për qendër) kam ecur e ecur, derisa më kanë dhimbur këmbët dhe duart. Kam menduar: sa shumë vuajnë të varfërit në trup dhe në shpirt kur kërkojnë strehim, bukë dhe shërim. Atëherë e mendoja këndshmërinë e Loretos, më ishte tundim, por për shkak të zgjedhjes sime të lirë, për shkak të Zotit tim durova dhe duroj, rri dhe do të rri duke e kryer vullnetin e Zotit për të varfërit e mi. Më ndihmo, o Zot!”
18 gusht 1948 – Ndërroi veshjen. La veshjen rregulltare të motrave të Loretos dhe veshi sari të bardhë të përshkuar me vijë të kaltër dhe me kryq në parzëm. Pastaj shkoi rreth tre muaj në Patna te Motrat Mjeke Misionare (Medical Missionaries) për të kryer edhe një kurs intenziv për infermiere.
21 dhjetor 1948 – Merr lejen për hapjen e shkollës së parë, lokali i së cilës ishte një kasollë. Nga lagjet më të varfëra të Kalkutës, Tilje dhe Motijil, bashkon fëmijët e lënë dhe të braktisur në atë shkollë, ndërsa vetë banonte te Motrat e Vogla të të Varfërit.
19 mars 1949 – Në banesën e parë të improvizuar, në shtëpinë e Michael Gomes, pranoi në vizitë një të re bengaliane me emrin Subashini Das, dhe e nxiti ta ndjekë misionin e saj. Kështu misioni i saj kishte filluar të mbarën. Kjo ishte shenjë se vepra e Nënës Tereze është vullneti i Zotit; kjo ishte shenjë se çka Zoti dëshiron, atë edhe e bekon dhe ia ftillon të mbarën.
Nëntor 1949 – Tashmë Nëna Tereze ishte bartur në shtëpinë e familjes Gomes, e cila ia kishte lënë në disponim tërë katin e sipërm. Pos Subashinit Das që në pagëzim e kishte marrë emrin Agnes, kishin ardhur edhe vajza tjera të cilave Nëna Tereze u kishte dhënë mësim. Në nëntor të vitit 1949, Nëna Tereze do të shkruajë: “Tani jemi pesë motra. Lutuni që bashkësia e vogël të rritet në shenjtëri dhe në numër, nëse është vullneti i Zotit”.
Varri i Nënës Tereze
Po këtë vit fiton shtetësinë indiane.
7 tetor 1950 – Sipas porosisë së ipeshkvit të Kalkutës, Ferdinand Perier, Selia e Shenjtë e miraton Kongregatën e Misionareve të Dashurisë si kongregatë ipeshkvore. Për këtë flet vetë Nëna Tereze:
“Zoti ishte i mahnitshëm ndaj nesh, sepse siç rritej puna, ashtu rriteshin edhe thirrjet. Ati i Shenjtë, në tetor të vitit 1950, bashkësinë tonë të vogël e bëri kongregatë ipeshkvore. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë na bëri kongregatë të së drejtës papnore. Kjo do të thotë se ne jemi drejtpërdrejt të nënshtruara Atit të Shenjtë. Kjo është thjesht një mrekulli, sepse rëndom një kongregatë nuk ngritet aq shpejt në rendin e së drejtës papnore. Për shumë rreguj nevojiten 30 deri në 40 vjet për të fituar pranim të tillë. Kjo tregon dashurinë e madhe dhe kujdesin e Atit të Shenjtë për punën dhe kongregatën tonë. Kur u shpall kongregata jonë kongregatë ipeshkvore, ne ishim vetëm 12 veta. Kjo ishte në vitin 1950. Dhjetë vjet nuk kemi dalur nga Kalkuta, sepse duhej t’i përgatitnim motrat tona për punë. Kur në vitin 1959 hapëm shtëpinë në Runchi, e pastaj edhe në Delhi, numri i motrave tona filloi të rritej. Filluan të vijnë vajza nga ato vende ku kishim hapur shtëpitë”.
1952 – Hapi shtëpinë e parë pranë tempullit të hyjneshës Kalli në Kalkutë. Përurimi i saj u bë më 22 gusht, në festën e Zemrës së Papërlyer të Marisë. Këtë shtëpi e pagëzoi si Nirmal Hriday (Shtëpia e zemrës së pastër). Me këtë emër do t’i quajë edhe shumë shtëpi tjera në mbarë Indinë dhe më gjerë.
1953 – Për shkak të numrit të motrave që rritej gjithnjë, ndërroi shtëpinë, kështu që mori shtëpinë e një avokati mysliman në rrugën Lawer Circulr Road 54. Kjo shtëpi u bë qendra e kongregatës dhe së shpejti, jo larg saj, themeloi qendrën për fëmijë të lënë të cilën e quajti Nirmala Shishu Bhavan (Vatra e fëmijëve të lënë).
1960 – Në tetorin e këtij viti, Nëna Tereze për herë të parë doli jashtë Indisë që prej kur kishte ardhur. Së pari shkoi në Amerikë, pastaj në Romë, ku u takua me vëllaun e vet Lazrin, të cilin nuk e kishte parë që nga mosha tetëmbëdhjetëvjeçare, kur u nis në misione.
1962 – Pasi fama e Nënës Tereze kishte filluar të rritej me të madhe, së shpejti filluan t’i jepen edhe shpërblime. Kështu, shpërblimi i parë që mori Nëna Tereze ishte ai i qeverisë indiane në vitin 1962: Padna Shri. Këtë shpërblim ia dorëzoi Pandit Nehru.
31 gusht 1962 – Qeveria filipine ia dhuroi shpërblimin Ramon Magsaysay. Në arsyetimin e këtij shpërblimi thuhet: “Komisioni për ndarjen e shpërblimit e shpërblen Nënën Tereze për shkak të përkujdesjes së saj për më të varfërit në një tokë të huaj, si edhe për themelimin e bashkësisë së re për t’u shërbyer të varfërve”.
Nene Tereza ne Shqiperi
Me këtë rast, Nëna Tereze u shpall gruaja më e merituar e Azisë.
25 mars 1963 – Në bashkësinë e Nënës Tereze themelohen edhe vëllezërit, të cilët do të quhen: “Vëllezërit Misionarë të Dashurisë”, të cilët do t’i udhëheqë jezuiti austrailan, Travers-Ball, i cili e ndërron emrin e vet në: vëlla Andreu – misionar i Kalkutës.
1 shkurt 1965 – Misionaret e Dashurisë, me të ashtuquajturin decretum laudis, marrin nga Papa Pali VI miratimin papnor.
Që nga ky vit, Nëna Tereze e fillon veprimtarinë e vet edhe jashtë Indisë: në Kokorotë të Venecuelës.
26 mars 1969 – Papa Pali VI miraton Shoqatën e Bashkëpunëtorëve të Nënës Tereze si pjesëtare të Misionareve të Dashurisë me statut të veçantë.
1965–1971 – Pas Venecuelës vazhdon të hapë qendrat e veta nëpër të gjitha kontinentet: Afrikë (Tanzani), Australi (Melbourne), në Evropë (Angli dhe Itali), Amerikë (New York).
6 janar 1971 – Mori shpërblimin ndërkombëtar për paqe Gjoni XXIII, të cilin ia dorëzoi Papa Pali VI. Ky ishte shpërblimi që themeloi Papa Gjoni XXIII më 10 maj 1963, ndërsa për herë të parë iu nda Nënës Tereze. Me këtë rast, Papa Pali VI pati thënë: “Po i ndahet për herë të parë një rregulltareje të heshtur, por jo edhe të panjohur për ata që përcollën veprat e saja të mëshirshme në botën e të varfërve. Kjo rregulltare quhet Nëna Tereze, eprorja e kongregatës Misionaret e Dashurisë, e cila tashmë 20 vjet vepron në të gjitha anët e Indisë duke kryer vepra dashurie ndër të gërbulur, ndër të vjetër dhe fëmijë të braktisur. Si shembull për të gjithë ua bëjmë me dije këtë zëdhënëse të patrembur të Krishtit, duke dëshiruar që pas hapave të saj të shkojnë sa më shumë në shërbim të vëllezërve, si edhe sa më shumë të rritet në botë ndjenja e bashkimit në mes të njerëzve”.
Shtator 1971 – Mori shpërblimin Samaritani i Mirë në New York. Në arsyetimin e këtij shpërblimi thuhet: “Duke e shpërblyer Nënën Tereze, dëshirojmë për t’i dhënë nderim punëve të saja vetëmohuese që bëri për zvogëlimin e mjerimit të të varfërve. Me këtë punë u jep guxim edhe të tjerëve dhe ofron shembull të mahnitshëm se si duhet përkujdesur për njerëz. Me shpërblimin e ‘Samaritanit të Mirë’ dëshirojmë për ta theksuar më fort shembullin e saj”.
16 tetor 1971 – Mori shpërblimin Kennedy me këtë arsyetim: “Në gjeografinë e vet të veçantë përdëllestare, Nëna Tereze di ku duhet të ndihmojë dhe me fenë e vet të veçantë nuk dyshon kurrë se s’do t’i gjejë mjetet e nevojshme për këtë”.
29 tetor 1971 – Nga universiteti katolik amerikan mori doktoratën e nderit nga shkencat shoqërore. Me këtë doktoratë nderi iu pranua puna e saj e madhe rreth kapërcimit të krizave sociale. Nëna Tereze, me fuqinë dhe me dashurinë e vet kundrejt Krishtit në figurën e të varfërve i tregoi botës se si rregullohen shumë probleme ekonomike e sociale të cilat e mundojnë dhe e ngarkojnë shoqërinë njerëzore.
1972 – Hapi qendra të reja në Bangladeshin e shkatërruar.
12 korrik 1972 – Në moshën 83 vjeçare, në Tiranë i vdes e ëma, Drane Bernaj. Në varrimin e nënës nuk mori pjesë, sepse regjimi i atëhershëm komunist antinjerëzor dhe diktatori, E. Hoxha, i cili nuk e meriton t’i përmendet as emri, nuk e lejuan hyrjen e saj në Shqipëri, për pavarësinë e së cilës u vra babai i saj, Kolë Bojaxhiu. Nëna Dranja, pati rol të rëndësishëm në rrugën flijimtare për të varfër të Nënës Tereze. Kjo ishte ajo nënë e mirë dhe e përshpirtshme e cila e përcolli të bijën e vet për Indi duke e bekuar me lot, por duke mos e kujtuar se nuk do të shihen më; kjo është ajo nënë e cila në vitin 1938 do t’i shkruajë vajzës së vet në Indi: “... Të bie ndërmend, bija ime e dashur, se ti ke shkuar atje për të varfër. A të kujtohet Filja jonë? Ajo është bërë krejt varrë e gjallë... por edhe më tepër e mundon mendimi se s’ka askënd... Ne po mundohemi, sipas mundësive tona, t’i ndihmojmë... Dhembja më e madhe për të nuk janë varrët, por që është harruar prej të vetëve...”
15 nëntor 1972 – India edhe një herë tregoi se sa e çmon punën dhe dashurinë e Nënës Tereze për popullsinë e varfër indiane kur ia dorëzoi shpërblimin Jawaharlal Nehru. Këtë dhuratë ia dorëzoi presidenti Giri, duke e quajtur Nënën Tereze Koruna-dut – Engjëll i mëshirës.
Nene Tereza ne Shqiperi
Komisioni për marrëdhënie kulturore, për shpërblimin “Nehru” dha këtë arsyetim: “Një flijim i tillë vetëmohues dhe i palodhshëm sikurqë ka treguar Nëna Tereze rrallë mund të shihet. Shërbimi i saj vetëmohues pa dallim feje, kombi, fisi... duke mos pritur as dhurata për punën e bërë, është shembull i mahnitshëm se si puna në heshtje e përkushtim mund të rrisë miqësinë dhe marrëveshjen në mes të popujve”. Ndërsa Nëna Tereze, me rastin e pranimit të këtij shpërblimi, pati deklaruar: “Ky shpërblim nuk po më jepet mua, por mijëra atyre që kanë nevojë për dashuri. Ju falemnderit që më zgjodhët mua ta marr këtë shpërblim në emër të tyre dhe t’u përcjell porositë tuaja të përkujdesit dhe të dashurisë. Të varfërit janë të mahnitshëm, ata janë të mëdhenj...”
1973 – Hap qendra të reja nëpër qytetet e Indisë: Viayawada, Coimbatore, Shivpur, Takdah.
25 prill 1973 – Pranoi shpërblimin Templeton i cili jepet vetëm për ata që kontribojnë në rritjen e fesë. Këtë shpërblim ia dhuroi princi Filip në London. Vetë Nëna Tereze na bën me dije për këtë shpërblim: “Para 17 vjetëve, zotëriu Templeton ka shkruar porosinë në të cilën ka lënë një shumë parash në fondacionin Templeton, prej të cilit për çdo vit pas vdekjes së tij do të ndahej një shpërblim për ata të cilët në veçanti mundohen rreth përhapjes së fesë. Para dy vjetësh ai ka ndërruar mendimin. Ka vendosur që shpërblimi të jepet për të gjallë të tij, sepse ka dëshiruar ta përjetojë vetë gëzimin kur ta ketë ndarë. Dikush ka lutur për të varfërit tanë.
Kjo është dhuratë e Zotit që do të përdoret për lavdinë e Tij e për të varfër.
Paraja nuk mjafton. Njerëzit tanë kanë nevojë për dashurinë e zemrës suaj dhe për shtrirjen e dorës suaj.
Krishti po më përdor si mjet nëpër të cilin dëshiron t’i lidhë të gjithë njerëzit. Për këtë gjë jam i bindur rreth e rrotull: njerëzit po afrohen njëri me tjetrin, sepse kanë nevojë për Zotin...”
1973 – Mori në Los Angelos shpërblimin St. Louis of Marillak “Për mirësi dhe dashuri të pashoqe”.
7 tetor 1975 – 25 vjetori i themelimit të Misionarëve të Dashurisë. Këtë përvjetor të çmueshëm Nëna Tereze me bashkëpunëtorët e vet e kremtoi me lutje dhe adhurim. Mirëpo, në një letër të adresuar “motrave të mia të dashura, vëllezërve, të varfërve tanë, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në punën tonë kudo në botë”, Nëna Tereze thotë: “25 vjet kemi punuar së bashku në shërbim të së mirës duke dhënë krejt zemrën tonë, duke i shërbyer vullnetarisht Krishtit në figurën e tij të dhimbshme, dhe në këtë shërbim kemi jetuar së bashku, punuar dhe jemi lutur së bashku, këndej edhe tanimë të themi së bashku:
Të falemnderit, Jezus, që na zgjodhe të jemi Misionaret Tua të Dashurisë!
Të falemnderit, Jezu, që na do me dashuri personale dhe kaq të thellë!
Të falemnderit, Jezu, që na ushqen me Korpin dhe Gjakun tënd!
Të falemnderit, Jezu, për privilegjin që t’mund t’u shërbejmë të varfërve!
Të falemnderit, Jezu, për të gjitha, në veçanti që je Jezus për të gjithë ne dhe që na do sikurse Ati të do Ty!”
1975 – Vëllezërit Misionarë të Dashurisë hapin shtëpinë e parë jashtë Kalkutës, në Vietnam.
29 dhjetor 1975 – Javorja amerikane Time ia kushton Nënës Tereze kopertinën me titull: “Shenjtërit e gjallë: porositësit e dashurisë dhe të paqes”.
Nene Tereza ne Shqiperi
17 janar 1976 – Javorja françeze Paris Match ia kushton Nënës Tereze kopertinën dhe shkresën me titull: “Ka ende shenjtër: Nëna Tereze në mes të gjallëve dhe të vdekurve të Kalkutës... Në këtë humnerë të pafund siç është Bota e Tretë, çka mund të ndërrojë Nëna Tereze? Për ekonomistët, asgjë. Një pikë uji në oqean. Por çfarë dëshmie dhe çfarë dashurie!”
13 qershor 1976 – Në festën e Zemrës së Krishtit, Nëna Tereze vendosi të themelojë edhe një degë të motrave të veta: Misionaret Kontemplative të Dashurisë, misioni i të cilave është “ztë jetuarit sipas Fjalës së Zotit duke e adhuruar euharistinë, duke kundruar dhe shpallur Fjalën e popullit të Zotit; për ta bartur me Marinë, Nënën e Kishës, Fjalën e mishëruar në zemrat e njerëzve”.
31 dhjetor 1976 – Për një kohë të shkurtër, Nëna Tereze bëri aq shumë për botën e varfër dhe të lënë, saqë për shumë njerëz ishte e pabesueshme. Kështu, një statistikë e shpallur më 31 dhjetor 1976 na bën me dije se Nëna Tereze kishte 66 shtëpi në Indi, 34 shtëpi jashtë Indisë nëpër vende të ndryshme. Numri i motrave, postullanteve, aspiranteve dhe bashkëpunëtoreve ishte 1343, ndërsa numri i përgjithshëm i spitaleve, shkollave, strehimoreve, dispanzerive, qendrave për asistencë në Indi dhe jashtë saj ishte 729. Numri i fëmijëve, jetimave, të gërbulurve, të vdekurve dhe përgjithësisht pacientët tjerë të shërbyer mbërrijnë në 6.544.864.
1 mars 1978 – Nëna Tereze pranoi shpërblimin “Balzan” nga duart e kryetarit të Italisë, Sandro Pertini. Ky shpërblim jepet për humanitet, paqe dhe vëllazërim në mes të popujve. Me rastin e ndarjes së shpërblimit, si arsyetim u theksua:
“Për vetëmohim dhe dashuri të veçantë gjatë tërë jetës së saj në shërbim të të varfërve, të uriturve, të mjerëve, të sëmurëve...”
Ndërsa Nëna Tereze, “një grua shtatvogël, por më e madhja”, theksoi: “Dëshirojmë që çdo fëmijë i dëshiruar apo i padëshiruar të vijë në botë. Aborti është krim. Jemi të krijuar për të bërë sende të mëdha: nuk jemi në botë vetëm për të plotësuar një numër”.
1980–1985 – Pas marrje së çmimit Nobel për paqe, Nënës Tereze iu hapën mundësitë për veprimtari më të mëdha. Kështu, gjatë periudhës pesëvjeçare, qendrat e saj u rritën me të madhe. Filloi të hapë qendrat e veta për të mirën e të varfërve dhe njerëzve të lënë në Spanjë, Belgjikë, Etiopi, Francë, Guinenë e Re, Argjentinë (të gjitha këto në vitin 1980). Ndërsa në vitin 1981, në Gjermaninë Lindore, Çile, Kolombi, Bolivi, Japoni, Korenë Jugore, etj. Në vitet vijuese, hapi qendra edhe në Irlandë, Portugali, etj.
25 janar 1980 – Nëna Tereze shpallet Qytetare nderi e Shkupit. Edhe pse Shkupi ishte vendlindja e saj, Nëna Tereze kishte kohë që ishte shtetase indiane, e titulluar Bharat Ratna – Zbukruesja e Indisë.
23 tetor 1980 – Papa Pali II në Vatikan ia dhuron çelësat e ndërtesës Shën Injaci Papë për shërbime të fëmijëve të lënë, që gjindet në Romë, në zonën Primavalle. Misionaret e Dashurisë, pos Romës, gjinden edhe në Palermo, Napoli, Corato (Bari), Calabri, Ragusë, Milano...
27 qershor 1982 – Nëna Tereze fitoi në Kanada Shpërblimin ndërkombëtar të spitalit të Shën Bonifacit dhe Urdhërin e gjuetisë së bizonëve.
1983 – Në këtë vit u nderua nga mbretëresha e Anglisë, Elizabeta II, me Urdhërin e Nderit. Në arsyetim thuhej: “Për punën e saj të gjatë humanitare”. Po të njëjtin vit në Taranto mori Dhuratën e Paqes 1983.
1 tetor 1984 – Themelohet kongregata Etërit Misionarë të Dashurisë në SHBA nën kujdesin e Atë Joseph Langford.
20 tetor 1985 – Bashkohet kapitolli i Misionareve të Dashurisë. Me këtë rast, Nëna Tereze zgjedhet për herë të tretë udhëheqëse e këtij rregulli, që bëri kaq shumë të mira, që shpëtoi aq shumë shpirtëra. Zgjedhja e saj për herë të tretë në krye të Misionarëve të Dashurisë nuk ishte në përputhje me të drejtën kanonike. Për këtë rizgjedhje ishte e nevojshme leja nga Kongregata e Rregulltarëve në Vatikan. Kongregata në fjalë me gjithë dëshirë dhe nderim të madh dha dispencën nga ky ligj.
21 qershor 1985 – Nga kryetari i SHBA-ve Ronald Regan, mori shpërblimin Medalja e Lirisë.
26 tetor 1985 – Nëna Tereze thirret nga sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara Xavier Pérez de Cuéllar, t’i flasë Asamblesë gjenerale. Gjatë këtij takimi, sekretari i përgjithshëm de Cuéllar e prezentoi Nënën Tereze me këto fjalë: “Ua prezentoj gruan më të fortë të botës”. Me këtë rast u tregua edhe një film për punën dhe jetën e Nënës Tereze. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Nëna Tereze, ndër të tjera, tha: “Ky është vend ku popujt bashkohen për të biseduar për paqe, ta lusim Zotin për paqe... Jemi bashkuar për ta falënderuar Zotin me rastin e dyzetvjetorit të punës së mirë të Kombeve të Bashkuara për të mirën e njerëzimit. Raca, feja dhe kombi nuk mund të na ndajnë: të gjithë jemi bij të Zotit. Kur e shkatërrojmë një embrion në kraharorin amnor, mëkatnojmë drejtpërdrejt ndaj Zotit. Kemi frikë nga lufta bërthamore, nga ky tmerr kanoset shkatërrimi, por nuk frikësohemi kur i mbysim fëmijët. Aborti është kanosja më e madhe e paqes”.
13 dhjetor 1985 – Ishte kënaqësi e veçantë për Nënën Tereze kur hapi shtëpinë në qytetin e New Yorkut për të sëmurët nga AIDS-i. Shtëpia u quajt Gift of Love (Dhurata e Dashurisë). Më vonë hapi edhe shtëpi tjera në SHBA për së sëmurët nga AIDS-i.
Janar 1986 – Nëna Tereze shkoi për herë të parë në Kinë dhe u takua me kryetarin Deng dhe me djalin e tij të hendikepuar. Së shpejti edhe në Kinë do të dërgojë motrat e veta. Kjo u realizua në vitin 1988. Më 19 janar 1988, Nëna Tereze u ftua nga arqipeshkvi i Kalkutës, i cili ia kumtoi se ishte lejuar hapja e shtëpisë në Kinë, por me dy kushte: motrat guxojnë të ndërmarrin punë sociale e jo religjioze, si dhe nuk guxojnë të vishen në sari, por në veshje kineze.
Nëna Tereze edhe këtë vend komunist e pushtoi me përvuajtërinë dhe dashurinë e vet.
4 shkurt 1986 – Papa Gjon Pali II, gjatë udhëtimit të vet në Indi, vizitoi qendrën Hirmal Hriday (Zemra e Pastër, shtëpia e atyre në fill të vdekjes) në Kalkutë. Kjo vizitë e papës e gëzoi shumë Nënën Tereze, saqë pati deklaruar: “Ishte dita më e gëzueshme e jetës sime”.
24 gusht 1987 – Nëna Tereze shkon në Moskë, dhe merr dhuratën Medalja e Paqes “në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për afirmimin e paqes dhe të miqësisë ndërmjet popujve”. Pas kthimit të saj nga ish-Bashkimi Sovjetik, i shkruan letër presidentit të atëhershëm Gorbachev, duke ia shprehur dëshirën për hapjen e një qendre. Miratimin për këtë e mori në vitin 1988.
21 maj 1988 – Realizohet dëshira e Nënës Tereze të hapë shtëpinë brenda mureve të Vatikanit. Shtëpia u quajt Dono di Maria – Dhurata e Marisë, dhe u çel së shpejti me dëshirën e papës. “Papa na dha këtë dhuratë – tha Nëna Tereze – një kënd të shtëpisë së vet ku mund të përkujdesemi për të sëmurët dhe për të varfërit. Këta njerëz të varfër janë Krishti, dhe si mund të lihet Krishti, i trishtuar dhe i mërdhirë, jashtë shtëpisë së papës?”
1988 – Nëna Tereze ishte për një operim të syve në New York.
21 dhjetor 1988 – Shkon në Bashkimin Sovjetik për t’i shoqëruar katër motrat e para të cilat kishin ndërmend të fillojnë punën në një spital pediatrik të Moskës. Njëherit ishin edhe ditët e vështira të tërmetit në Armeni, me ç’rast Nëna Tereze dërgoi edhe disa motra të tjera për t’u ndihmuar të dëmtuarve.
Gusht 1989 – Më në fund, Nëna Tereze shkon në Shqipëri. Shkon në vendin, për pavarësinë e të cilit aq fort u mundua babai i saj, Kolë Bojaxhiu. Qe e pritur nga e veja e diktatorit, Hoxha. Ishte e krishterja e parë që shkeli këtë tokë prej që Shqipëria e shpalli veten shtet ateist (1967) dhe vuri jashtë ligjit çdo religjion.
5 shtator 1989 – Nëna Tereze kishte probleme shëndetësore.
Dhjetor 1989 – Nëna Tereze shpallet Femra e vitit.
Prill 1990 – Për shkaqe shëndetësore ia paraqet papës dorëheqjen nga udhëheqja e Misionareve të Dashurisë.
Maj 1990 – Nëna Tereze përuron shtëpinë e parë në Çekosllovaki.
2 maj 1990 – Shkon në Romani për të përuruar edhe atje shtëpinë e parë të Misionareve të Dashurisë. Kjo shtëpi u hap për përkujdesjen e atyre që vuajnë nga sëmundja AIDS. Mirëpo, deri në fund të vitit 1992, atje çeli katër shtëpi.
27 gusht 1990 – Nëna Tereze mbush tetëdhjetë vjet. Me këtë rast mori përurime nga të gjitha anët e botës. Në veçanti rëndësi të madhe i kushtoi shtypi botëror. Vepra e saj e madhe nuk mbeti në heshtje. Prej librit që kishte shkruar Malcolm Muggeridge me titull: Something Beautiful for God (Diçka e bukur për Zotin), London 1971, një ndër librat e parë që fillimisht i dha popullaritet të madh Nënës Tereze e deri në vitin 1990, u shkruan dhjetëra libra e qindra artikuj, ishin dhënë ehde mijëra mendime dhe lavdërime për Nënën Tereze, prej burrave të shteteve, shkencëtarëve, poetëve e deri te ata që në heshtje e lavdëronin veprën e saj dhe e shëmbëllenin në jetë (numri i këtyre të fundit kap milionat).
8 shtator 19990 – Fillon punën Kapitolli gjeneral që ishte thirrur për të emëruar superioren e re të përgjithshme të Misionareve të Dashurisë. Mirëpo, edhe pse Nëna Tereze i kishte mbushur tetëdhjetë vjet, përsëri u zgjodh udhëheqëse e Misionareve të Dashurisë, sepse përkundër trupit të harxhuar, shpirti dhe mendja e saj ishin të fortë dhe gjallërues.
7 tetor 1990 – Misionaret e Dashurisë kremtuan dyzetvjetorin e themelimit. Statistika e këtij viti dëshmon se ishin 3500 motra të shpërndara nëpër 470 shtëpi në 95 shtete të botës.
Tetor 1990 – U bë përurimi i shtëpisë së parë të Misionareve të Dashurisë në Kamboxhë.
Mars 1991 – Nëna Tereze shkon përsëri në Shqipëri. Ishte kjo hera e dytë. Nëna Tereze filloi të bashkëpunojë me presidentin e atëhershëm komunist, Ramiz Alinë, për të hapur qendrat e veta edhe në këtë shtet “ateist”. Me këtë rast, Nëna Tereze bëri përurimin e dy shtëpive: në Tiranë dhe Shkodër, dhe mori pjesë në rihapjen e dy kishave: të Shën Ndout dhe katedralës së Zemrës së Krishtit e cila ishte shndërruar në kinema (Kinema Rinia). Kësaj here kishte mundësi të shkojë edhe te varri i nënës dhe motrës së vrarë nga regjimi komunist dhe të vë lule mbi varrin e tyre, si edhe dy kryqa të bronzit.
Deri në fillim të vitit 1992, në Shqipëri u hapën pesë shtëpi.
23 korrik 1991 – Nëna Tereze vazhdon udhëtimin nëpër botë dhe mbërrin në Irak, në Bagdadin e rrënuar nga lufta e Gjirit. Ja si e përshkruan gjendjen e hasur: “Ishte një mrekulli autentike e mirësisë së Zotit fakti se kryetari i Irakut qe i gatshëm të lejojë hapjen e një qendre në Bagdad, të cilën do ta japë ai vetë. Me ne bashkëpunuan shumë njerëz me ndikim. Ata na ndihmuan në përgatitjen e shtëpive. Kryetari na fali edhe një furgon për bartjen e klinikës lëvizëse, duke parë se të varfërit jetonin larg dhe s’kishin mundësi të mbërrinin në qendra të mëdha...”
Dhjetor 1991 – Nëna Tereze qëndroi për mjekim në një klinikë të La Jollas (Kaliforni, SHBA) pasi gjendja e saj shëndetësore ishte vështirësuar.
Mars 1992 – Nëna Tereze kthehet në Kalkutë dhe vazhdon punën e vet në përkujdesje ndaj më të varfërve ndër të varfër.
25 prill 1993 – Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë. Ishte kjo vizita e parë që një papë i bënte shtetit tonë amë. Me këtë rast tejet të gëzueshëm për mbarë popullin tonë, mori pjesë edhe Nëna Tereze. Papa ia kushtoi një mendim të veçantë Nënës Tereze: “Nuk mundem të mos përshëndes një njeri fort të përvuajtur që ndodhet mes nesh. Kjo është Nëna Tereze e Kalkutës. Të gjithë e dinë prej nga vjen dhe cili është atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohën e izolimit të plotë të Shqipërisë, kjo rregulltare e përvuajtur ishte ajo që e përçonte emrin e atdheut tuaj në mbarë botën. Në personin e Nënës Tereze, Shqipëria është nderuar gjithmonë. Ky është misioni i saj dhe i gjithë atyre që, porsi ajo, ndjekës të vërtetë të Krishtit, apostuj të Krishtit, apostuj të dashurisë e të dhembshurisë. Ju falënderoj sot në emër të Kishës Katolike për këtë bijë të tokës suaj e të popullit tuaj”.
28 nëntor 1996 – Shpallet Qytetare Nderi e Kosovës nga kryetari Rugova. Në dekretin e shpalljes së dr. Rugovës, ndër të tjera thuhet: “Nëna Tereze, me punën e flijimin e pashoq, u bë simbol dhe krijuese e filozofisë së bamirësisë dhe e dashurisë njerëzore.
Shenjtëreshë e gjallë, Nëna Tereze është shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare që u ngrit në figurë të një Nëne të gjithë njerëzimit. Nëna Tereze për së gjalli u bë mishërim i miliona njerëzve, të cilët tek Ajo gjetën dashurinë e madhe njerëzore, ndihmën e pakursyer dhe shpresën për jetë.
E lindur në qytetin e Dardanisë antike, në Shkup, rrënjët e familjes së Nënës Tereze ishin në Prizrenin e lashtë të Kosovës”.
1996 – Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i akordoi Nënës Tereze Urdhërin e Artë Nderi i Kombit me këtë arsye:
“Shqiptares më të shquar të të gjitha kohërave, shenjëtores së gjallë Nënës Tereze që me mirësinë njerëzore dhe fisnikërinë e shpirtit shqiptar pushtoi zemrën e mbarë njerëzimit, trimëroi mbi dhembjen e tij; gruas shqiptare, që është simbol i amshuar dhe tokësor i forcës hyjnore të dashurisë së njeriut për njeriun, të dhimbshurisë, për atë që vaun dhe që ka nevojë për ndihmë, të dashurisë së Zotit për lirinë, në shenjë mirënjohjeje të thellë që kombi shqiptar ushqen për misionaren e Zotit, simbolin e mirësisë dhe të shpresës, të nderit dhe të krenarisë së tij”.
Mars 1997 – Në marsin e vitit 1997, Nëna Tereze u shpërblye me Çmimin për shkëlqyeshmëri. Ky çmim, i cili iu dorëzua Nënës Tereze nga ana e presidentit të shoqatës Indo-Amerikane, Jasu Shah, iu dha në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të pamohueshëm në promovimin e shërbimit humanitar.
24 prill 1997 – Me rastin e trazirave në Shqipëri, Nëna Tereze, shqiptarja më e famshme e botës, apeloi për paqe në vendlindjen e saj. Nëna Tereze, ndër të tjera, tha:
“Lajmet për rrëmujën që kaploi shtetin tonë më shkaktuan dhembje. E dini sa shumë e dua Shqipërinë. Ndjej shumë dhembje për jetërat e humbura dhe për njerëzit e plagosur me dhunë. Kuptoj mllefin e atyre që humbën paratë, porse do t’i lusja të mos i shkaktojnë njëri-tjetrit edhe më shumë vuajtje.
20 maj 1997 – Papa Gjon Pali II priti në audiencë private Nënën Tereze. Nëna Tereze qëndroi disa ditë në Romë. Pos takimit me Atin e Shenjtë, ajo u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Romës, Françesko Rutelin, të cilit ia paraqiti një seri kërkesash në favor të aktivitetit të saj.
9 qershor 1997 – Nëna Tereze mori Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan, medaljen më të lartë që jep organi më i lartë ligjdhënës në SHBA. Kjo medalje iu nda Nënës Tereze në praninë e shumë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Fjalën e hapjes e pati kongresmeni Henri Hajd, ndërsa lutjen e mbajti kapelani i Kongresit Amerikan Lori Zogolvi. Në këtë tubim miqësor kushtuar 87-vjeçares, shqiptares famëmadhe, kongresmeni Xhekson Junior, përfaqësues i shtetit Ilinoi, lexoi tekstin e aktit nëpërmjet të cilit Kongresi Amerikan i jep Nënës Tereze Medaljen e Artë. Në mes tjerash u lexua: “Kongresi Amerikan vlerëson se Nëna Tereze ka ndikuar thellë mbi jetën e personave të ndryshëm në të gjitha sferat e jetës, në çdo kënd të botës. Ajo ka themeluar Rregullin Misionar të Bamirësisë, i cili ka mbi 3000 anëtarë në 25 vende. Nëna Tereze, për mendimin e Kongresit të SHBA-ve, është një instrument i vullnetit të Zotit. Dashuria e Zotit që rrjedh nga Nëna Tereze ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit. Nëna Tereze udhëheq nëpërmjet shembullit personal dhe u tregon njerëzve se si të jetojnë me dashuri për njerëzimin”.
Mëpastaj, duke ia dhënë një kopje të aktit të Kongresit, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Njut Gingriç, tha:
“Nënë Tereze, nuk jemi ne që të nderojmë me këtë akt. Jeni Ju që na nderoni duke pranuar të vini këtu dhe të ndani kohën tuaj me ne. Përjetë ne jemi borxhlinj”.
Pastaj, Nëna Tereze, si gjithnjë e përvuajtur dhe e përshpirtshme, i ftoi të pranishmit në lutje për punën e Rregullit të vet dhe shtoi:
“Jam tejet mirënjohëse për dhuratën që më bëtë. Do të lutem për Ju, për bijtë dhe bijat që bëjnë pjesë në Rregullin Misionar të Bamirësisë, që ata të kenë sukses në përpjekjet e tyre që t’u japin të varfërve dashurinë dhe kujdesin që na mëson Zoti”.
Gusht 1997 – Sipas një ankete të cilën e realizoi Instituti Infratest Berk në Gjermani, Spanjë, Francë, Britani të Madhe, Holandë dhe Suedi, Nëna Tereze u shpall personalitet i shekullit XX.
5 shtator 1997 – Nëna Tereze ndërroi jetë. Shpirti i saj e la trupin i cili u harxhua për vëllaun njeri dhe kaloi në përjetësinë e Zotit, kaloi në jetën e Zotit e cila është gjithmonë jetë. Me këtë rast u dhanë deklarata të shumta, u mbajtën ditë zie dhe pikëllimi. Lajmin për vdekjen e saj e dhanë pothuajse të gjitha kanalet televizive botërore. Ndër mendimet që dhanë njerëzit e politikës, eprorët e bashkësive fetare dhe të pendës, po veçojmë:
Poezi nga Gonxhe Bojaxhiu
GJEJ KOHE
Gjej kohë për të menduar- është burim i fuqisë.
Gjej kohë për t´u lutur-është në botë më e madhja fuqi.
Gjej kohë për të qeshur- është muzika e shpirtit.
Gjej kohë për lojë- është fshehtësia e rinisë.
Gjej kohë për të dashur- është dhurata e Hyjnisë.
Gjej kohë për t´u dhuruar- është ngadhnjimi i dashurisë.
Gjej kohë për të lexuar – është burimi i urtisë.
Gjej kohë për t´u shoqëruar- është rruga e lumturisë.
Gjej kohë për të punuar- është çmimi i ardhmërisë.
Gjej kohë për të bërë mirë- është çelësi që të shpie në Qiell.
(Përktheu Don Lush Gjergji)
S'KA RENDESI
Njeriu është i paarsyshëm, i palogjikshëm, egocentrik
S´ka rëndësi, duaje!
Nëse bën mirë, do të thonë e bën për qëllime egoistike
S´ka rëndësi, bëj mirë!
Nëse zbaton qëllimet e tua, do të gjesh miq të rrejshëm dhe armiq të vërtetë
S´ka rëndësi, zbato!
Të mirën që e bën, nesër do të harrohet
S´ka rëndësi, bëj mirë!
Nderi dhe çiltërsia do të bëjnë të lëndueshëm,
S´ka rëndësi. Ji i çiltër dhe i ndershëm!
Atë që ke ndërtuar vite me radhë, mund të rrënohet fill
S´ka rëndësi. Ndërto!
Nëse i ndihmon njerzit, do të hidhërohen
S´ka rëndësi, ndihmoi!
Jepja botës pjesën më të mirë të vetvetës, do të shqelmojnë!
Ska rëndësu, jepe pjesën më të mire të vetvetës!
JETA
Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është kenge, kendoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, perfito.
Jeta është aventure, kujdes.
Jeta është shume e çmuar, duaje.
Jeta është lufte, mesohu dhe me te.
Jeta është jetë, lufto për të..."
Lamtumirë
Po lë shtëpinë zemërfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n´Bengalin dergje.vtarë
Atje, në të largtin vis.
Lë të njohurit në mejtime
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T´i shërbej Krishtit tim.
Nënë e dashur, lamtumirë
Ju lë shënde´n miq të mi
Më djeg,o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi.
Dhe anija lehtë lehtë lundron
Pret valët e detit të trazuar,
Pë herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.
Qëndron në anije e galdëruar
Fytyrën e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re.
Një kryq hekuri n´dorë shtrëngon
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të.
Pranoje, këtë flijim, o Zot,
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do ta madhëroj!
Si shpërblim, Të lus o Hirt´,
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veqëse Ti e di.
Dhe t´imtë, të pastër si n´ag vere vesojnë
Të valët lot rrjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.
Këtë poezi Nëna Tereze e ka shkruar në moshën 22 vjeçare në rrugë për në Indi
Thanë me rastin e vdekjes së Nënë Terzës:
Kryetari i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova me rastin e vdekjes së Nënë Terezes dha këtë deklaratë:
Në rrugë për të takuar mikun e Kosovës, ministrin e jashtëm gjerman, zotin Klaus Linkel dhe ndërsa po bëja gati për ditën e Kushtetutës të Republikës Kosovës, me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Nënë Terezës, Nënës shqiptare dhe Nënës së njerzimit e qytetarës së pare të nderit të Republikës së Kosovës.
Nënen tone Tereze, bota e çmoi si personalitetin më të madh të shekullit të njëzet. Eshtë simbol i kombit shqiptar, sepse ajo vjen nga thellësitë iliro-shqiptare duke bërë dritë me kurorën e saj në epokën tone, për të mbetur përherë në historinë e njerzimit.
Në këto vite të rënda për popullin e Kosovës në ndërtimin e pavarsisë, Nëna Tereze e Przrenit dhe e Shkupit antic u bë shembull inspirimi w qëndresës për liri e paqë.
Populli i Kosovës dhe i gjithë populli shqiptar, sot është krenar para botës me Nënën Tereze, me Nënën e vet. Nëna Tereze është engjëll i rojës për Kosovën dhe për popullin shqiptar.
Prof Rexhep Mejdani Presidenti I Republikës së Shqipërisë
Nëna Terze ishte qytetare e madhe e botës, e cila tërë jetën e saj e kaloi në shërbim të të varfërve dhe të atyyre që kishin nevojë. Nëna Tereze ishte një shqiptare e madhe dhe humbja e saj do t´i piklloj të gjithë shqiptarët. Në këto kohë të vështira për popullin tone emri dhe shembulli i saj ishin të domosdoshme, si një simbol i tolerances dhe solidaritetit. Ajo ishte në udhërrefim që duhet të shërbej për të gjithë ne.
Pal Shtufi
Mbretresha e zemrave njerzore, misionarja e paqes dhe e dashurisë, lindi në fillim të shekullit njëzet dhe vdiq në mbarim të tij. Ndoshta është gabim të thuhet “vdiq” sepse shenjtoret nuk vdesin. Ata ndërrojnë jetë. Nëna Terezë ndërroi jetë – shkoi në amshueshmëri Ati i gjithëpushtetshëm e paste në duar!
Me mirësinë dhe bekimin që kishte, Ajo u bë nënë e gjithë njerzimit. Falenderojmë Zotin që na fail njerz të tillë ne shqiptarëve.
Shekulli i XV ishte shekulli i Gjergj Kastriotit
Shekulli i XX është i Gonxhe Bojaxhiut
Megjithatë, Zoti mbase nuk na paska lënë pasdore përderisa dishepujt e vet i zgjedh nga gjinia shqiptare.
Nëna Terezë tërë jetën punoi e u lut për njerzimin. Tani njerzimi do të lutet për shpirtin e Saj. I ndritë shpirti në përjetësi!
Papa Gjon Pali II: “Nëna Tereze, shembull i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit”;
William Bill Clinton (president amerikan): “Vigani i shekullit tonë”;
Dr. Sali Berisha: “Bija më e shquar e kombit tonë”;
Ismail Kadare: “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të”.
Chirac (kryetar i Francës): “Më pak dashuri në botë pas vdekjes së Nënës Tereze”;
Tony Blair (kryeministër britanik): “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për të gjithë ne”;
Dr. don Shan Zefi: “Shenjtëreshë e ditëve tona”;
Dr. don Lush Gjergji: “Ajo ishte dashuri në vepër”;
Dr. don Prekë Lazri: “Njeri i shekullit që i shtyri njerëzit të besojnë në Zotin”;
Imzot Mark Sopi: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi”;
Imzot Rrok Mirdita: “Nëna Tereze ishte princeshë e dashurisë”;
Akademik Mark Krasniqi: “Simbol i traditës sonë”;
Bekim Fehmiu (artist): “Pas Skënderbeut u largua edhe Nëna Tereze”;
Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit shqiptar të besimit islam): “Vdekja e Nënës Tereze ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë”;
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënen e saj që jetonte në Tiranë, as për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as... për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të viteve '90-ta.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".
Në shtëpinë e Nënë Terezës kishin hyrë edhe vetë mbretëresha britanike, pastaj njerëz të tillë siç janë kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shum të tjerë.
13 shtator 1997 – U varros Nëna Tereze me nderimet më të larta që organizoi qeveria indiane. Në varrimin e saj morën pjesë shumë burra shtetesh, njerëz me famë dhe ndikim në botë. Mijëra zëra iu drejtuan Romës për ta shpallur sa më shpejt shenjtëreshë, edhe pse tashmë bota edhe pa këtë shpallje zyrtare e njeh si shenjtëreshë dhe e nderon si të tillë. Në shenjë nderimi dhe miradie ndaj Zotit që na dha këtë bijë dhe që familja e saj vinte nga Prizreni, kjo famulli, nën udhëheqjen e dr dom Prekë Lazrit, mbajti katër ditë lutje. Meshë, lutje, takime komemorative u mbajtën në të gjitha zyrat politike shqiptare.
Nëna Tereze i bëri nder të madh kombit të vet, por edhe kombi i saj i bëri nder dhe e përcolli vdekjen e saj me krenari.
2003 – shpallet e lumturuar.
Mirënjohjet
Çmimi Damian Dutton
1962 – çmimi Ramon Magsaysay
1973 – çmimi Templeton
1978 – çmimi Balzan
1979 – çmimi Nobel për Paqe
1980 – çmimi Bharat Ratna
1985 – çmimi Medal of Freedom
1996 – qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
2003 – shpallet e lumturuar
Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj që nga viti 2003. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua busti i saj. Sheshi kryesor i Prishtinës mbanë emrin e Saj. Shumë sheshe, rrugë, shkolla e institucione janë pagëzuar me emrin e nënës Tereze.
Pagëzime
Medalja humanitare Nëna Tereze, Kosovë
Urdhri "Nënë Tereza", Shqipëri
Hans Joachim Lanksch:
“Në lajmet e medias shqiptare, jo rrallë, iluminimi i Nanë Terezës quhet “shejtnim”. Qe shumë vjet ajo figuron si “shejtnore shqiptare”, në Treshen e Emnave që figuron patjetër kur pyesim shqiptarët a faqet e tyre në internet për shqiptarët e famshëm:
Si Te Mbijetoje SHQIPTARI Ne Bote..?...!!!!
Në bazë të hulumtimeve shkencore etnologjike, kryesisht nga gjërmanët, austriakët etj., u vërtetua se kafka e shqiptarit është identike me atë të illirit dhe vërtetim shkencor, se shqiptarët janëpasardhësit illirian, anipse ka fërkime shkencore kundërshqiptare, kryesisht nga sllavët. Kroatët sot janë sllav, e mbajnë prejardhje illire, me zëdhënësin e tyre illirologun Aleksandër Stipçeviqin dhe dikush sot mund të thotë se edhe sllav paska me prejardhje illire - por që askund nuk theksohet se Delmatia ishte shqipe, me gjuhë shqipe, delmatët (Dallmacia), që sot u tkurr si toponom e etninom, kur erdhi etninomi - hrvat-kroat. E ai emër hrvat, kroat edne nuk është spjeguar nga ata vet, pse u ndrrua nga delmat, kur quhej krejt Kroacia e sotme - DELMATIA? Pse heshtet për Agronin, mbretin illirian, ku vet e themeloi qytetin AGRAM, Zagrebi i sotëm, kryeqyteti kroat? Agroni ishte mbreti i Kroacisë së sotme, me selinë Agramin-zagrebin. Ka toponome të njejta me shqiptare, si Zagorja kroate, e Zagorja në Shqipëri (vendlindja e Ã‡ajupit). ku nga kjo fjalë - Zagorja, u formua emërqyteti, toponomi Zagreb, Zagorja=Zagreb. Poashtu, Emona illire themeloi Lubjanen e sotme, Slloveni, Lubjana=Emona e hershme. Pse sllovenët e kroatët ishin miq të shpitarëve nën ish-refj? Sepse janë illirian të asimiluar, tashmë kanë përfunduar në sllav! Pikërisht sllovenët, liburnët e hershëm illirian, pas asimilimit të tyre, morën emrin nga fjala shkronja=sllova dhe dominuan intelektualisht e politikisht në gjith ish-rsfj edhe vet Hymni ish-jugosllav ishte ai - Hej Slloveni! Kuriozitet! Ende sllovenët ruajnë toponome e hidronome illiriane: Liburnia, Ilirska Bistrica, Iliria, në bregdetin slloven shihen shenjat e lashta illire edhe ata e pranojnë, po ata ishin nën tre ndikime: romane, sllave e gjermanike, për atë edhe mbeten dy popuj më të zhvilluar, se ishin nën gjërmanët, e ne ishim nën turqit dhe tregon shprehja popullore: ''i forti të okupon, por të lë të fortë pas okupimit, kurse i ligu të lë të ligë!'' Ã‡farë iu mbet atyre dy popujve nga gjërmanët, e çfarë neve nga turqit? Unë e kam spjeguar nga rrënja hrv (sllavishte) Hrvatska- kro (Kroacia-Kroatia), si njohje botërore - ku rrënja hrv, ka të bëjë me fjalën e hershme hristus = krisht dhe kro-kryq, me rastin e ndikimit romak, ku ndryshuan në katolicizëm dhe krejt këtë e bëra të spjegoj, se kroatët janë delmatët, që flisnin illirisht-shqip, por që ndryshuan edhe në gjuhë, duke gjetur veten në një a të njejten gjuhë me servët (si gjuhë serbo-kroate e ish-rsfj-së), por që përsëri ndikimi latin bëri të veten dhe sot është kroatishtja si gjuhë sllave me shkronja latine - për ndryshim me gjuhën serve... Ku dua të dal? Kroacia ishte një copë mish, në gojën e dy fuqive: romake e sllave, u asimiluan delmatët çuditërisht, por përsëri mbeten popull sllav - kuriozitet etnogjenetik! Edhe lidhja e sotme me Shqiptarët e shtetet shqiptare, tregon diç të përbashkët (të iu besohet, apo jo). E zgjata pak, që të lidhemi me pyetjen - kush jemi ne, apo ne shqiptarët, ku jemi e vetmja rrënje e trungut illirian të paasimiluar, prej të gjitha fiseve të hershme të Ballkanit illirik (illyric balkanica), si një specie rracore e veçantë nga të gjithë. Pse e veçantë? Sepse, jemi edhe tkurrja e të gjitha fiseve illire pellgazgjike, në një popull, kemi pjestarë të të gjitha fiseve illiriane brënda neve: ardian. adrian, skordist, liburn, paion, danaj, thesprot, thaulant, henhellej (enkelej, taulant), makedhon, dardhan, epirot, dak, vllah (se nga këtu rrodhi emri - vlla, vëlla, vllazën-vëllëzër, si fjalë shumë parasllave, ku illirët e thrakasit ishin vllëzë)r, ku illirët populluan Perëndimin, ndërsa thrrakasit (trakët, traki, sll. që edhe në shqip është mbrapsht), e populluan Lindjen sllave europiane, mbi përmbi 100 popuj tjerë josllav, të zhdukur e asimiluar dhunshëm deri tek Stalini...
Ne shqiptarët, nuk jemi më të ditur se tjerët, përderisa sot nuk jemi mbi 100 milion sëpaku, sepse na ropen përsëgjallit sllavët e latinet për dy anësh - na ropen deri në gjuhë, por gjuhën nuk munden të na këputin, të na ndryshojnë e asimilojnë robëritë mbi tremijëvjeçare. Por ne shqiptarët jemi më të mençur, duhet dalluar dy fjalët: dituri e mençuri, se i ditur është ai njeri që ka diapazon të madh njohurishë, i sofistikuar përmesh shkollimit, arsimimit - kurse njeri i mençur është ai që ka prirje, gjeturi, shkathtësi mendore, gen trashëgues të lashtë, ka gen guximi, me piri e ka vështrimin shqiponje, me traditë, me prejardhje, duke filluar nga profesionet, njohje gjuhësh, poliglot - ku ka njeri sot që flet 24 gjuhë e shkruan në 13 gjuhë? I mençur është ai që din me u gjetë,kudo ndodhet edhe në mesin e popujve tjerë ndër më të largëtit interkontinental, ku edhe ishim strateg e shtetformues të popujve tjerë euro-azio-afrikan e më gjërë... Por të gjitha këti veti, karaktere ishin individuale, e kurrë grupive apo njëkombëtare! Duke studjuar vetveten, studjon njerëzimin (njihe vetveten, që ta njohësh botën, Aristoteli).E sot, e kemi të vështirë, sepse dinamika e zhvillimit teknologjik e kibernetik, e ka vënëbotën gati në gjumë, ëndrra sublime, u formua perëndia prej makine (deux et machina), forcat janë tepër tepër të mëdha e marramendëse nga tjerët, fuqitë - po shqiptari do ta ketë vrojtimin e veprimin e shqipes, duke mos u knaqur me vetveten, se bota nuk është rrafsh, por rrumbullak, që rrotullohet pa ndalim, nuk pret koha ecën me vrull dhe një gjë duhet kuptuar, se geni i shqipes nuk zhduket! Kush jemi ne? Kërkohet përgjigje nga të gjithë!
Pyetje imja është: si mund të mbijetojë shqiptari në botë, në mesin e gjuhëve e kulturave botërore? Deritash, ishte shumë vështirë të mbijetohej, sepse bota ishte e largët, e humben shumë gjenerata, por sot mund të mbijetojmë më lehtë - ne shqiptarët edhe psh. në Njujork, ku fliten mbi 157 gjuhë, me mbi 157 kombësi bote. Edhe shqiptarët kanë fuqi formimi të vetëdijes vazhdimësie historike, kudo nëpër botë, të lidhen mesveti, ashtu sikur lidhemi gjith bota shqiptare në internet, po deshem, sikur në një dhomë a sallë a pallat... Sa na dhëmb tjetërsimi i disa gjeneratave tona, sot flasin gjuhë tjetër, kurse thonë se - ne jemi shqiptarë! Është dhëmbje e thellë shpirtërore kjo, në vend se, përveçgjuhës së vendit ku jetojmë, e që duhet të dihet patjetër, nëse don komunikim e veprim për ekzistencë, por askush nuk ta ndalon ta ruajsh gjuhën e kulturën tënde kombëtare! Sot joshqipfolësit, krejt lehtë mund të riprodhojnë të folurit shqip, shkrim-leximin shqip, me mjete elektronike, sisteme gjuhësie, programe kompjuterike etj., e për një kohë shumë të shkurtër edhe ata mund të thonë - NE SHQIPTARËT! Sot botën e ka zvogëluar tepër kibernetika, e bëri vërtet një gogël, google, ku më lehtë sheh e dëgjon sot shqiptari - shqiptarin e botën, se sa dikur e shihte e dëgjonte oborrin e tij rrethshtëpie!
NE SHQIPTARËT! SI TË MBIJETOJMË SOT KULTURALISHT?
Rinia dhe shkollimi
Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër,pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.
Politika dhe Partia e Punës
Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Më pas hyri në Grupin Komunist të Korçës, dhe filloi të punojë si profesor në Liceun Francez të Korçës. Më 7 Prill 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste u pushua nga puna si profesor në Liceun Francez për shkak se nuk pranoi të regjistrohej në partinë fashiste shqiptare. Nga Korça shkoi në Tiranë ku filloi të punoje si profesor në Gjimnazin Shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtër u pushua nga puna. Me ndihmën e disa shokëve gjeti punë në një dyqan cigaresh ku u ndihmua nga komunistët jugosllavë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Me themelimin e saj më 8 Nëntor 1941 ai u zgjodh si anëtar i Komitetit Qendror Provizor. Pas përpjekjeve për formimin e Frontit Nacional-çlirimtar u dënua me vdekje, në mungesë nga gjykata fashiste. Në Mars 1943, në konferencën e parë të Partisë Komuniste u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Partisë. Këtë funkson e mbajti deri në vdekje.
Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotësisht, dhe u cilësua si diktatori.
Aktivitetet politike
Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.
Kundërshtarët politik
Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqëndrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitarë. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë gjë që shpie në eliminimin e më shumë se 600  udhëheqësve politikë.
Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçarë burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra udhëheqës, popull të thjesht , udhëheqës lokal për çështje jo madhore, predikues ferar muslimanë dhe krishterë, katundarë të cilët kundërshtuan kolektivizimin dhe bashkë partiak "jolojal
Poltika fetare
Gjatë kohë së sundimit të Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës të gjitha objektet fetare u ndaluan për përdorim ku shumica e këtyre objekteve që ishin madhore u shndërruanë në objekte kulturore dhe një numër i madh i tyre u shkatërruan. Me ndalimin e përdorimit të objekteve fetare Hoxha ndaloi edhe përdorimin e religjionit si të tillë gjer në at shkallë sa ndaloi dhe përdorimin e emrave fetarë për emërtimin e fëmijëve.