Tregime Islame - Zemra – Portali Shqiptar Forum
NËNË MË LEJO TË BËJË ZINA!
Plakut qe s'ju hap dera...
E keni shitur fenë tuaj, e ne e kemi blerë nga ju!
Punëtorja në arkë ishte një muslimane e re, arabe, e cila nuk kishte hixhab në kokë. Filloi një nga një gjërat ushqimore të motrës me nikab ti skanoj, dhe pas pak kohe, me arrogancë në shikim, iu drejtua motrës me nikab:
"Kemi shumë probleme në këtë shtet dhe një prej atyre problemeve është edhe nikabi yt! Ne jemi emigrantë këtu për shkak të tregtisë dhe  dunjas, e jo për ta treguar fenë dhe historinë tonë. Nëse dëshiron ta praktikosh fenë tënde dhe të mbash nikab, atëherë shko në vendin tënd arab dhe bën çfarë të donë!"
Motra me nikab u ndal për ti vendos gjërat ushqimore në qese dhe e ngriti nikabin e saj.
Vajza në arke ishte  plotësisht e shokuar. Motra me nikab, bionde me sy të katërt, tha:
"Unë jam një franceze, e jo emigrante arabe. Ky është vendi im dhe ky është islami im. Ju që jeni musliman prej lindjes dhe familja e keni shitur fenë e juaj, dhe ne e kemi blerë nga ju!"
Marrja mësim e kësaj historie qëndron në Kuran:
Allahu, subhanehu we te'ala, thotë në Kur'an:
Dijetari dhe Studenti!
Një dijetar e pyeti studentin e tij: Sa vite u bën që më shoqëron mua?
Studenti: 33 vite.
Dijetari: Çfarë ke mësuar prej meje gjatë kësaj kohe?
Studenti: Kam mësuar tetë gjëra.
Dijetari: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!- tha i çuditur. Më kaloi jeta me ty ndërsa ti nuk ke mësuar më shumë se tetë gjëra.
Studenti: Nuk kam mësuar tjera dhe nuk dua të gënjejë.
Dijetari: Atëherë m’i thuaj ato tetë gjëra që i paske mësuar prej meje!
Studenti: -I- Vrojtova dhe shikova me kujdes në krijesa dhe pashë se secila prej tyre ka nga një të dashur, por kur të shkojë tek varrezat i dashuri ndahet prej tij/saj, kështu që unë të dashur caktova veprat e mira që kur të hyj në varr edhe ato të hyjnë me mua.
-II- Analizova thënien e Allahut: “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, Xhenneti është vendi i tij”. (en-Naziat, 40-41), kështu qe dhashë mund e derdha energji për ta larguar epshin në mënyrë që shpirti im të përqendrohet në adhurim për Allahun.
-III- Pashë se njerëzit që kishin gjëra të çmuara dhe me vlerë i ruanin ato që të mos humbnin. Pastaj meditova fjalën e Allahut: “Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përjetshme…”. (en-Nahl, 96), kështu që sa herë që në dorën time binte ndonjë e mirë e drejtoja kah Allahu që të ruhet tek Ai.
-IV- Shikova në krijesa kur ja pashë se të gjithë ata mburreshin me pasuri, familje ose prejardhje, pastaj shqyrtova fjalën e Allahut: “…e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), “. (el-Huxhurat, 13), kështu që iu qasa devotshmërisë që të jem i ndershëm tek Allahu.
-V- Pashë se njerëzit fyenin dhe mallkonin njëri tjetrin dhe tërë këtë si shkak i zilisë-smirës (hasedit). Meditova fjalën e Allahut: “… Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë…”. (ez-Zuhruf, 32), kështu që e braktisa zilinë ngase u binda se ndarja e dhuntive bëhet nga Allahu i Madhëruar.
-VI- Pashë njerëzit duke armiqësuar, bërë padrejtësi dhe luftuar njëri tjetrin. Shikova fjalën e Allahut: “Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik…”. (Fatir, 6), kështu që braktisa armiqësinë ndaj njerëzve dhe fillova të ushtroj armiqësinë time vetëm ndaj djallit.
-VII- Pashë se njerëzit për ta fituar idaren (furnizimin) bënin çdo gjë, madje edhe gjëra të paligjshme. Shikova thënien e Allahut: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj…”. (Hud, 6), kështu që u binda se unë jam një prej këtyre gjallesave të shumta që Allahu ka përsipër furnizimin e tyre kështu që furnizimin tim që e kam tek Ai e lashë (i bindur se do ta arrije atë në mënyrë të ligjshme).
-VIII- Shikova krijesat dhe pashë se secila prej tyre mbështetej në një krijesë të ngjashme me të; ky për pasurinë e tij, ky për gjënë e humbur të tij, ky për shëndetin e tij, ky për qendrën e tij… Pastaj iu referova fjalës se Allahut: “…kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij…”. (et-Talak, 3), kështu që i ika mbështetjes në krijesa dhe punova në drejtim të mbështetjes vetëm në Allahun e Madhëruar!
Drita e Udhezimit!
Derisa po vija nga një udhëtim i largët, Allahu kishte caktuar që ulësja ime në aeroplan të jetë afër disa të rinjve të shkujdesur të cilët ishin mjaft të zhurmshëm dhe pothuajse kishin mbuluar ajrin me tym duhani.
Nga urtësia e Allahut, aeroplani ishte plotësisht i mbushur dhe nuk munda ta ndërroj ulësen time.
Përpjekja për t’u larguar nga problemet me anë të gjumit ishte e pamundur… Kur u bënë më të zhurmshëm fillova të lexoj çfarëdo nga Kur’ani butësisht. Pas pak, këta të rinj filluan të qetësohen. Disa nga ta filluan të lexojnë gazeta e disa nga ta ranë në gjumë.
Papritmas, me një zë pak më të lartë njëri nga ta më tha: “Mjaft! Mjaft!”
Mendova se e bezdisa atë për shkak se zëri im ishte pak i ngritur, kështu që i kërkova falje dhe vazhdova të lexoj vetëm sa veshët e mi dëgjonin. E pashë atë duke e mbajtur kokën me duart e tij, duke mos e zënë vendi vend; lëvizte shumë. Pastaj ngriu kokën dhe me inat më tha, “Të lutem, ndalo. Nuk mund ta duroj!!”
Pastaj ai u ngrit nga ulësja e tij për pak për t’u rikthyer prapë që ta përshëndet me selam dhe t’i kërkon falje. Ishte i qetë, nuk e dija ç’po ndodhte. Pas pak u kthye përballë meje me lot në sy duke më thënë: “Për tri apo më shumë vite nuk e kam vendosur ballin në tokë, por as që kam lexuar ndonjë ajet!
Gjatë gjithë muajit jam në këtë udhëtim, dhe nuk ka vepër të keqe që nuk e kam kryer. Pastaj të pash ty duke lexuar Kur’an, dhe e gjithë bota ime u kthye në zymtësi si dhe zemra m’u mbushë me dëshpërim. E ndjeja sikur dikush po më mbyt mua… e ndjeja se çdo ajet që lexonit vinte në trupin tim si kamxhik.
I thashë vetës sime; sa do të zgjasë kjo shpërfillje? Ku do të shpie kjo rrugë? Çfarë do të ndodh pas gjithë këtyre marrëzirave? Pastaj shkova në banjë; e dini pse?
Më erdhi një nevojë shumë e madhe që të qaj!
Unë fola me të rreth teubës (pendimit) dhe rikthimi tek Allahu. U ndje i qetë me këtë.
Kur ateroi aeroplani, ai më ndaloi dhe u duk sikur donte të rrinte larg shokëve të tij. Ai më pyeti shumë seriozisht: “A mendon se Allahu do ta pranojë pendimin tim?” I thashë: “Nëse je i sinqertë dhe serioz në pendimin tënd, atëherë Allahu do t’i fal të gjitha mëkatet tua”.
Ai pastaj tha: “Megjithatë, kam bërë shumë gjëra të këqija?
I thashë: “A nuk ke dëgjuar që Allahu thotë?:
Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime vetën tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Kur’an, 39:53)
E pashë pastaj duke buzëqeshur me gëzim si dhe sytë iu mbushën me lot. Pastaj më përshëndeti dhe shkoi. I lartësuar qoftë Allahu!
Pavarësisht sa e madhe është e keqja dhe mëkati i njeriut, në zemrën e tij ka një farë të mirësisë. Sikur të arrinim ta mbjellim ajo do të rritej dhe të bëhet frut, në dashtë Allahu.
Kjo farë e mirësisë gjithmonë lufton në zemrën e njeriut, edhe nëse është e mbështjellur me një shtresë të tekave dhe dëshirave. Kur Allahu dëshiron të mirën e robit të Tij, Ai bën që drita e udhëzimit të ndriçojë në zemrën e tij dhe e udhëzon atë në rrugën e atyre që janë të udhëzuar.
ALLAHU e pyet MELEKUN E VDEKJES!!!!!!
Tha Allahu : po cili ishte rasti kur qeshe?
Tha: kam qesh me nje person te cilit shkova te ia marr shpirtin e ai kishte qelluar tek kepuctari dhe i thoshte kepuctarit rregullomi kepucet qe te me cojne edhe nje vit , kurse une duke qeshe ia mora shpirtin duke mos e lane qe ti vesh asnjeher.
Tha Allahu: po kur ke qajte?
Tha: kam qajten kur shkova tia marr shpitin nje gruas e cila kishte foshnjen e saje ne krah dhe ishte ne shkretire ku nuk ishte askush e prita ta leshon foshnjen ne toke dhe ia mora shpirtin duke qajte dhe duke e lene edhe femijen duke qajte.
Tha Allahu: po kur je frige?
Tha meleku: jam frike kur shkova tia marr nje dijetarit shpirtin e nga shtepia e tij dilte drite e cila me kthente dhe me frigte gjithashtu kur iu afrova dilte drit nga ai e keshtu ia mora shpirtin.
Allahu tha: a e din ty se kush ka qene ai dijetare qe ia ke more shpirtin?
O Zoti im
Sytë po mbulon një shtresë e lehtë, e ëmbël, e lëngët... Dua të më rrëqethet lëkura kur përmend emrin Tënd, pa të cilin nuk mund të mbijetoj. Provoj dëshpërimin, e sa i ftohtë është ai. Më jep mësimin e çmuar se, nuk mund të mëshirohem përveç prej Teje.
Në Ty më pushon dhe më prehet e tërë qenia. Edhe atëherë kur jepem pas stolive të kësaj bote, kur epshi dhe lakmia sikur duan të më pushtojnë, duke u tërhequr i zemëruar dhe i hidhëruar, zemra ime zvarrë për toke shkon...
Sa i padrejtë është njeriu. Unë jam njeri...
Jam harrestar. Vazhdoj të harroj...Gjithnjë kur bëj një padrejtësi, më ngushtohet kraharori, e ndiej një siklet të brendshëm...
Kur pikëllohem, mërzitem e rrëzohem... Vazhdoj duke kërkuar atje ku thatësia ka prekur gjithçka, e gjithçka ka prekur ka tretur! Duke lënë në harresë një emër të madh, një emër që çdo krijesë ka nevojë për Të! Një Zot që dëgjon, e vështron, e mbikëqyr krijesat e Tij me durim e dashuri!
Më ngatërrohen mendimet dhe ndjenjat... Nuk di më çfarë dua dhe për ku jam nisur... Pastaj, të gjej Ty, o Zoti im, duke pritur me mallëngjim pendimin dhe kthimin tim tek Ti! E kush tjetër mund të më falë, kur falja kërkon durim, butësi, mëshirë e dhembshuri të pandalshme!
Vetëm Ti je i Lartë dhe i Patëmeta, i Pastër dhe i Butë, Ty nuk të prek atë që prek krijesat e Tua. Kur më prek pikëllimi, dhembja, trishtimi, harroj madje edhe vetveten... E si mund të kujtoj të tjerët, e si mund të duroj kur ndaj vetes bëhem i padurueshëm! E si mund të fal, kur as veten nuk mund ta falë!
Vërtetë, Ti je Falës i Madh, më fal mua, dhe të gjithë robërit e Tu të devotshëm, dhe të gjithë ata që të drejtohen me sinqeritet!
Hajr Inshallah...
Cila është domethënia dhe vlera e kësaj thënie që muslimani shumë shpesh e zë në gojë?
Kishte qenë një mbret dhe për shërbëtor të afërt kishte zgjedhur një musliman. Besnikëria dhe morali i këtij muslimani e kishin bindur mbretin qe ta merrte afër vetes dhe ta bënte shërbëtor, mirëpo mbretin e neveriste një thënie e këtij muslimani "Hajr Inshallah" dhe shpesh tentonte që ta përqeshte për këtë thënie vazhdimisht.
Një ditë mbreti shkon deri te kuzhina dhe provon që të përgatis diçka për vete, merr thikën për të prerë diçka dhe duke u munduar që t'i shërbente vetes diçka nga kuzhina, i rrëshqet dora dhe prenë gishtin, madje e këputë krejt…
Muslimani kur e sheh që po i gjakos gishti i prerë, reagon dhe thotë:
- Hajr Inshallah !!!
Mbreti ia kthen me nervozizëm:
- Si more po thua hajr, po çfarë hajri ka këtu, ku e shkurtova gishtin, ti a po tallesh me mua a ??!! Prej sot, për këtë tallje që bëre ndaj meje, do futesh në burg.
Muslimani, kur u futën ne burg, tha:
Hajr Inshallah!!
Mbreti çuditët me këtë thënie të shpeshtë që e thoshte dhe disi e injoronte këtë dhe e la në burg dhe iku.
Pas një kohe, mbreti del për gjueti me zagarin (qenin) e tij, duke bërë gjueti, gabimisht kalojnë kufirin e territorit ku e kontrollonte dhe i takonte mbretërisë se tij, dhe kalon në territorin e një mbretërie tjetër kundërshtare, ku populli i këtij vendi dhe kësaj mbretërie ishin pagan dhe idhujtar të devotshëm, d.m.th besonin ne idhuj.
Me kalimin e kufirit, mbreti u zu dhe u kap rob. Ushtarët e kapen zhagazi dhe e dërguan tek mbreti idhujtar. Mbreti në atë kohe po festonte një feste për hirë të idhullit të tij dhe kërkoi që për idhullin e tij, në të cilin besonte për zot, ta therrte për kurban një njeri dhe ky njeri qëlloj të ishte ky mbret i cili u kap rob.
Ata e vendosen mbretin e zënë rob para publikut për ta flijuar. Para momentit të heqjes së kokës, mbreti idhujtar ndërhyn dhe ndalon kurbanin e mbretit te zënë rob sepse e vëren se ky mbret nuk e ka një gisht dhe thotë:
- zoti (idhulli) nuk pranon një kurban të gjymtuar apo sakat dhe urdhëron ta lirojnë këtë njeri dhe të kërkojnë një njeri tjetër për kurban.
Mbreti u lirua, i lumtur dhe i gëzuar hyn në mendime dhe i kujtohet fjala "Hajr inshallah" e musliamanit në momentin kur iu kishte prerë gishti dhe çuditet se si muslimani kishte të drejtë dhe se ai "Hajr Inshallah" ishte me vend dhe se ndikoi që unë të shpëtoj jetën, mirëpo ky mbreti fillon të mendoj, mendon e mendon dhe thotë ne vete: - Kur shkurtova gishtin dhe tha "Hajr inshallah", u vërejt rezultati i asaj thënie sepse shpëtova prej idhujtarëve, por tash çfarë do të thotë me rastin e hyrjes në burg kur tha "Hajr Inshallah" muslimani.
Mbreti shkon deri te burgu ku ishte i burgosur muslimani dhe me kureshtje e pyet muslimanin:
- Para ca kohësh dola për gjueti dhe kalova kufirin dhe më kapën armiqtë, me nxorën në shesh për të më ekzekutuar si kurban për një idhull te mbretit, por gishti që e kisha të shkurtuar më shpëtoi jetën dhe se atëherë kur pate thënë "Hajr Inshallah" kishe pasur të drejt, sepse shpëtova jetën time… Por, jam kurioz të të pyes për rastin e hyrjes në burg që ti patë thënë të njëjtën fjalë "Hajr Inshallah". Pse e pate thënë këtë dhe ku qëndron mirësia në këtë rast??
Muslimani i përgjigjet:
- Kur hyra ne burg thash "Hajr Inshallah" sepse hyrja ne burg ndikoi që unë të shpëtoj jetën time, sepse po të mos hyja në burg ti do të më merrje me veti në gjueti dhe kur do na kishin zënë rob idhujtarët, atëherë unë do të ekzekutohesha për kurban të mbretit idhujtar sepse unë nuk isha i gjymtuar apo i sakatosur apo nuk kisha ndonjë gisht të shkurtuar sikur ti dhe mbreti idhujtar do të më kishte zgjedhur mua për kurban dhe jo ty dhe kështu ti do kishe shpëtuar ndërsa unë jo…
Mbreti i ngazëllyer me këtë mrekulli dhe po aq i ndikuar nga rasti në fjalë bindet dhe pranon Islamin dhe behet musliman.
Peshkatari!!!
Na ishte një herë një peshkatar... serioz në punën e tij, për çdo ditë peshkonte nga një peshk.. pastaj kthehej në shtëpi derisa e shpenzonte... dhe prapë shkonte në bregdet për të peshkuar ndonjë peshk tjetër.
Një ditë, derisa gruaja e tij përgatiste atë çfarë kishte sjell burri i saj, pa një çështje të çuditshme!
Ajo vërejti se në barkun e peshkut ishte një margaritar... dhe u çudit!
Margaritar... në barkun e peshkut...?? dhe filloi të thërras:
- Burri im ... burri im... shiko çfarë kam gjetur!
- Çfarë?
- Ky është një margaritar.
- Margaritar!!
- Margaritar në barkun e peshkut?!
- Sa grua e mrekullueshme që je... me sjell të lutem... të shpresojmë se vlera e tij do të na mjafton për ditën e sodit... për të ngrënë diç tjetër përveç peshkut.
Dhe në këtë mënyrë peshkatari e mori margaritarin dhe shkoi tek shitësi i margaritarëve i cili punonte në fqinjësi të shtëpisë së tij. Fqinji i tij e shikoi margaritarin dhe tha:
- Unë nuk kam mundësi ta blej këtë, sepse ky margaritar është tepër i çmuar, edhe po ta shitja tërë lokalin (dyqanin) nuk do të mund ta mbuloja vlerën e tij. Mirëpo të sugjeroj të shkosh në qytet tek shitësi i margaritarëve ndoshta ai ka mundësi për ta blerë.
Peshkatari e mori margaritarin e tij dhe shkoi tek shitësi në qytet... dhe ia paraqiti ngjarjen.
- Mashallah... për Zotin... ajo çfarë posedon ti o vëllai im ka vlerë tepër të çmuar, mirëpo megjithatë unë të gjej një zgjidhje... shko te Valiu (kryetari) i qytetit sepse ai ka mundësi ta blejë një margaritar si ky.
Peshkatari u nis që të shkoj te Valiu dhe u vendos afër derës së pallatit të Valiut duke pritur lejen për të hyrë.
- Mashallah.. (tha Valiu) unë ka kohë që jam duke kërkuar margaritarë të tillë... dhe nuk di se si ta kompensoj vlerën e këtij margaritari, mirëpo do të lejoj që të futesh në arkën time personale dhe aty do të qëndrosh gjashtë orë... dhe merr prej aty çfarë të duash.. dhe ajo do të jetë kompensim për vlerën e margaritarit.
- Zotëriu im... më mjaftojnë vetëm dy orë... gjashtë orë janë shumë për një peshkatar sikur unë.
- Jo.. do të qëndrosh gjashtë orë të tëra në mënyrë që të marrësh prej arkës çfarë të duash.
Peshkatari hyri në arkën e Valiut... dhe u mahnit nga pamja që pa, aty ishte një dhomë shumë e madhe... e ndarë në tri pjesë. Një pjesë ishte e stërmbushur me bizhuteri, ari dhe margaritarë. Në pjesë tjetër ishte një shtrat shumë i bukur ku vetëm shikimi i tij do të mjaftonte që të pushonte njeriu. Dhe pjesa tjetër kishte të gjitha llojet e ushqimeve dhe pijeve.
Me këtë rast peshkatari iu drejtua vetës së tij duke thënë: gjashtë orë?? S’ka dyshim se janë shumë për një peshkatar të tillë siç jam unë!! Çfarë do të bëjë për gjashtë orë? Mirë... së pari do të filloj me ushqimin i cili gjendet në pjesën e tretë dhe do të ha derisa ta ngopi barkun, në mënyrë që të përforcohem dhe të marr fuqi për të grumbulluar sa më shumë ari dhe argjend.
Dhe në këtë mënyrë peshkatari shkoi në pjesë e tretë dhe aty i kaloi dy orë duke ngrënë... pasi përfundoi nga ushqimi... kaloi në pjesën e parë. Gjatë rrugën e pa shtratin e bukur... filloi të fliste me veten duke thënë: tani unë ngrëna ushqim derisa u ngopa atëherë përse t’mos përforcohem edhe më shumë me pak gjumë i cili do të më jepte edhe më shumë fuqi për të grumbulluar një sasi sa më të madhe të mundshme. Ky është një rast i cili nuk përsëritet... dhe nëse e humbi është marrëzia më e madhe që kam vepruar ndonjë herë.
Dhe kështu peshkatari shkoi në shtrat... u shtri mbi të... dhe u fut në gjumë të thellë.
Pas pak çastesh pëshpëriti një zë.
- Zgjohu... zgjohu o peshkatar i marrë... përfundoi kohëzgjatja!
- Çfarë??
- Po... përfundoi, dil jashtë!
- Ju lutem... ende nuk e kam shfrytëzuar shansin mjaft.
- Si... si... ke kaluar gjashtë orë në këtë arkë dhe tani u zgjove nga pakujdesia... dhe tani dëshiron të furnizohesh me bizhuteri...??
- A nuk do të ishte më mirë që së pari të preokupohesh rreth mbledhjes-tubimit të këtyre bizhuterive e më pastaj të dalësh jashtë... dhe të blesh lloj-lloj ushqimesh, më pastaj ta porositësh shtratin më të mirë që ekziston!? Mirëpo, fatkeqësisht, ju qenkeni njeri i marrë dhe i pa kujdesshëm. Nuk mendon më larg sesa gjendjes në të cilën je... nxirreni jashtë.
- Jo... Jo... ju lutem... ju lutem... Jooooooooooooooooooo
(Këtu përfundon ky tregim).
Por mësimi prej tij nuk përfundoi.
A e vërejtët atë margaritar?
Ai është shpirti juaj.
Ai (shpirti) është një thesar me vlerë tepër të çmuar.. mirëpo ti nuk e din vlerën e atij thesari.
A e vërejte atë arkë...??
Ajo është bota (dynjaja).
Shikoje madhështinë e saj, dhe shikoje shfrytëzimin tonë ndaj saj.
Ndërsa bizhuteritë, ato janë veprat e mira.
Kurse shtrati i mirë është pakujdesia (gafleti).
Ndërsa ushqimi dhe pijet janë epshet.
E tash... i dashuri peshkatar!
A nuk është koha që të zgjohesh nga gjumi..i dhe ta braktisësh shtratin e mirë në mënyrë që të fillosh me tubimin e bizhuterive të cilat gjenden mes duarve tua para se të përfundoi koha e cila të është dhënë në dispozicion..i e ajo kohë është jeta (ymri) jote, e të mos dalësh nga kjo botë duke i rënë pishman (pse nuk i ke shfrytëzuar mundësitë)?!
“Kur i vjen vdekja ndonjëri prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im më kthe,“që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen”. El-Muminun, 99-100.
“Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë”. Et-Tevbe, 105.
Tregim Interesant...
Hyri një kirurg me të shpejt në spital, pasi e kishin thirr urgjent për një ndërhyrje të shpejt kirurgjike të një të sëmuri.
Iu përgjigj thirrjes menjëherë dhe me të shpejt arriti në spital, i ndërroi rrobat, u pastrua dhe u përgatit për ndërhyrje kirurgjike.
Para se të hyj në sallën e operimit e takoi babanë e të sëmurit i cili lëvizte djathtas majtas dhe shenjat e hidhërimit dukeshin qartë në fytyrën e tij,
Sa po e pa mjekun filloi ti bërtas duke i thënë: Çka është kjo vonesë o doktor! A nuk e di se jeta e djalit tim është në rrezik? A nuk posedon kurrfarë ndjenja përgjegjësie?
Buzëqeshi mjeku dhe me butësi i tha: Më fal o vëlla, nuk isha në spital, dhe posa më telefonuan erdha me të shpejt aq sa munda. Dhe tani të lutem qetësohu, dhe më lejo ta bëj punën time dhe ke besim se djali yt do të jetë nën kujdesin e Allahut dhe në duar të sigurta.
Nuk u qetësua zemërimi i babait dhe me gjaknxehtësi i tha kirurgut: Qetësohu?! Sa i ftohtë që je more vëlla, po sikur të ishte jeta e djalit tënd në pyetje a do të ishe qetësuar?! Allahu t'faltë, po sikur të vdiste djali yt çfarë do të bëje?!
Buzëqeshi mjeku dhe tha: Do ta thosha fjalën e Allahut: " Të cilëve kur u ndodh ndonjë fatkeqësi thonë:" Të Zotit jemi, dhe tek Ai do të kthehemi", a ka për besimtarin tjetër fjalë? Dhe o vëlla dije se mjeku as nuk e zgjat jetën e as nuk e shkurton atë, jetët tona janë në dorë të Allahut, ne do të bëjmë ç'është e mundur ta shpëtojmë, mirëpo çështja është shumë serioze, dhe nëse ndodh diçka duhet të mbështetesh te Zoti dhe të thuash të Tij jemi dhe tek Ai do të kthehemi, ke frik Allahun dhe shko në xhamin e spitalit, falu dhe lute Allahun ta shpëtoj djalin tënd.
E lëvizi kokën babai në formë talljeje dhe tha: Sa e lehtë është këshilla kur nuk të prek dhimbja dhe nuk e ndjen atë.
Hyri kirurgu në sallën e operimeve, zgjati operacioni për disa orë, doli pastaj kirurgu me të shpejtë dhe i tha babait të të operuarit: Urime o vëlla, operacioni ishte plotësisht i suksesshëm, elhamdulilah, dhe se djali yt shumë shpejt do të përmirësohet. Tani më fal se jam për ngut, infermierja do t'ua sqaroj gjendjen e tij në detaje.
U mundua babai t'ia drejtoj disa pyetje tjera mjekut, por ai me të shpejt u largua.
Priti babai disa minuta derisa doli djali i tij prej sallës së operacionit në shoqërimin e infermieres, pasi u qetësua për birin e tij iu drejtua infermieres: Oj motër çka është puna e këtij kirurgu arrogant, nuk priti as një minutë që ta pyes për gjendjen e djalit tim?
Befas iu mbushën sytë me lot infermieres dhe tha: Eh more vëlla, mbrëmë i ka vdekur doktorit djali i tij në një aksident, dhe ishte duke u përgatitur për ceremoninë e varrimit të tij kur e thirrëm që të vinte urgjent. Sepse nuk kemi kirurg tjetër këtu, dhe ja ai shkoi me të shpejt që ta përgatis kufomën, e ka lënë dhimbjen e tij që ta shpëtoj jetën e djalit tënd.
Këshillë: