Teknologjia & Interneti - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Si te shihni nese emaili juaj eshte hakuar?
A keni dashur ndonjëherë të dini nëse ndonjë llogari e juaja online është vjedhur? Dy hulumtues në DVLabs kanë lëshuar një uebfaqe që ua mundëson kontrollimin në çast dhe falas.
Në PwnedList.com, ju mund të shkruani email adresën ose emrin e përdoruesit në rrjetin përkatës dhe faqja e kontrollon atë kundër ndonjë vrime në të dhënat e vjedhura. Për momentin, kjo faqe ka afër 5 milionë hyrje, 70% të të cilave janë email adresa dhe 30% emëra të përdoruesve.
Faqja nuk i ruan të dhënat tuaja, megjithëse ju mund ta rregulloni për të pranuar një cicërimë nga ata nëse paraqitet më vonë. Nëse nuk i besoni asaj, faqja gjithashtu pranon hyrjen #SHA-512, të cilat mund t’i krijoni në Online-convert.com ose Shell-tools.net.
Kontrollimi nuk kryhet tërësisht, por kryesisht pasi që një bazë e të dhënave është rrezikuar, fajtorët do të postojnë informacionin personal në faqe si Pastebin ose nëpërmjet torrentëve që të përdoren si maska për botën kibernetike për ngacmime.
Del në shitje makina që fluturon
Makina fluturimin e parë e ka përfunduar me sukses dhe bëhet e ditur se nga viti i ardhshëm do të mund të dalë në shitje.
Makina është quajtur “Transition” dhe ka dy ndenjëse, katër rrota dhe krahë të cilat mbildhen që të mund të ecet edhe nëpër rrugë.
“Transition” do të ekspozohet në sallonin e makinave më të madh në botë ai i Detroid, ku do të ketë mundësinë të garojë me ajkën e shtëpive automibilistike.
Pritet që çmimi i aero-automobilit të jetë rreth 279.000 dollarë, dhe ky detaj me siguri nuk do ta ndihmojë në garën e vështirë më makinat e ekspozuara në Detroid, ku me të njëjtin cmim mund të blesh tre super makina.
“Anonymous” sulmon 500 faqe interneti në Kinë
Piratët e internetit bënë të ditur se ky sulm është një formë proteste ndaj kontrollit të rreptë dhe kufizimeve që autoritetet i kanë vendosur përdoruesve të internetit në vend.
“E dashura qeveri e Kinës, ju nuk jeni të pamposhtshëm. Faqet e internetit sot janë rrëzuar. Nesër, do t’i vijë radha regjimit tuaj”, -shkruhet në mesazhin e “Anonymous”.
Interpol arrestoi 25 Anonymous
Policia arrestoi 25 haker të lidhur me grupin Anonymous për të
cilët dyshojnë se kanë kryer sulme mbi faqet në Spanjë dhe Amerikën
Latine, lajmëron AFP.“Operacioni ‘Heqja e maskës’ (Unmask)
është nisur pas një vargu të cybersulmeve të koordinuara të cilët vinin
nga Argjentina, Kili, Kolumbia dhe Spanja”, thënë në Interpol.
Në aksion janë sekuestruar 250 copë pajisje kompjuterike dhe telefona
celularë, e bastisjet janë bërë në 40 lokacioni në 15 vende të botës.
Të akuzuarit me moshë, sipas policisë janë, në mes 17 dhe 40 vjeç.
Policia nuk ka dhënë fakte të qarta se ky grup i hakerëve ka lidhje me Anonymous-ët.
Në të vërtetë, policia spanjolle më herët ka publikuar se në këtë
aksion janë arrestuar katër hakerë të cilët sipas pohimeve janë të
lidhur me Anonymousët.
Në mesin e katërshes së arrestuar ndodhet edhe koordinatori i sulmeve
në Spanjë dhe Amerikën Latine, ndërsa ai është identifikuar vetëm me
nofkat ‘Thunder’ dhe ‘Pacotron’.
Katërshja është e akuzuar për sulmet mbi faqe, por dhe për
publikimin e të dhënave rreth policëve përgjegjës për ruajtjen e
pallatit mbretëror dhe kryeministrit.
Për njërin të akuzuar është paguar kaucioni, njëri është i mitur,
kështu që u është dorëzuar prindërve, e dy të tjerë kanë mbetur në
Hakerët ia “pushtojnë” telefonin
Ajo nëpërmjet zëdhënësit të saj e konfirmoi informacionin se disa
hakerë ia “pushtuan” telefonin duke ia vjedhur fotografitë që gjendeshin
në të, por e hodhi poshtë fotografinë në të cilat duken gjinjtë e
zhveshur të një femre, duke thënë se ata gjinj nuk janë të sajat.
Vetëm disa orë pasi që fotografitë e Olivia Munn-it dolën në
internet, u paraqiten edhe foto nga telefoni i Christina Hendricks-it në
të cilat ajo është me vetëm pak rroba në trup.
Ajo nëpërmjet zëdhënësit të saj e konfirmoi informacionin se disa
hakerë ia “pushtuan” telefonin duke ia vjedhur fotografitë që gjendeshin
në të, por e hodhi poshtë fotografinë në të cilat duken gjinjtë e
zhveshur të një femre, duke thënë se ata gjinj nuk janë të sajat.
Në mesin e fotografive gjenden ato në të cilat Hendricks i ka vetëm
pak rroba në trup, është pa grim dhe me siguri që ato i realizoi në
shtëpinë e vetë. Zëdhënësi i saj tha se fotografia me gjinjtë e
zhveshur, është montazh dhe se ato i përkasin dikujt tjetër.
Christina Hendrick nuk e di kush është futur në telefonin e saj, por
sipas burimeve të afërta me të ajo i ka informuar organet kompetente të
cilat janë duke i zhvilluar hetimet për rastin në fjalë, dhe ajo
shpreson se së shpejti fajtorët do të kapen dhe do të marrin dënimin e
Fjalëkalimi universal – “password”
në raportin e tyre “2012 Global Security Report”, madje 5% e të gjithë
fjalëkalimeve sistemore në vete përmbajnë fjalën “password”, e
fjalëkalimi më i shpeshtë në punë është “Password1”.Numri
dhe shkronja e parë e madhe sipas të gjitha gjasave vijnë nga kërkesa
automatike që për fjalëkalim të kombinohen karakteret alfanumerike dhe
shkronjat e vogla dhe të mëdha, ashtu që edhe budallenjtë të kenë
fjalëkalimin e sigurt, por ja që edhe përkundër restrikcioneve
budallenjtë u treguan si shumë të zhdërvjelltë.
Në hulumtimin e vet Trustwave kishte përdorur një kompjuter të
zakonshëm për zyra dhe veglat në dispozicion publik për të thyer rreth
2.5 milion fjalëkalime dhe për rreth dhjetë orë i kishte shkuar për dore
të thyej rreth 200,000 sosh. Në të njëjtin stil, sipas të dhënave nga
Verizon në një të tretën e rasteve të thyerjes së masave të sigurisë te
Për herë të parë në histori, Facebook, Google dhe Youtube do
SHBA, 12 janar 2012, Përdoruesit e rrjeteve më të madh social, motorit nr 1 të kërkimit dhe kanalit më gjigant të videove, më 23 janar do të përballen me diçka të papritur në historinë e rrjeteve sociale, raporton NOA.al.
Sipas mediave amerikane, Facebook, Google dhe Youtube pritet të hyjnë në një grevë të paktën disa orëshe gjatë datës 23 janar pra pas një jave, në shenjë proteste ndaj një ligji që po diskutohet në Kongresin Amerikan.
Ligji kundër të drejtës së autorit dhe pamjeve të papërshtatshme synon jo vetëm ndëshkimin e prodhuesve, por edhe të atyre që transmetojnë linket e pamjeve të ndaluara. Tre websitet gjigante janë më të prekurit nëse ky ligji miratohet. Ndaj dhe reagimi pritet të vijë me anë të një proteste nga drejtuesit e Facebook, Google dhe Youtube.
Për këtë qëllim rrjetet sociale kanë krijuar dhe një koalicion, që quhet “NetCoalition” me qëllim mbrojtjen e të drejtave nga ligji për autorësinë.
Ideja, edhe pse e pakonfirmuar, është për një bllokim disa orë të shërbimeve të internetit në rrjetet sociale.
Studenti Perfundon ne Burg per shkak nderhyrje Jo ligjore
Nderhyrja jo ligjore/hackim ne prone private  te internetit  eshte e ndaluar dhe konsiderohet si Krim shum i madh.
Ngulfatje personale apo jo ligjore jane  ,hakimi i Msn,hakimi i pasave,hakimi i servere,hakimi facebook  ..e me radhe
Britaniku sipas pohimeve dëshironte të ndihmonte Facebokoun në
përmirësimin e sigurisë, por në të vëretë shkaktoi panik të vërtetë në
këtë kompani.Glenn Mangham, studenti 26-vjeçar nga Britania e
Madhe tetë muajt e ardhshëm do ti kaloj në burg për shkak të – hakimit
të Facebookut!
Ai në muajin prill të vitit të kaluar hakoi llogarinë e një të
punësuarit në Facebook, dhe duke përdorur të dhënat e tija, vodhi kodin
sekret i cili Facebookut “ia jap sigurinë që e ka”, shkruan Daily Mail.
Kur në këtë kompani zbuluan se për çfarë bëhet fjalë u shkaktua një
panik i vërtetë për shkak se me përdorimin e atij kodi Mangham kishte
mundësi “të rrëzonte tërë Facebookun”, e sipas pohimeve paniku e kapi
edhe FBI-në në të cilin mendonin se bëhej fjalë edhe për një spiunim
tjetër industrial, por në vend të kriminelëve ndërkombëtarë në qershor
të vitit të kaluar ata arrestuan një student “të zakonshëm”.
Mangham në gjykatë tha se qëllimi i tij nuk ishte i keq, por se vetëm
dëshironte të ndihmonte në përmirësimin e sigurisë së Facebookut –
diçka ngjashëm kishte bërë edhe më herët kur i pati tërhequr vërejtjen
Yahoosë për disa lëshime në sistemin e tyre, iu kishte ndihmuar atyre që
të riparojnë këto lëshime e madje edhe ishte shpërblyer për punën e
tij.
Avokati i tij tha se Mangham është një njeri i mirë i cili asnjëherë
nuk ka pasur kurrfarë problemi dhe se ai tregon disa shenja të sëmundjes
së aspergut (në Wikipedia shkruan se “kjo është një nga çrregullimet
nga spektri austik që karakterizohet me vështirësi në bashkëveprimin
shoqëror), e me veprimin e tij ai dëshironte ti linte mbresë babait të
tij për shkathtësitë e tija kompjuterike.
Gjykatësi tha se beson që Mangham nuk ia ka kaluar askujt
informacionet deri tek të cilat ka ardhur dhe se me ato nuk synonte të
fitonte para, por ia tërhoqi vërejtjen se ky nuk ishte vetëm “një
eksperiment i çamarrok” për shkak se ai ishte futur në zemrën e sistemit
të një kompanie të madhe ndërkombëtare.
Gjithashtu ai shtoi se ishte kokëfortë në aksionet e veta dhe se
kishte rrezikuar reputacionin e të punësuarit të pafajshëm të
Facebookut, ndërsa pohimin se Mangham dëshironte të lajmëronte këtë
kompani për lëshimin e quajti “arsyetim të vonuar”.
Nga Facebook kanë lavdëruar të gjitha orvatjet e policisë dhe
prokurorisë në zgjidhjen e këtij rasti dhe tërhoqën vërejtjen se nuk
janë të rrezikuar të dhënat personale të shfrytëzuesve të këtij rrjeti