Sure / Lutje - Zemra – Portali Shqiptar Forum
KAM FRIKË!
Eci, dhe nuk e di nga shkoj....Shikoj, dhe nuk di çfarë shoh!
Dëgjoj, e nuk di çfarë ndjej....A thua, jam e mjerë!?
Lotët si valë deti më pikojnë..E nuk mund t’i ndali tani dot...:'(
Kujtoj të kaluarën...Por, tash tepër vonë…!
A thua, a do ketë ilaç..Për këto sëmundje që më kaplojnë...?
A thua, për këto mëkate...Ka pendim tek i Madhi Zot....?!
Kam frikë…! Prapë kam Frikë...Si do të dalë para teje, o Allah!
Me këto gjynahe...Ndaj teje që kam bërë...!Të lus, o Zot i botëve..Prano pendimin tim..!
Ti je Mëshirues e Falës nuk ka dyshim,
Lutje Te Allahu per nje Mike
((O Allah.. Ti qe zvogelon te madhen dhe zmadhon te voglen, ja zvogelo kete mundim qe ka miku im)).
Kërkoj falje nga Allahu...
Kërkoj falje nga Allahu për çdo farz që e kam lënë.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo padrejtësi që e kam bërë ndaj të tjerëve.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo njeri të mirë që e kam lënë anash.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo keqbërës që e kam shoqëruar.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo punë të mirë që e kam vonuar .
Kërkoj falje nga Allahu për çdo të kotë që kam folur.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo hak që e kam humbur.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo të kotë që e kam pasuar.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo kohë që nuk e kam shfrytëzuar.
Kërkoj falej nga Allahu për çdo sekret që e kam publikuar.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo besnik që e kam tradhtuar.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo premtim që nuk e kam zbatuar.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo person që e kam nënçmuar.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo të vërtetë që e kam fshehur.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo nderë që e kam nëpërkëmbur.
Kërkoj falej nga Allahu për çdo të kotë që kam dëgjuar.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo haram që kam shikuar.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo pasuri që e kam fituar në mënyrë jo të drejtë.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo dituri që e kam harruar.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo paragjykim.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo borxh që e kam vonuar.
Kërkoj falje nga Allahu për çdo dituri që e kam fshehur.
Kohët më të preferuara për lutje.
1. Nata e Kadrit : Transmetohet se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të pasi ishte pyetur nga Ajsheja Allahu qoftë i kënaqur me të se “Nëse e dinë se cila natë është nata e kadrit çfarë të themë (lutem)? Ai tha: Thuaj: “O Allah ti vërtet je Falës e donë faljen më fal mua”.
2. Lutja në mesin e natës apo pjesa para syfyrit, kohë kjo kur zbret Allahu i Lartësuar për ti plotësuar nevojat apo larguar brengat e krijesave të Tij ku dhe thotë: “kush më lutet Mua që ti përgjigjem atij, kush më kërkon Mua që ti dhuroj atij, dhe kush Më kërkon falje që ti fali atij” (Hadithin e shënon Buhariu -1145).
3. Lutja gjithashtu pranohet pas kryerjes së namazeve obligative ashtu siç dëshmon hadithi që transmetohet nga Ebu Umamete: “Ju tha nga të pranishmit o i dërguar i Allahut cila kohë është më së shumti që pranohet lutja? Tha: “Një e treta e natës, dhe fundi i namazit obligativ (farzeve)” (Shënon Tirmidhiu -3499- Shejh Albani hadithin e konsideron Hasen).
Dijetarët kanë polemizuar se a është për qëllim lutja para selamit apo pas selamit të namazit!
Dijetari Ibn Tejmije edhe Ibn Kajimi thonë se është brenda namazit e jo pas namazit gjithashtu nga hoxhallarët bashkëkohorë edhe Shejh Uthejmini mendon se në hadith ka për qëllim lutjet në fund të namazit e jo pasi të japim selam.
4. Lutjet mes Ezanit dhe Ikametit: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Nuk kthehet lutja që bëhet mes Ezanit dhe Ikametit” (Shënon Ebu Davudi -521- , Tirmidhiu -212-, dhe në Sahih Elxhami -2408).
5. Lutja që bëhet me rastin e zbritjes së shiut ashtu siç është transmetuar në hadithin e Sehl ibn Sadit se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Dy lutje nuk kthehen: Lutje kur thirret për namaz dhe kur bie shi ” (Shënon Ebu Davudi dhe hadithi gjendet në Sahih Elxhami Shejh Albani -3078).
6. Lutja gjatë një ore që gjendet në mbrëmje: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Vërtet në mbrëmje është një orë (Kohë) nuk e qëllon besimtari duke u lutur për të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër përveç se që do ti jep atë Allahu atë natë” (Shënon Muslimi -757).
7. Koha në ditën e Xhuma: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Në xhuma është një orë që nuk e godet robi besimtar duke u falur dhe lutur Allahun e Lartësuar për diçka përveç që do ti jep atij” (Shënon Buhariu -935-, Muslimi -852).
8. Lutja që bëhet pasi të pimë ujë Zemzem: Transmeton Xhabiri Allahu qoftë i kënaqur me te se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Uji Zemzem është për atë që pinë” (Shënon Ahmedi, gjithashtu hadithi gjendet në Sahih Elxhami Shejh Albani -5502-). Pra nga ky hadhith kuptojmë se për atë që e bën njet ta pish ujin Zemzem dhe bën lutje ai bëhet shkak që të pranohet lutja.
9. Lutja që bëhet gjatë qëndrimit në sexhde: I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi te ka thënë: “Pozita më e afërt e robit me Krijuesin e tij është kur ai është në sexhde, pra shtoni lutjet tuaja” (Shënon Muslimi -482-).
Dua/Lutje me Foto
Duat kunder Brengave
Ne shqip:
" Zoti yne un jame robi Yt ,
i biri i robit Tend ,
fati im eshte ne duart e Tua ,
e kaluara ime eshte ne sundimin Tende ,
drejtesia ne mua eshte percaktimi Yt ,
te lutem me te gjithe emrat ,
me te cilat ke quajtur Veten ,
dhe te cilet i ke shenuar ne librin Tend ,
apo me te cilen ndonjeren prej krijesave Tuaja e ke mesuar ,
apo per Vete i ke mbajtur ,
beje Kur'anin pranvere te zemres sime ,
drite te gjoksit tim ,
**Kur dikush ka shqetësim dhe preokupim**
"Allahumme, inni abduke ve'bnu abdike ve'bnu emetike
Nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, adlun fijje kadauke
es'eluke bi kul-li ismin huve leke
semmejte bihi nefseke ev al-lemtehu ehaden min halkike
ev enzeltehu fi kitabike
evis'te'therte bihi fi ilmi'l gajbi indeke en texhale'l kur'ane rebia kalbi
ve nure sadri ve xhelae huzni ve dhehabe hemmi"
Perkthimi ne shqip
"O Allah! Unë jam robi Yt, bir i robit Tënd,
bir i robëreshës sate.
Fati dhe e ardhmja ime është në dorën Tënde.
Gjykimi Yt është i respektuar tek unë dhe caktimi Yt është i drejtë për mua.
Të lutem me çdo emër Tëndin, që e emërtove Veten me të (në Kuran),
apo ia mësove dikujt prej robërve Tu,
na lajmërove për të nëpërmjet shpalljes Tënde (Kur'anit),
apo e le në botën e Gajbit tek Ti,
që të ma bësh Kuranin kopsht të zemrës sime, dritë të gjoksit tim,
largues të dëshpërimit tim dhe çrrënjosës të preokupimit tim!"
... Allahu do t'ia largojë atij preokupimin dhe do t'ia zëvendësojë me dalje nga ajo gjendje."  Të pranishmit i thanë, a ta mësojmë pra, o i dërguar i Allahut? Ai u përgjigj: "Gjithsesi, ai që e dëgjon duhet ta mëson këtë lutje." (Sahih, transmeton Ahmedi nga Ibni Mes'udi)
DUA AJETE
Udhëzona për rrugën e drejtë!
El Bekare ( 2 )
„Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!" (el Bekare 127)
„Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqert ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë njerëz të bindur ndaj Teje,na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit ) tanë dhe falna neve, vërtetë Ti je që falë shumë, je mëshirues!" (2:128)
„Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!" (2:156)
„Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër,dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!"(2:201)
„Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve." (2:250)
„Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë mos na ngarko me atë për të cilën, ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqiat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!" (2:286) El Bekare ( 2 )
Ali Imran ( 3 )
„Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh." (Ali Imran 8)
„Zoti ynë, Ti je ai që në një ditë do t΄i tubosh njerëzit, ditë për të cilën nuk ka dyshim. Allahu nuk shkel premtimin e vet." (3: 9)
„Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit!"
Thuaj: "O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti jep pushtetin atij që do. Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do, çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!" (3:26)
„Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një Pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtetë, Ti je dëgjues i lutjes! (3:38)
"Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona, e ndihmona kunder popullit jobesimtar!" (3:147)
„Neve na mjafton që kemi Allahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!" (3:173)
„Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!" (3:191)
„Zoti ynë, atë që ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar: për mizorët nuk ka ndihmëtarë!" (3:192)
„Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thonte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!" (3: 193)
Reflektime mbi suren Junus
Shumë njerëz e kanë të paqartë dhe pyesin shpesh mbi çështjen e caktimit të Zotit. Përse Zoti e ka udhëzuar filanin dhe nuk e ka udhëzuar filanin?!
Surja Junus
Objektivi i kësaj surje:
Në të gjithë suret e parakaluara, objektivin kryesor të sures e kemi përmendur në fund. Kurse, për suren Junus do të bëjmë një përjashtim, duke e përmendur objektivin që në fillim.
Shkurtimisht, objektivi i kësaj sureje është besimi në caktimin e Allahut, kada dhe kader.
Shumë njerëz e kanë të paqartë dhe pyesin shpesh mbi çështjen e caktimit të Zotit. Përse Zoti e ka udhëzuar filanin dhe nuk e ka udhëzuar filanin?! Përse filani që përpiqej të lidhej me Zotin, falej dhe agjëronte etj... i ndodhin fatkeqësi dhe sprova, ndërkohë që filanit nuk i ndodh asnjë e keqe, edhe pse nuk është fetar?! Përse Zoti nuk më udhëzon edhe mua?!
Kur Xhibrili a.s u ul përballë Profetit a.s e pyeti:"O Muhamed, më trego ç'është besimi"
Profeti a.s ia ktheu:"Besimi është që të besosh Zotin, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Kijametit dhe caktimin (kaderin), i mirë qoftë apo i keq."
Me qëllim që t'i përgjigjemi pyetjeve dhe shqetësimeve, disa prej të cilave i përmendëm më lart, secili prej nesh duhet t'i bëjë vetes një pyetje:
A është Zoti ynë i drejtë apo ëshë zullumqar? A është Ai i urtë, i mençur dhe i gjithëditur apo jo?
Nëse do u përgjigjesh këtyre pyetjeve, nuk ke nevojë të bësh pyetje si ato të lartpërmendurat që kanë të bëjnë me kaderin.
A beson ti o vëlla se Allahu është i gjithëditur dhe i mençur dhe se gjithçka që e vepron, e vepron me përgjegjshmëri dhe urtësi?
Nëse beson që Allahu është i drejtë me të gjithë krijesat, nëse beson se Ai din gjithçka dhe gjithçka që ndodh në këtë botë, ndodh sipas urtësisë dhe dijes së Tij.
Diçka e tillë, demonstrohet fuqishëm që në ajetin e parë të kësaj sureje. Thotë Zoti në ajetin e parë:
"Elif Lam Ra. Këto janë vargjet e Librit plot urtësi."
Pra, urtësia e Zotit qëndron në çdo gjë që ndodh përreth, edhe pse ne nuk e konstatojmë dot.
"Vallë, pse çuditen njerëzit që Ne i shpallëm njërit prej tyre (duke i thënë): "Paralajmëroji njerëzit dhe jepu lajmin e mirë atyre që besojnë se, me të vërtetë, për ata ka shpërblim të mrekullueshëm te Zoti i tyre!" Mohuesit thanë: "Ky është njëmend magjistar i madh!" (Junus: 2)
Mekasit shprehën habi dhe çudi kur dëgjuan se Muhamedi a.s është profeti dhe i dërguari i Zotit. Me këtë ajet, Zoti u përgjigjet se nuk ka përse të habiten, pasi është Ai vetë që i zgjedh të dërguarit e tij.
Urtësia e Allahut në univers.
Ajeti i tretë, flet mbi urtësinë e Zotit në univers. Ky ajet, u drejtohet të gjithë atyre që pyesin: Përse filani dhe jo filani? Thotë Zoti në këtë ajet:
"Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron, duke drejtuar çdo gjë. S'ka ndërmjetës tek Ai, përveçse me lejen e Tij. Ky është Allahu, Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë! Vallë, a nuk po mendoni?!" Tek Ai do të ktheheni të gjithë. Premtimi i Allahut është i vërtetë. Ai e zë fill krijimin e pastaj e përsërit atë, që t'i shpërblejë me të drejtë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Sa i përket atyre që nuk besojnë, ata do të kenë pije nga uji i vluar dhe dënim të madh, për shkak se kanë mohuar. Ai e ka bërë Diellin burim drite, kurse Hënën e ka bërë të shkëlqejë, duke i caktuar asaj fazat, që ju të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Allahu i krijoi këto vetëm me të vërtetën. Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerëzve që kuptojnë. Vërtet, në ndërrimin e natës me ditën dhe në atë që ka krijuar Allahu në qiej dhe në Tokë, ka shenja për njerëzit që i frikësohen Allahut." (Junus: 3-6)
Sa më shumë të lexosh ajetet e kësaj surje, fillon të ndjesh urtësinë, drejtësinë dhe dijen e pafund të Zotit të shpalosur në gjithësi.
Ai është I drejti dhe I urti.
Surja Junus, është surja ku fjala "hak" (e drejta, e vërteta) përmendet më shumë se në çdo sure tjetër. Kjo fjalë, përmendet tridhjetë e tre herë vetëm në këtë sure. Kjo, pasi kjo fjalë është antonim i fjalës "kotësi dhe rastësi". Allahu i madhëruar është i urtë dhe i drejtë dhe asgjë në këtë univers, nuk ndodh kot dhe rastësisht. Nëse arrin t'a besosh këtë, atëherë dorëzoju plotësisht Allahut fuqiplotë dhe mos kundërshto ligjet dhe normat e tij.
"Thuaj: "Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?" Ata do të thonë "Allahu". E ti (o Muhamed) thuaj: "Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?" (Junus: 31)
Ajeti që pason është:
"Ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. E çfarë ka pas së vërtetës, përveç humbjes? Atëherë, përse largoheni?" (Junus: 32)
Në ajetin pesëdhjetë e tre thuhet:
"Ata kërkojnë shpjegim prej teje: "A është e vërtetë ajo?" Thuaj: "Po, për Zotin tim, padyshim që është e vërtetë e ju nuk do të mund ta pengoni atë!" (Junus: 53)
Sikur çdo njeri që ka bërë padrejtësi, të kishte tërë pasurinë e botës, do ta jepte atë (Ditën e Gjykimit) si dëmshpërblim (për të shpëtuar). Ata do të fshehin pendimin kur të përballen me dënimin e do të gjykohen me të drejtë dhe nuk do t'u bëhet padrejtësi. Vërtetë që Allahut i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë. Premtimi i Allahut është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë." (Junus: 53-55)
Në përgjithësi, ata që bëjnë pyetje rreth caktimit të Allahut, si ato që kemi përmendur më lart, janë njerëz që nuk e pëlqejnë fenë, janë njerëz që nuk kanë ndërmend të vijnë në xhami dhe të adhurojnë Zotin. Këtë fakt, e përmend vetë Zoti në këtë sure ku thotë:
"Sigurisht, ata që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote, duke gjetur prehjen në të dhe që janë të pavëmendshëm ndaj shenjave Tona, do të kenë si vendstrehim zjarrin, për atë që kanë bërë." (Junus: 7-8)
Nëse njerëz të tillë, do e shihnin universin me syrin e studiuesit, mënyrën si është krijuar dhe funksionon, padyshim që nuk do i bënin pyetjet e mësipërme. Veç kësaj, sikur me këto pyetje, ata duan thjesht të lëkundin besimin dhe bindjen e besimtarëve.
"Ai e ka bërë Diellin burim drite, kurse Hënën e ka bërë të shkëlqejë, duke i caktuar asaj fazat, që ju të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Allahu i krijoi këto vetëm me të vërtetën. Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerëzve që kuptojnë." (Junus: 5)
Zoti nuk mund të jetë zullumqar.
Allahu i madhëruar nuk mund t'i bëjë padrejtësi robit dhe krijesës së tij. Ajo që ndodh është se vetë njeriu i bën padrejtësi vetes, me veprat dhe gjynahet që vepron.
"Në të vërtetë, Allahu nuk u bën njerëzve asnjë të keqe, por njerëzit i bëjnë keq vetvetes." (Junus: 44)
Kurse në ajetin 13 thotë:
"Ne i kemi zhdukur shumë brezni para jush, sepse bënin të këqija. Të dërguarit e tyre u sollën prova të qarta, por ata nuk i besuan. Kështu, Ne i dënojmë njerëzit e këqij. Pastaj ju bëmë juve pas tyre zëvendës në Tokë, për të parë sesi do të veproni." (Junus: 13-14)
Atë herë si mund t'a akuzoni Zotin për padrejtësi dhe zullume, ndërkohë që prej Tij nuk mund të vijnë veçse të mira dhe begati?!
Ata njerëz të cilët bëjnë pyetje që hedhin dyshime mbi caktimin e Allahut, me këtë sikur e akuzojnë Zotin, qoftë dhe indirekt, për padrejtësi dhe zullum. E si mund të jetë i tillë Allahu që gjithçka e ka krijuar në bazë të drejtësisë dhe vërtetës?!
Mos të të shkojë ndërmend o vëlla dhe oj motër të thoni:"Zoti e ka caktuar për mua që të shkoj në zjarr të xhehnemit." Diçka e tillë është e pamundur, pasi një nga cilësitë e Allahut është drejtësia. Padrejtësinë dhe zullumin, ai ia ka mohuar vetes.
"Në të vërtetë, Allahu nuk u bën njerëzve asnjë të keqe, por njerëzit i bëjnë keq vetvetes." (Junus: 44)
Me këtë, Zoti të thotë që të kam dhënë lirinë të zgjedhësh çfarë të duash.
Veprat tuaja, janë të shëmtuara.
Nëse ti o njeri shpreh habi dhe çudi me gjërat që ndodhin dhe me caktimin e Allahut, si nuk të shkon mendje në veprat e tua të shëmtuara? Përse nuk shpreh habi me ato që vepron, ndërkohë që je përgjegjës dhe i vetëdijshëm?
"Ai ua mundëson (njerëzve) udhëtimin nëpër tokë dhe det. E, kur gjenden në anije që lundron me ta me erën e përshtatshme e ata i gëzohen kësaj, arrin një stuhi dhe i sulmojnë valët nga të gjitha anët e mendojnë se do t'i vënë poshtë, (atëherë) i luten Allahut sinqerisht, duke i premtuar besimin: "Nëse na shpëton nga kjo, me të vërtetë, do të jemi mirënjohës". (Junus: 22)
Allahu do i shpëtojë nga kjo situatë dhe do ua mundësojë të dalin të sigurtë në tokë. Por, a do e mbajnë premtimin që bënë në atë situatë të vështirë? Le ta'a shohim çfarë thotë Zoti:
"E kur Allahu i shpëton ata, ata përnjëherë pa kurrfarë të drejte bëjnë turbullira në Tokë. O njerëz! Vërtet, padrejtësia që bëni për t'u kënaqur në jetën e kësaj bote, vetëm ju dëmton. Pastaj ju do të ktheheni te Ne dhe Ne do t'ju njoftojmë për atë që keni punuar." (Junus: 23)
Duke e ditur që njerëz të tillë do të shkaktojnë turbullira dhe shkatërrim në tokë, ndonjëherë Zoti i ndëshkon njerëz të tillë, për të mos ua dhënë këtë mundësi.
Histori profetësh.
Pas këtyre ajeteve, surja Junus përmend historitë e disa profetëve. Fillimisht ajo fillon me historinë e Nuhut a.s.
Në këtë sure, përmendet një nga cilësitë kryesore të profetit Nuh a.s, që ishte mbështetja në Zot.
Më pas, përmendet historia e Musait a.s dhe gjithashtu, përmendet cilësia tipike e tij, që është po mbështetja në Zotin dhe dorëzimi i plotë ndaj urdhërave të Tij.
"Musai tha: "O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni myslimanë!"
"Ata thanë: "Ne jemi mbështetur tek Allahu. O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin keqbërës (duke i lënë të na shkatërrojnë), dhe shpëtona me mëshirën Tënde, nga populli mohues!" (Junus: 84-85)
Mbështetja në Zotin, përmendet në këtë sure kryesisht, pasi të gjithë ata njerëz që i mbështeten dhe i dorëzohen vullnetit të Zotit, e besojnë dhe e pranojnë caktimin e Tij ashtu si të jetë.
Prandaj, kushdo që ka probleme me caktimin e Zotit, le t'a pyesë veten nëse beson se Zoti është i drejtë apo jo, nëse ai u bën zullum njerëzve në këtë botë dhe në botën tjetër apo jo. Le t'a pyesë veten nëse beson se Zoti është i urtë, i mençur dhe i gjithëditur apo jo.
Për këtë, të gjithë historitë e profetëve që përmenden në këtë sure, flasin mbi mbështetjen në Zotin e madhëruar.
Çdo sure që përmendet në Kuranin famëlartë, përmendet në kontekstin që i shërben boshtit dhe objektivit të sures.
Dy modele të ndryshëm.
Nga fundi, kjo sure përmend dy modele të ndryshëm, Faraonin dhe popullin e profetit Junus a.s. Të dy u sprovuan me të njëjtat rrethana dhe të dy u ndëshkuan nga Zoti. Të dy para se të vdesin thanë "Besuam" por atij që iu pranua besimi ishte vetëm populli i Junusit a.s, ndërkohë që Faraoni u mbyt dhe vdiq si jobesimtar.
Thotë Zoti në këtë sure rreth Faraonit:
"Ne i mbartëm izraelitët përtej detit dhe Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi ata nga ligësia dhe armiqësia. Por, kur po mbytej, (Faraoni) tha: "Besoj se s'ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë bijtë e Izraelit; dhe unë jam ndër myslimanët."
Duke parë që po mbytej, ai thirri fort se tashmë beson në Zotin e hebrenjve. Por përgjigja nga Zoti i vjen e tillë:
"Vallë, tani (po beson), ndërkohë që më parë ishe i padëgjueshëm dhe ngatërrestar?!" (Junus: 90-91)
Kurse për popullin e Junusit, Zoti i madhëruar thotë:
"Përse nuk pati ndonjë qytet, banorët e të cilit të besonin e t'u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe i lamë të kënaqeshin edhe njëfarë kohe." (Junus: 98)
Duke parë shenjat e para të ndëshkimit të Zotit, populli i Junusit besuan menjëherë. Duke parë këtë, Zoti ua largoi dënimin që i priste dhe ua pranoi besimin. Kjo, ndodhi ndërkohë që profeti i tyre Junusi a.s nuk gjendej mes tyre.
Pyetja që lind menjëherë kur lexon diçka të tillë është: Përse Zoti ua pranoi pendimin dhe besimin popullit të Junusit a.s, ndërkohë që ia refuzoi Faraonit?"
Padyshim që diçka e tillë i përket dijes dhe urtësisë së Zotit. Sipas dijes së Zotit, nëse Faraoni do të kishte shpëtuar nga mbytja, do ishte sjellë më tiranisht dhe më dhunshëm me hebrenjtë. Ndërkohë që populli i Junusit, po t'u shmangej dënimi do të besonin me të vërtetë dhe ashtu ndodhi. Me t'a parë t'ju largohej dënimi, ata besuan dhe u kthyen në besimtarë të devotshëm. Më pas u kthye edhe vetë profeti Junus a.s.
Ti o njeri nuk mund t'a dish urtësinë e Zotit në shumë gjëra që ndodhin dhe zhvillohen rreth teje. Ajo që duhet të dish dhe të jesh i sigurtë për të, është që Zoti i madhëruar është I urtë dhe I gjithëdijshëm.
Allahu e dinte se po t'i jepej rasti sërish popullit të Junusit, do i ktheheshin besimit. Ndërkohë që po t'i jepej rasti sërish Faraonit, do u kthehej torturave ç'njerëzore dhe dhunës së pashembull.
"...por edhe sikur të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar." (En'am: 27)
Ajetet e fundit të sures Junus.
"Dhe (më është thënë): 'Bëhu i sinqertë në fe dhe kurrsesi mos u bëj nga idhujtarët. Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës."
Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s'ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Tij. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë. Zbatoje atë që të është shpallur ty dhe duro derisa të gjykojë Allahu, se Ai është Gjykatësi më i mirë! Thuaj: "O njerëz, ju erdhi e Vërteta nga Zoti juaj. Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar për dobinë e vet dhe kush e humb rrugën e drejtë, ka humbur në dëmin e vet, ndërsa unë nuk jam mbikëqyrësi juaj". (Junus: 105-109)
Mbështetju Zotit, dorëzoju vullnetit të Tij dhe kurrë mos mendo keq për Zotin. Prej Zotit kurrë nuk mund të të vijë e keqja dhe nuk mund të të bëhet padrejtësi.
Përse është quajtur me këtë emër?
Ashtu siç Zoti nuk i bëri padrejtësi dhe zullum popullit të Junusit a.s, ashtu nuk i bën padrejtësi askujt tjetër. Duke qenë se populli i Junusit a.s këmbëngulën në besim dhe bindje ndaj Zotit, Ai ua dha përsëri shansin duke mos i dënuar.
Një Buqetë me lutje të zgjedhura
Së shpejti, me lejen e All-llahut të Madhërishëm, po hyjmë në 10-të netët e fundit të Ramazanit, 10-të netët që Allahu i Madhërishëm i ka zgjedhur nga më të begatat që ekzistojnë, begatia në to është e përmasave madhështore, 10-të netët e shpëtimit nga zjarri, 10-të netët në të cilat është Një Natë më e vlefshme se 1000 muaj, e cila para së gjithash, për ne është një shans jetik për tu pastruar nga mëkatet dhe gabimet, Natë në të cilën: "Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë” (Kur’an: ed-Duhan, 4), do të thotë se në atë natë fati i të gjitha krijesave vendoset për vitin e ardhshëm; Natë në të cilën: “Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dish se ç'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (Kur’an: El-Kadër, 1-5).
Ajshja na tregon se: ”Gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, shtrëngonte rripin e tij dhe kalonte netët në adhurim. Ai po ashtu zgjonte edhe familjen e tij.”
Ajshja po ashtu ka thënë: ”Nuk e kam parë asnjëherë të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke lexuar Kur’anin brenda një nate të vetme, apo duke kaluar tërë natën në namaz deri në mëngjes, apo duke kaluar tërë muajin në agjërim si në Ramazan.”
Prandaj, për këto dhjetë netë, në të cilat jemi më aktiv në adhurime, në namaz, në lutje, në lexim të Kur’anit, në vepra të mira, më shumë se çdo herët tjetër, jemi në lutjet e njëri-tjetrit më shumë se çdo herë tjetër, jemi më afër All-llahut sesa çdo herë tjetër, nuk gjeta për ju dhuratë më të mirë për këto netë, sesa një Buqetë me lutje të zgjedhura nga Kur’ani Famëlartë, lutje nga praktika e Muhammedit alejhi’s selam dhe lutje tjera të dobishme...:
Lutjet nga Kur'ani:
-          "Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes sonë, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve". (El-A'raf: 23)
-          "O Zot, më fal mua, prindërit e mi, çdo besimtar që hyn në shtëpinë time dhe çdo besimtar dhe besimtare". (Nuh: 28)
-          "Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur". (El-Bekare: 127)
-          "dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm". (El-Bekare: 128)
-          "O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen". (Ibrahim: 40)
-          "Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë". (Ibrahim: 41)
-          "Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm". (Esh-Shuara: 83-85)
-          "Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti". (El-Mumtehine: 5)
-          "O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë". (En-Neml: 19)
-          "O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët". (Junus: 85-86)
-          "Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, na i forco këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar". (Ali Imran: 147)
-          "Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në të gjitha çështjet tona". (El-kehf: 10)
-          "O Zot, më shto (edhe më tepër) dituri". (Taha: 114)
-          "O Zot, më fal dhe më mëshiro, se Ti je Mëshiruesi më i mirë". (El-Muminun: 118)
-          "Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, e edhe në ahiret na jep të mira dhe na mbroj nga dënimi i zjarrit". (El-Bekare: 201)
-          "Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti është përfundimi". (El-Bekare: 285)
-          "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh". (Ali Imran: 8)
-          "Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë që Ti e fut në zjarr, atë e ke poshtëruar; për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e thoshte): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet Të dërguarve T'u na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro; vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin". (Ali Imran: 191-194)
-          "Zoti ynë, Ty të besuam; na i fal mëkatet tona dhe na mëshiro, ngase Ti je Mëshirues më i mirë". (El-Mu'minun: 109)
-          "Zoti ynë, largoje prej neve dënimin e Xhehennemit, se dënimi i tij është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet, është vendqëndrim dhe vendbanim i keq". (El-Furkan: 65-66)
-          "O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe unë jam prej muslimanëve". (El-Ahkaf: 15)
-          "Zoti ynë, ne Të kemi besuar, na regjistro me dëshmitarët". (El-Maide: 83)
-          "O Zot, unë jam i nevojshëm për çdo të mirë që ma zbret". (El-Kasas: 24)
-          “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”   2:201
-          “Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!” 7:47
-          Zoti ynë, na dhuro durim dhe na bën të vdesim muslimanë!” 7:126
-          "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” 18:10
-          "Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!" 60:4
-          “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. 6:162  AMIN!
Lutje nga praktika e Muhammedit alejhi’s selam
-          "Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sprova dhe dënimi i zjarrit, nga sprova dhe dënimi i varrit, nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherri i sprovës së varfërisë. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sherri i sprovës së Dexhxhallit. Zoti ynë, laje zemrën time me ujë të borës dhe breshërit, pastroje zemrën time prej mëkateve ashtu sikur që ke pastruar rrobat e bardha prej ndytësirave dhe më largo prej mëkateve ashtu sikurse ke larguar Lindjen prej Perëndimit. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga përtacia, mëkati dhe borxhi”.
-          “Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimi i varrit”.
-           “Zoti ynë, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime, askush s’i fal mëkatet përveç Teje, falëm me falje prej Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je Falës, Mëshirues”.
-          “All-llahu im, Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar e unë jem robi Yt; do të jam besnik ndaj marrveshjes dhe premtimit Tënd sa të mundem; jam mirënjohës ndaj dhuntive Tuaja ndaj meje dhe i pranoj gabimet e mia; Më fal se s’ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe kërkoj strehim te Ti prej të keqes që e kam bërë”.
-          “All-llahu im, Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je mbikëqyrës i qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je e Vërteta; Premtimi Yt është i vërtetë, Thënia Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhammedi a.s. është i vërtetë. All-llahu im, Ty të dorëzohem, vetëm në Ty mbështetem, Ty të besoj, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj dhe Ti je gjykatësi im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, që i kam fshehur dhe që i kam bërë publikisht. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.
-          “All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë”.
-          “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo”.
-          “All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. All-llahu im, kërkoj strehim në Krenarinë Tënde, që s’ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e vërtetë.
-          “All-llahu im, m'i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedoj. All-llahu im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, ato që i kam bërë fshehurazi dhe publikisht, dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.
-          O All-llahu im, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmerinë, faljen dhe mjaftueshmërinë.
-          O ndryshues i zemrave, perforcoje zemrën time në fenë Tënde.
-          O All-llahu im, Ti që je kthyes i zemrave, zemrat tona kthei në nënshtrimin Tënd.
-          O All-llahu im, ma përmireso fenë time e cila është mbrojtje e çështjes sime, ma përmireso dunjanë time në të cilën jetoj dhe ma përmirëso ahiretin tim në të cilin do të kthehem. Ma bën jetën shtesë të çdo të mire dhe ma bën vdekjen rehati nga çdo e keqe.
-          O All-llahu im, kërkoj të më mbrosh nga ndërprerja e dhuntisë Tënde, nga largimi i faljes Tënde, nga ardhja e papritur e dënimit Tënd dhe hidhërimit Tënd në çdo gjë.
Lutje tjera të dobishme:
-          O Allah na hap dyert e Mëshirës Tënde!
-          O Allah na zbut sytë me lotë të besimit!
-          O Allah na zbut zemrat tona me ëmbësli të imanit!
-          O Allah mi lidh veprat e mira në zinxhirë të pazgjidhur për të cilat do të kapem!
-          O Allah, më jep mëshirën dhe faljen Tënde, të kërkoj shpëtim nga çdo mëkat dhe
përfitim nga çdo punë e mirë, të kërkoj xhenetin dhe shpëtimin nga zjarri i xhehnemit! O Allah, na i përmirso rezultatet e të gjitha punëve tona, na ruaj nga poshtërimi në këtë botë dhe nga dënimi i botës tjetër! O Allah na jep frikë ndaj Teje aq sa të na largojë nga kundërshtimi yt, na jep bindje ndaj Teje aq sa të na çojë në xhenetin Tënd, na jep besim tek Ty aq sa të na lehtësojë vështirësitë e kësaj bote! O Allah na gëzo me dëgjimin, shikimin dhe forcën tonë deri sa të jemi gjallë.
-          O Allah, na jep një pjesë devotshmërie ndaj Teje që të na shërbejë si digë midis nesh dhe mëkateve tona. Na jep një pjesëz bindjeje ndaj Teje që të na bëjë të hyjmë në Xhennetin Tënd, dhe një pjesëz imani që i bën fatkeqësitë e kësaj bote të na duken të lehta. Na bëj të shijojmë bekimet e dëgjimit, shikimit dhe fuqisë sonë për sa kohë Të na dhurosh jetë...
-          All-llahu im, po kthehem dhe pendohem te Ti, me mëshirën, faljen dhe butësinë Tënde mos më refuzo. Më prano, o Ti që e pranon pendimin nga robërit dhe i fal gabimet.
-          "All-llahu im, kërkoj prej Teje kërkesën më të mirë, lutjen më të mirë, shpëtimin më të mirë, punën më të mirë, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë, vdekjen më të mirë, më përforco dhe ma rëndo peshojën (e veprave të mira), ma forco imanin, m'i ngrit shkallët në Xhennet, ma prano namazin, m'i fal mëkatet dhe kërkoj prej Teje shkallë të larta në Xhennet. All-llahu im, kërkoj prej Teje çelësat e të mirave dhe fundin e tyre, të gjitha të mirat; fillimin e tyre, të dukshmet dhe të brendshmet, dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj të mirën e asaj që e bëj dhe që e veproj, të mirën e asaj që duket dhe të mirën e asaj që s'duket dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj që të ma ngresh lart emrin tim, të ma përmirësosh gjendjen, të ma pastrosh zemrën, të ma mbrosh moralin, të ma ndriçosh zemrën, të m'i falish mëkatet dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj që të më bekosh mua, dëgjimin tim, shikimin, shpirtin, fytyrën, moralin, familjen, jetën, vdekjen, veprat, t'i pranosh të mirat (që i veproj) dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin". (Përmbledhje e lutjeve – ua rekomandoj për Natën e Kadrit)
-          O Zot hapi dyert e qiellit dhe mirëpriti lutjet tona!
-          O Allah, bëje pjesën më të mirë  të jetës sime fundin e saj, punët e mia më të mira punët e fundit dhe ditët e mia më të mira, ditën kur do të takoj Ty! O Allah më jep një jetë të begatë, një vdekje të qetë dhe kthim jo të turpshëm tek Ti! AMIN.
-          O All-llah, ma mundëso të vdes me fjalën La ilahe ilAllah, Muhammed resulullah, o All-llah ma mundëso të vdes shehid, o All-llah më bashko me shehidë e Pejgamberë në xhennetet e larta.
-          Allahu im na kthe te Ti në mënyrën ma të mirë… me mëshirën Tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve.  AMIN
-          O Allah, të lutem për të mirat për të cilat të është lutur pejgamberi ynë, Muhammedi alejhi’s selam, ndërsa kërkoj ndihmën Tënde prej të këqijave prej të cilave ka kërkuar ndihmë edhe pejgamberi ynë, Muhammedi alejhi’s selam. Ti ofron ndihmë dhe i plotëson duatë. Nuk ka fuqi as pushtet pos fuqisë dhe pushtetit të Allahut."
-          Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr.
-          All-llahu im, Ti je Falës, dhe e do faljen, ndaj më fal mua. (Lutja më e shpeshtë në Natën e Kadrit)