Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave
Shtepia Botuese
TOENA - Tirane
_____________________________ _____________________________ _________
PA R A T H Ë N I E
Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku mevëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese përHistorinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh.Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajoshërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botuasi maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973)përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimete mesjetës së hershme shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës),prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof. dr. Skënder Anamali. Në vitin 1977,historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të dhëna të reja nga këta autorë, nëformë dispense, për përdorim të brendshëm. Kytekst, me pak shkurtime, u botua edhe nëfrëngjisht më 1985 si vëllim më vete, për t"u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit ehuaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985.Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë botim të ri (vëllimi i parë), është mbështetur nëvariantet e vitit 1977 dhe 1985, por të ripunuara dhe të plotësuara prej të njëjtit grupautorësh:Krerët I dhe II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.Krerët III dhe V janë hartuar nga prof. Selim Islami.Kreu IV është hartuar nga prof. Frano Prendi.Krerët VI, VII dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder Anamali.Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar në pjesën Mbretëria Dardane (Kreu VI) sythet:Territori,popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.Përgatitja për botim (redaktimi) e pjesës Ilirët, me ndryshimet përkatëse u bë nga prof. dr.Muzafer Korkuti.
ILIRËT
KREU I
LINDJADHE FORMIMI I BASHKËSISË PRIMITIVE
SHFAQJAE SHOQËRISË NJERËZORE. PALEOLITI
Gjurmët më të hershme të jetës njerëzore
Historia e shoqërisë njerëzore fillon që në kohën kur nga kopeja e majmunëve antropoidë uformuan grupet e para të njerëzve primigjenë. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshëve ukrye nëpërmjet një procesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm.Periudha më e hershme e zhvillimit të kësaj shoqërie primitive njihet arkeologjikisht meemrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetër, lithos - gur) dhe përfshin periudhënafërsisht nga 1 500 000 deri në 10 000 vjet më parë. Kjo epokë ndahet nga ana e saj nëpaleolit të ulët, të mesëm dhe të lartë.Në vendin tonë nuk janë zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulët, që zë një pjesë tëmadhe të epokës së pleistocenit e vjen deri në kohën e vërshimit të akullnajave Riss.Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhënmusteriane, që i përket paleolitit të mesëm (100 000-30 000 vjet më parë). Këtopërfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat ikanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt mesigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janëgjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin eKryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës.Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit tëzbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, tëMalit të Zi etj..Tipi fizik i njeriut në këtë kohë ishte ai i neandertalit . Në procesin e antropogjenezës kytipparaqet një hallkë më të zhvilluar në krahasim me pitekantropin e paleolitit të ulët.Dyndja nga veriu në juge akullimit të periudhës gjeologjike Riss bëri që edhe në vendin tonëklima të pësojë ndryshime të mëdha. Në malet e larta të Shqipërisë u formuan akuj tëpërhershëm, që zbritën deri në lartësinë 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojë e këtyrendryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshët e vjetra qëndruanvetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit. Krahas tyre u shfaqën dhe kafshëtkarakteristike vetëm për kushtet e klimës së ftohtë. Të tilla ishin mamuthi, rinocerontileshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj..
Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës. Në luftën për të përballuar vështirësitëklimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj kohe bëri hapa të rëndësishëm drejt përparimit;u strehua në shpella pasi triumfoi në luftën për jetë a vdekje me kafshët e egra që i kishinzënë që më përpara këto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytëzuar lëkurët ekafshëve, mësoi të ndezë vetë zjarrin, të cilin e përdori me sukses kundër të ftohtit dhebishave të egra, por sidomos për të përmirësuar strukturën e ushqimit, duke përdorurgjerësisht mishin e pjekur, i cili luajti një rol të madh në përmirësimin e mëtejshëm biologjiktë tij. Zjarri qe një arritje shumë e rëndësishme për kohën, sepse i dha njeriut për të parënherë zotërimin mbi një fuqi të caktuar të natyrës, që e ndau atë përfundimisht nga bota ekafshëve.Banorët e paleolitit të mesëm jetonin me prodhimet, që i gjenin të gatshme në natyrë dhesidomos me gjueti, e cila përbënte edhe drejtimin kryesor të veprimtarisë së neandertalasve.Me mbledhjen e frutave dhe të zhardhokëve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fëmijëve, mepërgatitjen e lëkurës për veshje, etj., merrej gruaja, ndërsa burri dilte për gjah ose merrej mepërgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Gjuetia e kafshëve të mëdha, në kushtet enivelit të atëhershëm, primitiv të veglave të punës, mund të bëhej vetëm në mënyrëkolektive. Në këto rrethana ajo ndihmoi shumë në forcimin e lidhjeve të brendshme midisanëtarëve të grupeve dhe së bashku me krijimin e lidhjeve të gjakut shpuri në organizimin ebashkësisë primitive.
Lindja e gjinisë matriarkale
Paleoliti i lartë është përfaqësuar shumë më gjerë. Vegla pune të kësaj periudhe janë zbuluarme shumicë në sipërfaqen e stacionit të Xarës (Xara II), në shpellën e Shën Marinës nëBogas të Sarandës, në shpellën e Konispolit, në Kryegjatë, në Rrëzë të Dajtit dhe në GajtaninIII, pra në një rreze të tillë që nënkupton shtrirjen e vendbanimeve të kësaj kohe në pjesënmë të madhe të territorit të Shqipërisë. Këto materiale përbëhen kryesisht nga vegla stralli tëtipit aurinjacien, të një përvoje më të përparuar teknike dhe me forma më të larmishme,kryesisht thika, kruese dhe gërryese. Së bashku me veglat prej stralli në depozitën rrëzëDajtit janë gjetur edhe disa vegla prej kocke, të cilat në këtë kohë marrin një përdorim tëgjerë krahas përsosjes së mëtejshme të punimit të strallit. Në shtresën paleolitike të shpellëssë Shën Marinës përveçveglave të punës janë gjetur dhe gjurmë zjarri, si dhe fosile kafshështë pleistocenit të vonë (capra ibex- dhi e egër), që tregojnë për një faunë të ngjashme me atëtë paleolitit të mesëm, gjë që është dhe e kuptueshme, pasi klima dhe në këtë kohë vazhdoi tëishte e ftohtë dhe e lagësht si më parë.Përparësi kanë të dhënat që janë zbuluar në shtresën më të hershme të shpellës së KonispolitI, të datuar 26 370 vjet më parë, si një seri veglash pune të përgatitura nga gur-stralli i bardhëme retush të varfër, kocka kafshësh të egra si edhe farë rrushi të egër dhe thjerrëza tëkarbonizuara, të cilat janë tipike për Mesdheun Lindor paraneolitik.
Gjuetia e kafshëve të egra vazhdon edhe në këtë etapë të fundit të zhvillimit paleolitik tëvendit tonë, të jetë mjeti kryesor i sigurimit të ushqimit. Madje në këtë kohë përsosen dhe më tepër armët e gjuetisë si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve të gatshme, gjithashtu,mbetet një nga mënyrat e sigurimit të ushqimit të përditshëm.Gjatë kësaj epoke përfundon procesi i gjatë dhe i ndërlikuar i antropogjenezës. Nganeandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani në tipin e njeriut të sotëm - homo sapiens.Si rrjedhim i përsosjes së veglave të punës prej stralli e kocke u rrit ndjeshëm mundësia esigurimit më me shumicë të produkteve ushqimore, gjë që solli ndryshime dhe nëorganizimin e bashkësisë primitive.Formohen tani grupe të qëndrueshme njerëzish të bashkuar jo vetëm nga forma epërbashkët e prodhimit, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e përbashkët.Gradualisht kalohet në bërthamën e parë të organizimit shoqëror, në gjininë matriarkale.Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol të dorës së parë në ekonomi dhe në jetën shoqëroretë kësaj bashkësie gjinore. Forma kryesore e familjes në këtë gjini ishte martesa me grupe,prej së cilës origjina e fëmijëve përcaktohej vetëm nëpërmjet nënës.Në epokën e mezolitit (guri i mesëm) 10 000-7 000 vjet p.e. re ndodhën ndryshime të mëdhanë florën dhe në faunën e kontinentit, rrjedhimisht edhe në territorin e Ballkanit. U zhdukëntë gjitha kafshët tipike të pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse një pjesë e kafshëveqë vazhduan të jetonin ndryshuan përhapjen gjeografike. Në kushtet e reja gjeo-klimatike,njeriu i mezolitit filloi të kalojë nga ekonomia që mbështetej në gjuetinë e mbledhjen eprodukteve të gatshme, në fillimet e bujqësisë e të blegtorisë primitive.Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave të punës, të cilat janë bërënga ashkla stralli shumë të vogla me forma të rregullta gjeometrike, si trekëndësha,trapezoidale, në formë segmenti etj., me përmasa të vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.
Në territorin e Shqipërisë vendbanime mezolitike janë zbuluar në shpellën e Konispolit(Konispol II) dhe në Kryegjatë. Në të dyja këto vendbanime veglat prej stralli janë të cilësisëshumë të mirë, kanë forma tipike mezolitike, me retush të imët të cilësisë së lartë. NëKonispol ato janë datuar saktësisht në vitet 8 500 p.e. sonë (në bazë të C14).Me epokën mezolitike lidhet pjesërisht edhe vendbanimi i Vlushës (rrethi i Skraparit), ku janëzbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Këto vegla janë gjetur së bashku me fragmente enëshshumë primitive, fakt që e daton Vlushën në fillimet e epokës neolitike. Sidoqoftë, ato itakojnë një kulture me tradita të forta mezolitike, dhe Vlusha përfaqëson një kulturë që vë nëlidhje të drejtpërdrejtë epokën e mezolitit me fillimet e epokës së neolitit. Të marra sëbashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, përbëjnë një dëshmi të rëndësishme përformimin e kulturës neolitike në territorin e Shqipërisë.
NEOLITI
Vendbanimet neolitike
Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësishtmë të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatëdhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e. sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në triperiudha të mëdha:e hershme, e mesme dhe e vonë. Në këtë të fundit përfshihet dheperiudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjalës lat. eneos - bakër dhe greq. lithos - gur),që përbën etapën e fundit dhe kalimtare për epokën e bronzit.
Në këta tridhjetë vjetët e fundit janë zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimeshneolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, në Cakran, në Vashtëmi,në Burimas, në Podgorie, në Barçe në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës,në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradece në Cetush të Dibrës, nëKolsh të Kukësit, në Rajcë e në Rashtan të Librazhdit e nga gjetje të rastit në pika të tjera.Më mirë është njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës prehistorike ka pasurkushte shumë të mira gjeoklimatike. Ai paraqet sot zonën më të pasur e më të zhvilluarkulturore të neolitit si edhe pellgun ku mund të ndiqet pa ndërprerje zhvillimi i kulturësneolitike në gjithë shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura në këto qendra prehistorike,krahas atyre të dala në dritë shumë kohë më parë si në Velçë të Vlorës ose rastësisht nërrethet e tjera të vendit, kanë dhënë mundësi që të njihen aspekte të ndryshme të jetësekonomike, shoqërore dhe kulturore të banorëve neolitikë të territorit tonë, ndërsa përhapjae gjerë e këtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastësore neolitike ka treguar se kyterritor gjatëkësaj epoke ka qenë i banuar dendur dhe pa ndërprerje.
Jeta në vendin tonë gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore.Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit t"ilëshonte vendinnjë klime më të butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edheflora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.
Këto rrethana të favorshme natyrore ndihmuan që vendi ynë gjatë neolitit të arrijë në njënivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe kulturor për atë kohë. Njeriu nga skllav i natyrës, siçishte në paleolit, shndërrohet tani, pak e nga pak, në zotërues i saj. Në këtë kohë lindin ezhvillohen forma të ndryshme të veprimtarisë prodhuese të njeriut, të cilat me plot të drejtëmund të merren si zanafilla e degëve të veçanta të ekonomisë dhe të përparimit teknik ekulturor të shoqërisë së sotme. Të tilla janë bujqësia e blegtoria, prodhimi i qeramikës, tjerrjadhe endja, teknika e ndërtimit të banesave etj.. Përsoset në këtë kohë edhe teknika e punimittë veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn në përdorim të gjerë dhe bëhet karakteristike përepokën dhe teknika e lëmimit të gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), për të parën herë dalindhe veglat e objektet prej bakri, të cilat shënojnë dhe fillimet e metalurgjisë në vendin tonë.
Në këto periudha të largëta të prehistorisë, vendbanimet i ndeshim zakonisht nëpër tarracalumore, pranë burimeve ose në vende me toka pjellore dhe të pasura me pyje që strehonin shumë kafshë të egra. Por krahas këtyre, vazhdonin të shërbenin si vendbanim edhe shpellat(shpella e Velçës, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dyllojesh:në formëgropash nëndhese (Cakran) dhe të tilla të ndërtuara drejt mbi tokë (Maliq, Kamnik, Kolshetj.). Zakonisht këto kishin planimetri drejtkëndëshe dhe ishin një ose dydhomëshe. Murete tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltë në njërën ose në tëdyfaqet e tyre. Dyshemetë ishin gjithashtu prej balte;në disa raste ato vendoseshin mbishtroje trarësh për të izoluar lagështirën. Në Dunavecdhe në Maliq të Korçës janë zbuluarbanime të ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtë vertikalë qëndronte një platformë prejtrarësh të vendosur horizontalisht e mbi të ngriheshin banesat (kasollet) të shtruara me baltë.Palafiti i Maliqit ka qenë i rrethuar me një gardh që e mbronte nga vërshimi i ujit apo ngarreziqe të tjera.
Ekonomia. Lulëzimi i gjinisë matriarkale
Nga materialet e zbuluara në vendbanimet neolitike të vendit tonë del se bujqësia përbëntenjë nga format kryesore të prodhimit dhe sidomos tek ato bashkësi primitive që banonin nëtoka pjellore, si p.sh. në pellgun e Korçës, në fushën e Cakranit (Fier) etj.. Toka punohejcekët me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma më primitive e punimit të tokës. Nëkëtë kohë mbillej gruri si dhe llojet e tjera të drithërave. Këtë e tregojnë farërat ekarbonizuara të zbuluara në shtresat neolitike të Podgories, të Konispolit, të Maliqit apo nëmuret e banesave të lyera me baltë të përzier me byk drithërash, siçi gjejmë në vendbanimetmë të hershme neolitike (Vashtëmi, Kolsh etj.).
Në depozitimet neolitike të vendit tonë, përzier me mbeturina të ndryshme të kulturës, janëzbuluar me shumicë dhe kocka bagëtish të imëta dhe të trasha, që tregojnë se krahasbujqësisë banorët neolitikë merreshin edhe me blegtori. Prej bagëtive ata siguroninqumështin, mishin, leshin, lëkurën etj.. Një pjesë të këtyre produkteve ata i siguronin dhenëpërmjet gjuetisë së kafshëve të egra, kockat dhe brirët e të cilave i ndeshim gjithashtu nëqendrat e banuara të kësaj kohe. Dreri ishte një nga kafshët e egra më të parapëlqyera tëgjahut, i cili përveçmishit dhe lëkurës, u siguronte bujqve primitivë edhe brirët me të cilëtbënin vegla të ndryshme bujqësore, si shetër, çekanë etj., dhe që i gjejmë të përfaqësuar mirësidomos në vendbanimin e Dunavecit e të Maliqit. Po këtu janë zbuluar edhe shumë pesharrjetash, gropa etj., që dëshmojnë se një formë tjetër e sigurimit të ushqimit të banorëveneolitikë të Dunavecit e të Maliqit ishte dhe peshkimi.
Banorët neolitikë të vendit tonë dinin gjithashtu të tirrnin fijen dhe të endnin prej saj rrobame anë të vegjës primitive vertikale. Këtë e tregojnë rrotullat e boshtit dhe peshat përtërheqjen e fijes në vegjë, të zbuluara në Maliq e gjetkë.
Që në etapën më të hershme të neolitit shfaqen dhe enët prej balte të pjekur, që përbëjnë sikudo gjetjet më të shumta e më të rëndësishme në vendbanimet e kësaj kohe. Prodhimiprimitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqësore, ishte i lidhur me punëne gruas. Çdo bashkësi neolitike i përgatiste vetë enët sipas nevojave të saj. Ato punoheshinme dorë në forma e madhësi të ndryshme, me faqe të trasha ose të holla, me ose pa zbukurime sipas qëllimit të tyre praktik.
Zhvillimi i madh, për atë kohë, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet në shtimin e llojeve tëveglave të punës dhe në përmirësimin teknik të punimit të tyre, në zhvillimin e formave tëtilla të ekonomisë, siçishin bujqësia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe në organiziminshoqëror, që u pasqyrua në përmirësimin e mëtejshëm të strukturës gjinore. Gjiniamatriarkale e lindur që në paleolitin e lartë dhe e zhvilluar dalëngadalë gjatë mezolitit arrintani fazën e lulëzimit të saj. Në fushën ekonomike kjo fazë e zhvillimit gjinor ishte e lidhurkryesisht me zhvillimin e bujqësisë primitive, e cila duke qenë punë e gruas, i jepte asaj njëvend me rëndësi në prodhimin shoqëror. Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte,dëshmon se ajo kishte një pozitë parësore në gjini. Martesa me grupe, karakteristike përperiudhën e hershme të matriarkatit, zëvendësohet tani në periudhën e lulëzimit të saj me njëformë të re më të përsosur, me martesën me çifte.
Gjatë gjithë kohës së neolitit, gjinia mbetet e vetmja njësi shoqërore dhe ekonomike nëbashkësinë primitive. Në këtë gjini kishte jo vetëm bashkësi familjesh me çifte, por edhe njëorganizim pune dhe konsumi kolektiv. Puna e përbashkët i shpinte njerëzit në pronën epërbashkët mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.
Ndërmjet gjinive, që jetonin në afërsi të njëra-tjetrës, u vendosën gjatë kësaj periudhemarrëdhënie të tilla ekonomike e shoqërore që shpunë në formimin e bashkësive fisnore.Midis këtyre njësive të mëdha fisnore fqinje ose më të largëta, ekzistonin marrëdhëniekëmbimi. Në vendbanimet tona neolitike janë ndeshur sende të sjella nga krahina të largëta,siçjanë p.sh., importet e poçerisë diminiane të Thesalisë në depozitimet e vendbanimit tëCakranit apo të Kamnikut etj..
Arti dhe botëkuptimi
Arti i bujqve dhe i blegtorëve neolitikë priret drejt formave dekorative gjeometrike dhefigurative skematike.
Arti dekorativ neolitik shfaqet me tërë përmbajtjen e tij sidomos në prodhimet e poçerisë, kushumë nga format e enëve me harmoninë dhe me elegancën e trupit të tyre i tejkalojnëkërkesat e ngushta utilitare dhe hyjnë në fushën e realizimeve artistike.
Në tërë kulturat neolitike të vendit tonë qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente tëshumta të realizuara me teknika të ndryshme (pikturim, gërvishtje, ngulitje, inkrustim, etj.)dhe trajtime të veçanta stilistike, sipas fazave të zhvillimit përparues të saj. Motivet ezbukurimit përbëhen nga vija të drejta ose të përkulura me kombinime nga më të ndryshmet,si dhe nga figura gjeometrike:trekëndësha e rombe me fushë të zbrazët ose të vizatuar, ngarrathë, spirale, meandra, etj.. Këto motive, përveçzhvillimit të thjeshtë për të zbukuruarenët, kanë shërbyer, në mjaft raste, edhe si simbole grafike për të paraqitur ambientin, sendetapo fuqitë e natyrës sipas botëkuptimit magjik të njerëzve neolitikë.
Arti figurativ i kësaj kohe përfaqësohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfeprej balte të pjekur, të cilat kryesisht janë të vogla. Tipari më karakteristik i tyre ështëskematizimi i formës, nganjëherë jashtë masës, ashtu sikurse është në artin dekorativ tëqeramikës gjeometrizimi i theksuar i ornamentit. Këto figura qeniesh paraqiten në formëcilindrike, plaçke apo steatopigjike (vithegjera), në këmbë ose ulur. Një pjesë e tyre janë tëngjashme me tipat përkatës të Azisë së Përparme dhe të Mesdheut Lindor, gjë që tregon përlidhje e ndikime kulturore të drejtpërdrejta të kulturave neolitike të vendit tonë me ato tëkëtij areali.
Këto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjetër, ato fuqi tëpanjohura, të cilat sipas bujqve dhe blegtorëve primitivë, kishin në dorë pjellorinë e tokësdhe mbarështimin e kafshëve. Kështu, figurat e grave, të cilat mbizotërojnë në plastikënantropomorfe neolitike, janë të lidhura me kultin e pjellorisë së tokës-nënë, ndërsa ato qëriprodhojnë figura zoomorfe - me kultin e kafshëve shtëpiake, që luanin, ashtu sikurse dhebujqësia, një rol të rëndësishëm në ekonominë e bashkësisë neolitike. Me kultin e tokës-nënëdhe të kafshëve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe të zbuluara në vendbanimetneolitike të Maliqit, të Dunavecit etj..
Botëkuptimi i banorëve neolitikë është shprehur edhe në kultin e varrimit. Varrosja e tëvdekurve bëhej pranë ose brenda territorit të vendbanimit. Varret nuk kishin ndonjëndërtim të veçantë;kufoma vendosej në një gropë të cekët në pozicion fjetjeje dhe këmbë tëmbledhura pa takëm funeral. Riti i varrimit brenda territorit të banuar ose brenda banesësishte i lidhur me një zakon shumë të përhapur në atë kohë në Ballkan dhe në përgjithësi nërajonin e gjerë të Mesdheut. Siçduket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive qëmbronin vendbanimin.
Vazhdon...
EPOKAE BRONZIT. KALIMI NË ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL
Gjurmët e kohës së bronzit. Vendbanimet
Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e.sonë, e deri në fundin e shek.XII p.e.r. Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat ekulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovijanit në pellgun e Korçës,nga shtresa e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në shpellën eNezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtunjihet nga varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç(Korçë), në Pazhok (Elbasan), nëDivjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumatnë luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluarabuzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj..
Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluargjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështiramalore. Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuarjanë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siçkanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siçtregojnë gërmimet e viteve të fundit në vendbanimin palafit të Sovijanit. Nga fundi i kësajepoke lindin edhe vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh tëpalatuar e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë e vendbanimeve tëkëtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën e vet nëkëtë periudhë.
Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë. Ato janënjëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në përdorim edhetipi me bazë të rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë tëngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk.Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët;ka raste kur këtë e gjejmë të vendosur anash nëformën e një korite që nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim një kompleksbanesash të bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë formëkatërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën ngriheshinparetet dhe çatia prej materiali të lehtë.
Lindja e metalurgjisë së bronzit dhe përparimet në degët e tjera të ekonomisë
Karakteristika themelore e kësaj epoke është lindja e metalurgjisë së bronzit, që i dha emrindhe vetë epokës. Për zhvillimin e saj ndihmoi shumë dhe pasuria me bakër e vendit tonë,sidomos në zonat metalmbajtëse të Matit, të Kukësit, të Korçës etj..
Vendin kryesor në prodhimin e metalurgjisë e zënë veglat e punës dhe sidomos armët, siçjanë sëpatat, drapërinjtë, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e të shigjetave. Veglatdhe armët e reja nuk mundën të përjashtonin plotësisht nga përdorimi veglat dhe armët etraditës neolitike. Madje në periudhën e parë të bronzit ato janë ende të pakta e të dobëta,por gradualisht shtohen e përsosen dhe hyjnë gjerësisht në përdorim, duke ushtruar njëndikim të fuqishëm në veprimtarinë ekonomike e shoqërore të njeriut. Përsosuria e derdhjesdhe pastërtia e objekteve të prodhuara në fundin e epokës së bronzit arrin një nivel të tillëteknik, që dëshmon se gjatë kësaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulëzimin e sajtë plotë dhe ishte kthyer në një zejtari të mirëfilltë. Midis këtyre prodhimeve meritojnë tëpërmenden sëpatat me forma karakteristike vendase siçjanë sëpatat me emrin « shqiptaro-dalmate ». Krahas tyre qëndrojnë prodhimet vendase të imitacioneve egjeane ose me origjinënga Evropa Qendrore, të tilla, si sëpatat dytehëshe të tipit minoik, shpatat e gjata të tipitegjean, sëpatat e tipit kelt, etj., që dallojnë nga prototipat e tyre për veçantitë lokale.
Arritjet në fushën e metalurgjisë së bronzit ndihmuan veprimtarinë prodhuese dhe u bënëmbështetje për zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë, në mënyrë të veçantë të bujqësisë.Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojë e zhvillimit të blegtorisë. Rritja e numrit të kafshëveshtëpiake, si kali, gjedhët dhe bagëtitë e imëta, që i gjejmë të përfaqësuara gjerësisht midismaterialit kockor në shtresat kulturore të vendbanimeve të bronzit dhe në varrezat e kësajkohe, solli me vete ndryshime thelbësore në bujqësi. Nga kopshtet e vogla, që rrëmiheshinme vegla të thjeshta prej briri e druri, kalohet tani në shfrytëzimin e sipërfaqeve më të gjera,që i punonin me parmendë druri, duke shfrytëzuar forcën tërheqëse të kafshëve. Tokathapeshin me anë të djegies së pyjeve. Të shkriftuara nga zjarri i fortë dhe të pasuruara meplehun e hirit, ato ishin të gatshme për t"u mbjellë. Bujkut primitiv nuk i mbetej veçse tëhidhte farën dhe ta mbulonte atë me një lërim të cekët. Kjo tokë nuk mund të shfrytëzohej për shumë vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund të punohej më me veglat e thjeshta të kohës,prandaj bujqit hapnin toka të reja, gjë që i dha bujqësisë së bronzit një karakter ekstensiv.
Në krahasim me qeramikën e bukur dhe të një cilësie të lartë të neolitit të vonë, qeramika ebronzit të hershëm paraqitet më primitive si në teknikën e punimit, ashtu dhe në sistemin ezbukurimit. Por kjo është një qeramikë me forma të reja e të panjohura më parë, ndërsa njëelement i rëndësishëm në ndërtimin e saj janë vegjët. Më tipike në këtë qeramikë janë vazotme dyvegjë të larta mbi buzë, ato me dyose katër vegjë unazore nën grykë, filxhanët me njëvegjë të lartë mbi buzë dhe brokat me trup të fryrë dhe qafë cilindrike me një vegjë nëngrykë. Tipar tjetër dallues i kësaj qeramike është zbukurimi me motive plastike shiritash meose pa thellim. E njohur në gjuhën arkeologjike, për këtë arsye, si qeramika « shiritore », ajopërbën tani një element të ri kulturor që nuk lidhet me traditën neolitike. Prototipat e sajjanë me origjinë të largët nga Ponti në brigjet e Detit të Zi dhe shfaqja e saj në Ballkan, ashtusi dhe në krahinat e tjera të Evropës është e lidhur me dyndjen e madhe të një popullsiebaritore që vjen nga stepat e Lindjes atynga fundi i neolitit.
Krahas kësaj qeramike do të vazhdojë të mbijetojë edhe ajo me forma tradicionale neolitikevendëse, e zbukuruar me ornamente të incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet më e pakëtnë fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen e zë vend parësor në qeramikën ebronzit.Qeramika e bronzit të mesëm lidhet gjenetikisht me atë të bronzit të hershëm dhe riprodhontë njëjtat forma e sistem zbukurimi, por me një teknikë më të përparuar. Shfaqen tani dheforma të reja, prej të cilave më karakteristike janë enët pseudominoike me dyvegjë të lartambi buzë, sahanët me dyvegjë horizontale poshtë buzëve ose që ngrihen mbi to, etj..
Në bronzin e vonë prodhimi qeramik rigjallërohet. Enët paraqiten me forma më të evoluara,më të pasura dhe më të përsosura nga pikëpamja teknologjike. Zakonisht enët me parete tëholla janë të pjekura mirë dhe kanë ngjyra kryesisht të çelëta, okër, të kuqe dhe gri në tëblertë. Në fillim kjo qeramikë është e thjeshtë, por në fazat e mëpastajme pasurohet mezbukurime të pikturuara me motive të larmishme gjeometrike. Tek qeramika më e hershmee këtij tipi, pikturimi është bërë pas pjekjes së enës dhe ka ngjyrë të kuqe të praruar, kurse mëvonë ai bëhet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyrën kafe me nuanca të ndryshme.
Në literaturën arkeologjike kjo qeramikë është pagëzuar me emrin « devollite », nga emri ikrahinës ku është zbuluar më parë. Por djepi i saj duket se është pellgu i Korçës, ku ajokronologjikisht paraqitet deri tani si më e hershme. Këndej ajo përhapet pastaj në të gjithëShqipërinë e Jugut dhe në krahinat fqinje të Maqedonisë, të Thesalisë dhe të Epirit, kudatohet si më e vonë. Nga fundi i bronzit, në sintaksën gjeometrike të sistemit zbukurues tëqeramikës « devollite » futen dhe elemente të zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjevegjithnjë më të ngushta të kësaj treve me botën e Egjeut.
Si e tillë qeramika « devollite » paraqitet si përfaqësuese e një grupi të veçantë kulturor me njështrirje të gjerë në territorin jugor të Shqipërisë dhe të diferencuar nga ai i krahinave veriore,i cili nuk zbaton pikturimin e qeramikës dhe as teknologjinë e grupit « devollit », duke u treguar më konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj zbukurimit tradicional të periudhavepararendëse të epokës së bronzit.
Prodhimet zejtare dhe ato bujqësore-blegtorale bënë të mundshme edhe zhvillimin ekëmbimeve. Tregues i rëndësishëm në këtë drejtim janë depot ose objektet e fshehura, qëpërbëjnë një dukuri të rëndomtë në bronzin e vonë dhe që ndeshen jo rrallë dhe në vendintonë. Depo të tilla janë gjetur buzë liqenit të Shkodrës dhe Bunës, në afërsi të Shirokës eBeltojës me sëpata të tipit « shqiptaro-dalmat », në një shpellë afër Koplikut dhe në fshatinBushat me sëpata të tipit « kelt », etj.. Këto depo, që krijohen në raste rreziku nga zejtarëendacakë, të cilët janë njëkohësisht dhe shitës të prodhimeve të tyre, gjenden zakonisht gjatërrugës natyrore. Ato përmbajnë objekte të pavëna në përdorim, shpesh prodhime të njëkallëpi, të cilat, për shkak të formave standarde, shërbejnë edhe si njësi vlere për këmbim.
Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e Evropës Qendrore, tëpërfaqësuara në gjetjet arkeologjike të vendit tonë përmes armëve, qeramikës dhe sendeve tëtjera të luksit, janë dëshmi e përpjesëtimeve që marrin këmbimet gjatë bronzit. Zhvillimi ityre dhe lidhjet me krahina kaq të largëta u ndihmuan nga lindja në këtë kohë e transportittokësor, që shfrytëzon forcën bartëse të kafshëve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, qëlejuan lundrimet në det të hapur dhe arritjen e brigjeve të tjera. Që nga kjo kohë banorët ebronzit të vendit tonë, duket se kryen për herë të parë dhe kalimin e Adriatikut.
Megjithatë duhet thënë se lidhjet midis krahinave të ndryshme, qofshin këto të afërta apo tëlargëta, nuk ishin të rregullta, prandaj dhe shkëmbimi i produkteve midis bashkësive mbetetgjithnjë një gjë e rastit.
Vazhdon...
Ndryshimet në strukturën shoqërore
Përparimet në degët e ndryshme të ekonomisë çuan në rindarjen e punës midis sekseve dhepër pasojë në ndryshimin e pozitës shoqërore të burrit dhe të gruas. Burri duke u marrë tanisi me bujqësi e blegtori, ashtu edhe me prodhimin metalurgjik, zuri vendin drejtues nëekonomi e shoqëri, ndërsa roli i gruas u dobësua. Kjo solli ndryshime dhe në marrëdhënietshoqërore, të cilat u shprehën në zëvendësimin e rendit gjinor matriarkal me atë patriarkaldhe në kalimin nga familja matriarkale me çifte në familjen patriarkale monogame, e cila u bëdhe bërthamë e shoqërisë fisnore të kësaj kohe. Brenda fisit ajo formonte një njësi tëpavarur ekonomike e shoqërore. Pjesëtarët e saj i lidhte prona e përbashkët e familjes,prodhimi dhe konsumi i përbashkët. Të gjithë pjesëtarët e familjes ishin të barabartë midistyre, kurse kryetari ishte i pari midis të barabartëve.
Gjatë epokës së bronzit struktura e fisit u bë më e ndërlikuar. Midis familjes dhe fisit ukrijua një hallkë tjetër, vëllazëria, e cila përmblidhte disa familje të mëdha patriarkale, të dalanga ndarja e familjes mëmë.
Pasqyrë e këtij organizimi shoqëror janë monumentet skulpturore të kësaj kohe, tumat, tëcilat janë varre apo varreza kolektive të një familjeje, vëllazërie ose fisi. Inventari i varreve të tyre flet dhe për diferencim social të popullsisë dhe një shtresëzim fillestar të saj, që e kabazën te përparimet e shënuara në ekonomi dhe te mundësia që u krijua për grumbullimin enjë lloj pasurie prej kësaj. Vetë kyfakt nënkupton krijimin e premisave për lindjen e pronësprivate, që do të sjellë në të ardhmen shpërbërjen e bashkësisë primitive.
Prirja për të shtuar pasurinë, për të fituar toka e kullota të reja çoi gjatë kësaj epoke nëkonflikte e lufta të vazhdueshme. Lëvizjet dhe dyndjet e mëdha të popullsive që vërtetohennë mënyrë të qartë, përmes të dhënave arkeologjike, janë një shfaqje e kësaj dukurie. Lindjae vendbanimeve të fortifikuara, përsosja e armëve dhe vendi që zënë ato në inventarin evarreve, dëshmojnë se nga fundi i epokës lufta ishte bërë një funksion i rregullt në jetë.Plaçkitjet dhe përfitimet e tjera që vinin prej saj, rritën një shtresë udhëheqësish ushtarakë, ecila filloi të veçohet nga masa e gjerë e anëtarëve të fisit, duke u pasuruar përmespërvetësimit të pjesës më të madhe të plaçkës së luftës dhe të robërve të saj. Këta të funditdo të bëhen pastaj burim për format më të hershme të shfrytëzimit të njeriut si skllav nëfamiljet patriarkale ose ndryshe për lindjen e skllavërisë patriarkale.
Botëkuptimi dhe arti
Niveli i ulët i faktorëve të prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriuprimitiv një botëkuptim magjik-mistik për botën që e rrethonte dhe fenomenet e veçanta tësaj. Mbi këtë bazë gjatë epokës së bronzit vazhdojnë të jetojnë rite e besime të trashëguaranga shoqëria neolitike siçështë kulti i tokës-mëmë që vazhdon të ushtrohet edhe gjatëperiudhës së parë të bronzit dhe që shprehet nëpërmjet figurave prej balte të pjekur, të cilatparaqesin gruan-mëmë, apo riti i flijimit dhe i varrimit të fëmijëve brenda territorit tëvendbanimit, që i shërbejnë mbrojtjes nga fuqitë mistike keqbërëse, që vërtetohen mehorizontin e bronzit të hershëm në Maliq dhe më vonë në grupin e urnave të shtresës sëfundit të bronzit në Tren.
Shqetësimi për fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek njerëzit primitivë botëkuptimin evazhdimit të jetës përtej varrit, që shprehet në këtë epokë me kujdesin e veçantë që tregohetpër të vdekurin, për plotësimin e riteve të varrimit dhe për ndërtimin e vetë varreve. Krahasvarreve të dysta të trashëguara nga neoliti, shfaqen në fillim të epokës së bronzit varret metuma. Këto janë varre monumentale në formën e kodrave të vogla gjysmë sferike, të larta 1-4 m e me diametër 15-30 m, të ngritura me dhée me gurë. Disa prej tyre kanë në bazë nganjë ose dyunaza kufizuese me gurë, të cilat shërbenin si kufi për masën e dheut që hidhejmbi varret. Në qendër të tumës zakonisht është vendosur varri më i hershëm, për të cilinështë ngritur tuma, kurse përreth e mbi të janë vendosur varre të tjera të mëvonshme.Arkitektura e varreve është e thjeshtë në formë gropash të rrumbullakëta ose katërkëndëshetë rrethuara e të mbuluara me gurë, apo arkash katërkëndëshe prej druri apo gurësh.
Varrimi bëhej duke e vendosur trupin me këmbë dhe me duar të mbledhura në pozicionfjetjeje. Kjo mënyrë varrimi e njohur që në neolit bëhet më karakteristike gjatë gjithë epokëssë bronzit. Varrimi me djegie përkundrazi ndeshet më rrallë. Në këtë rast hiri dhembeturinat e djegura të trupit vendoseshin zakonisht në gropa të mbuluara me gurë ose me urna. Të vdekurit shoqëroheshin në varr me takëmin funerar, karakteri i të cilit përcaktohejnga seksi dhe pozita shoqërore e të vdekurit. Që nga bronzi i mesëm fillojnë të shfaqendallimet midis varreve me inventar të pasur e të thjeshtë. Në disa raste të vdekurin eshoqëronin në varr edhe kafshë që adhuroheshin, siçështë rasti i varrit qendror të tumës sëmadhe të Pazhokut, i cili krahas dyskeleteve përmbante dhe një kokë kau, kafshë kjo elidhur me kultin e bujqësisë me parmendë, mjaft i përhapur si i tillë në botën e Mesdheut.Dyunazat bashkëqendrore me gurë të kësaj tume janë me sa duket, shprehje e kultit tëdiellit, që adhurohej nga përfaqësuesit e këtyre tumave si një fuqi jetëdhënëse dhe burim iprodhimtarisë së tokës.
Arti i kohës së bronzit është kryesisht një art i zbatuar i stilit gjeometrik, që përdoret nëzbukurimin e qeramikës dhe më pak në prodhimet prej bronzi. Arti plastik, që përfaqësohetme figurinat skematike të gruas-mëmë paraqitet tani në rënie. Ai nuk ka veçse pak jetë gjatëperiudhës së parë të kësaj epoke derisa më vonë zhduket krejt. Në bronzin e hershëm njërënie ka edhe në zbukurimin e qeramikës, por më pas, e sidomos në bronzin e vonë, kyartnjeh një ngritje të re. Në qeramikën e tumave të Pazhokut ai është zbatuar në teknikën eincizimit. Motivet janë trekëndësha e rombe të vargëzuara me fushën e mbushur me vija tëpjerrëta paralele. Në qeramikën « devollite » këto motive janë të pikturuara me tonepashkëlqim ngjyrë të kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre në enëme forma elegante përfaqëson një nga arritjet më të mira të artit dekorativ të epokës sëbronzit.
Në prodhimet metalike zbukurimet janë të varfra. Vlerat artistike i shohim të shprehura mëtepër në format e bukura të disa veglave, sidomos te sëpatat « shkodrane » e « shqiptaro-dalmate » të zbukuruara në mykat e tyre me stolisje plastike brinjësh, që hijeshojnë formën ezhdërvjellët të vetë objekteve.
K R E U I I
SHTHURJA E BASHKËSISË PRIMITIVE
I L I R Ë T
(SHEK. XI - V P.E. SONË)
Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI para erës sonë në territorin e tyre shfaqen përtëparën herëo bjekte prej hekuri. Futja në përdorim e këtij materiali tëri, që i dha emrin epokës shënon, edhe për ilirët nismën e një periudhe të re historike. Hekuri kishte cilësi të pakrahasueshme ndaj lëndëve të para të njohura deri atëhere për përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Si i tillë, ai çoi në rritjen e rendimentit në sfera të ndryshme të ekonomisë, në zhvillimin e mëtejshëm të këmbimit, në rritjen e pasurisë shoqërore, në thellimin e diferencimit shoqëror, në formimin e federatave fisnore si forma të organizimit politik. Në tërë përmbajtjen e vet kjo periudhë e historisë së ilirëve karakterizohet, kështu, nga shthurja e plotë e organizimit fisnor dhe nga përgatitja e kushteve për lindjen e skllavopronarisë dhe të shteteve skllavopronare ilire. Ky proces nuk u krye njëlloj në tëgjithë territorin e gjerë ilir. Më shpejt përparuan popullsitë që banonin në ultësirën bregdetare dhe në luginat e pllajat me kushte më të mira natyrore, ndërsa më ngadalë ecnin fiset e zonave të thella e të varfra malore. Njohuritë tona për këtë periudhë mbështeten kryesisht në të dhënat arkeologjike, por këtu vijnë në ndihmë për herë të parë edhe burimet e shkruara historike, të cilat u takojnë kryesisht ilirëve të Jugut.
1. ORIGJINA DHE TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE
Teoritë rreth origjinës
Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me veçoritë e tij gjuhësoree kulturore, ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë. Rreth tij janë shfaqurpikëpamje të ndryshme, të cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë proces tëndërlikuar etnogjenetik. Kërkimet komplekse arkeologjike, gjuhësore dhe historike tëkohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më të shëndoshë dhe e kanë futur në njërrugë më të drejtë zgjidhjeje.
Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, nëpërmbajtje ato shprehin vetëm dypikëpamje, njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur nëGadishullin Ballkanik, ndërsa tjetra si popullsi autoktone të formuar në truallin historik tëIlirisë.
Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa itakon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin përhapjen e tyreme kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën Luzhice.Sipas tyre, në kapërcyell të mijëvjeçarit të dytë p.e. sonë ilirët morën pjesë në lëvizjet epopujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbriturnga Evropa Qendrore, në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në Gadishullin Ballkanik nëtrojet e tyre historike.
Pikëpamje më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuarhistorikisht në vetë truallin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë të saj gjatëgjithë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit.
Kjo tezë e zhvillimit të pandërprerë të kulturës, që jep mundësi të flitet edhe për një zhvillimtë pandërprerë etnik, gjen prova të shumta në territorin historik të ilirëve, sidomos mezbulimet e bëra në truallin e Shqipërisë në vendbanimin e Maliqit dhe në varrezat tumulare tëPazhokut, të Vajzës, të Matit etj., kurse jashtë vendit tonë në varrezat tumulare të pllajës sëGlasinacit (Bosnjë) e gjetkë. Përballë këtyre zbulimeve bëhet fare e paqëndrueshme teza që elidh etnogjenezën e ilirëve me kulturën e Halshtatit apo me bartësit e kulturës së fushave meurna. Trualli i kësaj kulture të fundit nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me ilirët. Dukekrahasuar truallin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirëfilltë ilire Mat-Glasinacnë rajonin qendror të Ilirisë, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materialenë qeramikë, në objektet metalike etj., ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi tëveçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trualli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimitme djegie duke vendosur mbeturinat e saj në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe iGlasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë iveçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve. Përveçkësaj të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk epërfshinë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe si pasojë nuk shpunë nëndryshime dhe zhvendosje të theksuara të ilirëve. Kjo shihet qartë sidomos në territorin evendit tonë, ku materialet arkeologjike të kësaj kohe, flasin jo për ndërprerje në zhvilliminautokton të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit,pavarësisht se disa shfaqje të reja në prodhimin metalurgjik, të shek. XI-IX p.e. sonë, mundtë lidhen me ndikimet kulturore të ardhura përmes dyndjeve nga veriu. Kyzhvillim ipandërprerë kulturor në vendin tonë shfaqet akoma më mirë në qeramikë, e cila është njëtregues i rëndësishëm në përcaktimin etnik dhe kulturor të bartësve të saj. Qeramika e kësajkohe zhvillohet në tërë truallin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit,pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe dukee ruajtur këtë traditë autoktone të paktën deri në shek. VI p.e. sonë, kur historikisht dihet sekëto krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme fisnore ilire.
Të gjitha këto të dhëna arkeologjike të grumbulluara në pesëdhjetë vjetët e fundit, nëterritorin e Shqipërisë së bashku tregojnë se etnogjeneza ilire nuk duhet parë kurrsesi nëlidhje me ardhjen e një popullsie nga veriu i Ballkanit, por si një proces historik shumë i gjatëdhe i ndërlikuar autokton. Kyproces fillon shumë kohë përpara këtyre dyndjeve (dorike,egjeane a panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe të periudhës kalimtarenga neoliti në epokën e bronzit, që përfshin treva të gjera të Evropës dhe të Azisë, duke sjellëme vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike.
Kjo dyndje e cilësuar indo-evropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë, u kryenga grupe të ndryshme popullsish baritore të ardhura nga stepat e Lindjes. Është provuararkeologjikisht se ajo nuk u bë menjëherë, por valë-valë dhe se krahinat perëndimore tëBallkanit, midis tyre dhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore.
Gjatë kësaj dyndjeje grupe të ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, tëtjera u përzien me popullsitë migratore, të cilat u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën,kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitiketë Vinçes, të Butmirit, të Lisiçi-Hvarit në territorin e Jugosllavisë, të cilat qenë zëvendësuarme kulturat e reja Kostalace, Vuçedole etj.;e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike tëMaliqit, e cila qe zëvendësuar nga një kulturë më e ulët e karakterizuar me qeramikën e sajtrashanike, që i atribuohet pikërisht kësaj dyndjeje.
Në procesin e shtjellimit të këtyre ngjarjeve dhe të përzierjeve etnike dhe kulturore tëpopullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane tëhershme, me ardhësit e rinj indoevropianë të stepave u formua edhe baza mbi të cilën nisëntë zhvillohen në kushte të veçanta edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetrahistorike të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik të trungutetnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore, të dallueshme prej bashkësive të tjera fqinje joilire. Në këtë proces, i cili u zhvillua gjatë gjithë mijëvjeçarit të dytë p.e. sonë, diferencimidhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtën një rol tërëndësishëm. Në qoftë se në periudhën e hershme të epokës së bronzit, kultura e krahinave ballkano-perëndimore, ishte shumë larg për t"i dhënë asaj karakter të përcaktuar ilir, tëdallueshëm prej atyre të territoreve të tjera, kydiferencim i tipareve kulturore vjen e bëhetgjithnjë më i theksuar në periudhën e mesme e sidomos në atë të fundit të epokës së bronzit.Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm krahinat jugore të kësaj treve ishin të kthyera mëtepër me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut, me të cilën qenë në marrëdhënie tëngushta ekonomike e kulturore. Veriu, përkundrazi, shfaq prirje drejt Evropës Qendrore,por me lidhje më të dobëta me të. Këto lidhje ndikuan sadopak në formimin dhe nëdiferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dygrupeve të mëdha kulturore ilire,atij jugor dhe verior.
Kështu duke zënë fill në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit ilirpërshkon në mijëvjeçarin e dytë rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurt etnike që uformua pas shkatërrimit të botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari. Si etillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndimore të Ballkanit atë substrat etno-kulturor, mbibazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire. Bartësit e këtij substrati mund tëidentifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si pellazge.
Pavarësisht nga kjo hipotezë për parailirët, thelbësor është fakti se në fund të epokës sëbronzit, në pjesën perëndimore të Ballkanit ishte formuar një bashkësi e gjerë kulturore dheetnike, e cila në epokën e hekurit në bazë të zhvillimit të brendshëm ekonomiko-shoqëror,do të vazhdonte të zhvillonte më tej kulturën e vet duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më tëpërcaktuar etnike. Kjo është dhe periudha e formimit të plotë të bashkësisë së madhe iliredhe të grupeve të veçanta etnokulturore, ashtu siçpërmenden tek autorët më të hershëmantikë.
Trualli historik i ilirëve
Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi tëndryshëm gjeografiko-historik.
Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipasburimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siçi quan ata historiani romak, Plini Plak.Kyemër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre,popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente tënjë trungu të përbashkët etno-kulturor.
Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e. sonë), emri ilir shtrihej mbi një territormjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë,sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera nëveriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që ngaliburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhepërfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili dukepërmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante:« grekëritquanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëvemalorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve ».
Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhenë të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëvepërfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjveMoravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumiSavë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër.
Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhejashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre dhe mesapët dhe japigët uvendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj.
Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat do të përmendenedhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve.Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe nërajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli. Të gjitha këto lëvizjegrupesh etnike ilire përtej trevës historike të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhearkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siçdihet fillon tëvërshojë në drejtim të jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e. sonë. Meqenëse fatet e tyrehistorike, në trojet e reja ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltëilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm tëhistorisë ilire.
Topografia e fiseve më të rëndësishme ilire
Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar tanimë bashkësitëfisnore ilire dhe në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset mëtë hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjethistorike të mëvonshme, për t"u përmendur janë:thesprotët, të cilët zinin ultësirënbregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vininkaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos.Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banoninamantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banoninparauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonënbregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikuttë Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e Ballkanit Qendror dyishin fiset më të mëdha dhe mëtë rëndësishme ilire:paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin nërrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore tëMoravës deri atyku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe.
Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, tëcilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jugtë tyre vinin dalmatët, kursenë viset e Bosnjës së brendshme, autariatët.
Përveçkëtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt tëreja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të cilave edhebashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetitilir, si enkelejtë, dasaretët etj..
Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet në burimet e autorëveantikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore.Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të diskutueshme.
GJENDJAEKONOMIKO-SHOQËRORE E ILIRËVE
(SHEK. XI-V P.E. SONË)
Vendbanimet
Ilirët e kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara. Të parët nuknjihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë gjurmuar në mënyrë të mjaftueshme. Në burimet eshkruara ato dokumentohen nga fundi i kësaj periudhe, në fiset më jugore ilire, nëpërmjetPseudo-Skylaksit, i cili thotë se kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra. Kynjoftim i shkurtër, që me sa duket i referohet një burimi më të hershëm, nuk ndihmonshumë për të krijuar një ide të qartë mbi karakterin e këtyre vendbanimeve.
Me sa mund të gjykohet nga të dhënat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire të kësaj koheformoheshin nga grupe shtëpish të grumbulluara sipas njësive shoqërore që përfaqësonin,d.m.th. mbi bazën e një familjeje të madhe patriarkale ose të një grupi familjesh të tilla, që ipërkisnin një vëllazërie. Një mendim të tillë e sugjerojnë, të paktën për vendbanimetrespektive të tyre, nekropolet tumulare të Matit, të cilat përbëhen nga grupe të vogla tumash,të vendosura në tarraca, në luadhe e në toka buke gjatë luginës së lumit. Po kjo gjë përsëritetnë tumat e Kukësit, ato të pellgut të Korçës, të luginës së Drinos e gjetkë. Edhevendbanimet fshatare të gjurmuara në luginën e Vjosës japin të njëjtën tablo. Në të gjitharastet ato paraqiten si vendbanime të vogla e të shpërndara pranë tokave bujqësore.
Burimet e shek. V p.e. sonë dëshmojnë se vendbanimet e hapura fshatare të këtij lloji kanëqenë tipike jo vetëm për Ilirinë, por edhe për krahinat fqinje të Maqedonisë në lindje dhe tëAkarnanisë e Etolisë në jug.
Gjatë kohës së hekurit vazhdojnë të mbijetojnë edhe palafitet si vendbanime të trashëguaranga epokat e mëparshme. Herodoti në « Historitë » e tij përshkruan me shumë hollësi njëvendbanim të tillë buzë liqenit Prasaida të Panonisë. Arkeologjikisht ato janë vërtetuargjithashtu në fshatin Knetë të Kukësit dhe jashtë territorit shqiptar, në Donja-Dolina e Ripaçtë Bosnjës dhe në Otok afër Sinjit në Dalmaci.
Krahas vendbanimeve fshatare të pambrojtura në kohën e hekurit përhapen gjerësishtvendbanimet e fortifikuara me mure. Të njohura që nga koha e bronzit të vonë, atoevoluojnë dhe bëhen një nga elementet më karakteristike për epokën e hekurit. Në gjuhën epopullit këto vendbanime njihen me emrat qytezë, kala ose gradina.
Për Ilirinë e Jugut janë karakteristike qytezat apo kalatë e fortifikuara me mure gurësh. Atojanë të ngritura mbi kodra të mbrojtura dhe me pozitë mbizotëruese e horizont të gjerëshikimi. Kufijtë e vendbanimit i përcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin eterrenit duke shfrytëzuar aftësitë mbrojtëse të tij dhe ndërpritet atyku mbrojtja nuk është enevojshme. Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë të palatuar, formuar nga dykëmisha anësore dhe bërthama e mesit që mbushej me gurë të vegjël. Trashësia e tyreluhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnë në këtë sistem të hershëm fortifikimi kullat, kurse portatjanë në përgjithësi të vogla. Në ndonjë rast ato janë pajisur me një korridor që ndihmontembrojtjen. Lartësia e këtyre mureve, e ruajtur deri në ditët tona arrin 2,50-3 m, por trashësiae tyre tregon se kanë pasur një ngritje të madhe. Megjithatë duhet menduar se mbi këtënivel, fortifikimi do të ketë qenë plotësuar me gardhe hunjsh.
Madhësitë e këtyre vendbanimeve ndryshojnë nga një rast në tjetrin. Më të voglat kanë njështrirje prej 1-2 ha, kurse të tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mëvonshme kanëbërë që brenda mureve rrethuese të përfshihen sipërfaqe më të gjera, siçështë rasti i kalasë sëTrajanit (Korçë), i kalasë së Lleshanit (Elbasan), i kalasë së Karosit (Himarë), që zënë 15-20ha. Në këto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e më shumë radhë muresh.
Shumë të pakta janë dijet për ndërtimet e brendshme të këtyre vendbanimeve. Gjurmët eruajtura në sipërfaqe dëshmojnë se për ndërtimin e banesave është përdorur gjerësishtsistemi i tarracave, që përcaktohej nga terreni i thyer i faqeve të kodrave mbi të cilatshtriheshin vendbanimet. Si lëndë për ndërtimin e banesave është përdorur kryesisht druri eshumë më pak guri.
Ndryshe nga territori i Ilirisë Jugore, në krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojturame ledhe, të njohura me emrin « gradina ». Ato ndeshen me shumicë në tokat e banuara ngadardanët, si në rrafshin e Glasinacit e gjetkë. I vetmi vendbanim i këtij lloji në Shqipëri ështëai i zbuluar në Shuectë Bilishtit. Gradinat janë të vendosura mbi kodra mbizotëruese.Ledhet mbrojtëse të tyre formoheshin nga masa dheu apo gurësh, që arrinin 7-15 m gjerësi.Sistemi i mbrojtjes plotësohej me sa duket nga një gardh hunjsh, që ngrihej mbi ledhin dhenë disa raste nga një hendek që rrethonte vendbanimin.
Vendbanimet e fortifikuara i gjejmë të vendosura në një mjedis të pasur me toka buke ekullota, që formonin bazën e ekonomisë së tyre. Në disa raste, siçtregojnë të dhënatarkeologjike, në to zhvillohej edhe një veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshinvendbanimet e hapura fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara ekonomiko-shoqërore.
Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të krahinave të brendshme e veriore ilire, janë zakonisht më të vogla se vendbanimet e fortifikuara të Ilirisë Jugore. Në shumicën e rasteve atogjenden në një mjedis kullotash alpine, si në Glasinacapo në tokat e brendshme dalmate dheishin qendra grupesh të vogla fisnore të një popullsie baritore.
Në të dyja rastet lindën në këtë kohë edhe kryeqendra të këtyre vendbanimeve, që dallohennga të tjerat prej madhësisë dhe pozitës gjeografiko-ekonomike qendrore. Si të tilla, me saduket ato janë edhe qendra të një fisi të madh ose të një bashkimi të gjerë fisnor. Atyngafundi i kohës së hekurit (shek. VII-V p.e. sonë), disa prej tyre marrin pamjen e qendraveprotourbane.
Vazhdon...
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
Zhvillimi i bujqësisë, i blegtorisë, i zejtarisë dhe i këmbimeve
Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dëshmojnë se, gjatë kësaj periudhe, ilirët merreshinsi dhe më parë kryesisht me bujqësi dhe me blegtori. Bujqësia u zhvillua sidomos në zonatfushore dhe në përgjithësi në krahinat pjellore të vendit. Ilirët kultivonin në këtë kohë tëgjitha llojet e drithërave. Jo rastësisht, krahina të veçanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia,përmenden që në eposin homerik si vende frytdhënëse dhe pjellore, d.m.th. të përshtatshmepër kulturat bujqësore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e. sonë, do ta cilësojëgjithashtu si shumë pjellore fushën e Helopisë, ndërsa sipas historianit grek Hekateut (fundi ishek. VI-V p.e. sonë), në Iliri kishte krahina që prodhonin deri dyherë në vit. Më vonëSkymni, duke përsëritur në vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire që banonte në visete brendshme merrej me lërimin e tokës.
Krahas bujqësisë, në Iliri, veçanërisht në zonat bregdetare të saj dhe në krahinat e ulëtakodrinore me klimë të butë, qenë kultivuar dhe rrushi e ulliri. « I ngrohtë dhe frytdhënës kaqenë kyvend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni në veprën e tij « Gjeografia »(shek. I e. sonë);ai është plot me ullishta dhe vreshta », vijon kyautor, përveçdisa krahinavetë pakta ku toka është fare e ashpër. Që ilirët merreshin me vreshtari, këtë e dëshmojnëfarërat e rrushit të zbuluara në disa nga vendbanimet e kohës. Kushtet e përshtatshmetokësore dhe klimatike ndihmuan jo më pak edhe për kultivimin e perimeve, si të bishtajës,të bathës, të bizeles, etj., si dhe të kulturave frutore, si p.sh. të mollës, të dardhës, të qershisëetj., të gjitha këto janë të dëshmuara nga farërat e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike.
Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin.Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin mjaltin edhe për të bërë një lloj pijeje të ngjashme meatë të verës së ëmbël dhe të fortë.
Tek ilirët ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje në krahinat e brendshme malore ajopërbënte bazën kryesore të ekonomisë së tyre. Hesiodi duke e cilësuar Helopinë si një fushëshumë pjellore dhe me livadhe të gjera, shton se ajo është e pasur me tufa delesh dhe me qékëmbëharkuar, ndërsa Pindari, do ta vlerësonte, në shek. V p.e. sonë, këtë krahinë siushqyese të shkëlqyeshme të gjedhit. Hekateu gjithashtu bën fjalë për kullota të pasura tëAdrias (krahinë bregdetare e Ilirisë), dhe për bagëtinë e saj me pjellshmëri të lartë. Si te kyautor i hershëm, ashtu dhe tek të tjerët, që përsërisnin më vonë këto njoftime, ato shpesh paraqiten të veshura me hollësira fantastike. Por duke lënë mënjanë teprimet e tyre, këtoburime, sidoqoftë, flasin për një blegtori të zhvilluar tek ilirët.
Kujdesi që tregonin ilirët për mbarështimin e bagëtisë vihet re edhe nga tregimi i Aristotelitpër kriporet e autariatëve dhe ardianëve. Konfliktet e shpeshta midis këtyre dyfiseve përkëtë kripore, shprehin shqetësimet e blegtorëve ilirë lidhur me këtë produkt shumë tëvlefshëm për jetën e gjësë së gjallë. « Kripa, - thotë Aristoteli, - u duhet atyre për kafshët, tëcilave ua japin dyherë në vit, përndryshe shumica u ngordh ».
Midis kafshëve shtëpiake më të parapëlqyera ishin qetë, delet, derrat, qentë etj., për të cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetë materiali kockor i zbuluar dendur në vendbanimete ndryshme të kësaj periudhe. Ilirët shquheshin edhe si rritës të mirë të kuajve. Këta tëfundit ishin të shpejtë në vrapime dhe të qëndrueshëm në punë, siçna thonë burimet emëvonshme.
Krahas blegtorisë, ilirët merreshin edhe me gjueti, megjithëse kjo veprimtari nuk luantendonjë rol aq të rëndësishëm në jetën ekonomike të tyre. Të përmendur ishin në atë kohëqentë e gjahut të Mollosisë, por akoma më të shquar ata që ruanin kopetë e bagëtive. Këta tëfundit sipas burimeve të shkruara, ua kalonin qenve të tjerë për trupin e tyre të lartë dheguximin e madh në kacafytje me bisha të egra. Skenat e gjuetisë së ilirëve na janë pasqyruaredhe në artin figurativ ilir të kësaj kohe. Për t"u përmendur në këtë drejtim janë ato qëzbukurojnë vazot me fund të ngushtë (situlat) prej bronzi të zbuluara në krahinat veriore tëIlirisë. Nga kafshët e egra më tepër çmoheshin derri, dreri etj.. Kyi fundit u jepte gjahtarëveilirë jo vetëm mishin dhe lëkurën, por edhe brirët prej të cilëve ata punonin vegla tëndryshme dhe zbukurime. Të tilla vegla ndeshen shpesh nëpër vendbanimet ilire tëperiudhës së hekurit.
Deti, liqenet si dhe lumenjtë, që e përshkonin Ilirinë në drejtime të ndryshme, u dhanëmundësi banorëve pranë tyre të merreshin që herët edhe me peshkim. Këto burime ujorepërmbanin sasi të shumta peshku. Kështu, p.sh. ilirët që jetonin pranë liqenit Prasiada tëPeonisë, zinin, sipas Herodotit, shumë peshk.
Përparime të dukshme vihen re edhe në metalurgji. Kjo duket si në intensifikimin e nxjerrjessë mineraleve, ashtu dhe në zgjerimin e madh të prodhimit të objekteve metalike. Nëpërvendbanimet dhe në varrezat ilire të kësaj kohe gjejmë sasira të konsiderueshme armësh dheveglash prej hekuri dhe bronzi, orendi të ndryshme shtëpiake dhe një mori të madhe shumëtë larmishme stolish, të cilat tregojnë pa dyshim për një konsum të madh të lëndës së parëminerare, sidomos të bakrit dhe të hekurit, me të cilët ishte i pasur territori i Ilirisë.
Në shek. XI-IX p.e. sonë ilirët nuk e zotëronin ende mirë mjeshtërinë e përpunimit tëhekurit dhe nuk është aspak e rastit që në varret e kësaj periudhe, objektet prej hekuri janëshfaqje tepër të rralla, ndërsa ato prej bronzi, të cilat në shumë pikëpamje zhvillojnë më tejtraditën e kohës së bronzit, janë të shumta.
Vetëm në shek. VIII-VII p.e. sonë prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij tëplotë tek ilirët. Kymetal e zëvendëson në një masë të ndjeshme bronzin, në prodhimin earmëve dhe të veglave të punës, të cilat tani bëhen më të forta dhe më me rendiment nëpunimet e ndryshme bujqësore dhe zejtare. Kypërmirësim i veglave të punës çoi për pasojëedhe në zgjerimin e mëtejshëm të prodhimit të shoqërisë ilire të kësaj kohe.
Sendet metalike të kësaj faze të zhvilluar të epokës së hekurit, tregojnë se sa përpara kishteshkuar teknika e punimit të tij. Për këtë dëshmojnë format e bukura dhe nganjëherë shumëtë përsosura të armëve dhe sidomos të stolive, të cilat nënkuptojnë dhe procese pune mjafttë ndërlikuara, si edhe vetë zbukurimi i pasur gjeometrik i këtyre objekteve të punuara memjeshtëri dhe me një radhitje simetrike të motiveve. Kjo pasqyrohet më në fund edhe nëvetë trajtimin plastik të figurave prej bronzi në trajta njerëzish, kafshësh e zogjsh.
Përpunimi i metaleve ishte përqendruar kryesisht në qendrat metalurgjike të Ilirisë. Të tillaishin në vendin tonë, p.sh. zona e Mirditës dhe e Matit, ku janë përcaktuar edhe vendet eshkrirjes së bakrit, si zona e Kukësit, ajo e Korçës, e njohur për punimin e metaleve që nëkohën e bakrit dhe të bronzit etj..
Prania e qendrave të ndryshme për punimin e metaleve në Iliri duket edhe në vetë karakterine diferencuar tipologjik të prodhimeve të këtyre qendrave. Në to prodhohej jo vetëm për tëplotësuar nevojat e brendshme të fisit ose të një krahine më të madhe, por edhe për t"upërdorur si mall këmbimi.
Përparime të dukshme vihen re në këtë kohë edhe në poçeri, e cila qëndron nga pikëpamja eteknikës, e formave dhe e trajtimit të dekorit të saj, më lart se poçeria e epokës pararendësetë bronzit. Duke filluar nga shek. VI p.e. sonë, mbase edhe pak më parë, në krahinat jugoretë Ilirisë, kalohet gradualisht nga punimi me dorë të lirë i enëve prej balte, në prodhimin etyre me çark. Prodhimet e para i kemi nga vendbanimi i Trenit (shek. VII). Një pjesë emadhe e poçerisë vendore të kohës arkaike e zbuluar në varrezat tumulare të Kuçit të Zi tëKorçës, del e punuar me çark. Një dukuri e tillë vihet re edhe në zonën e Matit e të Kukësit.Futja e teknikës së re në prodhimin e enëve, bëri që poçeria të shndërrohet në një degë tëveçantë zejtarie, me të cilën merreshin mjeshtra të specializuar në këtë fushë të prodhimit.
Zhvillimi i madh i degëve të ndryshme të prodhimit bujqësor dhe zejtar, bëri që tëzgjeroheshin në këtë kohë edhe më tepër marrëdhëniet ekonomike ndërfisnore, si edhe midispopullsisë ilire dhe atyre të vendeve fqinje ose më të largëta. Në këtë drejtim ndihmoi shumëdhe pozita e favorshme gjeografike e territorit të Ilirisë, e ndodhur midis botës mesdhetaredhe Evropës Qendrore, si edhe rrugët e tij të hapura të komunikimit natyror, tokësor dhedetar. Këto marrëdhënie pasqyrohen qartë në prodhimet e ndryshme të zejtarisë greke aponë imitacionet lokale të modeleve të tyre, në stolitë e tipave italikë ose në qelibarin meprejardhje nga Baltiku. Nga ana tjetër, stolitë dhe armët tipike ilire që gjenden në Traki,Maqedoni, Itali ose në Greqi janë dëshmi tjetër e gjallë e këtyre lidhjeve reciproke tregtare qëekzistonin midis ilirëve dhe vendeve të tjera përreth. Një zhvillim të madh morënveçanërisht shkëmbimet tradicionale me Greqinë sidomos pas shek. VIII p.e. sonë, me themelimin e kolonive helene në brigjet e Ilirisë.
Shtrirja e territorit të Ilirisë gjatë brigjeve të Adriatikut dhe të Jonit krijonte mundësinë përnjë hov të madh të lundrimit. Në fillim të epokës së hekurit ilirët përshkonin me anijet e tyretë shpejta ujërat e këtyre deteve duke kaluar deri në brigjet perëndimore të Greqisë dhe nëato jugore të Italisë. Disa prej fiseve ilire, si mesapët dhe japigët, u vendosën përgjithmonënë brigjet e Italisë së Jugut. Shumë aktivë në këtë veprimtari të hershme lundruese u treguansidomos liburnët, të cilët themeluan edhe vendbanime të veçanta në ishullin e Korkyrës, sidhe në brigjet e Gadishullit Apenin.
Vazhdon...
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
Lindja e pronës private dhe diferencimi shoqëror
Përparimet që u bënë në degët e ndryshme të ekonomisë gjatë epokës së hekurit sollënndryshime edhe në vetë strukturën e shoqërisë ilire. Baza e këtyre ndryshimeve u bë pronaprivate, e cila filloi të shfaqet tek fiset ekonomikisht më të zhvilluara, në fillim në blegtori ezejtari e më pas edhe mbi tokën. Hesiodi, duke folur për kopetë e mëdha në Helopi, shënonse ato ishin pronë e njerëzve të veçantë. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit të zejtarisëdëshmon gjithashtu për praninë në këtë fushë të pronësisë private. Dukurinë e pronësisë përtokën e kemi të dëshmuar më vonë dhe duket se ajo ndjek një rrugë më të ngadaltë. Zakoni indarjes së tokës çdo tetë vjet, që na kumtohet nga Straboni për dalmatët, është një dëshmi qëtregon se zotërimi periodik i saj ishte një hallkë e ndërmjetme në procesin e formimit tëpronës private.
Forcat kryesore të prodhimit të shoqërisë ilire në këtë kohë ishin bujqit dhe blegtorët e lirë,anëtarë të thjeshtë të fisit. Këtyre u shtohet edhe një shtresë e re, më e kufizuar, ajo ezejtarëve. Nga ana tjetër, nga masa e gjerë e popullsisë, fillon të veçohet si një shtresë mëvete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkëputur nga prodhimi dhe nëpërmjet përvetësimittë pasurisë së përbashkët, vihet në një pozitë të privilegjuar derisa bëhet dalëngadalëzotëruese e pronave të mëdha tokësore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mënjanon organetdemokratike të fisit dhe uzurpon pushtetin.
Nga burimet e shkruara më të hershme, siçështë eposi homerik, shihet se në disa nga fisetilire ekzistonte, tanimë, diferencimi shoqëror, të paktën në shekujt VIII-VII p.e.re kur ukrijuan « Iliada » e « Odisea ». Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve paionë në luftën eTrojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë, që vinin nga « Paioniapjellore » me prijësit e ahejve dhe të trojanëve. Kjo pa dyshim flet për një gjendje sociale paka shumë të ngjashme me atë të fiseve fqinje të Greqisë. Në një vend të poemës « Odisea »flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpritinë pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në atdhe, përgatiti një nga anijet e tij të shpejtapër ta dërguar atë në Itakë. Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin ngakrerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve. Këta kishin anijet e veta enjerëz që u shërbenin.
Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit, sipas të cilit, Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e. sonë) të gjithë burrat që do ta ndienin veten të denjëpër të pasur për grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u paraqitën tek tirani qe edhe njëfarë Alkoni nga Molosia. Sipas këtij tregimi, kymolosas duhet të ketë qenë nga një familjeprincore ose shumë e pasur, që të pretendonte për të lidhur krushqi me një skllavopronar tëmadh të Greqisë së asaj kohe, siçishte Klistheni.
Të dhënat arkeologjike nga varrezat tumulare të luginës së Drinos, pellgut të Korçës dhe Ohrit (Trebenisht), zonës qendrore ilire të Glasinacit etj., dëshmojnë gjithashtu se në shek.VIII-V p.e. sonë, diferencimi shoqëror në gjirin e shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i theksuardhe kishte prekur edhe krahinat e thella të Ilirisë Qendrore e Veriore. Në këto varrezandeshen, krahas varreve me inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin e shoqëronin armëtë kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte të tjera të importuara nga visetpërreth, që i takonin shtresës së pasur të aristokracisë fisnore.
Federatat fisnore
Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin e diferencimit social, u bë burim konfliktesh nëshoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e. sonë. Në këtë kohë morën përpjesëtime të mëdha luftëratndërfisnore dhe inkursionet plaçkitëse për det e tokë, që arrinin deri në Greqi dhe në brigjete përtejme të Adriatikut. Të tillë kanë qenë inkursioni i enkelejve për plaçkitjen e thesarit tëDelfit ose ato të detarëve liburnë, të cilët me anijet e tyre të lehta dhe të shpejta zotëruan përnjë kohë brigjet e Adriatikut, që nga Korfuzi deri në brigjet italike.
Gjendja e krijuar nga këto luftëra dhe inkursione, që i sillnin aristokracisë fisnore ilire tëardhura të mëdha, gjen shprehjen e vet në veprimtarinë e gjerë të ndërtimit të vendbanimevetë fortifikuara dhe në zhvillimin e armatimeve, sidomos të armëve të reja, siçishin shpatat,hanxharët dhe heshtat prej hekuri që janë gjetje të rëndomta në varret e luftëtarëve ilirë dhetë mburojave të paionëve, të përkrenareve e frerëve të kuajve që përbënin pajisjet e veçantatë aristokracisë luftarake.
Në procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan të lidhen dhe të formojnë gjatëveprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat agresive ose mbrojtëse, atynga fundi i shek. VIIp.e. sonë, federatat e para. Një federatë e tillë ishte ajo e taulantëve, që nën mbretin Galaurdhe më pas, gjatë shek. VII-VI p.e. sonë invadoi disa herë Maqedoninë duke i shkaktuar asajdëme të rënda dhe sakrifica të mëdha në njerëz. Gjatë shek. VI-V p.e. sonë federata të tillaformuan edhe disa fise të tjera, si molosët, thesprotët, kaonët, parauejtë, orestët, lynkestët,paionët, dardanët etj..
Në krye të federatës qëndronte mbreti, i cili në burimet quhet basileus. Në disa raste si tekkaonët e thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i fisit sundues tëfederatës. Në burimet e fundit të shek. V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte mëprijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishterritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtë tij. Në bazë të këtij fuqizimi tëprijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në sajë të luftërave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore ilire, ecila dallohej nga pjesa tjetër e popullsisë së thjeshtë. Ajo e konsideronte si një gjë tëturpshme të merrej me punimin e tokës, me mbarështimin e bagëtisë, me prodhimin zejtaretj.. Në këto punë ishin të angazhuar vetëm prodhuesit e vegjël, masa e gjerë e fshatarëve tëlirë ose gjysmë të lirë. Zanati më i nderuar për ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj.,skenat e të cilave na janë transmetuar përmes gjuhës së gjallë artistike në objektet e bronztatë zbuluara në krahinat veriore ilire apo në kallcat e Glasinacit.
Në gjysmën e dytë të shek. V p.e. sonë disa nga federatat ilire kishin arritur një stad mjaft tëpërparuar në zhvillimin e tyre politik. Taulantët, fiset ilire, fqinje të Maqedonisë dhe ato mëjugore:kaonët, thesprotët e molosët merrnin pjesë në ngjarje të tilla politike të historisë sëbotës së Mesdheut siçishte lufta e Peloponezit.
Taulantët ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e.sonë. Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenënjë nga ato forca që në aleancë me Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuanaristokracinë epidamnase të rikthehet në pushtet. Kjo ngjarje shënoi një kthesë tërëndësishme në historinë e kësaj kolonie greke, sepse fatet e saj do të lidhen paskësaj gjithnjëe më shumë me botën ilire.
Dynjoftime të tjera kanë të bëjnë me ngjarjet e vitit 423. I pari bën fjalë për kaonët,thesprotët, molosët dhe disa fise të tjera më të vogla fqinje të molosëve, që marrin pjesë ngaana e lakedemonëve në fushatën për të nënshtruar Akarnaninë dhe për ta shkëputur atë ngaaleanca me Athinën, fushatë që përfundoi pa sukses.
Njoftimi i dytë lidhet me luftën që zhvilluan ilirët e krahinave juglindore kundërmaqedonëve. Fisi ilir i lynkestëve ishte prej kohësh në konflikt me sundimtarët maqedonë,të cilët synonin ta nënshtronin. Gjatë luftës greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar ngapersët kishte mundur t"u impononte lynkestëve sovranitetin e tij. Në kushtet e reja të luftëssë Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika IIpërplasej sa në njërën anë në tjetrën, duke u lidhur herë me Athinën e herë me Spartën,mbreti i lynkestëve, Arrabeu, shfrytëzoi këtë situatë për t"u shkëputur nga varësia maqedone.Në përpjekjet e tij për të rivendosur gjendjen e mëparshme, Perdika kërkoi ndihmën e aleatittë vet, komandantit të forcave lakedemone, Brasidës, të cilit i kishte besuar luftën kundërAthinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake. Një ekspeditë e fuqishme e përbërë ngaforcat e Perdikës dhe të Brasidës provoi të thyente Arrabeun me anën e bisedimeve dhe tëbëhej aleat i lakedemonëve. Por përpjekjet dështuan dhe bashkë me to dështoi edheekspedita kundër lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi tësulmonte dhe vendosi t"itërhiqte forcat.
Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kundër lynkestëve;forcat maqedone e ato lakedemone të përbëra prej 3 000 hoplitësh, 1 000 kalorësish dhe njënumër barbarësh sulmuan Arrabeun. Por këtë radhë lynkestët kishin siguruar ndihmën evëllezërve të tyre ilirë. Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve e shpartalluan veçmas mbretin maqedon dhe e detyruan të largohej në pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin etij. Kështu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetëm me përpjekje të mëdha mundi t"ishpëtojë forcat e veta nga asgjësimi i plotë. Kjo luftë ndryshoi krejt drejtimin që kishinmarrë ngjarjet në frontin halkidik. « I detyruar nga rrethanat e rënda, - shkruan Tukididi, -Perdika u përpoq të hynte sa më parë në marrëveshje me athinasit dhe t"i hiqte qafepeloponezasit ».
Duke i përshkruar këto ngjarje të shek. V, Tukididi na ka lënë edhe një shënim me mjaftinteres për vlerësimin e jetës social-politike të ilirëve. Prej fjalimit, që sipas tij Brasida umbajti ushtarëve të tij para tërheqjes, ne mësojmë se shoqëria ilire ruan ende në fundin eshek. V mbeturina të theksuara të rendit fisnor. Por midis njoftimeve të autorëve që bëjnëfjalë vetëm për inkursionet e ilirëve dhe atyre të Tukididit, që i përmend ata si një forcëaktive, pjesëmarrëse në ngjarjet më të rëndësishme të kohës, ku luajti ndonjëherë një rol jopa rëndësi, ka një ndryshim të dukshëm. E re në njoftimet e Tukididit është se lufta efederatave ilire si në rastin e ndërhyrjes në luftën civile të Epidamnit, ashtu dhe në luftënkundër maqedonëve dhe aleatëve të tyre peloponezas, nuk kishte më karakterin e njëinkursioni grabitqar, por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton një stad mjaft tëavancuar të organizimit të tyre politik qoftë edhe në kuadrin e një federate fisnore.
I gjithë kyzhvillim social-politik, që vihet re, veçanërisht tek fiset ilire të jugut në fund tëshek. V p.e. sonë, pasqyron qartë një shoqëri, që jetonte etapën e fundit të organizimit fisnor,atë kalimtare për në rendin skllavopronar. Mbi bazën e kësaj shoqërie do të lindin në fundine shek. V - fillimin e shek. IV p.e. sonë formacionet e para shtetërore ilire.
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
KULTURA ILIRE
Njësia dhe veçantitë kulturore lokale
Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike që e dallojnë nga kulturat e popujvefqinjë në periudhën e zhvilluar të epokës së hekurit. Ajo ishte një kulturë autoktone që ukrijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën ezhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe tëmarrëdhënieve me popujt fqinjë. Tiparet themelore të saj janë shprehur në arritjet më tërëndësishme të ilirëve në fushën e zhvillimit të tyre ekonomik e shoqëror, në mënyrën e tëjetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të pasqyruarit të kësaj bote nëartin e botëkuptimin e tyre.
Krahas tipareve themelore të përbashkëta të kësaj kulture, që janë karakteristike për gjithëtruallin ilir, vihen re edhe veçanti lokale. Në kushtet e një territori të gjerë, me larmi tëtheksuara fiziko-gjeografike, siçishte pjesa perëndimore e Gadishullit të Ballkanit, me lidhjefqinjësie e marrëdhënie me krahina që i karakterizonte një zhvillim i ndryshëm social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut të prapambetur qendërevropian dhe jugut më të përparuar egjeo-mesdhetar, këto ndryshime lokale në kulturë janë po aq të kuptueshme saedhe zhvillimi jo i njëjtë social-ekonomik që njohën ilirët e kësaj kohe. Të dhënatarkeologjike dëshmojnë për ndryshime lokale edhe në aspekte të veçanta të jetës dhe tëkrijimtarisë së ilirëve, ndryshime të cilat janë thjesht të karakterit etnografik.Sipas të dhënave arkeologjike, në truallin ilir dallohen në epokën e hekurit disa grupekulturore:grupi jonik ose epirot, që përfshin krahinën e banuar nga kaonët, thesprotët,molosët dhe fiset e tjera më të vogla të viseve më jugore;grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, që shtrihet në gjithë ultësirën bregdetare nga Vjosa në Naretva dhe që banohej ngakëto dyfise të mëdha si dhe fise të tjera më të vogla rreth tyre;grupi devollit ose dasaret nëkrahinën juglindore të Shqipërisë me qendër pellgun e Korçës;grupi pelagon në MaqedoninëPerëndimore dhe ai paion në atë lindore, grupi i Matit ose pirust, që përfshin krahinat ebrendshme të Shqipërisë Verilindore (Mat, Dibër Kukës) dhe ai dardan në Kosovë;grupi iGlasinacit me qendër rrafshnaltën me të njëjtin emër në lindje të Sarajevës dhe rreth saj, që ipërgjigjet krahinës së banuar nga autariatët;grupi dalmatin, që përfshin krahinën midislumenjve Naretva e Krka;grupi japod në territorin e sotëm të Likës dhe grupi verior-adriatikose liburn, që shtrihej në territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje.
Çdo njeri nga këto grupe kulturore i përgjigjet kryesisht territoreve të banuara nga fiset osebashkimet e mëdha fisnore ilire. Sa më të afërta gjeografikisht ishin këto grupe, aq më tëmëdha ishin ngjashmëritë kulturore midis tyre. Kështu, p.sh., grupi japod paraqet mjaftparalele me atë fqinjë liburn. Në Ilirinë Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtë me atë tëGlasinacit dhe atë dardan saqë inkuadrohen me një kompleks të gjerë kulturor Mat-Glasinac;ndërsa në Ilirinë e Jugut grupi devollit afron në shumë aspekte me atë pelagon dhe epirot.
Këto ndryshime dhe ngjashmëri lokale, që burojnë nga baza e përbashkët etnike, kushtetherë të përafërta e herë të ndryshme të zhvillimit social-ekonomik dhe marrëdhënietndërkrahinore, shkrihen në tërësinë e bashkësisë kulturore ilire, të cilën e vërejmë si në gjuhë,ashtu dhe në kulturën materiale (vendbanimet, veglat e punës, armët, qeramikën, stolitë etj.)e atë shpirtërore (artin e botëkuptimin) të saj, pa kërkuar një unitet të plotë për këtë shkallëtë zhvillimit të ilirëve. Veçoritë lokale etnografike në kulturë, ashtu sikurse dhe atodialektore në gjuhë, nuk cenojnë unitetin e kulturës ilire dhe të bartësve të saj, ato janëshprehje e larmisë dhe e ndryshimeve brenda së njëjtës kulturë.
Gjuha
Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit.Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më tëafërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëtasidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane ështëdiskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme.
Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërëargumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre.Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tijshkencore, në mbështetje të tezës ilire.
Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto:Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsiilire;nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise tëtjera në trojet e sotme;një pjesë e elementeve gjuhësore:emra vendesh, fisesh, emranjerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Formate toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse tësotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th.kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse;marrëdhëniet e shqipes megreqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluarnë fqinjësi me këto dygjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit;të dhënat arkeologjikedhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirëtantikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, ështëteza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nukështë gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar. Dëshmohet eshkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përgjithësisht si një degë eilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i saj i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disashekujsh nga trungu i saj gjuhësor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruaranë një alfabet grek (dorik) me disa ndryshime për të riprodhuar disa tinguj të posaçëm tëgjuhës së tyre. Një mbishkrim i Kalasë së Dalmaces afër Pukës, që për dekada të tëra qembajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhësia e re shqiptare se nuk ishte tjetërveçse një mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nëse do të kurorëzohen me sukses përpjekjetqë po bëhen për leximin e një mbishkrimi të Muzeut të Shkodrës me prejardhje nga Dobraçi,shkruar me një alfabet të panjohur dhe të një mbishkrimi të gjetur në Bugojë të BosnjësPerëndimore, mund të sillen të dhëna të reja e të hapen perspektiva. Zbulimet e mëtejshmearkeologjike mund të japin ndonjë tekst ilir të shkruar me alfabet të veçantë ose me alfabetgrek a latin. Gjuhët greke dhe latine që hynë më parë në Iliri si gjuhë kulture, tregtare ose sigjuhë zyrtare administrative, nuk u bënë kurrë gjuhë të të gjithë popullit, i cili vazhdoi tëruajë në jetën e tij të përditshme të folmen amtare. Njoftimi i historianit grek të shek. II p.e.sonë, Polibit, për bisedimet e mbretit Gent me delegatët maqedonas përmes përkthyesit qënjihte ilirishten, dëshmon se kjo gjuhë u praktikua edhe si gjuhë zyrtare deri në fund të jetëssë pavarur politike të ilirëve.
Nga gjuha e ilirëve kanë mbetur disa materiale, por që nuk janë të mjaftueshme:elementeleksikore shumë të pakta të së folmes së përditshme përbërë nga disa glosa ilire, dhe sidomosnjë numër i madh (rreth 1 000) emrash të përveçëm, emra personash, perëndish, fisesh,vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i kemi në formën që na janë dhënëprej autorëve grekë e latinë, jo në formën autentike të tyre. Ndër ato fjalë mund tëpërmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrë meli etj.. Emrat e përveçëm ilirë që na janëtransmetuar në burimet e shkruara antike (autorë grekë e latinë, mbishkrime greke e latine, monedha të territorit ilir) përbëjnë materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Atolejojnë që të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror të ilirishtes e ndonjë tipar fonetik isaj, ndonjë element i leksikut të saj dhe material krahasimi me gjuhët e tjera indoevropiane,po nuk japin mundësi të njihen gramatika dhe leksiku i saj.
Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të ndeshura në gjuhët etjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja osesi të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie.Ndër to përmendim:lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz;gr. balios = ibardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë;gr. kalibe = kasollë;disa fjalë pararomane etj..
Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numërmbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e. sonë, që japinedhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveçemrave të përveçëm që përmenden në to, por që janëkuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. Kemi disa glosa si brendon = bri,bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh.
Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipesnë sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në|a|, evolucioni |-m|>|-n|i mbaresës së rasës kallëzore njëjës të emrave në të dyja këtogjuhë etj..
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
Arti dhe botëkuptimi
Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuartë epokës së bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit, d.m.th.rreth shek. VIII-VII p.e. sonë në kushtet e zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror tëilirëve. Kjo vihet re qartë sidomos në grupin e kulturës së Devollit, në atë të Mat-Glasinacitetj.. Kystil zbukurimi, i aplikuar jo vetëm në objektet e veçanta metalike, kryesisht prejbronzi dhe në qeramikë, por edhe në materialet që nuk i rezistuan kohës si në dru, kockë etj.,përfaqësohet nga një gamë e pasur figurash gjeometrike, si rrathë të veçantë ebashkëqendrorë, rombe e trekëndësha me fusha të zbrazura ose të mbushura me vija paraleleetj., të kompozuara me një fantazi të zhvilluar dhe në një sistem rigorozisht simetrik.
Kystil do të jetojë në të gjitha periudhat e veçanta të zhvillimit dhe të dobësimit të tij, deri nëfund të periudhës së hershme të hekurit, duke përbërë kështu bazën kryesore dhe më tëqëndrueshme të koncepteve estetike të ilirëve në përgjithësi. Arti figurativ në Iliri u zhvilluamë vonë;atë e shohim të përfaqësuar në figura njerëzish dhe kafshësh të trajtuaraskematikisht ose në mënyrë të stilizuar si dhe në objekte të tjera, si art dekorativ i ndërthururme motive gjeometrike.
Nga shek. VI p.e. sonë tek fiset e Ilirisë së Veriut nën ndikimin e fuqishëm të kulturavemesdhetare dhe në kornizën e lidhjeve të shumëfishta të popullsive përreth AdriatikutVerior, lindi një art i pasur figurativ, shprehjen më të lartë të të cilit e gjejmë tek situlat liburne e tek urnat japode. Në një stil të pjekur arkaik të kohës janë paraqitur në këtomonumente pamje nga jeta e përditshme e ilirëve, në mënyrë të veçantë e shtresave të pasuratë shoqërisë së tyre, midis të cilave skena argëtimesh, siçështë rasti i një valleje grash lidhurdorë për dore, apo i një procesioni funeral, ku përcjellja është dhënë nëpërmjet një vargu tëgjatë kurorash luftarake dhe kalorësish që marrin pjesë në ceremoninë solemne. Në raste tëtjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj.. Këto manifestime artistike, megjithësetë ndikuara nga pikëpamja e stilit dhe e karakterit tregimtar të ornamentit prej artit arkaikgrek dhe ai etniko-italik përsa i përket paraqitjes së figurave, motiveve reale dhe përmbajtjessë tregimit, kanë mjaft elemente vendëse, që tregojnë për natyrën vendore të prodhimit tëshumë prej tyre. Në këtë drejtim përveçvlerave artistike, këto monumente përbëjnë edhenjë burim historik të dorës së parë për njohjen e jetës dhe të koncepteve të shoqërisë ilire nëshek. VI-V p.e. sonë.
Përsa u përket besimeve të ilirëve të epokës së hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre tëepokës së bronzit. Një rol të madh vazhdon të luajë kulti i tokës mëmë i lidhur me pjellorinëe saj dhe me zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi. Shumë e përhapur tek ilirët ishteheliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmët e shumta të saj shprehen përmes motiveve tëndryshme, që zbukuronin objektet e veçanta dhe që në mënyrë grafike simbolizonin diellin.Të tilla ishin, p.sh.:rrathët bashkëqendrorë, svastikat, spiralja etj.. Kykult diellor tek ilirëtshprehej dhe përmes varëseve të ndryshme në formë kali, kaprolli, zogu etj..
Një kult tjetër shumë i zhvilluar tek ilirët, sidomos tek ata të krahinave jugore, ishte dhegjarpri si simbol i pjellorisë si totem, si qenie mbrojtëse nga syri i keq (apotropeike) etj..
Vendosja e varreve në tuma përreth një varri më të hershëm të pasur dhe qendror, si dheshoqërimi i të vdekurit në varr me objekte të ndryshme, tregon se tek ilirët e periudhës sëhershme të hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i të parëve, si edhe besimi mbi jetën e përtejvarrit.
Ilirët besonin edhe në ekzistencën e fuqive mistike, që rronin midis tyre dhe u shkaktoninnjerëzve sëmundjet dhe fatkeqësitë e tjera shoqërore. Për t"ilarguar këto të këqija, ilirëtsajuan forma të ndryshme varësesh (amuleta), me karakter apotropeik etj..
KOLONITË HELENE TË BREGDETIT ILIR
Themelimi i kolonive helene dhe marrëdhëniet me botën ilire
Vendosja e kolonive helene në bregdetin ilir është pjesë e drejtimit të lëvizjes kolonizuesehelene, në të cilën më aktiv u tregua Korinthi. Kjo dukuri u zhvillua, nga njëra anë, meshtytjen e faktorëve ekonomikë e shoqërorë të metropoleve dhe, nga ana tjetër, qe një hap imëtejshëm në përfshirjen e zonave ilire në sferën e ekonomisë së Mesdheut. Kolonitë më tëhershme u vendosën në tokat e Ilirisë së Jugut. Këto zona të banuara nga ilirët kishin marrëdhënie tregtare me vendet e Greqisë që nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi njëbazë më të gjerë në kushtet e shthurjes së rendit fisnor tek ilirët. Vendosja dhe zhvillimi imëtejshëm i kolonive ka qenë pasojë e këtij procesi. Në fillim u vendosën pranëvendbanimeve ilire pikat tregtare, të cilat me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mebrendatokën ilire u populluan nga grupe kolonistësh helenë dhe u kthyen në qendra tëshpërngulurish (apoike) të metropoleve greke.
Kolonia më e hershme u vendos në vitin 737 në ishullin e Korkyrës, që banohej atëhere ngaliburnët. Nga këtej një valë kolonistësh u vendosën në Dyrrah (627 p.e. sonë, ka shumëgjasë edhe më herët). Apolonia, e cila u themelua në vitin 588, ngjan të ketë qenë populluarnga kolonistë të ardhur nga Dyrrahu. Për gjithë kohën antike midis dyqyteteve u mbajtënlidhje të ngushta ekonomike dhe politike, që janë karakteristike për marrëdhëniet midismetropoleve dhe apoikeve. Në të njëjtën kohë me Apoloninë u formua nga banorët tëardhur nga Eubea edhe kolonia helene në Orik, e cila për vetë mundësitë e kufizuara tëkontakteve me prapatokën ilire nuk arriti kurrë rëndësinë ekonomike, as edhe famën e dykolonive të tjera. Kaluan edhe dyshekuj të tjerë derisa kolonistët helenë të ardhur ngaParosi, Sirakuza e Sicilisë dhe Knidi të vendoseshin në ishujt e Ilirisë së Veriut, ku themeluanFaron (sot Hvar), Isën (sot Vish) dhe Korkyrën e Zezë (sot Korculla).Në fillimet e veprimtarisë së kolonive peshën kryesore në ekonomi e zinte tregtia tranzite.Nga tokat ilire merreshin prodhime bujqësore, lëndë druri dhe minerale për nevojat emetropoleve, kundrejt shkëmbimit mall me mall me prodhime të zejtarisë.
Por në shek. V p.e. sonë kolonitë e bregdetit ilir nuk janë më shtojca të ekonomisë efurnizuese të thjeshta lëndësh të para të qyteteve mëma. Prodhimi lokal, i mbështeturkryesisht në shfrytëzimin e punës së skllevërve, arrin në këtë periudhë një shkallë të tillëzhvillimi saqë ishte në gjendje të mbulonte jo vetëm kërkesat e popullsisë së këtyre qyteteve,por edhe të botës ilire përreth, gjallëruese dhe nxitëse e drejtpërdrejtë e këtij zhvillimi.Importimet nga qytetet mëma dhe Greqia u kufizuan kryesisht në sendet e luksit dhe nëveprat e artit. Dyrrahu dhe Apolonia vepronin tani si njësi ekonomike krejt të pavarura,duke e shprehur këtë edhe në prerjen e monedhave të tyre të veçanta.
Zejtaria u orientua nga prodhimi i sendeve të konsumit të gjerë:qeramika, veglat e punës,armët që hidheshin në tregun e brendshëm dhe në atë të prapatokës. Punishtet e prodhimittë gjerë të enëve prej balte, të tjegullave e të tullave, të punimit të gurit etj., ishin prona tëskllavopronarëve dhe kishin karakterin e ergasterive antike.
Në marrëdhëniet tregtare me botën ilire, veçprodhimeve bujqësore e blegtorale, lëndës sëdrurit për ndërtimin e anijeve dhe skllevërve, për të cilat tregu grek kishte mungesë,vëmendja e kolonistëve u përqendrua në pasuritë minerale të Ilirisë së Jugut. Në shkrirjendhe në përpunimin e hekurit, të bakrit dhe të argjendit, ilirët kishin një përvojë shekullore,nga e cila përfituan edhe kolonistët. Veçanërisht eksportimi i argjendit që nxirrej ngaminierat e pirustëve dhe të Dardanisë, u bë një nga burimet kryesore të pasurimit e tëlulëzimit të dykolonive të mëdha, Dyrrahut dhe Apolonisë. Ai eksportohej kryesisht nëformën e monedhave, të cilat gjetën një përkrahje të gjerë në krahinat e afërta dhe të largëta ilire.
Për të nxjerrë fitime sa më të mëdha nga marrëdhëniet tregtare me ilirët, sidomos nga tregtiame shumicë e lëndëve të para, e gjithë kjo veprimtari kryhej nëpërmjet një përfaqësuesi tëveçantë të kolonive, të quajtur poleti.
Duke qenë se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqësia e blegtoria zintenë to një vend të dorës së dytë. Në rrethet e afërta të qytetit pronarët e pasur kishin tokat ekullotat e tyre me sipërfaqe e prodhim të kufizuar, sepse kufiri me ilirët nuk shtrihej shumëlargmureve të qytetit.
Rendi shoqëror dhe organizimi politik
Që në fillim në kolonitë helene të bregdetit ilir u vendos mënyra antike e prodhimit. Nëndarjen e shoqërisë në kolonitë rol të veçantë luante prejardhja shoqërore dhe etnike enjerëzve. Në kushte më të privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, që kishteqenë shpesh përkrahëse e themelimit të kolonive. Përbërja shoqërore e shtresave të lira ishtee larmishme. Krahas të mërguarve, për arsye politike gjatë luftërave të demosit mearistokracinë në metropole, kishte fisnikë të varfëruar, zejtarë të zhveshur nga mjetet eprodhimit, fshatarë të shpronësuar, tregtarë e detarë. Kjo masë e popullsisë shtohejvazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve të herëpashershme nga metropolet. Në Dyrrah njëkontingjent i madh njerëzish të tillë erdhi në gjysmën e dytë të shek. V.
Në Dyrrah e në Apoloni shtresa e skllevërve përbënte forcën kryesore të fuqisë punëtore.Ajo ndahej në tri kategori:në skllevër të qytet-shtetit skllavopronar, të cilët punonin nëpunishtet e tjegullave dhe të tullave, në thyerjen, transportimin dhe në skalitjen e gurëve, nëpërpunimin e metaleve e në prerjen e monedhave, pra në punët më të rënda. Të shumtëishin edhe skllevërit privatë që përbënin kategorinë e dytë, të cilët përveç ergasteriveshërbenin edhe në ekonomitë shtëpiake.
Një pjesë të popullsisë, gjithmonë në rritje, e përbënin « të huajt », kategoria e tretë osebanorët me origjinë ilire. Këta në dhjetëvjeçarët e parë ishin të privuar nga të drejtatshoqërore dhe politike.
Në përputhje me këtë përbërje shoqërore të popullsisë, rendi politik në Apoloni e Dyrrahkishte në fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte një pakice me prejardhje aristokrate.Shumica dërrmuese e popullsisë, ashtu edhe ilirët, duke mos bërë fjalë për skllevërit, nukgëzonte të drejta në qeverisjen e qytetit.
Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisë në shek. VI-V shoqërohet mendryshime në rendin shoqëror e politik të dykolonive, si rrjedhim i një lufte të ashpër socialee politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe të shkëmbimit të mallrave me ilirët dhe meGreqinë, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare të kolonive.Këto shtresa dolën tani si forca të pavarura në arenën politike kundër grupit oligarkik, me synimin për të marrë pushtetin dhe për ta përdorur atë në dobi të interesave të tyre. Sirrjedhim i kësaj, në vitin 437 shpërtheu në Dyrrah një kryengritje e demosit, e njohur nëhistorinë antike për rolin që luajti në pragtë luftës së Peloponezit. Në arenën e kësaj luftepërveçforcave të demosit dhe aristokracisë, u duk edhe ndeshja e interesave të Korkyrës,prapa së cilës qëndronte Athina dhe Korinthi. Të dyja fuqitë synonin të përfitonin mundësimë të gjera në tregun ilir. Gjithashtu në këtë ndeshje morën pjesë aktive edhe ilirët fqinjë, tëcilët duke ndihmuar aristokratët e dëbuar nga qyteti, u radhitën me forcat që përkahninAthinën në luftën kundër lidhjes së Peloponezit.
Rrjedhimi kryesor i luftës civile në Dyrrah ishte triumfi i plotë i parimit të ndarjes klasore tëshoqërisë, forcimi i polisit skllavopronar. Pushteti tani kalon nga rrethi i kufizuar iaristokracisë skllavopronare në duart e gjithë skllavopronarëve si klasë. Baza shoqërore e tiju zgjerua me pjesëmarrjen e shtresave më të gjera skllavopronare, të pronarëve të punishteve,të tregtarëve etj., duke bërë kështu më të theksuar mënyrën antike të prodhimit. Që nga kjokohë u forcua edhe pozita shoqërore e ilirëve që banonin në qytet. Një dukuri e tillë engjashme u zhvillua edhe në Apoloni.
Këto ndryshime u pasqyruan edhe në përbërjen dhe në funksionet shtetërore. Vendin ekrerëve (fylarkëve) aristokratë, në duart e të cilëve qe përqendruar pushteti gjatë regjimitoligarkik, e zuri tani një organ kolegjial, buleja (këshilli). Anëtarët e saj mund të ishin jovetëm nga fisnikët, por edhe nga shtresat e tjera të skllavopronarëve. U krijua edhe organi imbledhjes së përgjithshme të popullit, helieja. Detyrat kryesore të saj ishin miratimi i ligjeve,marrja e vendimeve me rëndësi dhe zgjedhja e kontrollimi i veprimtarisë së organeveekzekutive të qytetit. Me gjithë pjesëmarrjen e popullit të lirë, edhe kyorgan ishte në duart eskllavopronarëve, pa praninë e të cilëve helieja nuk kishte të drejtë të zgjidhte organet e lartaekzekutive të qytetit. Nga anëtarët e bulesë në krye të çdo viti zgjidhej prytani, i cili ishtefunksionari më i lartë civil i qytetit. Me emrin e tij lidheshin të gjitha ligjet, dekretet evendimet me rëndësi të shpallura gjatë vitit. Me çështjet që kishin të bënin me mbrojtjenushtarake dhe me luftën merrej toksarku, që ishte komandanti i shigjetarëve. Sekretarit ibinte për detyrë kryesore të kujdesej për ngulitjen mbi gur ose mbi tabela bakri të ligjeve, tëdekreteve e vendimeve të marra nga helieja apo organet e larta ekzekutive dhe t"ishpallte atopublikisht. Të tre hieramnamonët, merreshin jo vetëm me çështjet e kultit, me organizimin elojërave e të festave, por me sa duket edhe me çështjet financiare të qytetit. Veçkëtyrekishte edhe nëpunës të tjerë, të një rangu më të ulët, por që në të vërtetë luanin një rol merëndësi në jetën ekonomike. I tillë ishte nëpunësi i ngarkuar me prerjen e monedhave, i cilikishte për detyrë të kujdesej si për sigurimin e lëndës së parë, ashtu edhe për prerjen dheshpërndarjen e monedhave. Mbi drahmet e argjendta emri i tij vendosej krahas atij tëprytanit. Një funksionar tjetër ishte poleti që merrej me rregullimin e tregtisë me ilirët.
Kulti fetar ishte në harmoni me institucionet shoqërore e politike të qytetit. Kjo duket edhenga shkrirja e funksioneve fetare me ato shtetërore (hieramnamonët). Hyjnitë më tëadhuruara në Apoloni ishin Apoloni, që i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisuanga kolonistët me Artemisin;Dionizi ishte hyu i vreshtave etj.. Perënditë kryesore, të cilëveu faleshin më shumë dyrrahasit, ishin Zeusi, Dielli dhe bashkëthemeluesi legjendar i qytetit Herakliu.
Kolonitë helene u vendosën në Iliri në rrethanat e marrëdhënieve të ngushta ekonomike meilirët, që kushtëzoheshin nga interesat reciproke. Fuqizimi i mëtejshëm i kolonive përkon melindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir. Tek këta kolonitë do të gjejnë një bazëpër t"u mbështetur në synimet e tyre për çlirimin e plotë ekonomik dhe politik ngametropolet. Nuk kanë munguar edhe konfliktet midis ilirëve dhe kolonive, me sa duket, sirrjedhim i shpërdorimeve të kolonistëve në marrëdhëniet me ilirët dhe për kufijtë midis tyre.Këto morën forma të armatosura në luftën e Apolonisë me qytetin ilir Thronion rreth mesittë shek. V dhe në luftën e ilirëve kundër Isës më 385 p.e. sonë.
Që nga gjysma e dytë e shek. IV p.e. sonë historia e kolonive helene të bregdetit të Ilirisëzhvillohet në marrëdhënie të ngushta me historinë politike të shtetit ilir dhe në kornizën esaj.
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
"Shqipëria një histori moderne"
Miranda Vickers, historiane dhe studiuese bashkëkohore, njihet ndër të tjera edhe si analiste e komentuese e ngjarjeve për Grupin Ndërkombëtar të Krizave. Në Shqipëri, Miranda Vickers është e njohur për një numër veprash, disa prej të cilave janë përkthyer e botuar në gjuhën shqipe, e të tjera janë ende në proces e sipër... I tillë është edhe libri "Shqiptarët një histori moderne", përkthimi i të cilit sapo ka përfunduar, ndërsa pritet që pas pak kohësh të paraqitet para lexuesit shqiptar. Ky studimi i ri i autores angleze, ashtu si edhe librat e mëparshëm të botuar në gjuhën shqip nga kjo autore, pritet të tërheqin vëmendjen e studiuesve shqiptarë, por edhe të huaj. Edhe pse ende në proces e sipër, përkthyesi i veprës së Miranda Vickers, Xhevdet Shehu, tregon disa nga detajet e këtij botimi të ri. "Shqipëria një histori moderne", ashtu si edhe dy librat e botuar më parë, "Çështja shqiptare" dhe "Ç"po bëhet me çështjen çame", përcjell edhe një herë fakte të reja mbi historinë e vendit tonë. "Shqipëria një histori moderne" rrëfehet që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Ajo me shumë kujdes ka tentuar të kalojë nëpër të gjitha etapat e historisë sonë kombëtare. "Në libër, na vijnë shumë detaje e fakte për mënyrën se si janë sjellë qeveritë perëndimore me fatet e Shqipërisë. Fjala vjen, është shumë interesante dhe e paeksploruar asnjëherë deri në fund mënyra se si u copëtua territori shqiptar. Ajo tregon për rolet që kanë luajtur vende si Anglia, Rusia, Franca, Austro-Hungaria, (dashamirësit më të mëdhenj ndaj Shqipërisë, të cilët më shumë se kushdo kanë luftuar për trevat e shqiptarëve, duke shpëtuar aq sa patën mundësi), Italia e Greqia. Miranda na sjell një histori marramendëse të Shqipërisë në atë kohë, pa lënë mënjanë edhe përçarjet e mëdha të vetë shqiptarëve brenda për brenda", tregon për librin përkthyesi i veprës, Xhevdet Shehu. Ndër të tjera, studiuesja Miranda Vickers sjell në vëmendje një figurë si ajo e Esat Pashë Toptanit. "Ajo e përcjell atë si një tradhtar të madh të Shqipërisë, duke argumentuar gjithçka në bazë të dokumenteve serbe dhe ruse, si dhe angleze. Miranda rrëfen një portret më të spikatur të tij, e të njëjtën gjë bën edhe për figura si ajo e Ahmet Zogut e Enver Hoxhës. Duke e gjykuar paanshmërisht dhe me një realizëm tronditës figurën e Ahmet Zogut, Vickers nga njëra anë rrëfen për regjimin që ai vendosi dhe nga ana tjetër (sipas gjykimit të saj) kjo ishte një e keqe e nevojshme, pavarësisht atyre që solli mbretëria, ajo arriti të stabilizonte edhe pse për pak kohë Shqipërinë e çorientuar e të destabilizuar", vazhdon më tej ai. Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë. E duke lënë pas të shkuarën, për t"iu afruar të tashmes, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje gjatë përkthimit të librit Xhevdet Shehut është një parashikim i trishtueshëm i historianes e studiueses Miranda Vickers në lidhje me shqiptarët. Këto janë edhe faqet e fundit të "historisë sonë moderne"... "Miranda në një farë mënyre të dekurajon me parashikimin që bën. Pasi ka shtjelluar historinë e Shqipërisë që nga fillimi e deri në ditët e sotme (ngjarjet e fundit që përcillen në libër u përkisnin viteve 2006-2007), ajo parashikon se Shqipëria do të mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian vetëm pas vitit 2018. Vetëm pak kohë më parë mediat transmetuan lajmin se anëtarësimi në BE do të mund të ndodhte më 2015. Ajo e shtyn edhe tre vjet më vonë", vazhdon më tej Shehu, sipas të cilit parashikimi i Miranda Vikers si një studiuese skrupoloze e çështjeve ballkanike në përgjithësi e asaj shqiptare në veçanti, sigurisht që duhet marrë seriozisht, por kjo nuk do të thotë se çka thotë ajo është fundi i sigurt, pasi të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se jemi ne ata që e bëjmë fatin tonë, ndonëse shumë mirë e dimë se një pjesë e fajit për këtë është i yni, ne vazhdojmë të mbetemi më të vonuar. "Miranda Vickers e argumenton mjaft mirë përse shqiptarët kanë këtë fat të keq: në radhë të parë është trashëgimia jonë e së kaluarës, dhe kur flasim për këtë janë dy trashëgimi negative që na pengojnë të ecim përpara. Kështu është ajo pjesë që kemi trashëguar nga sundimi thuajse pesë shekullor i perandorisë osmane dhe pashmangshëm edhe për sundimin komunist që izoloi popullin shqiptar thuajse gjysmë shekulli. Këto, sipas studiueses Vickers, kanë krijuar një mentalitet, një mënyrë të jetuari për shqiptarët, që është regresive në atë çfarë kërkon bota perëndimore nga shqiptarët, për të ecur të sigurt drejt Bashkimit Evropian", thotë Shehu.
Miranda Vickers ndër të tjera thekson në libër se Shqipëria ka një simbol të trashëgimisë komuniste që janë bunkerët. Gjatë viteve të diktaturës, në mënyrën më paranojake të mundshme diktatori Enver Hoxha ndërtoi mbi 400 mijë bunkerë me një kosto të hatashme për Shqipërinë e vogël dhe të drobitur ekonomikisht. Tashmë regjimi komunist është lënë pas. Ka 18 vjet që i përket së shkuarës, por çuditërisht ndërsa bunkerët, ky simbol i diktaturës, po fshihen nga kujtesa dhe vështrimi i njerëzve për shkak të mbulesës me shkurre, ferra e gjethnaja, në Shqipëri po mbijeton mendësia dhe mentaliteti komunist, i cili është një nga faktorët regresivë që vendin e çojnë hapa para.
Por, me përfundimet e tyre, miqtë tanë, këta mendimtarë të mëdhenj si Miranda Vickers, apo bashkëpunëtori i saj James Pettifer, nuk kanë për qëllim të na shkurajojnë. "Ata duan të na thonë se na duhet shumë punë për të hyrë në rrugën e zhvillimit. Kjo kohë drejt së ardhmes sonë evropiane nuk është vetëm në dorën tonë, sepse fati ynë është i lidhur shumë ngushtë edhe me gjithë historinë rajonale të Ballkanit. Ne jemi të kushtëzuar me historinë e kombeve që kemi pranë", vazhdon më tej përkthyesi, sipas të cilit, këta studiues, të cilët kanë ndjekur hap pas hapit zhvillimet në vend, theksojnë se historia e Shqipërisë ka pasur ndryshime pozitive. Ka një zgjim ndërkombëtar të interesimit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një interesim për t"i dhënë zgjidhje asaj që quhet çështja shqiptare.
Të tilla vepra, të cilat hedhin dritë dhe sjellin në vëmendje fakte të reja e të panjohura, o ndoshta të thelluara më shumë, janë vepra prestigjioze, të cilat të bindin me largpamësinë e mendimit të tyre.
"Unë mendoj se Miranda Vickers është një autore me vlerë, që ka hyrë përfundimisht në fondin e kulturës dhe letërsisë sonë, pasi veprat që ajo përcjell kanë të bëjnë me historinë tonë, janë libra me peshë për kulturën tonë. Përveç anës historike, Miranda përqaset edhe me një mënyrë të shkruari, e cila është për t"u vlerësuar për sa i përket anës artistike. E të përkthesh për ta sjellë atë para publikut, ka sigurisht edhe vështirësitë e veta. Kjo letërsi e dokumentuar, sa e bukur aq edhe e vështirë është, sepse duke lënë mënjanë anën artistike, të tillë libra rrëfejnë edhe për personazhe të cilët nuk i përkasin vetëm të kaluarës. Ka nga ata që janë ende pjesë e së tashmes dhe nëse bën një gabim jo vetëm autori mban përgjegjësi, por edhe ai që e sjell librin në gjuhën vendase. "Po kjo është edhe e bukura e këtyre autorëve dhe e kësaj lloj letërsie. Ata sjellin detaje dhe të vërteta të reja historike mbi këto personazhe dhe ngjarje të cilat ne çuditërisht nuk i kemi ditur, megjithëse jemi shqiptarë dhe kalojmë çdo ditë të jetës sonë në këtë vend", shprehet Xhevdet Shehu, i cili përveçse përkthyes, është edhe gazetar. Përpara të tilla veprave që flasin hapur mbi gabimet e të mirat tona, që na bëjnë të përballemi me të vërteta e prapaskena tronditëse, ne duhet të hapim mirë sytë, në mënyrë që të mos përsëritim të shkuarën...
Esat Pashë Toptani
"Ajo e përcjell atë si një tradhtar të madh të Shqipërisë, duke argumentuar gjithçka në bazë të dokumenteve serbe dhe ruse, si dhe angleze. Miranda na rrëfen një portret më të spikatur të tij, e të njëjtën gjë bën edhe për figura si ajo e Ahmet Zogut e Enver Hoxhës. Duke e gjykuar paanshmërisht dhe me një realizëm tronditës figurën e Ahmet Zogut, Vickers nga njëra anë rrëfen për regjimin që ai vendosi dhe nga ana tjetër (sipas gjykimit të saj) kjo ishte një e keqe e nevojshme, pavarësisht atyre që solli mbretëria, ajo arriti të stabilizonte, edhe pse për pak kohë, Shqipërinë e çorientuar e të destabilizuar"
Bunkerët e diktaturës
Miranda Vickers ndër të tjera thekson në libër se Shqipëria ka një simbol të trashëgimisë komuniste që janë bunkerët. Gjatë viteve të diktaturës, në mënyrën më paranojake të mundshme diktatori Enver Hoxha ndërtoi mbi 400 mijë bunkerë me një kosto të hatashme për Shqipërinë e vogël dhe të drobitur ekonomikisht. Tashmë regjimi komunist është lënë pas. Ka 18 vjet që i përket së shkuarës, por çuditërisht ndërsa bunkerët, ky simbol i diktaturës, po fshihen nga kujtesa dhe vështrimi i njerëzve për shkak të mbulesës me shkurre, ferra e gjethnaja, në Shqipëri po mbijeton mendësia dhe mentaliteti komunist, i cili është një nga faktorët regresivë që vendin e çojnë hapa para.
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
K R E U I I I
SHTETET ILIRE
Në fundin e shek. V p.e. sonë ilirët hynë në rrugën e zhvillimit skllavopronar. Në shekujt që pasuan e deri në pushtimin romak krahinat më të përparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohën zhvillimin e tyre më të lartë shoqëror e politik të pavarur. Urbanizimi intensiv i kësaj treve dhe zhvillimi që mori, për pasojë, mënyra antike e prodhimit në shek. IV-III p.e. sonë çoi në krijimin e një shoqërie antike të mirëfilltë dhe në formimin e një vargu shtetesh ilire, të cilat u inkuadruan në qytetërimin e përparuar të botës mesdhetare.
Midis formacioneve shtetërore që u formuan në trevën e gjerë ilire, ai që arriti një shkallë të lartë të zhvillimit politik dhe që luajti një rol të shquar në ngjarjet politike të kohës qe Shteti Ilir apo Mbretëria Ilire. Që nga dukja e këtij shteti emrat ilir dhe Iliri morën, përveç kuptimit të gjerë etnik, edhe një kuptim të ngushtë politik, që u lidhën me fatet historike të këtij formacioni shtetëror dhe të popullsisë së tij, e cila në burimet e shkruara do të njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilirë të mirëfilltë). Në kohë të ndryshme Mbretëria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet që i imponuan rrethanat politike, në një territor të gjerë që përfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) në veri e deri te lumi Vjosa (Aous), në jug me një shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide në kufi me Maqedoninë dhe më në veri me Mbretërinë Dardane.
Në krahinat më jugore ilire u formua një shtet tjetër i rëndësishëm ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos në ngjarjet politike të fundit të shek. IV dhe të çerekut të parë të shek. III p.e. sonë. Në kohën e shtrirjes më të gjerë të tij, ai përfshinte tokat prej lumit Vjosa (Aous) e deri në gjirin e Artës
(Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnaninë, kurse nga lindja me Thesalinë e Maqedonisë.
Në këtë hapësirë kanë ekzistuar si formacione shtetërore të pavarura edhe një varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e të cilave u zhvillua herë në lidhje të ngushtë e herë në kundërshtim me atë të Shtetit Ilir dhe të atij të Epirit. Në rrethana të caktuara politike lindin gjithashtu formacione më pak të rëndësishme në formën e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinëve etj., që kanë një peshë më të vogël në historinë politike të Ilirisë.
Në krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbretëri të vogla ilire: e paionëve, e dardanëve dhe e athamanëve. E para shfaqet me një shkëlqim të shkurtër në shek. IV p.e. sonë për të rënë pastaj shpejt nën goditjet e politikës ekspansioniste të shtetit maqedon, kurse dy të fundit dalin në arenën politike në shek. III me një rol të parëndësishëm. Popullsitë ilire të krahinave të brendshme qendrore e veriore nuk njohën deri në fillim të erës sonë një organizim politik shtetëror; edhe në këtë kohë ato arritën të organizohen vetëm në federata fisnore, siç është rasti i dalmatëve ose i fiseve të tjera.
__________________
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
1. ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQËROR I ILIRËVE NË SHEK. IV P.E. SONË
Lindja e qyteteve dhe e jetës qytetare
Zhvillimi ekonomik e shoqëror i Ilirisë gjatë epokës së hekurit dhe veçanërisht gjatë shek. VII-V p.e. sonë kishte përgatitur kushtet për lindjen e qyteteve dhe të jetës qytetare. Siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazën e vendbanimeve të fortifikuara të epokës së hekurit dhe të qendrave protourbane që u krijuan si rezultat i zhvillimit të zejtarisë, të bujqësisë, të blegtorisë, si edhe të intensifikimit të marrëdhënieve të këmbimit me botën greke. Kjo dëshmohet nga prania e gjerë e qeramikës së importuar korinthike e jonike dhe më pas edhe nga prodhimet e kolonive greke në Dyrrah e në Apoloni, të cilat kishin hyrë në marrëdhënie të ngushta me prapatokën ilire. Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare ishte një dukuri me karakter ekonomik e shoqëror tërësisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisë antike të tregut që u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkëmbimi. Kjo është e lidhur me shkëputjen e plotë të zejtarisë nga bujqësia, me krijimin e mënyrës antike të prodhimit dhe me zbatimin e punës së skllavit në degët e ekonomisë.
Njoftimet më të hershme për ekzistencën e qyteteve në Iliri i takojnë mesit të shek. IV p.e. sonë. Historiani grek, Diodori, duke përshkruar fushatat e Filipit II kundër ilirëve thotë se mbreti i Maqedonisë « u lëshua mbi Ilirinë me një ushtri të fortë, plaçkiti vendin, nënshtroi shumë qytete të vogla dhe u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe ». Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmëruar athinasit për rrezikun që i kërcënonte nga mbreti maqedon, vë në dukje gjithashtu se « Filipi po fortifikonte qytete në Iliri ». Pak më vonë historianët grekë të shek. II p.e. sonë Ariani e Rufi përmendin me emër Polionin si qytet i Dasaretisë, kurse historiani i shek. IV p.e. sonë Theopompi përmend qytetin Oidanton. Më në fund nga të dhënat numizmatike të fillimit të shek. IV p.e. sonë mësojmë emrin e një qyteti të rëndësishëm ilir, Damastion. Kuptohet se origjinën e këtyre qyteteve, që janë të pranishme në mesin e shek. IV p.e. sonë, (një rast vërtetohet qysh në fillim të këtij shekulli), duhet ta kërkojmë pak më parë, d.m.th. në fundin e shek. V p.e. sonë.
Nuk dihet me saktësi se ç"paraqesin në vetvete këto qytete të hershme ilire. Dëshmitë e autorëve antikë, përveç faktit që kumtojnë ekzistencën e tyre, janë tepër të varfra për të ndihmuar që të rindërtohet pamja reale e këtyre qendrave urbane. Edhe nga pikëpamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime të tilla, nëpërmjet të cilave të dallohet qartë qyteti i kësaj kohe. Megjithatë, prej qyteteve antike, rrënojat e të cilave ruhen në vendin tonë, mund të pohohet se qyteti i mirëfilltë në Iliri formohet kryesisht gjatë shek. IV p.e. sonë. Në këtë kohë kemi edhe dëshmitë e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike.
Këto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara të epokës së hekurit, ngrihen mbi kodra të mbrojtura nga pikëpamja natyrore, por shtrihen me sipërfaqe relativisht më të gjera, që arrijnë deri në 10-20 ha. Muret e tyre rrethuese janë ndërtuar me një teknikë më të përparuar me blloqe shumëkëndëshe, trapezoidale; ato janë mjaft të fuqishme dhe me një bukuri të rrallë (Amantia, Klos, Çuka e Aitojt etj.), por sistemi i fortifikimit në përgjithësi është ende i thjeshtë; ai nuk njeh kullat, rolin e të cilave e luajnë deri diku kthesat me kënd të drejtë, që bën muri herë mbas here për arsye qëndrueshmërie; edhe portat në këtë sistem janë të pakta e me një mbrojtje më të dobët. Qytetet e mëdha zënë një pozitë qendrore në krahinën që zotërojnë dhe shtrihen në një hapësirë prej 30-40 ha, siç është rasti i Bylisit, i Antigonesë, i Lisit etj., dhe janë të mbrojtura me mure të fuqishme.
Duke folur për qytetet e kësaj kohe Diodori i quan ato me termin polisma, që do të thotë qytete të vogla, me sa duket ende në shkallën fillestare të zhvillimit të tyre. Demosteni, në shek. IV p.e. sonë përkundrazi, përdor termin poleis që do të thotë qytet. Ndryshimi që vërehet në termat e përdorur prej këtyre dy autorëve nuk duket të jetë i rastit; ai shpreh me sa duket një diferencim që u bëhet këtyre qendrave urbane ilire dhe që lidhet me karakterin e tyre. Pak dritë mbi këtë çështje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si « qytetin më të fortë » midis qyteteve të Dasaretisë. Duket se disa qytete kishin mundur të ecnin përpara dhe të dalloheshin prej të tjerave. Interes të veçantë paraqet në këtë drejtim Damastioni, i cili është dhe i pari qytet ilir që pret monedha. Burimet tregojnë se ky qytet gjendej në shpinë të zonës bregdetare, diku midis kësaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur për këtë Straboni në shekullin e parë shkruan kështu: « Pas Epidamnit dhe Apolonisë gjer te malet Keraune ndodhen bylinët, taulantët, parthinët dhe brygët; aty afër gjenden dhe minierat e argjendit në Damastion, mbi të cilat diestët vendosën sundimin e tyre, si dhe enkelejtë, të cilët i quajnë dasaretë; afër këtyre vijnë lynkestët...». Mungesa e të dhënave më të sigurta ka penguar që ky qytet të lokalizohet me saktësi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve të monedhave të tij, ai duhet kërkuar në krahinat e brendshme ilire, diku në lindje të Drinit të Sipërm.
Pasazhi i Strabonit ka një rëndësi të veçantë dhe për një fakt tjetër. Ai tregon se Damastioni qe një qytet që lindi dhe u zhvillua në një zonë të pasur me miniera, të cilat, me sa duket përbënin edhe bazën ekonomike të tij. Shfrytëzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisë së përpunimit të metaleve qenë degët kryesore të kësaj ekonomie. Karakteri i saj bëhet i qartë edhe nga simbolet që mbajnë monedhat e qytetit, të cilat paraqesin midis të tjerash çekanin e minatorit dhe shufrat metalike. Damastioni është, kështu, shembulli i një qyteti zejtar të përparuar të kësaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet në burimet, jo vetëm si qyteti më i fortë midis qyteteve të Dasaretisë, por edhe si kryeqendër apo qendër rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundësi që qytetet e tjera më të vogla, ato që Diodori i quan polisma, do të kenë qenë qendra njësish gjeografiko-ekonomike, ku do të ketë mbisunduar ekonomia bujqësore-blegtorale me ndonjë degë të kufizuar të zejtarisë.
Zejtaria, bujqësia e blegtoria
Lindja e qyteteve i dha një shtytje të re zhvillimit të degëve të ndryshme të ekonomisë ilire. Zejtarinë e shfrytëzimit të minierave dhe të përpunimit të metaleve ilirët e njihnin dhe më parë, por asnjëherë si tani ajo nuk paraqitet si degë e veçantë e një qyteti, siç është rasti i Damastionit. Në shek. IV në zejtarinë e punimit të metaleve nuk vihet re ende ndonjë ndryshim cilësor, fjala vjen në punimin e veglave të punës, të armëve apo të zbukurimeve, në krahasim me shekujt pararendës. Por tani mund të flitet për një veprimtari më të gjerë e më intensive si në shfrytëzimin e minierave, ashtu edhe në prodhimtarinë e degëve të veçanta të zejtarisë metalpunuese. Bie në sy në mënyrë të veçantë rritja e prodhimit të armëve, që përbëjnë në këtë kohë gjetjet më të shumta nëpër nekropolet në krahasim me zbukurimet. Megjithatë, nuk pati ndonjë përparim, në fushën e zejtarisë së prodhimit qeramik, madje importi e dobësoi për një kohë këtë degë të zejtarisë ilire.
Ndërkaq në fushën e ndërtimeve ndodh një revolucion i vërtetë. Mjeshtrat e ndërtimit shquhen në shek. IV për aftësitë e tyre arkitektonike e teknike dhe për njohuritë e thella në fushën e artit të fortifikimeve, që i zbatonin në nivelin më të përparuar të kohës, ashtu si në shumë vise të tjera të botës mesdhetare. Muret rrethuese të qyteteve të ndërtuara në stilin poligonal janë dëshmia më e qartë e arritjeve në këtë fushë. Të dhënat për bujqësinë dhe blegtorinë e ilirëve për shek. IV janë të varfra. Autorët bashkëkohës, si Aristoteli, Skymni, Ariani etj., nuk bëjnë tjetër veçse përsërisin Hekateun, për shkak të njohjes ende të pamjaftueshme të Ilirisë; megjithatë Iliria për autorët grekë ishte vendi i një bujqësie e blegtorie të zhvilluar, tokat pjellore të së cilës shfrytëzoheshin vende- vende në mënyrë intensive dhe që krahas kulturave bujqësore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), në kullotat e pasura rritnin bagëti të mira të racës. Të dhënat arkeologjike i vërtetojnë këto njoftime. Parmenda e paraqitur në buzët e një pitosi gjetur në fushën e Korçës, si dhe figurat simbolike të paraqitura në monedhat e Dyrrahut e të Apolonisë, apo në monumentet varrimore të kohës, si kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollëkut, simbol i pjellorisë dhe i begatisë, u bëjnë jehonë pasurive të tokës ilire dhe zhvillimit që kishin marrë bujqësia e blegtoria ilire në këtë kohë.
Tregtia dhe qarkullimi monetar
Si rrjedhim i zhvillimit të zejtarisë dhe të degëve të tjera të ekonomisë ilire u zgjeruan shkëmbimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike dëshmojnë për një shtrirje të gjerë të prodhimeve të zejtarisë ilire. Tipat standardë të armëve, të zbukurimeve dhe të enëve prej balte që përsëriten në gjetjet nga një krahinë në tjetrën, dëshmojnë për marrëdhënie intensive midis popullsisë së krahinave të ndryshme dhe për një zhvillim të konsiderueshëm të këmbimeve midis tyre. Një zhvillim më të gjerë morën në këtë kohë shkëmbimet me botën greke. Jo më kot pasuritë minerale dhe disa prodhime bujqësore tërhoqën vëmendjen e autorëve antikë të kësaj kohe. Duket se këto prodhime ishin ndër artikujt kryesorë të eksportit ilir. Një vend me rëndësi zinin këmbimet me kolonitë greke të bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkidës, të cilat merrnin nga Damastioni argjendin për prerjen e monedhave të tyre, kurse nga tokat e afërta të Atintanisë serën, që u duhej për ndërtimin e anijeve dhe lyerjen e enëve të transportit. Kundrejt tyre ilirët merrnin prodhime luksi të artizanatit grek, midis të tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve të Dyrrahut e të Apolonisë, enët e këtyre qendrave janë gjetje jo të rralla në vendbanimet e zonës bregdetare. Por ato fillojnë të duken më dendur edhe në krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe në luginën e mesme të Drinit, në afërsi të Kukësit e të Krumës. Këto prodhime arrijnë këtu nëpërmjet rrugëve tregtare të shkelura qysh në shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikënisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe të Egjeut.
Monedhat e argjendit përdoren gjerësisht si ekuivalent shkëmbimi. Në krahinat bregdetare gjejnë një përhapje të madhe monedhat e Dyrrahut e të Apolonisë, kurse në ato të brendshme dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojnë se kjo monedhë qarkulloi në një zonë të gjerë që përfshinte krahinën e diestëve, penestëve dhe pjesërisht atë të lynkestëve. Prerja dhe hedhja në treg e monedhave nga një qytet ilir si Damastioni është një fakt me rëndësi të veçantë. Ai tregon se tani, në pjesën e parë të shek. IV p.e. sonë, krahas Dyrrahut dhe Apolonisë, të cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek. V p.e. sonë kishin mbuluar krahinat e afërta të ultësirës bregdetare dhe i kishin tërhequr ato në orbitën e marrëdhënieve skllavopronare, një qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bë qendër e rëndësishme ekonomike e krahinave të brendshme. Ai hodhi në treg monedhën e vet dhe me këtë shënoi shtrirjen e mëtejshme të sistemit monetar në krahinat e brendshme të Ilirisë Jugore. Ekonomia monetare theu kështu dhe në këtë pjesë të Ilirisë ekonominë e prapambetur natyrore, për t"i hapur rrugën një sistemi të ri ekonomik, skllavopronarisë.
Vendosja e skllavopronarisë
Me lindjen e qyteteve u krijua edhe një popullsi qytetare, e cila më parë nuk njihej. Burimet nuk e bëjnë të qartë përbërjen dhe karakterin e kësaj popullsie, por meqë qytetet ishin qendra ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre përbëhej nga masa e gjerë e prodhuesve zejtarë, bujq e blegtorë, nga pronarët e punishteve zejtare, tregtarët dhe aristokracia e vjetër fisnore që përbënte parinë e qytetit. Si e tillë, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar në shtresa shoqërore, me interesa të ndryshme. Prej tyre, pronarët e punishteve dhe tregtarët formonin shtresën e re të pasuruar, e cila zhvendos përfundimisht në plan të dytë aristokracinë e vjetër fisnore. Si qendra ekonomike e politike më vete qytetet i rrethonte një popullsi fshatare e lidhur me ta nëpërmjet interesave ekonomikë të ndërsjelltë. Në burimet këto popullsi njihen akoma si fise të mëdha apo të vogla, por fisi nuk ka më kuptimin e tij klasik. Vetë dukja e qyteteve dhe prerja e qarkullimi i monedhave janë elemente që nuk pajtohen me rendin fisnor, ato i japin bashkësisë një përmbajtje të re nga pikëpamja e marrëdhënieve ekonomike e shoqërore.
Ashtu si në Maqedoni, edhe në Epirin fqinjë të kësaj kohe, shumica e popullsisë në Iliri jetonte në fshatra; qytetet ishin ende në numër të vogël. Masën kryesore të kësaj popullsie e formonte fshatarësia e lirë, por burimet bëjnë fjalë edhe për një popullsi fshatare të varur. Theopompi në veprën e tij « Filipika » shkruan se « ardianët kanë 300 mijë prospelatë si helotë... ». Me prospelatë autorët e vjetër kuptonin një popullsi të varur që merrej me punimin e tokës dhe që u jepte zotëruesve të saj si detyrim një pjesë të prodhimit. Duke i krahasuar prospelatët e ardianëve me helotët e Spartës, Theopompi e përcakton edhe më mirë gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe këta ishin, sikurse helotët, një popullsi e nënshtruar që pas pushtimit ishin shpronësuar dhe ishin kthyer në gjendje vartësie. Nuk kemi prova nëse kjo ishte një popullsi e huaj apo një fis tjetër ilir që pësoi këtë fat; numri i tyre gjithashtu duhet të jetë i tepruar, por mbetet i padiskutueshëm fakti që kemi të bëjmë me një masë popullsie mbi të cilën ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.
Midis ilirëve ky nuk ishte një fenomen i veçantë për ardianët. Një shekull më vonë Agatharkidi në veprën e tij « Evropaikon » do të pohojë se « dardanët kanë kaq shumë skllevër (ai i quan këta me emrin « dullos »), sa dikush kishte 1 000, kurse të tjerë edhe më shumë. Secili nga këta në kohë paqeje punon tokën, kurse në kohë lufte merr pjesë në ushtri duke pasur si prijës zotin (« despotes ») e tij ». Edhe pse Agatharkidi përdor termin dullos, shpjegimet e mëtejshme e bëjnë të qartë se kemi të bëjmë me një popullsi të tipit të prospelatëve ardianë. Nuk ka asnjë dyshim që termi « dullos » përdoret këtu me kuptimin më të gjerë, ashtu sikurse ndodh shpesh që autorët antikë i quajnë helotët « dullë të lakeldemonëve ». Një rast tjetër është ai që përmend Atheneu, për penestët. Sipas tij « thesalët quajnë penestë jo ata që lindin skllevër, por ata që shtihen në dorë me anë të luftës ». Dihet se me emrin penestë quhej një fis i tërë në territorin e Mbretërisë Ilire. Përkufizimi i Atheneut të çon në përfundimin se popullsia e këtij fisi duhet të ketë qenë e ngjashme nga pikëpamja e gjendjes shoqërore me prospelatët e ardianëve dhe dullët e dardanëve.
Prania e një popullsie të tillë të varur e të shfrytëzuar ekonomikisht midis ilirëve, është një dëshmi e rëndësishme për të përcaktuar karakterin dhe strukturën e shoqërisë ilire. Siç tregojnë të dhënat e autorëve antikë, popullsia e varur e tipit prospelatë-helotë-penestë përfaqësonte në këtë kohë në Iliri një formë të hershme të skllavërisë që ekzistonte në disa nga popullsitë kryesore ilire. Kjo kategori njerëzish përdorej në masë në punimet bujqësore dhe mbase edhe në shfrytëzimin e minierave. Zotërit e tyre (despotët) duket se banonin në qendrat e vogla të fortifikuara ose në qytete. Kohën më të madhe ata e kalonin në luftëra dhe jo rrallë me dëfrime. Theopompi na thotë se sunduesit e prospelatëve ardianë « çdo ditë deheshin, bënin mbledhje dhe shtroheshin në gosti, të dhënë pas të ngrënit e të pirit ». Pjesën tjetër të popullsisë e përbënte masa e fshatarëve të lirë që luante, me sa duket, ende një rol kryesor në prodhimin shoqëror.
Përveç përfitimit nga puna e popullsisë vendase, shtresa e pasur siguronte të mira materiale nëpërmjet grabitjes kolektive të popujve fqinjë me anë të luftërave. Tributet e përvitshme që detyroheshin të paguanin popujt e nënshtruar tregojnë se këto grabitje kryheshin në mënyrë sistematike. Kështu në shek. IV p.e. sonë, shoqëria ilire paraqitet si një shoqëri e ndarë në klasa e shtresa shoqërore. Kjo shoqëri njihte atëherë format e hershme të varësisë skllavopronare, prandaj edhe ishte një shoqëri skllavopronare. Lindja e qyteteve ndihmoi për thellimin e diferencimit shoqëror, sepse duke u bërë qendra të rëndësishme të zejtarisë dhe të tregtisë ato i dhanë hov rritjes së prodhimit, shkëmbimit me para dhe shfrytëzimit të punës së huaj. Pa mbivlerësuar peshën dhe rolin e qytetit ilir në këtë periudhë të hershme mund të thuhet se ai vepron jo vetëm si bartës i skllavopronarisë, por edhe si përçues i saj në botën fshatare që e rrethon. E lidhur me qytetin me anë të marrëdhënieve ekonomike dhe e varur prej tij përmes këtyre marrëdhënieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo që ndodhej rreth qyteteve nuk është më bota e organizimit fisnor. Ajo njeh tani marrëdhënie vartësie në formën e skllavërisë së tipit helot. Kështu, në shek. IV qyteti ilir na paraqitet me një rol e peshë të ndjeshme në jetën ekonomike e shoqërore të Ilirisë. Si i tillë ai shërbeu si bazë e organizimit politik shtetëror.
__________________
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 12-02-2008 më 19:18.
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
2. MBRETËRIA E PARË ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT
(FILLIMI I SHEK. IV-335 P.E. SONË)
Ardhja në fuqi e Bardhylit
Shekulli i ri, i katërt, i gjen përsëri ilirët në konflikt me fqinjët e tyre maqedonë për çështjen e Lynkestisë. Në vitet e fundit të sundimit të mbretit maqedon, Arhelaut, në kapërcyell të shekullit, u zhvillua një luftë e re midis ilirëve dhe maqedonëve për këtë krahinë. Në këtë luftë mbreti i lynkestëve, Arrabeu, kishte si aleat mbretin Syra. Aristoteli, që e përmend këtë fakt, nuk e cilëson origjinën etnike të Syras, por burimet e tjera e bëjnë të qartë se ai ishte mbreti i ilirëve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka të ngjarë ta ketë zanafillën e saj në ngjarjet e vitit 423 p.e. sonë dhe duket se ka qenë përforcuar me një martesë dinastike midis Syras dhe një vajze të Arrabeut. Rezultatet e kësaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e mëpastajme tregojnë se nuk ndodhi ndonjë ndryshim në gjendjen ekzistuese.
Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e. sonë), shënoi për Maqedoninë fillimin e një periudhe trazirash që zgjatën katër dekada me radhë. Kontradiktat e brendshme që u bënë shkak për këtë vrasje dhe për intrigat e mëvonshme dinastike,krijuan rast për hapjen e konflikteve midis Maqedonisë dhe fqinjëve të saj. Në fillim të sundimit të Amyntës II, që pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti një zgjidhje. Martesa e Amyntës me një bijë të mbretit Syra, të quajtur Eurydike, që ishte në të njëjtën kohë edhe mbesë e Arrabeut, fsheh në vetvete faktin që midis ilirëve e maqedonëve ishte arritur një marrëveshje pajtimi për çështjen e lynkestëve.
Por kjo gjendje nuk zgjati shumë. Ilirët, interesat e të cilëve ishin ndeshur prej kohësh me ato të Maqedonisë në Lynkesti, ishin të interesuar për dobësimin e mëtejshëm të Maqedonisë dhe jo për pajtim. Rasti i volitshëm për ta arritur këtë qëllim paraqitet pikërisht tani, që Maqedoninë e kishte pushtuar vala e turbullirave të brendshme. Në vitin 393 p.e. sonë, ilirët u dyndën në Maqedoni, pushtuan një pjesë të saj dhe pasi dëbuan Amyntën, vendosën në fron një farë Argeu, që thuhet se zbriste prej dinastisë së lynkestëve. Nën presionin e pushtimit ilir, një pjesë e tokave të Maqedonisë Lindore me pëlqimin e mbretit të rrëzuar hyri në Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua në Thesali dhe vetëm pas dy vjetësh mërgimi, ai mundi të kthehej në vend me ndihmën e thesalëve, të cilët preferonin më mirë sundimin e tij se atë të Argeut që përkrahej nga ilirët. Paqen me ilirët ai qe detyruar ta blinte me një tribut vjetor që do t"ua paguante atyre.
Rrethanat në të cilat ndodhi ky ndryshim në marrëdhëniet e vendosura së fundi midis ilirëve dhe maqedonëve nuk janë të qarta. Dihet vetëm se ngjarjet e mëpastajme nuk janë të lidhura me Syran, por me emrin e një mbreti të ri ilir, të quajtur Bardhyl. Megjithëse emri i tij shfaqet në burimet shumë më vonë, në ngjarjet e vitit 359 p.e. sonë, prapë se prapë duket se ai i udhëhiqte ilirët shumë kohë përpara. Sipas këtyre burimeve Bardhyli jetoi një kohë të gjatë dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e. sonë), ose pak më vonë, ishte në një moshë të thyer, 90 vjeçare. Interes të veçantë lidhur me figurën e tij kanë lajmet që e paraqesin si një mbret me prejardhje të ulët, në fillim qymyrxhi e pastaj kryengritës (latro), që e pat fituar pushtetin me forcë dhe që gëzonte simpatinë e luftëtarëve, meqenëse në ndarjen e plaçkës ishte i drejtë e i paanshëm. Këto njoftime e paraqesin atë jo si një trashëgimtar të Syras, por si një përmbysës të tij. Vetëm duke pranuar këtë fakt, mund t"i jepet një shpjegim ndryshimit që ndodhi në marrëdhëniet e ilirëve me maqedonët në vitin 393 p.e. sonë. Duket se në Iliri forca të reja, në të cilat rol të rëndësishëm ka pasur Bardhyli, e kundërshtuan marrëveshjen me Amyntën II, rrëzuan Syrën dhe invaduan Maqedoninë. Pra, duhet të ketë qenë Bardhyli ai që udhëhoqi ilirët në fushatën e vitit 393 p.e. sonë kundër Amyntës dhe e detyroi atë t"i paguante tribut vjetor. Qe përsëri ai që theu përpjekjet e Aleksandrit II në vitin 369 dhe të Perdikës III më 360 p.e. sonë për t"u çliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikës përfundoi me dështim të plotë. Ai mbeti në fushën e betejës së bashku me 4 000 maqedonë të tjerë. Kjo qe humbja më e rëndë që pësuan maqedonët në vargun e përpjekjeve të tyre për t"u çliruar nga ilirët.
Gjatë gjysmës së parë të shek. IV p.e. sonë burimet përmendin edhe një ngjarje tjetër me rëndësi. Në vitin 385 p.e. sonë ilirët përfunduan një aleancë me tiranin e Syrakuzës, Dionizin. Ndërmjetës për këtë u bë mbreti i molosëve, Alketa, i cili qe dëbuar nga vendi i tij prej partisë filospartane dhe qe strehuar në Sirakuzë. Qëllimi i marrëveshjes ishte rivendosja e Alketës në fronin molos. Të dyja palët qenë të interesuara për këtë, sepse ilirëve kjo aleancë u siguronte dobësimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht të atij maqedon në Epir, kurse Dionizit i jepte mundësi të forconte pozitat e tregtisë sirakuzane në brigjet e Adriatikut e të Jonit. Në tregimin e tij Diodori vinte në dukje se Dionizi u dërgoi ilirëve një ndihmë ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 armë « meqenëse ilirët ishin në luftë ». Por nuk thotë se me cilët luftonin ilirët në këtë kohë. Është supozuar se Diodori e ka fjalën për luftën që përfundoi me dëbimin e Amyntës, por kjo ngjarje me të drejtë është datuar në vitin 393 dhe jo më 385. Nuk qëndron as pikëpamja se ilirët qenë duke luftuar me molosët, kur Dionizi u dërgoi ndihmën dhe se ky e shfrytëzoi këtë luftë vetëm për të kthyer Alketën. Vetë Diodori e ka sqaruar këtë fakt kur pohon se ilirët hynë në Epir pasi u erdhi kjo ndihmë dhe « pasi mblodhën një fuqi të madhe ». Në këtë rast duhet të jetë fjala për faktin se ilirët ishin në gjendje lufte pothuajse të pandërprerë me fqinjët e tyre, maqedonët. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtësonte pak ilirët nga kjo barrë. Ky fakt dhe pjesëmarrja aktive në aksion kundër molosëve për të sjellë në fronin e tyre Alketën e vuri Sirakuzën në pozitën e aleatit të ilirëve kundër armiqve tradicionalë të tyre, maqedonëve. Megjithatë forcat kryesore në këtë aksion ishin ato ilire; ushtarëve të Dionizit nuk iu caktua ndonjë rol i pavarur, përkundrazi Diodori thotë se « ushtrinë që u erdhi në ndihmë ilirët e përzien me trupat e tyre ». Ndërmarrja përfundoi me sukses të plotë. Në betejën e rreptë që u zhvillua ilirët dolën fitues dhe molosët lanë në fushën e luftës shumë të vrarë. Ndihma që u dërguan spartanët nuk u solli ndonjë dobi molosëve dhe Alketa zuri përsëri fronin e vet në Mbretërinë Molose. Kjo ngjarje sqaron politikën që Bardhyli ndiqte me fqinjët perëndimorë. Me sa duket, aleanca me Syrakuzën ishte për të një mbështetje e shëndoshë në luftën kundër Maqedonisë.
Fushata maqedone kundër Mbretërisë Ilire
Në vitin 359 Maqedonia mundi të dalë përsëri në fushë të betejës kundër ilirëve, por tani ajo e kishte kapërcyer gjendjen e kaosit të brendshëm politik dhe kishte mënjanuar rrezikun e sulmit nga kundërshtarët e tjerë. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatën kundër Mbretërisë Ilire pasi ishte pajtuar me Athinën dhe kishte larguar rrezikun trak e paion. I çliruar, në këtë mënyrë, Filipi u sul kundër ilirëve me një ushtri të madhe, të përbërë prej 10 000 këmbësorësh të armatosur rëndë dhe 600 kalorësish. Bardhyli i doli përpara armikut me një ushtri po kaq të madhe, 10 000 këmbësorë të zgjedhur dhe 500 kalorës. Megjithatë, mbreti plak e çmoi këtë radhë të pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonët dhe bëri përpjekje për marrëveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht që të dy palët të mbanin qytetet që kishin në zotërim në atë kohë; Filipi nuk e pranoi dhe kërkoi që ilirët t"i lironin të gjitha qytetet që i kishin pushtuar Maqedonisë. Meqenëse nuk u arrit marrëveshja, filloi përleshja. Të dy ushtritë u ndeshën me ashpërsi të madhe. Ushtria ilire i përballoi për mjaft kohë sulmet e armikut. Goditjeve të falangës maqedone Bardhyli u kundërvuri formacionin luftarak me radhë të shtrënguara në trajtë kuadrati.
« Në krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njëra, as nga tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, sepse të dy ushtritë luftuan me një trimëri të rrallë. Nga të dy anët u vranë shumë veta dhe ca më shumë u plagosën ». Megjithëse maqedonët e fituan më në fund betejën, Filipi e pa se nuk qe në gjendje ta ndiqte armikun. Më vonë ilirët dërguan përfaqësues dhe përfunduan paqen, pasi liruan të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Diodori bën të qartë edhe faktin se për cilat toka ishte fjala, kur thotë se, pasi i vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid, Filipi u kthye në Maqedoni. Me këtë betejë, ai zgjidhi përfundimisht çështjen e Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në favor të Maqedonisë. Në kushtet e krijuara rishtas ilirët u përpoqën të dilnin nga gjendja e krijuar duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë. Në vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në jug, kundër molosëve, të cilët ndërkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar që t"i shkëpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi në një qëndresë të fortë dhe u detyrua të tërhiqej. Në vitin 356 p.e. sonë ky synim u përsërit në përpjekjen për një aleancë të gjerë antimaqedone. Këtë ngjarje Diodori e përshkruan kështu: « tre mbretër, ai i Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin bashkuar për të sulmuar Filipin. Këta mbretër fqinjë e shikonin tërë smirë rritjen e fuqisë së Filipit dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë për ta luftuar veçmas, u lidhën ndërmjet tyre me shpresë që t"ia arrinin më lehtë qëllimit ». Por ata ishin të zënë me grumbullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vërtetohet edhe me një mbishkrim atik, që përkujton përfundimin e një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të përmendur më lart. Në këtë akt zyrtar mbreti i ilirëve quhet Grabo. Midis mendimeve të ndryshme që janë shfaqur rreth figurës së tij, duket më i pranueshëm supozimi sipas të cilit Grabo ka qenë pasardhës i Bardhylit, që në këtë kohë duhet të ketë vdekur.
Frenimi që arriti t"u bënte ilirëve nuk e kënaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten të qetë sidomos kur lufta për vendosjen e hegjemonisë maqedone në Greqi kërkonte gjithë energjitë dhe forcat e tij. Për t"u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte këtë shtet në pozita mbrojtjeje. Prandaj, në vitin 344 p.e. sonë, e sulmoi përsëri Ilirinë me një ushtri të fortë. Këtë radhë ilirët udhëhiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bënë një qëndresë të ashpër dhe i shkaktuan armikut humbje të rënda. Vetë Filipi mbeti i plagosur dhe në fushën e betejës ranë shumë nga rrethi i tij i afërm. Megjithatë, ai mundi të hyjë në Iliri dhe të pushtojë disa qytete, të cilat më vonë i fortifikoi dhe vendosi në to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe. Në burimet nuk thuhet se deri ku mundi të ketë arritur dhe për cilën pjesë të vendit është fjala kur flitet për qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se në bregdet nuk mundi të dalë. Ka të ngjarë që ai të ketë vënë dorë mbi një pjesë të krahinës së banuar nga fisi i dasaretëve dhe si kufi të kenë shërbyer ato që në burimet quhen malet e Ilirisë ose të taulantëve dhe që mund të identifikohen me vargun e maleve të Polisit, të Kamjes dhe të Ostrovicës.
__________________
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
Kryengritja e vitit 335 p.e. sonë
Pas vdekjes së Filipit II, ilirët e krahinave të nënshtruara ngritën krye në vitin 355 p.e. sonë kundër pasardhësit të tij, Aleksandrit, kur ky ndodhej larg vendit, duke luftuar me tribalët dhe popullsi të tjera veriore. Këtu Aleksandrit i erdhi lajmi i kësaj lëvizjeje në Iliri. Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkëputur prej tij dhe me të ishte bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilirëve taulantë. Si mësoi se Kliti kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij kundër këtij qyteti. Rufi dhe Ariani që bëjnë fjalë për këtë ngjarje, përshkruajnë me hollësi pozicionin e qytetit, vendosjen e forcave kundërshtare dhe stratagjemat që përdorën të dyja palët. Sipas tyre Pelioni ishte një qytet i Dasaretisë, buzë lumit Eordai, dhe më i forti në këtë vend. Ushtria ilire ishte ndarë në dy pjesë: garnizoni që mbronte qytetin dhe repartet e lëvizshme që kishin zënë rrugët dhe majat përqark tij. Aleksandri vendosi t"i shkëpusë lidhjet midis tyre; ngriti lëmin pranë qytetit dhe filloi ndërtimin e një muri që do të pengonte garnizonin të dilte për të marrë pjesë në luftimet e jashtme.
Mbërritja e befasishme e Glaukisë me një ushtri taulantësh e vuri ushtrinë maqedone në pozitë të vështirë dhe vetëm në sajë të një manovre të shpejtë, Aleksandri mundi të tërhiqte pa humbje të mëdha trupat e veta. Por ilirët nuk ditën ta shfrytëzonin fitoren. Duke besuar në një sukses të plotë, ata e lanë ushtrinë e tyre pranë Pelionit në shkujdesje. Kjo i dha mundësi Aleksandrit, që tri ditë pas tërheqjes, të kthehej fshehtas përsëri në fushën e betejës dhe ta godiste natën ushtrinë ilire. Pasi pësoi humbje të mëdha, masa kryesore e ushtrisë ilire u tërhoq në malet e taulantëve. Vetë Kliti, pas dështimit të kryengritjes u mërgua në vendin e taulantëve, ndërsa garnizoni u largua duke i vënë zjarrin qytetit. Deri në prag të kryengritjes duket se Kliti sundonte në mbretërinë e tij të dobësuar, duke njohur sovranitetin e mbretit maqedon. Kjo të paktën mund të nënkuptohet nga shprehja e Arianit që thotë se ai « u shkëput » prej Aleksandrit, kur e njoftuan për fillimin e kryengritjes. Por në burimet nuk thuhet se cila qe gjendja juridike që u vendos në këtë pjesë të Ilirisë pas largimit të Klitit. Aleksandri duket se u kënaq me rivendosjen e gjendjes së mëparshme në këtë pjesë të shtetit të tij dhe nuk e vazhdoi më tej konfliktin me ilirët; telashe të tjera e prisnin në Greqi. Taulantët, të cilët Filipi nuk kishte mundur t"i shkelte, paraqiten në këtë konflikt si një fuqi më vete dhe me një mbret të tyre. Tokat e këtij fisi përbënin siç duket atë pjesë të Mbretërisë Ilire që kishte mbetur e pavarur.
Organizimi politik i Mbretërisë Ilire
Gjatë veprimtarisë së tij tridhjetëvjeçare deri në vitin 360 p.e. sonë Bardhyli e kishte rritur pushtetin e vet dhe kishte krijuar një mbretëri të fortë. Pellgu rreth liqenit Lyhnid ishte krahina ku u zhvilluan ngjarjet e rëndësishme të gjysmës së parë të shek. IV, por kjo krahinë nuk mund të identifikohet me territorin e shtetit ilir, shtrirja e plotë e të cilit është vështirë të rindërtohet. Sidoqoftë ai na paraqitet si një forcë që ishte në gjendje t"i kundërvihej me sukses Maqedonisë. Kuptohet vetiu që si i tillë ai përbënte një njësi të paktën të barabartë me të, si nga pikëpamja e territorit, ashtu edhe e forcës së gjallë njerëzore. Si rrjedhim, krahina të tjera të Ilirisë së Jugut, pa përjashtuar ultësirën bregdetare, duhet të kenë bërë pjesë në këtë njësi.
Organizimi politik i këtij formacioni shtetëror nuk njihet mirë. Bardhyli quhet prej autorëve antikë « mbret i ilirëve »; po kështu emërtohen dhe pasardhësit e tij. Kjo lejon që ky formacion të konsiderohet si një mbretëri, e cila nuk kishte marrë ende tiparet e qarta të një monarkie. Vetë Bardhyli, në fillimet e tij na paraqitet si një prijës i thjeshtë ushtarak që respekton shumë zakone të rendit fisnor. Duket më e besueshme, që mbretëria e tij të ketë qenë në fillim një bashkim i thjeshtë bashkësish ilire, të cilat i lidhnin interesa ekonomike dhe politike, në radhë të parë interesi i mbrojtjes nga rreziku i jashtëm. Çdo bashkësi kishte në krye mbretin e vet të vogël që njihte sovranitetin e mbretit të federatës dhe i nënshtrohej atij.
Me kalimin e kohës, autoriteti dhe pushteti i Bardhylit si mbret u rrit e u forcua së tepërmi. Ky pushtet mbështetej në forcat e armatosura. Në vitet 60 të shek. IV p.e. sonë, ai kishte një ushtri të rregullt, me një organizim dhe taktikë luftarake të përparuar. Kjo ushtri formohej nga një këmbësori e organizuar dhe e armatosur mirë që përbënte bazën e forcave të armatosura dhe nga kaloria, e cila, megjithëse e vogël në numër, ekzistonte si njësi më vete me cilësinë e një force të manovrueshme goditëse.
Ngjarjet politike që jetoi Mbretëria Ilire e kohës së Bardhylit dhe e pasardhësve të tij tregojnë gjithashtu se ajo përfaqësonte një forcë serioze. Veprimet e saj nuk janë të shkëputura, por gjejnë vend në kuadrin politik të kohës dhe janë shprehje e një qëndrimi që ka si objektiv të qartë dobësimin e kundërshtarit kryesor dhe forcimin e pozitave të veta në raport me shtetet fqinje. Kjo politikë mbështetej në marrëveshje e aleanca politike e ushtarake. Nuk mund të përfytyrohet dot një organizim fisnor apo një demokraci ushtarake që të luajë një rol kaq aktiv në situatën ndërkombëtare dhe të ketë pikësynime kaq të qarta politike, të cilat kërkonin përqendrim forcash e mjetesh, siç është rasti i Mbretërisë Ilire të kësaj kohe. Një veprimtari kaq e gjerë dhe kaq e guximshme në politikën e jashtme mund të ketë vend vetëm në kushtet e një organizimi shtetëror.
Por nuk duhet të kujtojmë se shteti ilir i kësaj kohe ishte një organizëm i përkryer që u përgjigjej të gjitha kërkesave të këtij nocioni në kuptimin e plotë të fjalës. Megjithatë ai kishte tiparet thelbësore që i duhen një shteti: territorin, ndarjen territoriale të popullsisë sipas njësive gjeografike-etnografike dhe pushtetin publik në duart e klasës sunduese. Struktura social-ekonomike e krijuar në gjirin e shoqërisë ilire të kësaj kohe çoi gradualisht në lindjen e këtij shteti, si një mjet që i duhej klasës sunduese për të nënshtruar shtresat e tjera dhe për të mbrojtur interesat e saj. Nuk mund të detyrohej masa e madhe e prospelatëve- dulle të punonte për pjesën tjetër të shoqërisë ilire, për despotët pa një aparat shtrëngimi të përhershëm siç ishte aparati shtetëror. Kjo përbënte funksionin kryesor të brendshëm të shtetit ilir. Karakteri i shtetit shprehet edhe në funksionin e jashtëm që realizohet nëpërmjet ndeshjeve me popujt fqinjë me anë të fushatave pushtuese dhe ngarkimit të tyre me tribute. Shteti ilir ndodhej në stadin e tij fillestar dhe karakterizohej nga mbeturina të theksuara të rendit fisnor që gjenin shprehje në anë të veçanta të jetës shoqërore. Por qytetet dhe popullsia e tyre, që përbënin bazën themelore ekonomike e shoqërore të tij, kishin marrë një zhvillim të dukshëm. Pozita dhe roli i tyre në jetën politike u bë më i qartë në periudhat e mëpastajme, dora-dorës me zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë antike ilire.
Shteti ilir lindi si rezultat i zhvillimit të brendshëm të forcave prodhuese në Ilirinë e Jugut. Procesi i lindjes dhe i formimit të tij përkon me periudhën e sundimit të mbretit Bardhyl; ai mund të konsiderohet edhe si themeluesi i shtetit ilir. Luftërat me Maqedoninë qenë, nga ana tjetër, një faktor i jashtëm me rëndësi që e shpejtoi këtë proces. Dështimi i përkohshëm në luftërat me Filipin II dhe Aleksandrin nuk e ndërpreu jetën shtetërore të ilirëve. Këto luftëra përbëjnë vetëm një episod të shkurtër politik që nuk e ndali këtë proces të thellë shoqëror në Iliri. Shteti ilir lindi brenda territorit, të cilin e banonin sipas Plinit dhe gjeografit romak të shek. I, Melës « ilirët e mirëfilltë » dhe do të zhvillohet më tej në kuadrin e po këtij territori.
__________________
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
3. MBRETËRIA E DYTË ILIRE. DINASTIA E GLAUKISË
(335-231 P.E. SONË)
Rimëkëmbja e shtetit ilir
Shumë shpejt pasi pajtoi fqinjët veriorë dhe Greqinë, Maqedonia u drejtua nga lindja duke e lënë të qetë shtetin ilir. Fqinjësia me Maqedoninë nuk përbënte më atë rrezik serioz dhe ilirët u munduan ta shfrytëzonin gjendjen e krijuar për rimëkëmbjen e shtetit të tyre. Rufi njofton për trazira të reja në Iliri, por duket se ato nuk patën sukses, sepse në vitin 323 p.e. sonë, kur u bë ndarja e perandorisë së Aleksandrit, një pjesë e ilirëve ishte ende nën sundimin e Antipatrit, që u bë mbret i Maqedonisë, i Greqisë, i Ilirisë, i Epirit dhe i popullsive të tjera të pushtuara në Ballkan. Gjendja e turbullt që u krijua në perandori pas vdekjes së Aleksandrit dhe shthurjes së perandorisë së tij krijoi kushte më të përshtatshme për çlirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur me armiqtë e Maqedonisë, Glaukia, mbret i taulantëve, arriti t"i çlirojë këto toka dhe t"i bashkojë me mbretërinë e tij. Duket se pas kësaj ai mori edhe titullin « mbret i ilirëve » në vend të titullit të mëparshëm « mbret i taulantëve ».
Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimëkëmbi shtetin ilir, Glaukia u përpoq të dobësonte ndikimin maqedon në Epir. Për këtë qëllim ai u afrua me mbretin e molosëve, Ajakidin dhe u martua me Berojën, një bijë nga dera mbretërore molose. Në këtë politikë ai u ndesh me të birin e Antipatrit, Kasandrin, që pas shumë përpjekjesh ishte vendosur në krye të Maqedonisë. Në vitin 317 p.e. sonë, Kasandri rrëzoi nga froni molos aleatin e Glaukisë, Ajakidin, i cili kishte ndërhyrë në grindjet e brendshme për fronin maqedon, duke marrë anën e Olimbisë, nënës së Aleksandrit. Në këtë kohë Glaukia mori nën mbrojtje dhe mbajti në pallatin e tij birin e mbretit të rrëzuar, Pirron dyvjeçar. Me gjithë kërkesat këmbëngulëse të Kasandrit, Glaukia nuk e dorëzoi Pirron; ai nuk e bëri këtë as kur mbreti maqedon i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kërcënoi me luftë.
Shtrirja e sovranitetit mbi Dyrrahun e Apoloninë
Tre vjet mbas kësaj ngjarjeje, në vitin 314, Kasandri, duke u nisur nga Epiri, sulmoi nga deti Apoloninë, pastaj Dyrrahun dhe u fut në Iliri. Në këtë luftë Glaukia u mund dhe Kasandri u bë zot i dy qyteteve të mëdha të Adriatikut. Trazirat politike e detyruan të kthehej në Greqi pasi la këtu garnizone të fuqishme. Një vit më vonë, më 313 p.e. sonë, Glaukia rrethoi Apoloninë, por pa sukses. Sipas Diodorit, me ndërmjetësinë e spartanëve ai pranoi të heqë rrethimin dhe të përfundojë një traktat paqeje me apoloniatët. Kushtet e paqes nuk dihen dhe as që bëhej fjalë për vendosjen e ndonjë forcë maqedone në qytet; por ngjarjet e mëpastajme, të vitit 312 p.e. sonë, tregojnë se të dy qytetet mbroheshin nga garnizonet maqedone. Në këtë vit apoloniatët dhe dyrrahasit ngritën krye dhe i dëbuan forcat e Kasandrit nga qytetet e tyre. Një rol të veçantë u atribuon Diodori në këtë ngjarje korkyrasve, të cilët kishin ardhur për ndihmë. Sipas tij ata « çliruan Apoloninë dhe Dyrrahun ia dorëzuan Glaukisë, mbretit të ilirëve ». Burimet nuk japin një përgjigje të drejtpërdrejtë për çështjet se përse korkyrasit ua dorëzuan Dyrrahun ilirëve, cili ishte roli i ilirëve në këtë ngjarje, cilat kishin qenë raportet e tyre me Dyrrahun dhe ç"raporte u vendosën me Apoloninë. Megjithatë nuk është vështirë të kuptohet se korkyrasit në këtë rast vepruan si aleatë jo vetëm të apoloniatëve dhe të dyrrahasve, por edhe të ilirëve. Dalja e Maqedonisë në brigjet e Adriatikut cenonte interesat ekonomikë e politikë si të shtetit ilir, ashtu edhe të Dyrrahut, Apolonisë e të Korkyrës, prandaj ato u bashkuan kundër rrezikut maqedon. Dy qytetet e mëdha ishin, siç duket, për ruajtjen e marrëdhënieve të vjetra me shtetin ilir dhe nuk dëshironin t"i nënshtroheshin me dhunë mbretit të Maqedonisë. Dyrrahu duket se kishte qenë para kësaj në duart e ilirëve ose kishte njohur sovranitetin e mbretit ilir. Kundërshtimi që i bënë apoloniatët Glaukisë më 313 p.e. sonë tregon për një mbizotërim të përkohshëm në këtë qytet të një grupi promaqedon, i cili më vonë u përmbys nga kryengritja e qytetarëve që dëbuan forcat e Kasandrit.
Mbreti maqedon u shpejtua të vijë me forcat e tij përsëri para mureve të Apolonisë për të rivendosur gjendjen e mëparshme. Diodori pohon se « apoloniatët ishin lidhur me ilirët ». Megjithatë, nuk dihet nëse ishte kjo një aleancë e thjeshtë ushtarake apo diçka më tepër, por duhet nënkuptuar se ilirëve u ishte caktuar një rol i dorës së parë qëkurse forcat që mbronin qytetin « ishin më të mëdha » se ato maqedone. Kasandri u thye keqas dhe u detyrua të largohej, pasi kishte humbur një pjesë të mirë të ushtrisë. Përpjekjet e tij për t"u ngulur në Ilirinë bregdetare dështuan dhe pas kësaj ai nuk provoi më të kthehej në këto anë. Luftërat me Kasandrin tregojnë se fuqia e shtetit ilir ishte rritur aq shumë saqë ai mundi të matej me sukses me Maqedoninë për zotërimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e mëdha të këtij bregdeti prej kohësh kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir; të paktën mbi Dyrrahun ishte vendosur ky sovranitet, por që nga viti 312 p.e. sonë edhe ndikimi mbi Apoloninë nuk duhet të ketë qenë më i vogël, megjithëse pozita juridike e këtij qyteti ndaj shtetit ilir formalisht mund të ketë qenë pak e ndryshme nga ajo e Dyrrahut.
Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit të pozitës së tij në Dyrrah e në Apoloni, Glaukia u mor me përgatitjen e ekspeditës që do të vinte Pirron në fronin molos. Nuk ishte zemërgjerësia ndaj tij, as lidhjet që kishte me të nëpërmjet së shoqes, Berojës, bijë nga dera molose, ato që e shtynë Glaukinë në këtë ndërmarrje të guximshme. Epiri në këtë kohë ishte pika më nevralgjike e kontaktit dhe hallka më e rëndësishme në kontradiktat iliro-maqedone. Glaukia duhej ta shkëpuste këtë vend nga ndikimi maqedon dhe t"i rikthente shtetit ilir aleatin e humbur. Për këtë qëllim, në vitin 309 p.e. sonë, në krye të një ushtrie të madhe, ai hyri në Epir dhe pasi mposhti kundërshtimin e grupit promaqedon që përfaqësohej nga mbreti Alketa (ungji i Pirros), vuri në krye të shtetit molos 12-vjeçarin Pirro. Me këtë akt konflikti me Maqedoninë u zgjidh në favor të ilirëve. Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisë për rimëkëmbjen e forcimin e pozitave të shtetit ilir u kurorëzua me sukses. Gjatë sundimit të Glaukisë, shteti ilir jetoi ditë lavdie; ai u bë një shtet i fuqishëm, duke përfshirë në gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai ishte e vetmja forcë serioze që iu kundërvu Maqedonisë në këtë pjesë të Ballkanit, dhe u bë një faktor i rëndësishëm që ushtroi një ndikim të fuqishëm në ngjarjet politike të kohës.
Forcimi i pushtetit mbretëror
Në vitin 302 p.e. sonë Glaukia ishte ende në krye të shtetit ilir. Pas kësaj date ai nuk përmendet më. Periudha që pason është mjaft e errët dhe njihet vetëm nëpërmjet burimeve të fragmentuara, por ndonjëherë tepër të rëndësishme. Rreth vitit 295 p.e. sonë si mbret i ilirëve përmendet Bardhyli i ri. Rrethanat në të cilat ai u gjend në krye të shtetit ilir dhe marrëdhëniet e tij me Glaukinë, të cilin e zëvendësoi, janë të paqarta. Një lidhje martesore e paraqet Bardhylin si aleat të Pirros. Plutarku thotë se pas vdekjes së gruas së parë, Antigonës, Pirroja « u martua me shumë gra, për arsye politike dhe për të rritur fuqinë e tij ». Një ndër to ishte edhe Brikena, bija e Bardhylit, mbretit të ilirëve. Historiani romak Justini dhe shkrimtari romak i shek. I Frontini njoftojnë nga ana e tyre për një fushatë të Pirros kundër ilirëve, në të cilën ai kishte dalë fitimtar dhe kishte pushtuar edhe qytetin që ishte kryeqendra e tyre, pa na thënë emrin e tij. Edhe historiani grek i shek. II Apiani, gjithashtu, i bën jehonë kësaj ngjarjeje, duke thënë se Pirroja zotëronte një pjesë të Ilirisë gjatë bregdetit Jon. Të gjitha këto burime nuk e përcaktojnë, megjithatë, se deri ku u shtri sundimi i mbretit molos mbi tokat ilire dhe si ndodhi që ai i rritur në oborrin e Glaukisë ndërhyri me forcë në shtetin e tij. Pas gjithë këtyre ngjarjeve fshihet një grindje e brendshme midis trashëgimtarëve apo pretendentëve për fronin e Glaukisë, e cila u shfrytëzua nga Pirroja. Por nuk është për t"u përjashtuar edhe pikëpamja sipas së cilës Bardhyli i ri të ketë qenë një pinjoll i Bardhylit I, që vjen në fuqi me ndihmën e Pirros, duke i lëshuar këtij të fundit një pjesë të Mbretërisë Ilire. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si Pirroja u bë zot i krahinave perëndimore të Mbretërisë Ilire, ndofta edhe i Apolonisë, kurse Bardhylit i la krahinat lindore rreth liqenit Lyhnid, ose në perëndim të tij.
Por pushtimi i tokave ilire prej Pirros dhe sundimi i Bardhylit të ri si « mbret i lirëve » mbi një pjesë të shtetit ilir nuk duhet të kenë zgjatur shumë. Pasazhi i Apianit që thotë se këto toka i trashëguan dhe pasardhësit e Pirros bie në kundërshtim me zhvillimin e ngjarjeve të mëpastajme. Grindjet e brendshme për trashëgimin e fronit të Glaukisë duket se u kapërcyen shpejt. Në prologun e librit XXIV të historianit latin Trogut bëhet fjalë për « luftën që Ptolemeu e Kerouni (mbret i Maqedonisë) bënë me Monunin ilir dhe Ptolemeun, të birin e Lysimahut ». Ky lajm që i takon një ngjarjeje të vitit 280 p.e. sonë flet për një sundimtar ilir që ndërhyn në grindjet për fronin maqedon si aleat i pretendentit tjetër, birit të Lysimahut. Sipas renditjes së Trogut, Monuni është kundërshtar i parë i Keraunit dhe mund të supozohet edhe iniciator i kësaj lufte. Sidoqoftë ky Monun duhet të ishte sundimtar i një vendi, kufijtë e të cilit takonin me Maqedoninë. Supozimi se ai ishte një mbret dardan, sot është zhvleftësuar duke i lënë vend mendimit se në rastin konkret kemi të bëjmë me një sundimtar të shtetit ilir. Figura dhe veprimtaria e tij bëhet më e qartë nëpërmjet një monedhe të Dyrrahut. Kjo është një tridrahme, e cila mban simbolet e njohura të tridrahmes së mëparshme autonome të Dyrrahut; në faqe ka një lopë duke e pirë viçi, në shpinë një katror të mbushur me zbukurime lineare; ndryshe prej së parës monedha e re ka një peshë më të vogël (10,3-10,5 gr. në vend të 10,4-11,5 gr.) dhe krahas legjendës ????? apo ??? ka edhe emrin e mbretit (??S???OS ?????????) dhe një nofull derri mbi lopën, që mungojnë në tridrahmat e vjetra. Në një variant tjetër monedhave të Monunit u është hequr legjenda e shkurtuar e qytetit dhe është zëvendësuar me një heshtë. Këto tridrahme janë datuar me të drejtë pas vitit 300 p.e. sonë dhe përputhen si kohë me Monunin e përmendur prej Trogut.
Njoftimi i Trogut dhe prerja e kësaj monedhe dëshmojnë se me gjithë tronditjen që kishte pësuar shteti ilir mbas vdekjes së Glaukisë nga ndërhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur të rimëkëmbte shtetin e tij në të gjithë territorin e dikurshëm, prej brigjeve të Adriatikut deri në kufi të Maqedonisë. Si duket, ai përfitoi nga largimi i Pirros për në Itali për t"i rikthyer shtetit të vet tokat e pushtuara. Pushteti i tij mbi Dyrrahun ishte rritur. Duke vënë dorë mbi punishten e monedhave, ai i thelloi më shumë se paraardhësi i tij marrëdhëniet me këtë qytet. Varianti i fundit i prerjeve të Monunit tregon se mbreti ilir duhet ta ketë ndjerë veten mjaft të fortë qysh se hoqi prej kësaj monedhe emrin e shkurtuar të Dyrrahut. Nuk dihet se si kanë qenë marrëdhëniet e tij me Apoloninë, por s"ka ndonjë arsye për t"i konsideruar të ndryshme. Edhe ky qytet duhet të ketë njohur sovranitetin e plotë të mbretit ilir, duke iu nënshtruar atij si Dyrrahu politikisht dhe ekonomikisht. Pasardhës i Monunit dhe i fundit prej dinastisë së Glaukisë ka qenë Mytili. Edhe për të si traditë letrare kemi vetëm një njoftim të shkurtër në prologun e librit XXV të Trogut ku thuhet se « ...i biri i tij [Pirros], Aleksandri bëri me Mytilin luftën ilire ». Një monedhë bronzi e prerë edhe kjo në punishten e Dyrrahut vërteton plotësisht natyrën historike të personit të Mytilit. Kjo monedhë, e cila ka si simbole kryet e Herakliut në faqe dhe armët karakteristike të këtij heroi (harkun, mëzdragun dhe millin) në shpinë, ndryshon prej prototipit të vet, sepse në vend të nëpunësit monetar të Dyrrahut atë e siglon këtë radhë mbreti Mytil (??S???OS ???????), i cili ka hequr përveç kësaj nga monedha edhe legjendën e qytetit. Vetë këto të dhëna të monedhës tregojnë se Mytili ishte zoti i Dyrrahut dhe ushtronte mbi këtë qytet po atë pushtet që kishte edhe paraardhësi i tij Monuni. Monedha është tepër e rrallë, gjë që tregon se sundimi i tij ka qenë i shkurtër.
Lufta midis Mytilit dhe Aleksandrit, për të cilën bënte fjalë Trogu, i takon vitit 270 p.e. sonë. Për fat të keq nuk është ruajtur ndonjë njoftim i saktë mbi shkaqet dhe përfundimet e kësaj lufte, gjë që ka dhënë shkas edhe për supozime të ndryshme. Mendimi se ajo përfundoi në favor të Aleksandrit dhe se ky u bë përsëri zot i krahinave jugore të shtetit ilir, madje edhe i Apolonisë, u referohet Frontinit dhe Apianit. Një shqyrtim më i kujdesshëm i njoftimeve të tyre tregon se këto përfundime nuk janë plotësisht të drejta. Është e vërtetë se Frontini, që plotëson Trogun, bën fjalë për një ndeshje në të cilën Aleksandri mundi ilirët, por përleshja zhvillohet në tokën epirote dhe nga ky lajm nuk del se ai pushtoi qoftë edhe ndonjë pjesë nga tokat e shtetit ilir. Sa për njoftimin e Apianit, ai ka karakter tepër të përgjithshëm dhe as ky dhe as ndonjë autor tjetër nuk paraqesin prova se Apolonia ka qenë nën sundimin e ndonjë mbreti epirot.
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
4. FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISË
Lulëzimi i qyteteve. Pamja e tyre
Periudha midis viteve 335-230 p.e. sonë është koha e shtrirjes së mëtejshme të jetës qytetare në Iliri, e zhvillimit të vrullshëm dhe e lulëzimit të qytetit ilir. Ajo përputhet me fuqizimin më të madh të shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veçanërisht në krahinat e ultësirës bregdetare, në shpinë të Dyrrahut e Apolonisë, zonë që përbënte tani qendrën e shtetit ilir. Për Damastionin dhe qytetet e tjera të brendshme në burimet nuk bëhet më fjalë. Duket se pas hyrjes së disa krahinave lindore në përbërjen e shtetit maqedon, këto qytete e humbën rëndësinë që kishin në kuadrin e shtetit ilir. Qytete të tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janë ndër ato qytete të vjetra, që u rritën e u zhvilluan dhe luajtën në këtë kohë një rol të dorës së parë. Krahas tyre lindën në këtë zonë edhe një varg qytetesh të reja, si Dimli, Olympe (Mavrovë-Vlorë), Gurzeza (Cakran), Antipatrea, qytetet në Zgërdhesh (Albanopoli ?), në Gradishtën e Belshit, në Selcën e Poshtme, në Irmaj etj., të panjohura më parë. Që nga kjo kohë jeta qytetare shtrihet edhe në krahinat bregdetare në veri të lumit Mat. Qendrat e para urbane në këto anë, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindën vetëm në fundin e shek. IV - fillimin e shek. III p.e. sonë. Por në krahinat e brendshme të luginës së Matit e të Drinit të mesëm nuk ka ende dëshmi të qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare këtu nuk u zhvillua.
Qytetet e reja si edhe më parë, zënë një vend qendror midis një krahine të pasur nga pikëpamja ekonomike dhe lidhen me rrugët më të rëndësishme të komunikacionit tokësor e detar. Procesi i lindjes së tyre ndjek në përgjithësi rrugën e njohur të zhvillimit të mëtejshëm të vendbanimeve të fortifikuara të epokës së hekurit, por në disa raste si në Dimale, Olympe, Selcë e Poshtme etj., qyteti lind mbi një truall të ri. Karakteristikë e veçantë e qyteteve në veri të lumit Mat është se ato janë të kthyera me fytyrë nga deti. Për ndërtimin e tyre janë zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende të lidhura me detin, por edhe të mbrojtura nga rreziqet dhe të papriturat e tij. Pamja e përgjithshme urbanistike nuk është e njëjtë për të gjitha qytetet ilire të kësaj kohe. Ato dallohen sipas madhësisë dhe rolit ekonomik e politik të tyre: ka qendra të mëdha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra më të vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Çuka e Ajtojt etj. Një kategori tjetër formojnë qendrat me fizionomi qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.. Duke u mbështetur në kushtet e terrenit dhe të rrethanave në të cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund të veçohen tre tipa qytetesh.
Tipin e parë e përbëjnë ato qytete, të cilat kanë një akropol në majë dhe qytetin poshtë tij. Të tilla janë Lisi, Zgërdheshi dhe ndonjë qendër tjetër që u ndërtuan në faqe kodrash. Qendrat e vjetra që u dhanë jetë këtyre qyteteve zinin më parë majat e kodrave. Me kalimin e kohës kufijtë e ngushtë të këtyre qendrave u kapërcyen dhe qyteti u shtri nëpër faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipërfaqen e re me mure mbrojtëse, duke i zgjatur ato në vijim të mureve ekzistuese të vendbanimit të mëparshëm; muri i poshtëm i qendrës së vjetër u kthye në këtë rast në një mur të brendshëm të tërthortë, që ndante qytetin në dy pjesë: në atë të sipërm - akropolin, dhe në atë përfund tij - qytetin e poshtëm. Në Lis, ky tip qyteti pati një zhvillim të mëtejshëm, duke krijuar një ndarje të tretë, qytetin e mesëm, që veçohej prej pjesëve të tjera të qytetit me një mur të dytë të brendshëm. Qendra e vjetër e tyre ishte ndërtuar mbi pllajën e vogël të një kodre të veçuar me faqe të thepisura, prandaj qyteti u zhvillua këtu rreth e qark qendrës së vjetër. U krijua kështu një tip qyteti me akropolin në mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e këtij tipi duket se nuk kishin një mur të jashtëm rrethues për lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetëm me fortifikimin e akropolit. Ndryshe prej këtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margëlliçi, Irmaj etj., u ngritën mbi kodra që kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë me kurrize e thyerje të buta. Këto qytete që lindën mbi një truall të ri duket se nuk kanë pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me një mur të vetëm. Ato përbëjnë tipin e tretë të qyteteve ilire.
Prej qyteteve të vjetra Bylisi ndoqi një rrugë të veçantë në zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi të cilën ishte ngritur qyteti i vjetër, në fund të shek. IV nuk i plotësonte më nevojat e zgjerimit të kësaj qendre. I vetmi vend që paraqiste kushte më të përshtatshme për këtë qëllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan të vendosen qytetarët, duke i dhënë jetë një vendbanimi të ri. Që nga kjo kohë të dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjesë të veçanta, por të ndërlidhura, të një dyqytetshi, ku i riu fitoi epërsinë dhe u bë më përfaqësuesi. I parë më vete Bylisi ka të gjitha tiparet e qyteteve të tipit të tretë, pa akropol. por së bashku me Klosin ai përbën një kategori të veçantë qyteti. Pavarësisht nga klasifikimet e ndryshme që mund t"u bëhen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u përgjigjej disa kërkesave themelore, siç ishin vendosja e qendrës së banuar në një terren jo të sheshtë, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve në tri pjesë kryesore, për banim, për veprimtari shoqërore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve të terrenit, i unitetit midis agorasë dhe komplekseve të banimit. Një nga kriteret bazë të qytetit ilir të asaj kohe ishte modelimi sipas vijës së jashtme i mureve rrethuese, traseja e të cilëve shfrytëzon sa më mirë mundësitë mbrojtëse të terrenit. Në këtë sistem fortifikimi muret e qendrave të vjetra të epokës së hekurit shfrytëzoheshin vetëm pjesërisht. Qytetet e ngritën mbrojtjen e tyre mbi një bazë krejt të re që u përgjigjej nivelit dhe kërkesave të kohës. Muret rrethuese të Lisit dhe të Shkodrës u ndërtuan në stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato të Bylisit, Dimales, Margëlliçit, Irmajt e të Zgërdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Këto ishin mure të fuqishme të ndërtuara me blloqe të mëdha e të skalitura me një trashësi prej 2,70-3,50 m dhe që në kohën e vet arrinin një lartësi prej 10-12 m. Ato përforcohen tani me kulla të shumta.
Në qoftë se vendbanimet e para kishin një ose dy porta, qytetet që kanë tani një jetë më të dendur dhe lëvizje të madhe kanë porta të shumta, të mëdha e të vogla, për të lehtësuar hyrjen e daljen e qytetarëve. Meqenëse portat përbënin pikat më të prekshme, mbrojtjes së tyre i kushtohej një kujdes i veçantë. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe në rastin kur mbroheshin nga një e tillë e vetme, atëherë kulla ngrihej në anën e djathtë të hyrjes, me qëllim që të shfrytëzohej krahu i zbuluar i armikut. Nuk njihet ende në masën e duhur ndërtimi i brendshëm i këtyre qyteteve, por edhe ato të dhëna të pakta që kemi dëshmojnë se ato janë ndërtuar sipas shembullit të qyteteve bashkëkohëse në Greqi, Maqedoni dhe në Epir, në bazë të parimeve urbanistike të njohura të kohës helenistike. Përveç ndarjeve të mëdha, akropolit dhe qytetit të mesëm e të poshtëm, në këto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete të tjera të ngritura buzë detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre. Rrugët ishin një element themelor urbanistik që e ndanin qytetin në insola, që niseshin nga hyrjet kryesore apo të dyta, përshkonin qytetin në drejtime të ndryshme dhe lidhnin në mënyrë organike pjesët përbërëse të tij. Vendet më në dukshme janë përdorur në qytetet ilire për ndërtimin e godinave të rëndësishme shoqërore. Vende të tilla zinin tempujt, teatrot, portikët, stadiumi në Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale në Selcë të Poshtme etj.. Kur terreni ishte i pjerrët, ai sistemohej për nevoja të ndërtimeve qytetare me anë tarracash. Një kujdes i veçantë i kushtohej pajisjes së qytetit me kanale kulluese, të cilat shkarkonin ujërat jashtë mureve rrethuese. Furnizimi me ujë të pijshëm mbështetej kryesisht në sterat dhe rezervuaret që ndërtoheshin brenda qytetit ose në trashësinë e mureve rrethuese.
Një ide mbi madhësinë e qyteteve ilire e japin hapësira që ato zinin dhe perimetri i mureve të tyre rrethuese. Kështu, Lisi zinte një sipërfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin një gjatësi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi një sipërfaqe prej 28 ha, ndërsa muret ishin 25 550 m të gjatë, kurse Klosi kishte pushtuar në kodrën e vet 18 ha tokë, që rrethoheshin prej muresh me një gjatësi prej 1 850 m. Nuk dimë shtrirjen e saktë të Skodrës, por duket se ka qenë pak më e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgërdheshi kishin një madhësi mesatare: sipërfaqja e shtrirjes së tyre arrinte deri në 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin të 1 400 m. Një grup i tretë qytetesh, si Irmaj, Margëlliçi etj., ishin më të vegjël; muret e tyre ishin nën 1 400 m të gjatë dhe rrethonin sipërfaqe të vogla prej 5-7 ha. Megjithëse qytetet e kësaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtë tyre gjejmë dendur gjurmë banesash, tempuj e ndërtime të tjera), prapëseprapë truallin kryesor të qytetit e përbënte territori brenda mureve rrethuese.
Muret rrethuese dhe godinat shoqërore që janë ruajtur dëshmojnë se ndërtimet e tyre u nënshtroheshin parimeve të njohura të urbanistikës antike. Vetëm ndërtues të aftë dhe me njohuri të thella teknike mund të zgjidhnin detyrat e ndërlikuara që paraqisnin ndërtimet mbrojtëse dhe ato me karakter publik e privat, në atë shkallë të gjerë dhe në atë nivel të lartë që njohin qytetet ilire që nga fundi i shek. IV deri në mesin e shek. III. Jeta dhe kërkesat e kohës i përgatitën këta ndërtues midis vetë popullsisë ilire. Realizimi i këtyre ndërtimeve ishte vepër e një shoqërie skllavopronare që kishte mundësitë e organizimit dhe të sigurimit të materialeve për një veprimtari kaq të gjerë ndërtuese. Procesi i shndërrimit të disa qendrave të fortifikuara të epokës së hekurit në qytete nuk përfshin dhe as që mund të përfshinte të gjitha këto qendra. Midis tyre u veçuan dhe u kthyen në qytete vetëm ato që kishin një pozitë gjeografike të përshtatshme për një zhvillim më të lartë. Pjesa tjetër, më e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me një jetë ekonomike të kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe të tregtisë bënë, nga ana tjetër, që krahas këtyre qendrave të lindin në rrugët e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe një varg vendbanimesh të vogla, të fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative. Të tilla mund të konsiderohen kalaja e Xibrit në Mat, e cila zinte një pikë kyçe në rrugën që të çonte prej Dyrrahut në krahinat e brendshme lindore nëpër Shkallën e Tujanit - Qafë Murrizë - Dibër - Maqedoni; qyteza e Shkamit në rrugën e Krrabës, kulla e Kamunaut në Sulovë, në rrugën që lidhte ultësirën bregdetare pas Apolonisë me luginën e Devollit; pikëvrojtimi i Rabies në Mallakastër, në rrugën që ndjek krahun e djathtë të Vjosës e të tjera si këto, të cilat gjenden pa përjashtim në të gjitha rrugët e dorës së dytë që përshkonin truallin e vendit tonë. Tek autorët antikë dhe në burimet epigrafike këto qendra përmenden si kështjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janë në funksion të qyteteve qoftë nga pikëpamja strategjike dhe administrative, qoftë nga ajo ekonomike. E para duket në vendosjen e tyre pranë qafave ose rrugëve që të çojnë drejt qytetit, duke krijuar një kurorë fortifikimesh në zonën gjeografike ku qyteti mbizotëron me ekonominë e vet. E dyta shprehet në faktin se ato më tepër konsumojnë prodhimet e qytetit sesa prodhojnë vetë.
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
Rritja e prodhimit zejtar dhe e tregut
Në fushën e prodhimit kjo periudhë shënon përparime të dukshme. Punishte të shumta metalesh funksiononin në çdo qytet. Mbeturinat e farkave, zgjyrat, të cilat janë ndër gjetjet e zakonshme në trojet e këtyre qyteteve, dëshmojnë qartë për këtë. Pasuritë minerale të Ilirisë së Jugut, veçanërisht ato të bakrit dhe të hekurit u siguronin atyre lëndë të parë të bollshme. Në këto punishte farkëtoheshin veglat e punës, armët dhe punoheshin stolitë e enët metalike që u nevojiteshin qytetarëve dhe banorëve të rretheve në jetën e tyre të përditshme. Gjetja me shumicë e këtyre sendeve në qytetet dhe në varrezat e kësaj kohe dëshmon për karakterin intensiv të prodhimit zejtar dhe për konsumin e gjerë të këtyre mallrave. Në qytete kishte edhe punishte zejesh të tjera si ato për regjjen e lëkurave, punimin e veshmbathjes, endjen dhe thurjen e rrobave etj.. Një nga zejet më të rëndësishme ishte ajo e gurgdhendësve, të cilët angazhoheshin në ndërtimet monumentale të qytetit, si në ndërtimin e mureve rrethuese të qytetit, në godinat shoqërore, në ngritjen e varreve monumentale etj.. Veprimtaria e grupeve të specializuara të gurgdhendësve provohet nga guroret e zbuluara në Selcë të Poshtme, Bylis, Amantia, në shkallët e Konispolit etj..
Zhvillim të dukshëm mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike. Enët prej balte që dilnin tani nga punishtet e qyteteve ishin të punuara kryesisht me çarkun e poçarit, kurse sasia e atyre të punuara me dorë është tepër e kufizuar. Kalimi në teknikën e re të prodhimit të enëve u shoqërua me largimin nga format tradicionale dhe me përshtatjen në shkallë të gjerë të formave greke. Nuk mungojnë edhe përpjekjet për të zhvilluar format e vjetra, por zakonisht ato çojnë në ndërthurje eklektike që nuk gjejnë përhapje të gjerë, me sa duket për shkak se nuk u përgjigjeshin kërkesave të tregut dhe shijeve të kohës. Prodhimi i enëve me forma greke merr përhapje të gjerë. Kështu nga furrat e punishteve qeramike të qyteteve ilire dalin tani enë të llojeve të ndryshme, duke filluar prej atyre të mëdha, si pitosa e amfora e deri tek enët e përdorimit të gjerë apo të luksit të lyera me vernik të zi apo të pikturuara. Një vend me rëndësi në këtë kohë zë edhe prodhimi i tullave e sidomos i tjegullave, që përdoreshin në ndërtimin e banesave dhe të godinave shoqërore. Sot njihen pothuajse për çdo qytet punishte qeramike të tilla që ishin pronë private e qytetarëve ilirë. Sipas vulave që kanë enët apo tjegullat del se një punishte në Lis ishte pronë e një farë Ortai; në Irmaj pronarët e punishteve quheshin Trito, Pato, Bato dhe Pito; një vulë me emrin e Kleitit, nga rrethi i Gramshit i takon një punishteje në Irmaj. Një Plator vulos buzën e një pitosi të gjetur në Tren të Korçës, kurse një Epikad te një enë tjetër e këtij lloji nga rrethi i Pogradecit. Pronari i një punishteje qeramike në Selcë të Poshtme (Polion) quhej Gent , në Bylis (Klos) një punishte e tillë i takonte Balaneut , kurse në Dimal kemi pronarët Epikad dhe Olnio. Në qytete të tjera, si në Zgërdhesh e Margëlliç vulat e pronarëve janë të shënuara me monograme apo shenja simbolike. Krahas këtyre, nëpër këto qendra ka edhe vula që mbajnë emra grekë e maqedonë. Prania e këtyre emrave në vulat e punishteve qeramike të qyteteve ilire nuk është domosdo e lidhur me qytetarë të origjinës greke apo maqedone në këto qendra. Në periudha të caktuara dhe aty ku pati vend një pushtim i qëndrueshëm maqedon, kjo gjë padyshim edhe mund të ketë ndodhur. Por kjo dukuri lidhet kryesisht me ndikime të karakterit kulturor, si pasojë e të cilave këta emra u përhapën dhe u adaptuan nga popullsia ilire. Dëshmi të gjalla të kësaj dukurie vihen re në mbishkrimet varrimore të Apolonisë e të Dyrrahut ku emri i parë është grek, kurse i dyti, ai i atit, është ilir ose anasjelltas. Në Apoloni kemi emra të tillë, si Nikanori i Gentit (???a???a Ge?????), ose në Dyrrah Anaia e Glaukisë (?????a G?a???a), Epiktesi i Tritos (?p??t???? ???t??), Teutaia e Aristionit (?e?t??a ??e?????), Euklidi i Tritos (?p??t?a?? ???t??), Teutaia e Aleksenit (?e?t??a ??e??????), Brygu i Afrodisit (?????? ?f??d?s?) etj..
Rritja e prodhimit zejtar i dha hov qarkullimit më të dendur të mallrave dhe zgjerimit të tregtisë. Prodhimet e zejtarisë së qyteteve ilire mbulojnë tani rrethin e tyre të ngushtë dhe lëvizin në drejtimet më të ndryshme për të ushqyer reciprokisht tregjet e njëri-tjetrit; jo rrallë ato shtrihen në krahina të brendshme. Në qoftë se deri në fund të shek. IV popullsia e këtyre krahinave të largëta kënaqej me prodhimet e qeramikës lokale të punuar me dorë ndërsa prodhimet e importit ishin sende luksi tepër të rralla, më vonë prodhimet e qeramikës qytetare ilire depërtojnë gjerësisht në këto anë dhe hyjnë në konsumin e përditshëm të popullsisë. Zonat e thella të dasaretëve dhe të fiseve të tjera më të vogla që banonin në krahinat malore të rrjedhjeve të sipërme të Shkumbinit, të Devollit dhe të Osumit furnizonin me prodhimet e tyre qytetet e jugut, të cilat ishin më të dendura dhe më të zhvilluara. Marrëdhëniet e botës ilire me Dyrrahun e Apoloninë bëhen më intensive. Megjithëse këto nuk janë më qendrat e vetme që furnizojnë tregun ilir, prapëseprapë vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm. Midis tyre duket se ka një ndarje të qartë të zonave të tregtimit: ndërsa Dyrrahu shtrin veprimtarinë e vet kryesisht mbi krahinat në veri të Shkumbinit, në orbitën e Apolonisë hyjnë ato në jug të këtij lumi. Përmes këtyre dy qendrave përhapen gjerësisht në Iliri edhe prodhimet e qyteteve të Apulisë. Mallrat e qendrave greke që gjenden krahas tyre janë përkundrazi më të rralla, kurse ato maqedone dhe të Epirit ndeshen kryesisht në zonat kufitare. Rrugët kryesore nëpër të cilat lëviznin mallrat dhe zhvillohej tregtia me botën ilire ishin luginat e lumenjve; ndër to ajo e Drinit, e Shkumbinit, e Devollit, e Osumit dhe e Vjosës formonin arteriet më të rëndësishme. Rrugë të tjera të shumta, të dorës së dytë, përshkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve për të lidhur njërën krahinë me tjetrën. Sado të vështira që ishin këto rrugë, asnjë krahinë e Ilirisë Jugore nuk mbeti në këtë kohë e izoluar dhe jashtë ndikimit të marrëdhënieve tregtare me qytetet. Më e rëndësishmja është se në tregun e brendshëm mbizotëronin prodhimet lokale, të cilat konkurronin si me prodhimet që vinin nga Dyrrahu e Apolonia, ashtu edhe me ato të importit dhe që ishin kryesisht sende luksi. Fuqizimi ekonomik dhe rritja e prodhimit zejtar u lejoi qyteteve Skodra, Bylis, Amantia e Olympe të presin gjatë gjysmës së parë të shek. III monedhat e tyre prej bronzi në emër të bashkësive qytetare përkatëse.
Organizimi shoqëror e politik
Burimet nuk hedhin dritë plotësisht mbi strukturën shoqërore dhe organizimin politik të qytetit ilir. Megjithatë nuk është vështirë të kuptohet se një bazë ekonomike e tillë si ajo që u krijua në Iliri në kohën e lulëzimit të jetës qytetare i takonte një shoqërie antike të zhvilluar me të gjitha tiparet e saj. Duke qenë qendra ekonomike, një vend me rëndësi në popullsinë e qyteteve zinte shtresa e prodhuesve zejtarë dhe e mjeshtërve ndërtues, të cilët mund të ishin qytetarë të lirë ose dhe skllevër. Prania e këtyre të fundit dëshmohet në qytetet ilire vetëm përmes burimeve që lidhen me ngjarjet e mbarimit të shek. III dhe ato të fillimit të shek. II p.e. sonë, por nuk ka dyshim se në këtë kohë ato nuk janë një dukuri e re, ashtu si nuk janë vetë qytetet që përmendëm. Shtresën tjetër të popullsisë e përbënin pronarët e punishteve zejtare, tregtarët dhe në qytetet bregdetare, detarët. Krahas tyre, në qytetet ilire jetonin, me sa duket, edhe përfaqësues të aristrokracisë së vjetër fisnore që mbështeteshin në pronën e tokave dhe të blegtorisë. Si e tillë popullsia e qyteteve paraqitej në këtë etapë e diferencuar shumë qartë në shtresa shoqërore me interesa të ndryshme. Nga pikëpamja e organizimit politik mbi bazën e federalizmit qyteti së bashku me rrethinat fshatare dhe kështjellat që formonin sistemin e tij mbrojtës dhe u shërbenin nevojave të tregtisë, përbënin koinonin që mbante emrin e qytetit kryesor, i cili ishte qendra e kësaj njësie. Koinoni kishte organe që zgjidheshin çdo vit nga eklesia ose mbledhja e përgjithshme. Prej saj dilte këshilli legjislativ ose buleja, si dhe organi përfaqësues i njësive i përbërë nga damiorgët. Zbatimi i vendimeve bëhej nga një kolegj nëpunësish, të quajtur prytanë që zgjidheshin çdo vit, të shoqëruar nga një sekretar. Në krye të koinonit qëndronte strategu. Në koinonin e bylinëve strategu ishte një nëpunës ushtarak që shoqërohej në këtë funksion edhe nga hiparku, komandanti i kalorisë. Pastaj vinin me radhë nëpunësit e ngarkuar me edukimin e rinisë (gymnasiarkët), me organizimin e festave dhe të garave sportive (epimeletët), me drejtimin e rojeve (toksarkët, peripolarkët) etj..
Koinoni duke qenë një organizëm autonom përbënte një njësi administrative të shtetit ilir. Si rrjedhim, shteti përbëhej nga disa koinone të organizuara mbi bazën e federatizmit. Veprimtari e rëndësishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave. Skodra, Lisi, Bylisi, presin monedhat e tyre në emër të bashkësive qytetare, gjë që dëshmon jo vetëm për fuqinë ekonomike të këtyre qyteteve, por edhe për një autonomi politike që ato gëzonin në kuadrin e shtetit ilir. Simbolet e monedhave të tyre hedhin dritë, mbase edhe mbi karakterin e pushtetit politik në këto qytete. Pasqyrimi i anijes në monedhat e Skodrës ka mundësi të përfaqësojë një shenjë për tregtinë detare që zhvillonte qyteti dhe të jetë, në këtë mënyrë, një e dhënë e tërthortë për peshën sunduese të shtresës tregtare në qytet. Në Bylis, përkundrazi, përdoret si simbol fytyra e themeluesit legjendar të qytetit, duke theksuar me këtë traditën, me të cilën lidhej kryesisht shtresa aristrokratike e qytetit. Pak më i qartë bëhet ky problem në burimet e çerekut të fundit të shek. III. Këtu për herë të parë bëhet fjalë se në krye të qyteteve qëndronin polidinastet (sundimtarë të qyteteve), të cilët i nënshtroheshin plotësisht pushtetit të mbretit.
Dyrrahu dhe Apolonia
Përfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisë në gjirin e shtetit ilir pati pasoja të rëndësishme si për jetën e këtyre qyteteve, ashtu edhe për vetë shtetin ilir. Të dhënat arkeologjike tregojnë se qysh nga çereku i fundit të shek. IV p.e. sonë, lidhjet e këtyre qyteteve me botën ilire bëhen më të dendura dhe më të drejtpërdrejta. Tregtisë së Dyrrahut dhe të Apolonisë iu hapën lirisht rrugët e gjera të tregut ilir. Që nga kjo kohë në krahinat e brendshme ilire fillojnë të depërtojnë me lehtësi prodhimet e zejtarisë së zhvilluar të tyre. Nëpërmjet këtyre qyteteve, në Iliri hynin mallrat e importit, midis të cilave vendin më të rëndësishëm e zinin ato që vinin nga brigjet e përtejme të Adriatikut. Dyrrahu dhe Apolonia fillojnë të hedhin në treg monedha të reja argjendi, ndër të cilat përhapje të gjerë merr drahma e argjendtë e këtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht për tregtinë me botën ilire, prandaj edhe me të drejtë është pagëzuar « drahma ilire ». Shfaqje e re e kësaj kohe është prerja nga këto qytete e monedhave të bronzit. Vënia në qarkullim dhe pranimi në masë, siç tregojnë gjetjet, i këtyre monedhave me vleftë shumë herë më të vogël se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar në një shkallë të gjerë në Iliri. Gjatë kësaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia jetojnë një periudhë të vërtetë lulëzimi. Ndërtimet më të rëndësishme e më monumentale në këto qytete i përkasin periudhës pas mesit të shek. IV p.e. sonë. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me botën ilire u lejuan të ndërtonin mure të fuqishme mbrojtëse, që përfshinin në gjirin e tyre sipërfaqe shumë më të mëdha nga ato që njihnin më parë, të ngrinin tregje e sheshe publike, shëtitore, tempuj, gjimnaze e godina të mëdha administrative.
Një dukuri e re filloi të përshkojë dhe të ndryshojë në një drejtim të caktuar jetën shoqërore të këtyre qyteteve dhe përbërjen e mëparshme etnike të tyre. Emrat ilirë që janë gjetur vitet e fundit mbi gurët e varreve të zbuluara në nekropolin e Dyrrahut, përbëjnë mbi 1/3 e tërësisë së emrave të njohur në këtë qytet nga monumentet epigrafike. Këto emra dëshmojnë praninë në masë të popullsisë ilire në to. Emrat ilirë të prytanëve dhe të nëpunësve monetarë që gjenden në të dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe bronzi dhe emrat në vulat e tjegullave të Dyrrahut dhe të Apolonisë, tregojnë se popullsia ilire kishte një peshë me rëndësi në jetën ekonomike, dhe kishte siguruar të drejta qytetare të plota deri në zënien e posteve më të larta në jetën administrative e politike të qytetit. Midis emrave të shumtë ishin edhe këta: ??????, Ge?????, ?a????, ?aa???da?, ???ta???, ?????????, ???t??, për Dyrrahun, ?at??, ?p??ad?? etj., për Apoloninë. Kështu qysh nga fundi i shek. IV p.e. sonë, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik të një kolonie, mbasi popullsia e tyre përbëhet në një përqindje të madhe edhe nga ilirët. Procesi i ilirizimit të këtyre qyteteve, rezultat i shtrirjes së sovranitetit ilir mbi to, ushtroi një ndikim të thellë mbi gjithë jetën sociale-politike e kulturore të Ilirisë në shekujt e mëpastajmë. Rezultati i këtij procesi qe shkëputja e plotë e Dyrrahut dhe e Apolonisë nga qytetet mëmë dhe integrimi i tyre i plotë në jetën ekonomike e politike të shtetit ilir. Këtë integrim e favorizonte përputhja e interesave të tyre ekonomike e politike me ato të shtetit ilir. Mbreti dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqinë ekonomike të këtyre qyteteve të mëdha, kurse skllavopronarët e Dyrrahut dhe të Apolonisë pushtetin e fuqishëm të sundimtarëve ilirë mbi një krahinë shumë më të gjerë se sa territoret e ngushta të qyteteve- shtete të tyre me pasuri dhe treg të gjerë. Rezultati u arrit, siç tregojnë faktet, sado të pakta, nëpërmjet një lufte të ashpër politike, mjaft të ndërlikuar, ku u përzien edhe fuqi të jashtme, por edhe si rrjedhojë e një domosdoshmërie të diktuar nga kushtet objektive të kohës.
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
5. RËNIA E DINASTISË SË GLAUKISË
Gjendja politike në vitet 270-231
Pas luftës së fundit të Mytilit kundër Aleksandrit II të Epirit, në vitin 270, nuk flitet më në burimet për shtetin ilir. Duke zbritur drejt vitit 230 dalin të dhëna të reja mbi këtë shtet. Megjithëse në vështrimin e parë kjo duket si një periudhë e errët, ajo përbën në vetvete një faqe me shumë interes në historinë ilire. Gjatë gjysmë shekulli, që nga Glaukia deri te Mytili, shteti ilir kishte mundur t"i bënte ballë me sukses agresionit të Kasandrit dhe më pas të Pirros e pasardhësit të tij. Të gjithë këta kishin dështuar në ndërmarrjet e tyre dhe më në fund qenë detyruar të hiqnin dorë prej Ilirisë. Ndërkaq gjendja në Greqi mbetej e paqëndrueshme. Sundimtarët maqedonë, Antigon Gonata dhe i biri i tij Demetri, u gjendën tërësisht të angazhuar në teatrin grek të veprimeve politike e ushtarake për të ruajtur hegjemoninë e Maqedonisë në këto anë.
Për shtetin ilir kjo qe një periudhë qetësie në marrëdhëniet me fqinjët, veçanërisht me Maqedoninë, dhe me këtë duhet shpjeguar edhe heshtja e burimeve. Por nuk qe Gonata ai që « diti, siç pretendohet, t"u imponojë paqen fqinjëve veriperëndimorë ». Burimet nuk bëjnë fjalë për një gjë të tillë. Në qoftë se midis Ilirisë dhe Maqedonisë nuk pati në këtë kohë ndonjë konflikt, kjo duhet shpjeguar më tepër me faktin se ilirët, të lodhur nga luftërat e deriatëhershme, nuk mundnin, pra, edhe nuk kërkuan t"i shfrytëzonin vështirësitë e Maqedonisë në interes të tyre.
Ndërkaq ka të ngjarë që nga mesi i shek. III p.e. sonë ose pak më parë shteti ilir të ketë njohur një periudhë trazirash të brendshme, hollësitë e të cilave nuk njihen mirë. Nuk është çudi që zhvillimi i vrullshëm i qyteteve të veriut, të mbetura jashtë konflikteve luftarake që prekën pjesën jugore të shtetit ilir bashkë me qytetet e tij, të ketë ndryshuar raportin e forcave dhe të ketë ndikuar apo të jetë bërë bazë e ndryshimeve politike që pasqyrohen vetëm në zëvendësimin e dinastisë sunduese të Glaukisë me atë të Agronit dhe në shkëputjen e dy qyteteve të rëndësishme të Adriatikut Lindor, të Dyrrahut e të Apolonisë, nga shteti ilir.
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,
K R E U I V
SHTETI I EPIRIT
1. LINDJA E SHTETIT TEK EPIROTËT
Territori dhe popullsia
Në periudhën antike treva që nga malet e Llogarasë dhe të Kudhësit me rrjedhjen e mesme të Vjosës në veri dhe deri në gjirin e Ambrakisë dhe në kufijtë e Etolisë në jug, që nga malet e Pindit në lindje e deri tek brigjet e detit Jon në perëndim, përbënte një njësi gjeografike- politike më vete të formuar historikisht dhe të njohur me emrin Epir, nga greqishtja e vjetër Apeiros që do të thotë stere, tokë. Me fjalën Epir autorët grekë nënkuptonin në fillim çdo vend kontinental përballë ishujve. Po me këtë kuptim, p.sh., Homeri e quan Akarnaninë Epir, gjithashtu më vonë edhe Tukididi. Kështu i quanin edhe brigjet përkundrejt tyre banorët e ishujve të Jonit, duke u nisur nga pozita e vet ishullore.
Ky emër i përdorur në fillim si një emër i përgjithshëm për të caktuar pozitën kontinentale të krahinës etnikisht ilire, që ndodhej përballë tyre, u shndërrua më vonë në një nocion të përveçëm gjeografik, që i atribuohej një krahine të veçantë me kufijtë pak a shumë të përcaktuar historikisht. Në këtë kuptim emri Epir ndeshet për të parën herë tek shkrimtari grek i fundit të shek. VI p.e. sonë, Hekateu, kur thotë se Oriku është liman i Epirit, dhe pak më vonë tek Pindari, i cili e quan Epirin « të famshëm me hapësira kodrash të shkëlqyeshme... që fillojnë nga Dodona e deri në brigjet e Jonit ».
Në gjysmën e dytë të shek. IV p.e. sonë, me transformimin e bashkësisë molose në një shtet të ri federativ, të quajtur epirot, që përfshinte pjesën më të madhe të popullsisë së këtij territori duke pasur një nënshtetësi të vetme, epirote, emri Epir merr tani një kuptim të përcaktuar qartë politik. Shkrimtari grek i shek. IV p.e. sonë numëron në këtë kohë në Epir vetëm 14 fise, por nga burimet e tjera historike-epigrafike rezulton që ky numër të ketë qenë shumë më i madh. Nga fiset më kryesore ilire, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë politike të kësaj krahine, përmenden sidomos thesprotët, kaonët, molosët etj.. Ndërmjet këtyre fiseve ndodhnin luftëra të vazhdueshme për epërsi territoriale dhe politike dhe kishte një prirje për separatizëm midis sundimtarëve të veçantë të tyre. Kjo gjendje vazhdoi të paktën deri në fillim të shek. IV p.e. sonë, kur mbretërit molosë arritën t"u imponohen shumë prej fiseve fqinje epirote dhe të krijonin një mbretëri të fuqishme, me bazë federative, që autorët grekë e quanin Koinon të molosëve.
Premisat për krijimin e shtetit në Epir
Si rezultat i zhvillimit të mëparshëm ekonomiko-shoqëror, në shek. V p.e. sonë në Epir ishin krijuar të gjitha premisat për lindjen e formacioneve të hershme shtetërore. Diferencimi social, sidomos tek fiset ekonomikisht më të përparuara të kësaj krahine, siç ishin molosët, kaonët, thesprotët etj., pasqyrohet qartë në burimet historike që në shek. VIII- VII p.e. sonë, por tani ai merr përpjesëtime më të gjera. Aristokracia epirote e tokës dhe e bagëtive, kishte arritur t"u impononte pushtetin e vet prodhuesve të vegjël fshatarë dhe të
shfrytëzonte për interesat e saja ekonomike punën e shtresave të tjera e të skllevërve.
Në duart e kësaj aristokracie ishin grumbulluar tashmë pasuri të mëdha që i mundësonin asaj të hynte në marrëdhënie të ngushta me shoqërinë antike të Greqisë. Në gjysmën e dytë të shek. V p.e. sonë, në Epir ekzistonin edhe shtresa të tjera; përveç aristokracisë së tokës, ishte fuqizuar edhe shtresa e zejtarëve e tregtarëve. Shumë kuptimplotë në këtë drejtim paraqitet një mbishkrim i vitit 427/426 zbuluar në sanktuarin e Poseidonit në Tenarë, sipas të cilit një farë Eskrioni, epirotas, liron skllavin e tij, Herakleid, duke ia kushtuar këtë akt hyut të detrave. Sipas përmbajtjes dhe vendgjetjes së mbishkrimit Eskrioni duhej të kishte qenë pikërisht njëri nga përfaqësuesit e tregtarëve skllavopronarë epirotas të lidhur me tregtinë detare. Kjo është prova më e hershme epigrafike, që dëshmon për ekzistencën e institucionit të skllavërisë në Epir të paktën që nga gjysma e dytë e shek. V p.e. sonë.
Mbi bazën e këtij diferencimi të brendshëm dhe të luftës së vazhdueshme që bënin sundimtarët e fiseve të veçanta për nënshtrimin e fqinjëve të tyre, në Epir lindën një tok federatash, sistemi politik i të cilave mbështetej në bashkimin e një grupi fisesh të federuara të quajtura koine. Më herët këto bashkësi u krijuan rreth fiseve ekonomikisht dhe politikisht më të fuqishme të Epirit, si tek thesprotët, kaonët dhe molosët. Ashtu siç paraqiten në mesin e shek. V, ato ndryshonin midis tyre jo vetëm nga madhësia dhe rëndësia politike, por edhe nga struktura e tyre organizative. Sipas një lajmi të Tukididit, i cili u referohet viteve të para të luftës së Peloponezit, Koinonet e kaonëve dhe të thesprotëve nuk e njihnin pushtetin e mbretit. Në krye të tyre qëndronin dy magjistratë më të lartë ekzekutivë të quajtur në traditën historike, prostatë, të cilët zgjidheshin çdo vit nga rrethet aristokratike të fisit që kryesonte Koinonin.
Molosët, ndryshe nga dy koinonet e para, sundoheshin nga mbretër, pushteti i të cilëve tanimë ishte bërë i trashëgueshëm. Tukididi përmend që në vitin 470 p.e. sonë një mbret molos Admetin, që i dha strehim politik gjeneralit grek Themistokliut të dëbuar me ostrakizëm nga Greqia. Sipas përshkrimit të kësaj ngjarjeje, Admeti paraqitet si një sundimtar me origjinë fisnike, i fuqishëm dhe me influencë deri në rrethet qeveritare të Athinës. Për veprimtarinë politike të federatave të Epirit burimet historike heshtin pothuajse fare. Ato i shohim të dalin në skenën e historisë vetëm në kohën e luftës së Peloponezit, kur ushtritë e kaonëve, të thesprotëve, të molosëve etj., me sundimtarët e tyre në krye, marrin pjesë në anën e Spartës në ekspeditën luftarake kundër qytetit Strato të Akarnanisë. Midis këtyre bashkësive të veçanta rolin më të rëndësishëm dhe aktiv në historinë politike të vendit filloi ta luajë Mbretëria e Molosëve. Në qoftë se deri në fundin e shek. V p.e. sonë këto bashkësi vepronin të veçuara dhe në konflikte të brendshme me njëra-tjetrën, tani është Mbretëria Molose ajo që do të marrë iniciativën për të zgjeruar pushtetin e saj dhe për ta vënë Epirin në rrugën e bashkimit të tij politiko-ushtarak.
__________________
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,