Shendeti dhe Mjekesia - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Ta ndihmojm Qendrimin ,ai ka nevoj per ne..
Lind në laborator jeta artificiale
Eshtë ndërtuar në laborator qeliza e parë artificiale e kontrolluar nga një ADN sintetike, në gjendje për t’u ndarë dhe dyfishuar sic do qelizë tjetër.
Rezultati është publikuar në revistën “Science” pas një pune të gjatë të institutit “Craig Venter” në SHBA. Ky është një nga hapat më të mëdhenj të viteve të fundit në shkencën e gjenetikës dhe tashmë kufiri i jetës artificiale është më afër.
Endrra e Venter ishte të ndërtonte baktere në dobi të ambientit me një ADN të programuar për të prodhuar biokarburante apo për të pastruar ujërat e ndotur.
Mikrobi misterioz alarmon shkencëtarët
Një mikrob misterioz dhe i rrezikshëm alarmon SHBA-në. Quhet “Cryptococcus Gattii” dhe është venë re në disa njerëz ku ka prekur mushkëritë dhe trurin.
Pjesa më e madhe e të prekurve janë në veri-lindje të SHBA-së dhe origjina e këtij mikrobi është sub-tropikale. Për momentin të dhënat për numrin e të prekurve janë jo shumë shqetësuesve por kërkuesit kanë vënë re se ky mikrob po pëson mutacion dhe po përhapet me shpejtësi në gjithë Amerikën.
Pas studimeve të para është dalë në përfundimin se ky mikrob është një varietet i ri dhe nuk kishte ekzistuar asnjëherë në Kanada nga ku ka ardhur. Mikrobi sulmon si njerëzit ashtu edhe kafshët dhe për momentin nuk ka asnjë trajtim mjekësor.
Tomothy Ray Brown, njeriu i parë në botë që u shërua nga SID
Tomothy Ray Brown, është pacienti i cili i la të gjithë shkencëtarët në gjithë botën me gojë hapur, ai u imponojë atyre të hulumtojnë shumë më seriozisht: të gjejnë terapinë e SIDAS.
Duke përfituar nga frymëzimi dhe fuqia e madhe shpirtërore e Brown, i cili u shërua nga sëmundja vdekjeprurëse, një ekip shkencëtarësh nga i gjithë bota po tenton të ngrejë një metodë, e cila në të ardhmen do të rezultonte shpëtimtare për të gjithë pacientet e SIDAS.
I njohur si “i sëmuri nga Berlini”, citon alb-observer.com, ku si student ai kreu terapinë, Brown, më 2007-ën, iu nënshtrua me “shkatërrim” të plotë të sistemit imunitetit të qelizave, me transplantim qelizash nga një dhurues me një anomali të rrallë gjenetike.
Sipas mediave të cilat kooperojnë në fushën e shkencës, transplantimi, u krye me qëllim luftimin e kancerit, por në realitet u mundësua shërimi i SIDAS prej të cilës vuante pacienti.
Si të shmangim mushkonjat gjatë verës
Asgjë nuk mund t’ua prish mbrëmjet romantike verore sikurse mërzia nga mushkonjat. Por me ndihmën e disa aleatëve natyrorë, zhurma dhe thumbimet do t’i takojnë të kaluarës.
Hudhra: Nëse planifikoni të dilni në natyrë, shtoni hudhrën në menynë tuaj ushqyese disa ditë para se të dilni. Insektet janë të ndjeshme ndaj erës së hudhrës, të cilën e ndjejnë përmes lëkurës së njeriut
Qumësht: Thumbimi i insekteve dhe djegia nga dielli do të qetësohen nëse lyhen me përzierjen e qumështit, ujit dhe kripës. Nevojitet vetëm një sasi e vogël e kësaj përzierje në vendin e thumbimit nga mushkonja ose në vendin e djegur nga rrezet e diellit, ashtu që enzimat nga qumështi do ta neutralizojnë helmin nga insektet, ose do ta qetësojnë vendin e dëmtuar nga rrezet e diellit
Kripa: Uji i kripur po ashtu qetëson vendin e thumbuar nga insektet. Pas larjes me ujë të kripur, në vendin e ënjtur qitni një pikë vaj bimor.
Qepa: Përveç hudhrës edhe qepa në mënyrë të suksesshme largon insektet, sidomos mushkonjat dhe mushicat. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ta përfshini qepën në menynë verore.
Lëvoret e agrumeve: Portokalli dhe limoni kanë aromë freskuese për hundën e njeriut, mirëpo për mushkonjat nuk janë aspak të këndshëm. Në losionin për trup grimcojeni lëvoren e limoni ose portokallit dhe vendoseni në pjesët e ekspozuara të trupit në mënyrë që t’i mbani sa më larg mushkonjat.
Uthulla e mollës: Receta e vjetër ushtarake për mbrojtje nga kafshimi i insekteve- tri lugë uthull molle në ditë. Ngjashëm sikurse hudhra, lëkura juaj do të prodhojë aromën e uthullës të cilën mund ta ndjejnë vetëm insektet.
Sheqeri helmues sikurse duhani
Çdo vit në botë vdesin rreth 35 milionë njerëz nga pasojat e përdorimit të tepërt të sheqerit, i cili plotësisht mund të çrregullojë punën e metabolizmit, të hormoneve dhe të mëlçisë, tërheqin vëmendjen profesionistët.
Edhe pse sasia e vogël e sheqerit nuk paraqet problem, sasitë më të mëdha të përdorimit të çdo ditshëm të këtij “helmi” të ëmbël mbysin, ndërsa brenda vitit vdesin 35 milionë njerëz në gjithë botën, tregojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë. Në shkrimin “E vërteta toksike për sheqerin”, alarmojnë se shitja dhe përdorimi i sheqerit duhet të rregullohen me ligje dhe me vërejtje të posaçme, në mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i përditshëm, shkruan në një të përditshme angleze. Dëshmohet se lëngjet e sheqerosura dhe ushqimi i ëmbël janë përgjegjëse për sëmundje, siç është trashësia, karcinoma, problemet me mëlçinë dhe me sëmundjet e zemrës.
Sheqeri, jo vetëm që i trash njerëzit, veçse në përgjithësi e çrregullon metabolizmin, “i nxjerr” hormonet nga ekuilibri, e rrit tensionin e gjakut dhe e dëmton mëlçinë. Efekt të njëjtë në trup ka edhe alkooli. Profesionistët propozojnë tatim më të madh mbi ushqimin dhe mbi pijet të pasura me sheqer (siç janë lëngjet e gazuara), kufizimin e blerjes nga të rinjtë nën moshën 17 ose 18 vjeç.
SHËRIMI PROFETIK NDAJ GABIMEVE
Një: Aludim e jo ekspozim.
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e shfaqte gabimin dhe e kritikonte, e nuk e shfaqte gabimtarin, për atë i dërguari salallahu alejhi ue selem nuk ua shpaloste të rinjtëve te umetit gabimet e tyre para njerëzve, ngase kjo shpinte në thyerje dhe nënçmim të personalitetit dhe shpirtit të gabimtarit.
Aisheja, radijallahu anha, ka thënë: i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, lehtësoi në një çështje e disa prej njerëzve u shmangën nga kjo, kur i arriti të Dërguarit salallahu alejhi ue selem kjo që ka ngjarë u nevrikos, saqë u shfaq në fytyrën e tij, e tha: “Ç’është puna me disa njerëz që dëshirojnë diç tjetër nga ajo që u kam lehtësuar, pasha Allahun, unë jam më i ditur se ata për Allahun, dhe më shumë që i kam frikë se sa ata.” Mutefekun alejhi.
Enes ibn Maliku, radijallahu anhu, ka thënë: “Një grup i shokëve të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, i pyetën gratë e tij për veprat e tij të fshehta? E disa thanë: Nuk do të martohem. E disa tjerë thanë: Nuk do të ha mish. E disa tjerë thanë: Nuk do të flejë i shtrirë mbi krevat. E falënderoi Allahun, e tha: “Ç’është puna me disa njerëz, që kanë thënë kështu e kështu? Po unë falem dhe flej, agjëroj dhe haj dhe martohem. Kush largohet nga suneti im ai nuk është me mua.” E transmeton Muslimi.
Gjatë këtyre dy haditheve, hasim në metodologjinë e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, në përdorimin e metodës së aludimit dhe gjakftohtësinë e jo të ekspozimit gjatë shërimit të gabimeve ndaj atij që e edukon, që të mos ndikon shpirtnisht, e të ndodhin reagime të kundërta, të papritura, që mund të shpijnë deri në ngritjen e dyshimeve, mllefosje dhe urrejtje, paraqitje të armiqësisë dhe kundërshtimeve.
Sa e bukur që është fjala e imam Shafiut Allahu e mëshiroftë:
Me këshillën tënde në vetmi më mbro
Nga këshillimi në opinion më distanco
Ngase këshillimi në mes njerëzve është një lloj
I nënçmimit që nuk kam dëshirë ta dëgjoj
Qëndrimet e të Dërguarit, salallahu alejh iue selem, në këtë sferë janë të shumta. Nuk është e panjohur për shumicën thënia e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, në shumë hadithe, ku ka thënë: “Ç’është me disa burra që vonohen pas ezanit.” Transmeton Muslimi. “Ç’është me disa njerëz që ngritin shikimet në qiell.” E transmeton Buhariu. Si dhe fjala e tij për ibn Lutbijen: “Ç’është me punëtorin që e kam dërguar, e thotë: kjo është për ju e kjo më është dhuruar mua.” E transmeton Muslimi. Në kohë kur i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e kishte autorizuar për zeqatin, e kur vinte thoshte,: kjo është për ju, e kjo më është dhuruar mua.
Dy: Zemërimi.
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ndonjëherë nuk reagonte ndaj gabimtarit për veprën e tij, mirëpo, zemërohej për atë, e shihej në fytyrën e tij, Ebu Said Hudriju radijallahu anhu ka thënë: “i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte edhe më i turpshëm se sa virgjëresha natën e gjerdekut dhe, në qoftë se nuk i pëlqente diçka, atëherë do të kuptohej (mospëlqimi) në fytyrën e tij.” Mutefekun alejhi.
Aisheja, radijallahu anha, tregon se: Kishte blerë njëherë një jastëk me figura të vizatuara, kur i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i pa, u ndal te dera e nuk hynte, kuptova në fytyrën e tij se nuk i pëlqente. I Thashë: O i dërguari i Allahut! Pendohem tek Allahu, çfarë mëkati kam bërë? I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “Ç’është ky jastëk? I thashë: e kam blerë për ty që të ulesh në te e të mbështetesh. Atëherë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “Pikturuesit e këtyre figurave do të dënohen Ditën e Kiametit, e do tu thuhet: Ngjallni atë që keni krijuar, pastaj tha: Në shtëpinë që ka fotografi nuk hyjnë melaqet.” Mutefekun alejhi.
Tre: Pranimi i gabimit.
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, kishte zbatuar metodë të lartë në edukimin e të rinjve dhe përmirësimin e gabimeve të tyre. Ebu Umame, radijallahu anhu, ka thënë: “Një djalë i ri erdhi te i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e i tha: o i dërguar i Allahut! Më lejo mua të bëj amoralitet. Njerëzit u kthyen kah ai, e qortuan e thanë: Çfarë? Çfarë? I dërguari, salallahu alejhi ue selem, i tha: “Ulu.” E u ul afër tij. I tha: “A e dëshiron këtë për nënën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për nënat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për vajzën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për vajzat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për motrën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për motrat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për hallën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për hallat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për tezen tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për tezet e tyre.” E pastaj e vendoi dorën e tij mbi gjoksin e atij, e tha: “O Allah falja këtij gabimin, pastro zemrën, mbroje nga epshi. E pas kësaj, djaloshi i ri nuk anonte për ndonjë gjë.” Transmeton Buhariu.
Ky i ri me lakmi të madhe, i flakëruar, konkret në shprehjen e imagjinatës, e i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e priti me këtë butësi të madhe, bisedë të qetë, u ngrit i riu me bindje ndaj mëkatit, i vendosur që të mos i afrohet.
Katër: Njoftim për madhështinë e mëkatit.
Usame ibn Zejd tregon: “I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, na çoi në drejtim të Hurakatit. I sulmuam banorët e tij në agim dhe i shkaktuam atyre dështim. Unë dhe një ensar ndoqëm një burrë nga ai fis dhe, kur e kapëm, ai tha fjalën e dëshmisë: "La ilahe il-lAllah - Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut/ Kur dëgjoi këtë, ensari ndaloi, ndërsa unë e qëllova dhe e vrava. Kur u kthyem, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem,e mori vesh këtë gjë dhe më tha: "O Usame! A e vrave atë njeri pasi tha Laa ilahe il- lAllah?" Unë i thashë: "Por ai e tha atë fjalë vetëm për tu mbrojtur!" Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, vazhdoi ta përsëriste atë aq saqë u ndeva shumë keq.” Transmeton Buhariu.
Po përfundoj këtë temë me disa fjalë:
Keshilla-Behuni Doktorr i vete-vetes!!!
10 mitet false të ujit
Të gjithë e dimë se uji të bën mirë, madje këtë na e kanë përsëritur shumë herë dietologë, trajnerë e mjekë të ndryshëm.
Është e rëndësishme që të jemi të hidratuar, sepse organizmi ynë mund t‘i zhvillojë më mirë funksionet e tij. Në këtë mënyrë lëkura dhe flokët janë më të fortë e më të shëndetshëm. Ndoshta shumë prej nesh ndjekin edhe tendencën amerikane, që kur dalin nga shtëpia marrin gjithmonë me vete një shishe uji.
Shpesh kemi dëgjuar se kur bën vapë, duhet të pimë sa më shumë ujë dhe se sasia minimale duhet të jetë 1.5 litra në ditë. Në fakt, kjo që sapo përmendëm, por edhe disa pika të tjera, nuk janë dhe aq të qarta. Me ardhjen e stinës së nxehtë të verës, ka nisur edhe gara se kush "shpik" më shumë teori për ujin, një luftë kjo me premtime false, publikime pseudoshkencore dhe kërkime nga universitete fantazmë. Të gjithë me qëllimin ambicioz për të fituar "trofeun" për sugjerim-mësimin më të mirë të stinës.
Duke qenë se të gjithë jemi me mendimin se sa të rrosh do të mësosh, jemi zhytur në këtë "det misteresh" dhe kemi mbledhur dhjetë teoritë më të dëgjuara për ujin, më pas i jemi drejtuar një specialisti në hidrologjinë mjekësore. Kështu do të marrin informacionet e duhura dhe do të përgënjeshtrojmë të gjitha mitet false që rrethojnë argumentin.
Ja dhjetëshja e "teorive popullore" mbi ujin dhe përgjigjet e ekspertit.
1- Të gjithë duhet të pimë dy litra ujë në ditë. (E gabuar)
Sasia mesatare është nga 1.5 - 2 litra (për t‘u kuptuar, shishja e zakonshme). Është mjaftueshme, sepse një sasi e konsiderueshme uji gjendet edhe tek ushqimet që konsumojmë (kryesisht te frutat dhe zarzavatet). Kështu, nëse jeni shumë të zënë me punë dhe harroni të pini ujë, konsumoni të paktën 4-5 racione fruta dhe zarzavate në ditë për të arritur nivelin e duhur, ose ndiqni këtë shembull: mbani mbi tavolinën e punës apo në çantë një shishe uji dhe pini shpesh. Kjo është një mënyrë e mirë edhe për të shmangur urinë e pakontrolluar.
2- Uji i gazuar të dobëson. (E gabuar)
Sa mirë do të ishte sikur thjesht duke pirë ujë të gazuar t‘i harronim menjëherë patatet e skuqura që hëngrëm për drekë! Në të vërtetë, dyoksidi i karbonit, me të cilin është shtuar uji i gazuar, nuk ka asnjë veti tretëse. Bulëzat, duke u përhapur në stomak, favorizojnë nxjerrjen e gazit, por ky nuk është sinonim i tretjes. Kështu, pas një vakti të rënduar, është e kotë që të kërkoni "shpëtim" tek uji i gazuar, sepse vetëm do të gufoni.
3- Të pish sa më shumë ujë të ndihmon që të nxjerrësh jashtë lëndët toksike. (E vërtetë)
Për të kryer funksionet primare (tretja, qarkullimi, lëvizja), organizmi ynë prodhon lëngje, që në gjuhën mjekësore janë quajtur toksina. Një hidratim i mjaftueshëm i lehtëson punën veshkave dhe mëlçisë "laboratorit të trupit" dhe thjeshtëson eliminim e skorieve. Natyrisht, duhen eliminuar edhe ushqimet e përpunuara, të rënda dhe me shumë kalori. Kështu edhe raporti ynë me peshoren do të ishte më i mirë!
4- Të pish ujë gjatë vakteve të bën mirë. (E vërtetë)
Është e nevojshme që ushqimi, veçanërisht nëse është i thatë, si buka dhe makaronat, të shoqërohet me ujë për të lehtësuar çlirimin e lëngjeve gastrite. Mos harroni që nuk duhet tepruar: uji i tepërt mund të hollojë lëngjet gastrite, duke i bërë më pak efikasë. Sasia e duhur? Tre gota ujë në vakt.
5- Uji i ftohtë akull të ndihmon të dobësohesh. (E gabuar)
Diçka është e sigurt: që pasi ta keni pirë iu fut të dridhurat! Kush e shpiku këtë teori, mbështet tezën e tij duke deklaruar se trupi djeg më shumë kalori, për të rigjetur temperaturën e duhur. Kjo është një bindje tërësisht e gabuar. Pini ujë me temperaturë ambienti, ose, nëse keni shumë vapë, konsumoni ujë të ftohtë, por asnjëherë të ftohtë akull.
6- Uji ka kalori. (E gabuar)
Uji, si ai i gazuar dhe ai natyror, nuk ka kalori. Kjo gjë nuk mund të konfirmohet për llojet e ndryshme të ujit të aromatizuar që gjendet në treg, që përmbajnë 60 kalori për 100 ml. Ndaj, kini kujdes, lexojini mirë etiketat, sepse edhe një lëng transparent mund të fshehë shumë kalori.
7- Uji i çezmës nuk është i shëndetshëm (E gabuar)
Si nga pikëpamja ekologjike, ashtu dhe nga ajo financiare, do të ishte më mirë që të gjithë të përdornin ujin e çezmës, duke shmangur kështu shumë enë ambalazhimi dhe kryesorja është më ekonomik. Ndër të tjera, uji i çezmës kontrollohet herë pas here nga uniteti shëndetësor dhe laboratorë biologjikë. Nëse më pas keni nevojë për ujëra të veçantë (ato që blihen në ushqimore), bëni kujdes me datën e skandencës (që zakonisht gjendet mbi tapën e shishes) dhe zgjidhni gjithnjë ato që janë në shishe plastike të errët, sepse nuk janë shumë të ekspozuara ndaj dëmeve të rrezeve diellore.
8- Të pish shumë ujë dhe herë pas here zgjidh problemin e ruajtjes (E gabuar)
Uji shkon e vjen, ajo që shkakton ruajtjen është sasia e kripërave dhe sheqerit që gërshetohen me ushqimet. Në fakt janë këto dy elementë që e tërheqin dhe e mbajnë ujin, duke i dhënë fund fenomenit "lëkurë portokalli" (celulitit).
9- Të pish ujë të ngrohtë në mëngjes ndihmon kujtesën (E vërtetë)
Të pish ujë të ngrohtë esëll, lehtëson peristaltikën e zorrëve. Bëni një provë në mëngjes, para kafesë, duke pirë një gotë ujë të vakët me gjysmë limoni të shtrydhur brenda. Do të shihni që rezultatet do t‘iu pëlqejnë menjëherë. Kjo është një mënyrë çhelmuese natyrore.
10- Në avion duhet pirë më shpesh ujë. (E vërtetë)
Për të kompensuar efektin dehidratues për shkak të ajrit të kondicionuar dhe pakësimit të presionit, është e nevojshme që njerëzit të hidratohen, duke pirë vazhdimisht ujë ose lëngje të pagazuara. Mbani gjithmonë me vete një shishe uji termal në formën e sprajit dhe freskojeni shpesh fytyrën e trupin. Efekti hidratues është i menjëhershëm dhe shumë efikas.
Vendoset dhëmbi i parë i kultivuar në laborator
Vendoset dhëmbi i parë i kultivuar në laborator
Për herë të parë, një dhëmb i plotë është ndërtuar në një laborator dhe i është transplantuar një miu. Rezultati është publikuar online nga revista “Plus One”, dhe i atribuohet një grup kërkuesish nga Universiteti i Shkencave në Tokio.