Pyetje dhe pergjegjije... - Zemra – Portali Shqiptar Forum
A lejohet te rrafet gruja
vajze do te martohet dhe babai i saj nuk do?
A lejohet operacionit plastik ne vesh ?
Pyetje dhe Pergjigje
2. Ne cilen dite te javes lexohet surja  Kehf ?
3. Mesi i Kuranit ne cilen sure gjindet?
4.  Motra nga  qumshti  i  Muhamedit a.s  si quheshte??
5.Cili eshte ai qe do ta mare denimin me te vogel ne XHehnem?
I vërteti - (El Hakk)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplo
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.” Haxh, 62.
I Vërteti në Qenien dhe cilësitë e Tij. Prania e Tij është e domosdoshme. Ai është i përsosur në cilësitë e Tij. Ekzistimi i Tij është nga domosdoshmëritë e Qenies së Tij dhe çdo gjë që ekziston është përmes Tij.
Fjalët e Tij janë të vërteta, veprat të vërteta, takimi më Të është i vërtetë, i Dërguari i Tij është i vërtetë, Librat janë të vërteta, Feja e Tij është e vërtetë, adhurimi vetëm ndaj Tij është i vërtetë dhe çdo gjë tjetër që i takon Atij është e vërtetë. Thotë Allahu i Lartësuar: “Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.” Haxh, 62
“E ti thuaj: ‘E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë’.” Kehf, 29.
“Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione” Junus, 32.
I Dashuri - (El Uedud)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është që fal mëkatet, është i dashur.”Buruxh, 14.
El Uedud: ka kuptimin e atij që do dhe i dashuri. Allahu do profetët, të dërguarit dhe pasuesit e tyre dhe ata e duan Atë. Ai është më i dashur tek ata se çdo gjë tjetër, zemrat e tyre janë të mbushura me dashuri ndaj Tij, gjuhët e tyre pandërprerë e lavdërojnë Atë, zemrat e tyre janë dhënë pas Tij me një dashuri, sinqeritet dhe kthim nga Ai në të gjitha format.
Dashuria e të zgjedhurve të Tij ndaj Allahut nuk mund të krahasohet me asnjë dashuri tjetër, jo në esencën e as në formën e saj, e kjo është obligim dhe vetëm në këtë mënyrë duhet të jetë dashuria e Allahut në zemrën e secilit, duhet t’i paraprijë dhe tejkalojë çdo dashurie tjetër dhe çdo dashuri tjetër të jetë pasuese e saj.
Ndaj, dashuria ndaj Allahut është esencë e të gjithë veprave dhe çdo adhurim tjetër, qoftë i dukshëm apo i padukshëm, buron nga dashuria për Të. Kështu që dashuria e robit ndaj Allahut është një mirësi nga ana e Allahut e s’është nga njeriu, ndaj Allahu është Ai që kur e do njeriun e fut dashurinë në zemrën e tij, e kur njeriu arrin dashurinë e Allahut me ndihmën e Tij, atëherë pason shpërblimi nga ana e Allahut të Lartësuar me një dashuri tjetër, e kjo është në esencë bamirësi e çiltër, ngase shkaku dhe shkaktari janë nga Ai. Nuk ka për qëllim kundërshtimin, por kjo është dashuri nga Allahu për falënderuesit nga robërit e Tij, ndaj i tërë interesi kthehet tek robi. I lavdëruar qoftë Ai që ka futur dashuri në zemrat e besimtarëve, në këtë mënyrë vazhdon ta rrisë dhe forcojë atë, derisa të arrijë në zemrat e të zgjedhurve, deri në atë gjendje që çdo dashuri tjetër të zvogëlohet (ulet), u lehtësohen fatkeqësitë dhe vështirësia e respektit ndaj Allahut u bëhet e këndshme. U ofron atyre llojet e shumta të begative të Tij, të cilat i dëshirojnë e, padyshim, më e larta është dashuria dhe arritja e kënaqësisë së Tij. Kështu që dashuria e robit ndaj Allahut është e mbushur me dy dashuri nga ana e Allahut: dashuria paraprake me të cilën është bërë i dashuri i Allahut dhe dashuria tjetër falënderim nga ana e Allahut, për dashurinë në këtë mënyrë është bërë prej të zgjedhurve të sinqertë.
I Bukuri - (El Xhemil)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në hadithin të cilin e transmeton Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën…” Shënon Muslimi.
I Bukuri është ai që cilësohet me mirësi dhe bamirësi, ndaj Allahu i Lartësuar është:
a) i Bukuri në Qenie, Emrat dhe Cilësitë e Tij. I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Mbulesa e Tij është dritë, sikur të mos ishte kjo mbulesë do të digjej çdo gjë.”
b) i Bukuri në veprat e Tij. Veprat e Allahut të tëra janë të bukura. Ato janë në mes të së mbarës dhe mirësisë, mes vlerës dhe drejtësisë, të tëra janë në pajtim me urtësinë dhe lavdërimin e nuk ka në veprat e Tij diçka të kotë e të pavlefshme, por të gjitha janë mirësi, udhëzim, mëshirë, drejtësi. Allahu i Lartësuar thotë:
“Vërtet, Zoti im është i drejtë.” Hud, 56.
c) i Bukuri në krijim: “Ai që përsosi krijimin e çdo sendi” Sexhde, 7.
I Urti - (El Hakim)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është i Gjithëdijshëm, është i Urtë.” Teube, 28.
Urtësia është vënie e gjërave në vendet e tyre dhe zbritja në pozitat e tyre.
Ndaj i Urti është Ai që ka dituri të gjerë dhe njeh parimet e çështjeve, fundin e tyre, është Ai që i vë gjërat në vendet e tyre, kështu që nuk i parashtrohet pyetja e as nuk kundërshtohet në urtësinë e Tij, ndaj i urti është Ai që ka urtësi të madhe në krijim dhe urdhër, kështu që urtësia është dy llojesh:
1. Urtësia në krijim. Ai ka krijuar krijesat me të vërtetën dhe ato përmbajnë të vërtetën, dhe synimi i Tij ka qenë i vërtetë. Ka krijuar krijesat me një rregull të përkryer, ka bërë renditjen e tyre dhe çdo krijese i ka dhënë formën që i takon, madje çdo pjese të krijesave dhe çdo organi prej organeve të kafshëve i ka dhënë formën që u takon. Kështu që askush nuk sheh në krijimin e tij mangësi, ndonjë të metë, që nëse tubohen të gjithë, nga i pari deri te i fundit, që të propozojnë si krijimin e të Gjithëmëshirshmit, apo të përafërt me të, siç ka vënë në krijesat e Tij rregullin, përsosmërinë, nuk do të mundnin, e ku të kenë mundësi ata në këtë?!
99 Emrat E Bukur te Allahut
2. ER RAHIM (Mëshirëploti).
“Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2.
3. EL MELIK (Sunduesi);
4. EL KUDUS ( i Pastërti);
5. ES SELAM (Paqedhënësi);
6. EL MUMIN (Siguruesi);
7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi);
8. EL AZIZ (Fuqiploti);
9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi);
10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi).
“Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që i vishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), Sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli), Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!” Hashër, 23.
11. EL HALIK (Krijuesi);
12. EL BARI (Filluesi);
13. EL MUSAVIR (Formëdhënësi).
“Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tij janë emrat më të bukur.”Hashër, 24.
14. EL EVEL;
15. EL AHIR;
16.EL DHAHIR (I Dukshmi me krijim);
17. EL BATIN (I Padukshmi me Qenie).
“Ai është i Pari që s’ka fillim dhe i Fundit që s’ka mbarim, i Dukshmi dhe i Padukshmi.” Hadid, 3.
18. EL SEMI (Dëgjuesi);
19. EL BESIR (Vështruesi).
“Asnjë send nuk është si Ai, Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” Shura, 11.
20. EL MEULA (Mbrojtës);
21. EN NESIR (Ndihmëtar).
“Sa Mbrojtës i mirë dhe sa Ndihmëtar i madh që është.” Haxh, 78.
22. EL AFUVU (Mëkatfalësi);
23. EL KADIR (Plotfuqishëm).
“Allahu është i Plotfuqishëm, fal shumë.”Nisa, 149.
24. EL LATIF (I Buti);
25. EL HABIR (I Gjithëinformuari).
“Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.” En’am, 103.
26. EL KEBIR (I Madhi);
27. EL MUTEAL (I Gjithëlartësuari).
“Ai është i Madhëruari e i Lartësuari.” Rad, 9.
28. EL VAHID (Një);
29. EL KAHAR (Mposhtësi).
“E ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para Allahut, Një, Mbizotërues.” Ibrahim, 48.
30. EL HAKKU (I Vërteti);
31. EL MUBIN (I Qarti në drejtësi).
“E ata e dinë se Allahu është Ai i Vërteti, i Qarti në drejtësi.” Nur, 25.
32. EL KAUIJ (I forti);
33. EL METIN (I pathyeshmi).
“Ai është i Gjithëfuqishmi, Ngadhënjyesi.” Shura, 19.
“Allahu është Furnizues i madh; Ai, Fuqiforti.” Dharijat, 58.
34. EL HAJU ( i Gjalli);
35. EL KAJUM (I përjetshmi);
36. EL ALIJ (I Larti);
37. EL ADHIMU (Madhështori).
“Allahu - s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.”
“E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.” Bekare, 255.
38. ESH SHEKURU (Mirënjohësi),
39. EL HALIMI (I Buti).
“Allahu është shumë Mirënjohës, i Butë.” Tegabun, 17.
40. EL VASIU (Gjithëpërfshirës me dije dhe mëshirë);
41. EL ALIMU (I Gjithëdituri).
“Allahu është i Gjerë (në bujari) e i Dijshëm.” Bekare, 115.
42. ET TEUAB (Pendimpranuesi);
43. EL HAKIM (I Mençuri).
“Pa dyshim, Allahu pranon pendimin është i Gjithëdijshëm.”Nur, 10.
44. EL GANIJ (I Pasuri);
45. EL KERIMU (Fisniku).
“E kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e Bujar." Neml, 40.
46. EL EHAD (I Vetmi);
47. ES SAMED (I Domosdoshmi).
“Thuaj: Ai, Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.’’ Ihlas, 2.
48. EL KARIB (I afërt);
49. EL MUXHIB (Lutjepranuesi).
“Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)." Hud, 61.
50. EL GAFUR (Gjithëfalësi);
51. EL UEDUD (I Dashuri).
“Ai është që fal mëkatet, është i Dashur.” Buruxh, 14.
52. EL UELIJ (Mbojtësi i besimdrejtëve);
53. EL HAMID (I Lavdëruari).
“Ai është Mbikëqyrësi, i Lavdëruari.” Shura, 28.
54. EL HAFIDH (Ruajtësi);
55. EL MEXHID (I Lavdishmi).
“E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.” Sebe, 21. “Është i Zoti i Arshit  të madhëruar.”Buruxh, 15.
56. EL FETAH (Zgjidhjedhënësi).
“Se Ai është Gjykatës i drejtë, i Dijshëm.”Sebe, 26.
57. ESH SHEHID (Dëshmuesi).
“Allahu di dhe vështron çdo gjë.” Haxh, 17.
58. ESH SHAKIR (Shpërblyes).
“E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se Allahu është Shpërblyes, i Gjithëdijshëm.” Bekare, 158.
59. EL MELIK (Sunduesi);
60. EL MUKTEDIR (I Gjithëmundshmi).
“Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te Allahu).” Kamer, 55.
61. EL KAHIR.
“Ai është Mbizotërues ndaj robërve të Tij.” En’am, 18.
62. EL KADIR (I Fuqishmi).
“Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa Përcaktues të mirë jemi.” Murselat, 23.
63. EL HALAK (Krijues i përgjithshëm).
“Vërtet, Zoti yt është Krijuesi i përgjithshëm, më i Dijshmi.” Hixhr, 86.
64. ER REZAK (Furnizuesi).
“Allahu është Furnizues i madh; Ai Fuqiforti.” Dharijat, 58.
65. EL UEKIL (Përkujdesësi).
“Neve na mjafton që kemi AllahuN, Ai është Mbrojtësi më i mirë." Ali Imran, 173.
67. ER REKIB (Vigjiluesi).
“Allahu është përcjellës ndaj çdo sendi.”Ahzab, 52.
68. EL HASIB (Llogarimarrësi).
“Allahu llogarit për çdo send.” Nisa, 86.
69. EL MUKIT (Ushqyesi).
“Allahu është i Plotfuqishëm ndaj çdo sendi.” Nisa, 85.
70. EL EKREM (Më bujari).
“Lexo, Se Zoti yt është më bujari!”Alek, 3.
71. EL BERR (Mirëbërësi).
“E Ai është Bamirës, Mëshirues." Tur, 28.
72. EL GAFAR (Gjithëfalësi).
“Zot i qiejve e i tokës dhe ç'ka mes tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi.” Sad, 66.
73. ER REUF (I Dhembshuri).
“Po Allahu është shumë i Butë, i Mëshirshëm.”Nur, 20.
74. EL VEHAB (Dhuruesi).
“A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit?!” Sad, 9.
75. EL UARITH (Trashëgues).
“A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit?!” Hixhr, 23.
76. ER RAB (Zot).
“Qytet i mirë dhe Zot Mëkatfalës.” Sebe, 15.
77. EL A’LA (Më i Lartësuar).
“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të Lartësuarin.” A’la, 1.
78. EL ILAH (Zot që meriton adhurim).
“Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është Mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.” Bekare, 163.
79. EL VITR (Tek):
“Allahu është tek dhe e do tekun.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.
80. EL XHEMIL (I Bukur):
“Allahu është i bukur dhe e do bukurinë.” Shënon Muslimi.
81. EL HAJIJJ (I Turpshmi).
82. ES SETIR (Mbuluesi):
“Allahu është i turpshëm dhe mbulues dhe e do turpin dhe mbulimin.”
Sahih, Shënon Ebu Daudi.
83. EL MUKADIM (Nismëtar).
84. EL MUAHIR (Paslënësi):
“Ti je Nismëtar dhe Ti je Paslënës.” Shënon Buhariu.
85. EL MUSAIR (Kontrolluesi).
86. EL KABID (Shtrënguesi).
87. EL BASIT (Dhënësi):
“Allahu është Kontrolluesi, Shtrënguesi, Dhënësi, Furnizuesi.” Sahih, shënon Ebu Daudi.
88. ED DEJAN (Shpërblyesi):
“Allahu do t’i ringjallë njerëzit dhe do t’u thotë: ‘…Unë jam  Sunduesi, Unë jam Shpërblyesi’.”  Shënon Buhariu.
89. EL MENAN (Dhurues):
’’Nuk ka zot pos Teje, Ti je Dhurues.” Sahih, shënon Ebu Daudi.
90. EL MALIK (Sundues):
“Nuk ka sundues pos Allahut.” Shënon Buhariu.
91. EL MUHSIN (Bamirës):
“Allahu është Bamirës dhe e do bamirësinë.” Sahih, shënon Abdurrezaku.
92. ESH SHAFI (Shëruesi):
“…Shëro, Ti je Shëruesi.” Shënon Buhariu.
93. ER REFIK (I Butë):
“Allahu është i butë dhe e do butësinë në çdo çështje.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.
94. EL MU’TI (Dhënësi):
“Allahu është Dhënësi unë jam Kasim.”
95. ES SEJID (Zotëri):
“Allahu i lartësuar është Zotëri.” Shënon Ebu Daudi.
96. ET TAJIB (I Mirë):
“Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën.” Shënon Buhariu.
97. EL HAKEM (Gjykuesi):
“Allahu është Gjykuesi dhe tek Ai është gjykimi.” Sahih, shënon Ebu Daudi.
98. EL XHEVAD (Fisniku):
“Allahu është Fisnik dhe e do fisnikërinë.” Sahih el Hulije.
99. ES SEBUH (I Madhërishmi):
Kush drejton trupin tonë,mëndja apo zemra?
Pyetja ime ka të bëjë me zemrën dhe mendjen e njeriut, si e shpjegon Islami rolin e këtyre dy organeve tona, cili i paraprin tjetrës në marrjen e vendimeve tona qofshin të mira apo të këqija, zemra mendjes apo mendja zemrës (zakonisht kur duam të bëjmë një punë themi “ma merr mendja” ose “po ma ndien zemra”).
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX shumë shkencëtarë të prirë nga vështrimi materialist i organizmit të njeriut besonin se në një të ardhme të afërt, pas zgjerimit të shkencës së fiziologjisë (shkencë e cila studion ndërtimin dhe veprimtarinë e organeve të trupit), do të jetë e mundur të sqarohet mënyra e funksionimit të të menduarit të njeriut fiziologjikisht, sikurse shpjegohen mënyrat e funksionimit të pjesëve të tjera të organizmit të tij. Mirëpo edhe pse lënda e fiziologjisë ka shkuar mjaft përpara, ende deri më tani nuk është arritur të shpjegohet forma e funksionimit të mendjes së njeriut.
Shkencëtarë e kohës bashkëkohore të cilët e kanë studiuar intelektin e njeriut thonë se me anë të ligjeve të fizikës dhe kimisë mund të shpjegohet forma se si funksionojnë organet e caktuara në trupin e njeriut, sikurse: funksionimi i të dëgjuarit; ata thonë se valët e zërit godasin timpanin e veshit dhe kjo dridhje e krijuar arrin nëpërmjet nervit dëgjimor në tru. Gjithashtu edhe shqisa e shikimit është reflektim i rrezeve të dritës që i sheh njeriu dhe këto pamje shndërrohen në valë dhe nëpërmjet nervit pamor dërgohen në tru, etj. Me gjuhën e fizikës dhe kimisë deri këtu mund të shpjegohet forma e funksionimit të këtyre organeve, por pas kësaj, kur kërkohet sqarimi i mënyrës se si perceptohet kjo në mendjen e njeriut dhe çfarë zhvillime ndodhin më pastaj, atëherë nuk ka sqarime.
I përmenda këto shpjegime që ta kemi parasysh se mënyra e funksionimit të intelektit të njeriut është enigmë dhe e paqartë për ne, së paku deri me tani. Por gjithashtu duhet ta përmendim edhe atë se të menduarit e njeriut ndërlidhet ngushtë edhe me shpirtin e tij dhe derisa njohuria e njeriut rreth esencës dhe përbërjes së shpirtit është e kufizuar, atëherë edhe njohuritë e tij rreth mënyrës së të menduarit të njeriut do të jenë të kufizuara. Zoti i Madhëruar thotë: “Do të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”.
Pas këtyre sqarimeve të cilat i konsiderojmë shumë të nevojshme themi se pikëpyetja rreth vendndodhjes së mendjes është një problematikë e cila ka ngritur polemikë te njerëzit që nga kohërat e lashta. Rreth kësaj ka folur edhe Aristoteli në librin “Mbi Shpirtin” dhe ai përmban qëndrimin se vendi i mendjes është zemra dhe jo truri, ndërsa roli i trurit është që t’i shërbej zemrës në të cilin gjendet mendja.
Debati në lidhje me këtë çështje është evident edhe te dijetarët islamë; shumica e atyre janë të mendimit se vendndodhja e mendjes është zemra dhe për këtë mbështeten në një numër të citateve kuranore në të cilat Zoti i Madhëruar i kritikon jobesimtarët që nuk mendojnë me zemrat e tyre. Ndër këto citate përmendim:
“Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë”.
“Vërtet, këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.”
“Ne kemi paracaktuar për xhehenemin shumë xhinde dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë.”
“Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?!”
Një numër tjetër i dijetarëve islamë janë të mendimit se vendndodhja e mendjes është truri. Ata nisen nga fakti se kur të çrregullohet truri, atëherë edhe mendja çrregullohet dhe nga çrregullimi i trurit vijnë deri te sëmundjet mendore.
Shejhul Islam Ibën Tejmije është pyetur në lidhje me vendndodhjen e mendjes dhe është përgjigjur kështu:
“Ndërsa në lidhje me pyetjen: Ku është vendndodhja e mendjes?  Mendja ndodhet tek njeriu i cili logjikon, ndërsa ndërlidhja me trupin e tij është në zemër, ashtu si thotë Zoti i Madhëruar:  “Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë” (Haxh, 46).  E kanë pyetur sahabin Abdullah ibën Abasin: `Si e arrite tërë këtë dije?` Ai tha: `Me gjuhën pyetëse dhe zemrën e mençur`. Por me shprehjen ”zemër” mund të jetë për qëllim organi që ka formën halore dhe që gjendet në anën e majtë të trupit,... ashtu si përmendet në hadithin i cili shënohet në dy koleksionet e sakta (Buhariu dhe Muslimi), në të cilin i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtet në trup është një organ, nëse ai është i mirë, atëherë i tërë trupi është i mirë dhe nëse ai është i keq, atëherë i tërë trupi bëhet i keq. Ai organ është zemra”. Por gjithashtu mund të jetë për qëllim brendësia e njeriut përgjithësisht, pasi zemra e ndonjë gjëje është edhe brendësia e saj, sikurse zemra e grurit, bajames, arrës etj. Dhe në  këtë kontekst nëse është për qëllim me zemër kjo, atëherë mendja është e ndërlidhur edhe me trurin, prandaj edhe është thënë se mendja është në tru, ashtu si përmendin shumë mjekë dhe kjo transmetohet nga Imam Ahmedi. Ndërsa një pjesë e pasuesve të tij thonë se esenca e mendjes është në zemër dhe kur të plotësohet përfundon në tru”.
Ai në fund përmend se të dy mendimet janë të arsyeshme dhe mundohet të bëjë një pajtim rreth këtyre qëndrimeve duke thënë se filli i të menduarit dhe gjykuarit është në tru, ndërsa filli i dëshirës dhe esenca e qëllimit është në zemër.
Sido që të jetë hulumtimet mjekësore bashkëkohore kanë arritur në përfundim se roli i zemrës nuk është vetëm një pompë e gjakut në organizmin e njeriut, ashtu si paramendohej në shekullin e kaluar, por përbërja e zemrës është shumë më e ndërlikuar. Ata kanë zbuluar se në brendësi të zemrës gjenden disa qeliza nervore të cilat janë shumë komplekse dhe deri më tani nuk kanë kuptuar se si funksionojnë. Gjithashtu mjekët tani vërtetojnë lidhjen e ngushtë mes zemrës dhe trurit duke bërë lidhjen mes asaj që e kupton njeriu dhe mes asaj që e ndien.
Prandaj pa u zgjeruar më shumë themi se ndoshta mendimi më i arsyeshëm është konstatimi se me anë të trurit njeriu percepton dhe kupton gjërat e ato truri i përçon në zemër, ndërsa zemra i administron mendimet dhe ajo urdhëron respektivisht ndalon veprimet apo marrjen e vendimeve. Zoti e di më së miri!