Psikologji - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Mendimi pozitiv në jetë...
Ju falënderoj për mirëkuptim..!
1. Mendimi pozitiv është çelës që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës.
2. Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi, është vetëm pasojë e mendimeve tona.
3. Mësuesi tha: Mendimet janë fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën.
4. Në qoftë se vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve, nuk do të kemi nevojë të akuzojmë askënd për dështimet tona.
5. Është e njohur se mendimi krijues është vlera e parë e gjinisë njerëzore: të krijosh do të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej vdekjes.
6. Në qoftë se, vërtet, vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve tona, do ta kemi vetëm një nevojë: të dashurit tanë t’i ftojmë në festat e gëzimeve.
7. Nënvizoje me vijë të trashë: Asnjëherë mos i beso asnjë mendimi që lind në kokën tënde, në qoftë se ai mendim nuk të sjell gëzim në zemër.
8. Mësuesi tha: Jam betuar se do ta dëgjoj vetëm njeriun që fjalën e përdor për të thënë një MENDIM dhe mendimin e përdor për të thënë TË VËRTETËN.
9. Thuhet se për mendime të mëdha duhet të jesh edhe hero edhe idealist, e unë them: Për mendimin pozitiv duhet të jesh vetëm NJERI.
10. Mendimet më të thella janë aq të thjeshta sa secili lexues do të mendojë se këto janë mendimet e tij.
11. Mendimet rrinë në secilin njeri, si ajka në çdo pikë të qumështit.
12. Mendimi i mirë, herë-herë, është sikur brumi: duhet ngjeshur mirë e mirë, që të shndërrohet në mendim jetëgjatë.
13. Mendimet shpesh janë sikur era: shuajnë zjarrin e vogël, por ndezin edhe më shumë zjarrin e madh.
14. Mendimet e këndshme sjellin kthesa...
15. Mendimet e fuqishme, nëpërmjet njeriut, sundojnë botën.
16. Nuk ka asgjë në botë që të çarmatosë me shumë e me fort sesa mendimi që përmban mirësi.
17. Mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, mendimi negativ është mbret vetëm i budallenjve.
18. Urtaku ynë tha: Mendimet janë si diamanti, aq sa është zor të gjenden, aq është zor të përpunohen.
19. Njeriu nuk bëhet i lumtur duke arritur gjërat me vlerë, por duke arritur çfarë i dëshiron zemra.
20. Të gjitha qeveritë në botë mbledhin tatime e bëjnë investime, por asnjë qeveri në botë nuk mund të mbjellë gëzime në zemrat e njerëzve si mendimi pozitiv.
21. Thuhet: Njerëzit vdesin, përmendoret rrënohen, vetëm mendimet që ndërtojnë jetën e brezave jetojnë deri në amshim.
22. Plaku tha: Mendja e fuqishme që ndjek qëllime praktike, është mendja më e mirë në botë.
23. Përvoja tha: Kur të arrish në majë të bjeshkës, do të shohësh dhe do të bindesh se nuk paska qenë maja aq e lartë.
" Prandaj: kur pi ujë, mendo për burimin."
24. Urtaku nënvizoi: Mos kini kurrë qëllim për të qenë diçka, në qoftë se nuk jeni më parë NJERI.
25. Me lehtësi mund të arrihen sukseset në jashtësi; lehtë bëhesh Prof., Mr., Dr., Akademik, gjeneral apo boss i pasur, por vështirë, njëmend shumë vështirë, është të arrihet grada më e lartë në jetë: NJERI..
26. Mendimi pozitiv është sikur dielli: gjithë natyrës i jep dritë e jetë dhe nuk krijon zhurmë.
27. Mendimi pozitiv është sikur dielli: asgjë nuk rëndon, asgjë nuk lëndon dhe asgjë nuk rrënon.
28. Dielli depërton edhe nëpër ujë e nëpër xham: as nuk stërpik, as nuk thyen gjë dhe, prapë, jep dritë e ngrohtësi.
29. Ndaj dritës e ngrohtësisë së diellit nuk mund të ankohen as grykësit e pangopshëm: mund të marrin sa të duan, nuk harxhohet kurrë.
30. Burimi i begatisë hyjnore, që nuk shteron kurrë, gjendet në shtratin e mendimit pozitiv.
31. Mendimi pozitiv është begati e pafund: mund të marrin të gjithë sa të duan dhe, prapë, kurrë fundi s’i shihet.
…"dhe kjo dhënie e marrje përsëritet çdo ditë, prej fillimit të botës e deri në amshim."
32. Mendimi pozitiv është si fara: në një farë gjendet një mal i tërë me lisa. " Të gjithë mund t’i numërojnë sa fara gjenden në një kokërr mollë, por cila është ajo mendje që mund të dijë sa molla gjenden në një farë të strukur në zemrën e mollës?"
33. Mësuesi tha: këtë enë të ndjeshme ti vazhdimisht e zbraz dhe pandërprerë e mbush me jetë të re,
Shekujt kalojnë e ti edhe më tutje qet dhe ende ka ku të qitet.
Dhe: derisa punon, ti je fyelli nëpërmjet zemrës së zbrazët të të cilit shushuritja e erës shndërrohet në muzikë.
34. Mendimi pozitiv depërton nëpër tërë qenien e njeriut, sjell dritë, ngrohtësi, energji dhe kurrë nuk thyen, as nuk lëndon gjë.
35. Urtaku ynë nënvizoi: ashtu si bleta që prodhon mjaltë çdo vit, ashtu si pjergulla që jep rrush çdo vit, edhe njeriu duhet të përsërisë vazhdimisht bamirësitë e tij.
36. Mendimi pozitiv nuk shkakton ngopje, natë e ditë mbill mendime pozitive në qenien tënde dhe, prapë, do të kesh nevojë për mbjellje të reja.
Si te ke Sjellje te mire..Lendon te tjeret
të ndihen keq, për shkak se edhe ata nuk janë të tillë, apo për shkak
se një sjellje të tillë e konsiderojnë manipulueseSjellja e mirë
nuk ju sjell gjithmonë rezultate të mira, thonë psikologët. Edhe pse
është më mirë që të jesh i sjellshëm sesa i pakulturë, sjellja tepër e
mirë duket se është kundër-produktive. Një studim i ri amerikan ka
treguar se sjellja tepër e mirë të tjerët i nervozon sikurse edhe
rrenat.Për këtë shkak, nuk habitë qëndrimi i psikologjisë se
“meshkujve nuk u pëlqejnë vajzat e sjellshme”. Kjo nuk dmth se meshkujt
duan që të trajtohen keq, por se nuk duan që të jenë objekt i një
mirësjelljeje të pafundme. Në fakt, meshkujt vlerësojnë femrat që
caktojnë kufij të caktuar të sjelljes dhe që marrin qëndrim vendimtar
ndaj problemeve jetësore, thonë psikologët.Rëndësi të madhe ka që
ta dimë kur duhet të jemi të sjellshëm, e kur duhet “t’i tregojmë
dhëmbët”, për shkak se, në të kundërtën, lëmë përshtypjen se jemi
kukulla.
Shprehja e dëshirave të qarta Është
parë se njerëzit arrijnë rezultate më të mira kur thonë qartë se çka
duan, për çka kanë nevojë për t’u ndier më mirë në punë. Po ashtu, është
e rëndësishme që të dihet dallimi midis kompromisit 50:50 dhe atij ku
ju duhet që të hiqni dorë nga ndonjë gjë e rëndësishme.
E mira me të mirë, e keqja me të keqeKrahasojeni
mirësinë tuaj me atë të të tjerëve, thonë psikologët. Nëse të tjerët
sillen mirë ndaj jush, atëherë edhe ju kthejeni këtë me të njëjtën
masë. E nëse ju trajtojnë keq, atëherë mirësia juaj është viktimë e
Ndikimi i fuqishëm i hënës
Çmenduria tregon gjithçka. Është koha e hënës së plotë dhe të gjithë ndihen çuditshëm. Legjenda thotë që hëna e plotë e nxjerr më të keqen nga njerëzit: ka më shumë dhunë, vetëvrasje, fatkeqësi dhe agresion. Ndikimi i hënës në sjellje shpesh quhet efekti transilvanik. Besimi që hëna e plotë është shkak i çrregullimeve mentale dhe sjelljes së çuditshme ka sunduar në Evropë në mesjetë, ndërsa edhe sot pranohet në disa kultura.
Studimet tregojnë që më shumë sulme fizike paraqiten rreth hënës së plotë, si dhe më shumë krime dhe kafshime të kafshëve gjatë hënës së plotë. Ka shumë probleme që njerëzit i lidhin me hënën e plotë.
Ndonjëherë ka dy hëna të plotë brenda një muaji. Njerëzit ende janë të bindur që hëna e plotë ka ndikim në jetën e tyre. Në fund të fundit, sipërfaqja e tokës përbëhet nga 80 për qind ujë, e po ashtu edhe trupi njerëzor, kështu që ka kuptim. Ndryshmet në baticë në shumicën e zonave bregdetare rrallë kalojnë dhjetë metra. Në liqene dhe trupat njerëzorë baticat janë të papërfillshme. Ndikimi i hënës në tokë ndihet në mënyra të ndryshme. Por, si qëndron puna me ndikimin tek njeriu?
Hëna e plotë ndikon në shumë njerëz anembanë botës duke shkaktuar jostabilitet emocional dhe pasiguri. Pasi që forca gravitacionale e hënës është mjaft e fortë për të shkaktuar baticën dhe zbaticën, ndoshta ndryshohet ndikimi gravitacional në gjëndrat dhe organet që mund të ndikojnë në disponim. Kjo ndoshta shpjegon faktin që gjatë kohës së hënës së plotë të gjithë çmenden pak.
Konsiderohet që gjatë kohës së hënës së plotë energjia e hënës është më e fuqishme dhe e mbushur me fuqi magjike. Me një lidhje të fortë me simbolizmin femëror, hëna e plotë po ashtu konsiderohet kohë e bollëkut, pjekurisë dhe pjellorisë. Shumë kultura hënën e plotë e lidhin me ciklin menstrual dhe ngjizjen.
Periudha e hënës së plotë po ashtu shpesh lidhet me pagjumësinë e përkohshme dhe çmendurinë. Hëna e plotë është koha e rrëfimit të legjendës për njeriun-ujk. Atëherë njerëzit shndërrohen në qenie mitike dhe mbjellin frikë rreth e përqark. Të mos harrojmë edhe tregimet e ndryshme për vampirët, shtrigat që dalin në kohë të hënës së plotë dhe në përgjithësi, legjendat që rrëfehen në popull.
Sa e njohim vetveten?
"Ne shpesh gabojme kur gjykojme vetveten krahasuar me te tjeret pasi injorojme informacionet kryesore. E ne fakt, ne me shume preferojme te krahasohemi me ata qe kemi perreth, sesa me standartet dhe vlerat reale. Edhe ne kete rast ne jemi te prirur te perqendrohemi te vetja, duke menduar me shume per cilesite e sjelljet tona, e duke nenvleresuar ato te te tjereve. Ne e shohim vetveten superiore ndaj te tjereve kur behet fjale per sjellje te kontrollueshme, por jo ne situatat jashte kontrollit tone. Keshtu psh. ne mund ta cilesojme veten me bashkepunues, e me pozitiv se te tjeret, por jo domosdoshmerisht me kreativ se ata. Ne gjithashtu priremi te besojme se zoterojme me shume tipare me shprehje te brendshme se te tjeret qe jane te ngashem me ne: thjesht besojme se jemi me te thelle, me te ndjeshem, me kritike ndaj vetvetes, por me pak llafazane apo agresive. Ne thelb, ne duket se nuk e marrim parasysh, apo e neglizhojme, mundesine qe edhe te tjeret rreth nesh kane po aq bote te brendshme te mbushur me mendime, frenime, ndjenja, emocione e pasiguri sikurse edhe ne."
A mendoni se e njihni veten tuaj shume mire apo shume pak? A ju ndodhe ndonjehere te beni sjellje per te cilat me vone i konsideroni si "humbje e kontrollit (ndaj vetvetes)"?
Mendimet Pozitive ndihme(sherim) per q'do semundje
Edhe pse e dime se kanceri shfaqet ne shume forma, qe simptomat, prognoza, sherimi dhe perfundimi mund te dallojne shum nga njeri tek nje i semure tjeter.
Keshtu qe vete diagnostikimi me kancer ndikon ne diskonim te keq dhe renie te sistemit imun. Sikurse qe mbajme shpresa per sherim pas nje lendimi te vogel, po ashtu duhet mbajtur shpresat se edhe kjo semundje mund te mposhtet. - Nga ana tjeter, nese eshte e vertete se nje kanceri shtyp ndjenjat, atehere qfare na mbetet tjeter veqse t’ia pranojme vetvetes ndjenjat dhe te pranojme ndihmen e te tjereve. Nuk po flasim per kerkimin e fajtorit, por per te treguar se sa shume duam njeri tjetrin, jemi te frikesuar, qe duam jeten dhe se deri ne fund do te luftojme kunder kesaj semundjeje. Pra, duhet qe lajmin ta pranoni me rezerve, qe te jeni te forte psiqikisht, si dhe te keni besim ne vete e po ashtu edhe tek tjeret, se kjo eshte vetem nje semundje e cila mund te sherohet me ndihmen e mjekeve, terapise, barnave si dhe me shtimin dhe besimin ne vetveten tuaj.
Lexo rreth Intelegjences
Sokrati dhe Platoni kane menduar se inteligjenca eshte ajo qe ben njeriun te kuptoje me mire rendin e botes dhe te drejtoje me mire vetveten.
Aristoteli, pohonte se shpirti dhe trupi jane te pandare. Sipas “parimit te qenieve te gjalla”, shpirti ka dy pjese: pjesa racionale dhe ajo jo racionale, domethene shfaqet dualizmi. Shpirti permban ide, dhe idete jane te konceptuara nepermjet inteligjences.
Per Hegelin, inteligjenca eshte kujdestari i te gjithe jetes psikike – “e verteta dhe racionaliteti I zemres dhe deshires, gjendeshin vetem ne universalitetin e inteligjences dhe jo ne tipare te vecanta te sentimentit”. Per Montagne, inteligjenca formonte imazhe te gabuara per Zotin, njerezit dhe boten.
Kanti e shikonte inteligjencen vetem nepermjet bashkimit me sensibilitetin, dhe vetem nga  nderthurja totale dhe absolute qe buron nga dija. Leonardo da Vinci kishte lidhur inteligjencen me sensibilitetin me perpara Kantit.
Shopenhauer e shikonte inteligjencen si nenshtrim te vullnetit; si elementin e pare dhe themellor.
Descartes e percaktonte inteligjencen si: “mjet per perfitimin e shkences perfekte te lidhur me nje pafundesi  gjerash”.
Leibnitz I referohej inteligjences si nje shprehje e efortit progresiv te ndergjegjes.
Charles Darwin, ne librin I tij “Origjina e specieve” pohon se “qenia njerezore eshte kurorezimi I progresit, dhe inteligjenca eshte ajo qe diferencon njerezit prej kafsheve”.
Ne psikologji, Piazhe e pershkruan inteligjencen nepermjet nje teorie origjinale per fillesen dhe mekanizmat e te menduarit, te quajtur teoria operacionale. Ai ka krijuar disa stade operacionale te te menduarit si: stadi senso-motorik, paraoperacional, operacional konkret dhe operacional formal). Ai e pershkruante inteligjencen si nje zotesi te pergjithshme me nje baze gjenetike. Adaptimi konsiston ne ekuilibrin midis asimilimit informacional tek skemat qe ekzistojne, dhe akomodimi I imponuar prej informacioneve te reja qe nuk pershtateshin me skemat e vjetra. Masa e inteligjences eshte e barabarte me normat e akomodimeve qe lejonin  mirekuptimin dhe zgjidhjen e problemave. Nese asimilimi eshte siperfaqesor, dhe akomodimi (nepermjet perpunimit te informacioneve) behet ne menyre te ngadalte dhe te pamjaftueshme, atehere edhe ekuilibrimi i inteligjences eshte I pamjaftueshem.
Ashtu si psikologjia u vu ne shenjester nepermjet laboratorit te pare psikologjik te Wundt-it, ashtu edhe fillesa e studimit te inteligjences paraqitet ne vitin 1883 nepermjet studimit te Francis Galton – “Inquiery into Human Faculty and its Development”.
Teoria galtoniane, megjithese eshte paraqitur si mjaft jo shkencore, ka hapur rrugen per nje orientim ne fushen e inteligjences dhe inteligjences psikometrike.
Galton mbeshtet teorine e tij ne tre ceshtje:
Ne radhe te pare, Galton mendonte se inteligjenca ka dy elemente kryesore qe dallojne nje person inteligjent nga nje person me pak inteligjent: energjine (kapaciteti per te punuar) dhe sensibilitetin.
Domethene nje person inteligjent ose performant ne disa fusha, ka nje kapacitet pune dhe nje nivel energjie shume me te madh, sesa nje person me pak inteligjent.
Sensibiliteti merr pjese ne performancen e inteligjences nepermjet kontributit te madh te informacionit. Kohe me perpara, njeriu ishte si nje “sfungjer informacioni” dhe jo si prodhues i informacionit. Ata qe thithnin me shume informacion ishin edhe me inteligjente. Galton vuri re se “idiotat” kane nje nivel me te ulet sensibiliteti, ne pergjithesi per dhimbje dhe per temperaturat ekstreme. Ai vuri re se sensibiliteti bie me kalimin e moshes, tek personat inteligjente dhe te moshuarit u konsideruan me pak inteligjente.
Ne radhe te dyte, Galton I referohet inteligjences nga pikepamja sociale. I ndikuar nga filozofia sociale e Malthus, qe mbeshteste faktin se burimet jane te limituara dhe se njerezit konkurojne per keto burime, Galton pohon se eshte e drejte e personave inteligjente te mbizoterojne mbi personat me pak inteligjente.
Ne radhe te trete inteligjenca shikohet nga pikepamja morale. Duke pranuar se qenia njerezore duhet te perparonte, Galton inkurajonte personat inteligjente te shtonin numerin e femijeve te tyre, dhe ne te njejten kohe mbante politika kunder shtimit te lindjeve nga personat me pak inteligjente.
Personat me probleme mendore nuk arrijne te identifikojne ne menyre korrekte detyren, te planifikojne nje strategji per zgjidhjen e nje problemi ose te monitorojne veprimet te tyre.
Binet dhe Simon kane bere dallimin midis dy lloje te inteligjences:
-   Inteligjenca ideationale – qe vepron nepermjet fjaleve dhe ideve, duke perdorur analizen llogjike dhe racionalitetit te fjales.
-   Inteligjenca instinktive – qe vepron nepermjet sentimenteve (ate qe ne e quajme inteligjence emocionale).
Binet e dinte se aftesia per te arsyetuar dhe per te zgjidhur probleme rritej me rritjen e moshes. Ai testoi femije te moshave te ndryshme per te percaktuar aftesine e cdo moshe. Kjo e coi ate ne formimin e konceptit te moshes mendore – domethene cfare eshte I zoti te beje nje femije tipik I nje moshe te caktuar kronologjike (ne vite).
Graham Wallas, ne librin e tij te “Psikologjise se krijimit” flet per kater stade te procesit krijues:
-   Pergatitja – stadi I akumulimit qe domethene kerkimi I informacioneve te fituara prej njeriut gjate historise se tij kulturale, dominuese , pra arsimi;
-   Inkubacioni – faza e pritjes, ku megjithese personi mbetet I lidhur me nje problem, terreni ku konfrontohet ndikohet nga faktore abisali;
-   Ndricimi – momentet kur shfaqet zgjidhja e problemit  ketu perfshihen aspektet kognitive dhe emocionale, domethene personaliteti i krijuesit;
-   Verifikimi – venia ne praktike e procesit krijues.
Howard Gardner (1993) ka krijuar modelin e Iteligjencave te Shumefishta (Multiple Intelligences). Ai flet per shtate lloje inteligjencash:
1.   Inteligjenca vizuale hapesinore – Kjo lloj inteligjence perdoret me shume ne aktivitete si: ndertim, lexim, pikture, ekuiliber, interpretim I disa imazhe;
2.   Inteligjenca verbale-linguistike – Kjo lloj inteligjence perdoret me shume ne aktivitete si: degjimi, te folurit, te shkruajturit, lojra fjalesh, shpjegimi i disa koncepteve;
3.   Inteligjenca llogjike-matematikore – Perdoret per aktivitete si: zgjidhja e disa problemeve, puna me disa koncepte abstrakte, llogaritja matematikore;
4.   Inteligjenca kinestetike – Perdoret ne aktivitete si: kercimi, sporti, gjuha e trupit, teatri dhe mimika;
5.   Inteligjenca muzikale – Perdoret ne aktivitete si: te kenduarit, perdorimi I veglave muzikore dhe kompozimi I muzikes;
6.   Inteligjenca interpersonale – Perdoret ne aktivitete si: te degjuarit, perdorimi I empatise, keshillimi, puna ne bashkepunim, observimi I gjendjes shpirterore;
7.   Inteligjenca intrapersonale – Perdoret ne aktivitete si: dija per fuqine dhe pikat e dobeta personale, auto-vleresimi dhe zbullimi i vetvetes.
Teoria e Inteligjencave te Shumefishta pohon faktin se cdo person ka nje fare koeficienti prej ketyre inteligjencave.
Inteligjenca emocionale
Termi inteligjence emocionale lidhet me emrin e psikologut amerikan Daniel Goleman, qe ne vitin 1995 ka botuar librin “Inteligjenca Emocionale”.
Duke kombinuar analizat dhe kerkesat e veta me rezultatet qe ekzistonin deri atehere ne kete fushe, Goleman foli per faktin se njerezit kane dy mendje: mendjen racionale dhe ate emocionale. Komponentet e inteligjences emocionale jane: vetenjohja, vet-rregullimi, vete-motivimi, empatia dhe aftesia per te krijuar marredhenie me persona te tjere.
Goleman e fillon librin e tij te “Inteligjences emocionale” me nje citat nga “Etika Nikomahike” e Aristotelit: “Cdo person mund te zemerohet – kjo eshte e lehte. Por te zemerohesh me personin e duhur, ne masen e duhur, per arsyen e duhur dhe ne menyren e duhur, nuk eshte e lehte”.
Duke u mbeshtetur ne nje analize te bere per mijera meshkuj dhe femra, eshte vertetuar se atehere kur flitet per inteligjencen emocionale, femrat nuk jane me inteligjente sesa meshkujt, dhe meshkujt nuk jane me lart ne inteligjence se femrat, ndaj cdonjeri prej tyre ka ne profil personal pika te forta dhe te dobeta ne cdo fushe te inteligjences emocionale. Niveli yne I inteligjences emocionale nuk eshte I percaktuar gjenetikisht dhe nuk zhvillohet vetem ne  femijeri.
Inteligjenca jone emocionale percakton potencialin qe ne kemi per te mesuar aftesite praktike te mbeshtetura ne pese elementet e inteligjences emocionale: vetenjohjen, vete-motivimi, vete-rregullimi, ndergjegja sociale dhe aftesite sociale.
Sipas Wayne Leon Payne (1985) inteligjenca emocionale eshte nje aftesi qe perfshin nje marredhenie krijuese me gjendjet e frikes, dhimbjes dhe deshires.
Sipas studimit te Sternberb-it, te jesh inteligjent nuk domethene te kesh inteligjence akademike, por te kesh aftesine per te kuptuar dhe per te krijuar marredhenie me njerezit.
Inteligjenca emocionale eshte kapaciteti I nje personi per te identifikuar dhe per te menazhuar ne menyre eficiente emocionet e veta ne raport me arritjet personale (karriere, familje, edukim, etj).
Inteligjenca emocionale eshte nje perzierie vete-zoterimi, motivimi, empatie, mendime te lira, takti dhe diplomacie.
Goleman ndan emocionalen nga racionalia, duke pohuar se kemi dy mendje, nje qe mendon dhe nje qe ndjen. Marredhenia midis racionales dhe emocionales eshte evidentuar ne kuptimin pozitiv ne sensin se “sa me I plote te jete nje sentiment, aq me shume mendja dominohet nga emocioni – dhe behet me e paafte nga ana racionale”.
Ne vitet 1950-1960 psikiatret Peter E. Sifneos dhe John C. Nemiah nga Bath Israel Hospital te Havardit kane vene re se shume paciente me probleme psikosomatike kishin veshtiresi shume te medha per t’i shprehur ne menyre gojore emocionet e tyre. Keta pacinente kishin edhe disa karakteristika te perbashketa si: fokusimi per detaje shume te sakta dhe nje imagjinate te varfer.
Domethene, zhvillimi I inteligjences emocionale eshte shume I rendesishem per suksesin ne jete. Megjithese nje person ka dijen e mjaftueshme dhe ide inteligjente, nuk arrin te kuptoje emocionet dhe sentimentet e veta, nuk arrin t’I menaxhoje ato, por ben qe ai person te perballoje me veshtiresi krijimin e marredhenieve me te tjeret dhe krijimin e nje karriere te suksessheshme.
Zbulohet shenjat para vdekjes
Pak sa shokuese por sipas nje profesori Rus dhe teorise se tij eshte e vertete qe vdekja i ndodh nje personi kyr dy anet e fytyres se tij behen plotesisht simetrike.
Ne fakt dihet se qdo pjese ë trupit tone ne anen e majte ndryshon nga ajo e djathta, madje dime se edhe hemisferat ne trurin tone jane te ndryshme dhe i sherbejne funksioneve te ndryshme.Por nese keto dy anet te fytyres perputhen ne nje simetri perfekte mund te themi se dikujt po i afrohet vdekja.
Psikiater, patologu, doktor i filozofise dhe mjekesise, shefi i Katedres se Mjekesise Sociale ne Universitetin shteteror rus, Evgenij Çernosvitov ka shokuar gjithe boten me teorine se vdekja tek njerezit mund te parashikohet pavaresisht nga semundjet apo vjetersia e menyres se vdekjes.
Profesori rus gjithe jeten i studion fytyrat e njerezve. Ai ne banesen e tij ka koleksion prej disa qindra maskash njerezore pas vdekjes se njerezve, madje edhe te Pushkinit, Dostoevskit, Majakovskit, Eseinit, Napolonit.
Ai thote se te rinj te cilet nuk kane qene te semure, por  kane vdekur – fytyra para vdekjes eshte niveluar. Profesori tregon se si nje polic i ri ia ka treguar fytyren e vet se eshte simetrike. I ka thene se kjo eshte vetem teori, por djaloshi eshte vrare vetem disa ore me vone.
Te mendosh thelle
Shumica e nejrzve kujtojn se per te menduar thell njeriu duhet te fus koken midis dy duarve dhe te mbyllet ne nje dhom e te shkeputet nga te gjitha shqetsimet perreth.
Ato e vlersojn keshtu te menduarit e thell...
Njerzit qe nuk shqetsohen per perfundimin e tyre, vazhdojn jeten ne nje shkujdesje te thelle. Shkujdesja e atyre qe nuk mendojn, eshte pasoj e harreses apo e lenies pas dore me vetedije e qellimit te krijimit dhe te vertetave qe na meson feja.
Mendja e atij qe nuk mendon eshte e topitur, veshtrimi i tij mjegullohet, ai vepron sikur nuk i sheh faktet qe shpalosen para syve dhe aftesia e tij e gjykimit dobesohet.
Njerzit e din se jeta e kesaj bote do te mbaroj nje dit, por ata ende sillen sikur nuk do ta len asnjeher kete bote.Ne te vertet kjo eshte nje lloj magjepsjeje, ajo ka ndikim kaq te fort, saqe kur dikush bisedon per vdekjen, njerzit menjeher e mbyllin temen nga frika se mos e prishin magjepsjen e tyre dhe nga frika e perballjes me te verteten.
Njerzit qe e kan kaluar gjith jeten duke pasur qellim kryesor vetem berjen e nje shtepie, blerjen e nje automobili, parat, martesen, femijet, nuk deshirojn te mendojn se nje dit do te vdesin dhe do ti len te gjitha por vdekja ju duket si dicka e larget dhe nuk mendojn per kete.
Nderkoh qe vdekja eshte nje e vertet e qart, arsya pse njerzit sillen ashtu eshte pikerisht kjo magjepsje qe i ka pushtuar per shkak te mosmenduarit.
Ata qe nuk jan ne gjendje ta clirojn veten nga kjo magjepsje pas vdekjes do ta kuptojn menjeher gabimin e tyre ashtu sic e pershkruan ket edhe Kurani ku ne nje ajet thote:
"....Ti nuk e perfillje kete dite dhe Ne ta hoqem perden tende, ndaj tani shikimi yte eshte shume i mpreht."(Kaf 22)
Sic thuhet ketu veshtrimi i cili dikur ka qen i mjegulluar per shkak te mungeses se te menduarit , do te jet i mpreht ne kohen kur njeriu do te jap llogari para Zotit.
Duhet cekur se njerzit ia imponojn me qellim nje magjepsje te till pasi mendojn se duke vepruar keshtu do te jetojn nje jet me te mir dhe me te qet. Sidoqoft eshte e leht per secilin qe te marr nje vendim per ta shkundur ket topitje mendore dhe te filloj te jetoj me vetedije te plot.
Keshtu ata do fillojn te kuptojn se te gjitha ngjarjet kan nje qellim dhe nje kuptim te mbrendshem dhe do te jen ne gjendje ta shohin urtesin ne ngjarjet qe Allahu ben te ndodhin ne cdo cast.
Zemërimi mund të jetë vdekjeprurës
Zemërimi dhe emocionet tjera të fuqishme mund të prekin potecialisht ritmin vdekjeprurës të zemrës tek disa njerëz të ndjeshëm, thanë shkencetaret e SHBA-se.
Studimet e mëhershme kanë treguar se tërmetet, lufta apo edhe humbja e Kupës Botërore të Futbollit mund të rrisë normat e vdekjes nga arresti kardiak i papritur në të cilën zemra ndalon qarkullimin e gjakut.
"Definitivisht është treguar në shumë mënyra të ndryshme se kur një popullatë e tërë vendoset në stres, rritet vdekshmëria e papritur" tha Dr. Rachel Lampert nga Universiteti i Yale-it në New Haven në Connecticut.
"Studimi jonë ka filluar të shiqoj se si kjo në të vërtet mund të prek sistemin elektrik të zemrës" tha Lampert.
Ajo dhe kolegët e saj studiuan 62 pacientë me zemër të sëmurë që kishin defibrilator në zemër ose ICD (Implantable Cardiac Defibrillators). ICD-të mund të zbulojnë ritme të rrezikshme ose aritmi në zemër, me çrast reagojnë duke dhënë shok elektrik i cili kthen rrahjen normale të zemrës.
"Këta janë njerëz që i njohim, të cilët janë të ndjeshëm nga aritmia," tha Lampert në një intervistë telefonike.
Pacientët që morrën pjesë në studim, kishin bërë një ushtrim në të cilin shprehnin episoda zemërimi derisa në anën tjetër ekipa e doktoreshës Lampert bënin një test të quajtur T-Wave Alternans i cili mat jostabilitetin elektrik të zemrës.
Lampert tha se ekipa posaçërisht bënte pyetje të cilat mundësonin që pacientët të lëshojnë episoda zemërimi. "Ne gjetëm se inatosja shaktonte rritje të jostabilitetit elektrik në këta pacientë," tha ajo.
"Personat të cilët kishin paqendrueshmëri elektrike të lartë të shkaktuar nga zemërimi, ishin 10 herë më shumë në rrezik nga aritmia se sa të tjerët," tha ajo.
SHqiptimi i Fjales Allah
Vander Hoven, një psikolog nga Hollanda, shpalli zbulimin e tij të ri në lidhje me efektin e të lexuarit të Kuranit dhe përsëritjen e fjalës “Allah”, si tek njerëzit e sëmurë, ashtu edhe tek ata normalë. Profesori hollandez e konfirmon gjetjen e tij me studime dhe kërkime të aplikuara në shumë pacientë për një periudhë kohore mbi tre vjeçare.
Disa prej pacientëve të tij nuk ishin muslimanë, të tjerë nuk flisnin arabisht, por u mësuan të shqiptojnë fjalën “Allah” në mënyrë të qartë; rezultati ishte fantastik, veçanërisht për ata që vuajnë nga mërzitja dhe tensioni. E përditshmja “El Uatan” shkruan se psikologu ka deklaruar: “Muslimanët që mund të lexojnë arabisht dhe rregullisht Kuranin, mbrojnë veten e tyre nga sëmundjet psikologjike. Psikologu zbuloi se shqiptimi i çdo shkronje të fjalës “Allah” ka një efekt të veçantë dhe të papërsëritshëm mbi organizmin.”
Shqiptimi i shkronjës “A”, bën kontrollin e sistemit të frymëmarrjes.
Shqiptimi i shkronjës së dytë “L e dyfishuar” në arabisht, me gjuhën që prek pjesën e sipërme të nofullës, krijon kështu një pauzë të shkurtër dhe pastaj duke e përsëritur të njëjtën pauzë në mënyrë konstante, lehtëson procesin e frymëmarrjes.
Shqiptimi i shkronjës së fundit, e cila është shkronja “H”, bën një lidhje midis mushkërive e zemrës dhe për rrjedhojë, ky kontakt bën kontrollimin e rrahjeve të zemrës.
Ajo që është më e habitshme në këtë studim është fakti se ky psikolog nuk është musliman, por është i interesuar në shkencat islame dhe bën kërkime për ato që quhen “sekrete të Kuranit të shenjtë”.